Parathėnie
Siē e pamė edhe nė studimin tonė tė mėparshėm, ndėrkohė qė Jezusi po shkonte pėr tė shėruar vajzėn e Jairit, Ai u ndal nė mes tė rrugės pėr tė shėruar gruan me sėmundjen e gjakut. Nė kėtė studim, do tė kthehemi prapė tek historia origjinale. Marku na e paraqet Zotin Jezus Krisht si mė tė fuqishėm se vdekja. E dimė se njė ditė vdekja do tė eliminohet pėrgjithnjė: Do tė shkatėrrojė pėrgjithnjė vdekjen (Isaia 25:8) Armiku i fundit qė do tė shkatėrrohet ėshtė vdekja (1 Korintasve 15:26).
Sėmundja
Dhe kur Jezusi kaloi pėrsėri nė bregun tjetėr me barkė, njė turmė e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qėndroi nė breg tė detit. Atėhere erdhi njė nga krerėt e sinagogės, me emėr Jair, qė, kur e pa, i ra ndėr kėmbė, dhe iu lut me tė madhe duke thėnė: Ime bijė ėshtė duke dhėnė shpirt; eja, vėri duart mbi tė qė tė shėrohet dhe tė jetojė!. Dhe ai shkoi me tė. Njė turmė e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij Ndėrsa Jezusi ende po fliste, erdhėn disa nga shtėpia e kryetarit tė sinagogės duke thėnė: Jote bijė ka vdekur; pse e bezdis akoma Mėsuesin? (Marku 5:21-24, 35).
Njerėzit, sado tė pasur e tė fuqishėm tė jenė, nuk mund ti mėnjanohen sėmundjes dhe vdekjes. Si bijat e tė varfėrve, ashtu edhe ato tė pasanikėve do tė shkojnė atje ku shkojnė tėrė banorėt e tokės (1 Mbretėrve 2:2). Paraja nuk tė garanton as shėndetin, as jetėgjatėsinė. Derisa tė vijė Krishti, tė gjithė do tė vdesim: Ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė, dhe mė pas vjen gjyqi (Hebrenjve 9:27).
Vetėm nė Qiell nuk egziston mundėsia e tė qėnit i sėmurė apo e tė vdekurit: Asnjė banor i qytetit nuk do tė thotė: "Unė jam i sėmurė". Populli qė banon aty do tė pėrfitojė faljen pėr paudhėsinė e tij (Isaia 33:24)... Dhe Perėndia do tė thajė ēdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brengė, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme shkuan (Zbulesa 21:4). Pėr kėtė arsye, duhet ta kemi mendjen tek gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė (Kolosianėve 3:2).
Vajtimi
Por Jezusi, sapo dėgjoi ēu tha, i tha kryetarit tė sinagogės:
Mos ki frikė, vetėm ki besim!. Dhe nuk lejoi qė ta ndiqte kurrkush tjetėr,
pėrveē Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vėllait tė Jakobit. Dhe mbasi arriti nė
shtėpinė e kryetarit tė sinagogės, pa njė rrėmujė tė madhe dhe njerėz qė
qanin dhe ulėrinin me tė madhe (Marku 5:36-38).
Lajmi i vdekjes sė vajzės e kishte goditur rėndė Jairin, por Jezusi nuk u lėkund prej kėtij lajmi. Ai po shkonte pėr ta shėruar fėmijėn. Asgjė nuk e ndalon Jezusin, qė ta realizojė atė veprim, qė ka ndėr mend ta kryejė. Ai do ta mbante premtimin, qė i kishte dhėnė Jairit. Jezusi e inkurajoi babanė e merakosur, duke i thėnė qė ta largonte hidhėrimin dhe shqetėsimin dhe tė besonte se do ta shihte pėrsėri tė bijėn shėndoshė e mirė. Sepse tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė "amen," pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh (2 Korintasve 1:20).
Ndėrkohė qė grupi i njerėzve po i afrohej shtėpisė, ulėrimat dhe tė qarat e pėrcjellėsve profesionalė tė xhenazes (d.m.th. tė atyre qė paguhen enkas pėr tė qarė mbi tė vdekurin) sa vinin e bėheshin mė tė fuqishme. Sa shpejt e bėn pėr vete turmėn vdekja, sidomos kur bėhet fjalė pėr para!
Mrekullia
Hyri dhe u tha atyre: Pse bėrtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por
fle. Dhe ata e pėrqeshėn, por ai, mbasi i nxori jashtė tė gjithė, mori
me vete atin dhe nėnėn e vajzės dhe ata qė qenė me atė, dhe hyri atje ku
dergjej vajza. E mori, pra, pėr dore vajzėn dhe i tha: Talitha kumi, qė
e pėrkthyer do tė thotė: Vajzė, ty po tė them: Ēohu!. Dhe menjėherė
vajza u ngrit dhe filloi tė ecė. Ajo ishte nė fakt dymbėdhjetė vjeēe. Dhe
ata u habitėn me habi tė madhe. Por ai urdhėroi rreptėsisht qė askush tė
mos e marrė vesh; pastaj urdhėroi qė ti japin vajzės tė hajė (Marku
5:39-43).
Zoti Jezus Krisht i dha fund gjullurdisė (si asaj tė ulėrimave, ashtu edhe asaj tė pagesės) sė atyre qė po vajtonin. Edhe pse nga pikėpamja klinike vajza kishte vdekur, prapėseprapė shpirti i saj nuk ishte larguar akoma prej trupit. Ai qė ėshtė vetė Jeta (Gjoni 14:6), ka fuqinė pėr ta ribashkuar shpirtin me trupin. Tė pranishmit kujtuan se vajza kishte vdekur, por ka shumė tė ngjarė qė ajo tė kishte rėnė nė njė gjendje tė thellė kome, e cila, nė disa raste, ėshtė njėsoj si vdekja. Kjo ndoshta shpjegon arsyen se pėrse Jezusi tha se vajza po flinte. Jezusi thjesht i foli trupit pa jetė dhe vajzės sė vogėl iu kthye frymėmarrja. Fjalėt Talitha kumi mund tė pėrkthehen Qengj i vogėl, ėshtė koha pėr tu ngritur nga gjumi (Marrė nga Bibla Mėsimore e Udhėtarit). Vdekja e saj kishte shkaktuar zhurmė tė madhe, por ringjallja e saj solli habi tė madhe. Jo vetėm qė nė trupin e saj kishte ndodhur diēka e mrekullueshme, por edhe vetė shtėpia u transformua nga njė atmosferė vdekjeje e hidhėrimi nė njė atmosferė jete e gėzimi. Ēdo njeri, qė ishte i pranishėm aty atė ditė, ishte takuar me Atė qė ishte Ringjallja dhe Jeta (Gjoni 11:25). Nuk mund ta imagjinojmė dot lumturinė qė do tė ketė ndjerė Jairi, pasi Jezusi ia ktheu pėrsėri nė jetė tė bijėn. Ai do ta ketė treguar e ritreguar me mijėra herė kėtė histori. Mateu 9:26 na thotė se fama e kėsaj u pėrhap nė mbarė atė vend.
Njė mrekulli mė e madhe se kjo mund tė ndodhė nė shpirtrat e fėmijėve, tė cilėt Perėndia i ka vėnė nėn kujdesin tonė. Dėshira jonė ėshtė qė ti shohim ata tė ēliruar prej mėkatit dhe vdekjes, duke ecur nė risinė e jetės (Romakėve 6:4). Zoti mund ti japė jetė ēdo shpirti tė vdekur tė pjesėtarėve tė familjes dhe tė miqve tanė, ashtu siē i dha jetė edhe shpirtit tonė: Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate (Efesianėve 2:1).
Pėrfundim
Ringjallja e vajzės sė Jairit ėshtė njė shijim paraprak i asaj qė Krishti do tė bėjė pėr ne, kur tė vijė pėr herė tė dytė e tia ribashkojė frymėn me shpirtin dhe trupin ēdo
personit, qė ka jetuar
mbi tokė: Sepse, po tė besojmė se
Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmė gjithashtu qė Perėndia do tė sjellė me
tė, me anė tė Jezusit, ata qė kanė fjetur. Dhe kėtė po jua themi me fjalėn
e Zotit: ne tė gjallėt, qė do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė
jemi pėrpara atyre qė kanė fjetur, sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė
kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė
vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė
do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė
pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin
(1 Thesalonikasve 4:14-17)... Ja, unė
po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė
do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė
bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprisshėm dhe ne do tė shndėrrohemi,
sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky ivdekshėm tė
veshė pavdekėsinė. Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe
ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė
ėshtė shkruar: Vdekja u pėrpi nė fitore. O vdekje, ku ėshtė gjėmba
jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote? (1 Korintasve 15:51-55)
Unė do ti shpengoj nga pushteti i Sheolit, do ti shpėtoj nga
vdekja. O vdekje, unė do tė jem murtaja jote. O Sheol, unė do tė jem shkatėrrimi
yt (Osea 13:14). Nuk do tė humbasė qoftė edhe njė prej qengjave tė
Tij, sepse Ai do ta mbajė premtimin e jetės me bollėk pėr tė gjithė ata qė
besojnė: Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr
tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar; por unė kam ardhur qė tė
kenė jetė e ta kenė me bollėk (Gjoni 10:10).
Page created 6 January 2007