Zoti i plotfuqishėm dhe Majaja e farisenjve

Parathėnie

Drejtuesit fetarė tė kohės sė Jezusit kujtonin se ishin aq tė mirė, saqė nuk kishin nevojė pėr shpėtimin me anė tė hirit tė Perėndisė. Mendonin se, po t’i zbatonin pikė pėr pikė ritet dhe ceremonitė fetare, do tė ishin tė drejtė pėrpara Zotit. E njėjta gjė ndodh edhe sot e 2000 vjet mė vonė. Zoti e pėrdor situatėn (e pėrshkruar tek Marku 8:14-21) pėr t’iu bėrė dishepujve nėntė pyetje, tė cilat bėnė qė ata ta vinin re dallimin mes doktrinės sė vėrtetė dhe asaj tė rreme.

Paralajmėrimi serioz 

“Tani dishepujt kishin harruar tė marrin bukė me vete, dhe nė barkė s’kishin asgjė pėrveē njė buke. Dhe Jezusi i qortoi duke thėnė: “Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!”. Por ata diskutonin midis tyre duke thėnė: “Nuk kemi bukė”. Jezusi e vuri re dhe u tha: “Pėrse diskutoni qė s’keni bukė? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrėn tė ngurtė? Keni sy dhe nuk shihni, keni veshė dhe nuk dėgjoni? Dhe nuk po mbani mend? Kur ndava tė pesė bukėt pėr tė pesė mijtė, sa kosha plot me copa mblodhėt?”. Ata thanė: “Dymbėdhjetė”. “Po kur theva tė shtatė bukėt pėr tė katėr mijtėt, sa shporta plot me bukė mblodhėt?”. Dhe ata thanė: “Shtatė” (Marku 8:14-20).

Dishepujt ishin konfuzė dhe nuk e kuptuan thėnien e Jezusit lidhur me majanė e farisenjve dhe tė Herodianėve. Mendja iu shkoi direkt e tek stomaku, nė vend qė t’iu shkonte tek gjėrat shpirtėrore. Zoti e kishte fjalėn pėr mėsimet e rreme dhe veprimet e korruptuara tė drejtuesve fetarė, ashtu siē shihet qartė edhe tek Mateu 16:12, “Atėherė ata e kuptuan se ai nuk u kishte thėnė tė ruheshin nga majaja e bukės, por nga doktrina e farisenjve dhe tė saducenjve”. Formaliteti vetė-kėnaqės i farisenjve dhe materializmi i Herodianėve ishin gjėra tė neveritshme nė sytė e Perėndisė. Farisenjtė hiqeshin sikur ishin tė shenjtė nga ana e jashtme, por, nga brenda, ishin tė korruptuar. Herodianėt ishin mosbesues imoralė, qė e kishin mendjen vetėm pėr pozitė. Jezusi po i paralajmėronte pasuesit e Tij, qė tė ishin gjithnjė vigjilentė e tė mos binin nė kurthe tė tilla.

Nuk kaloi shumė kohė - vetėm 2 shekuj – dhe kisha e harroi kėtė paralajmėrim. Deri nė shekullin e tretė, krishtėrimi kishte vuajtur njė persekucion tė ashpėr, por sapo ai u pranua nė Romė si fe shtetėrore, tė krishterėt u prezantuan me ēdo lloj doktrine dhe veprimesh tė rreme. Mėsuesit e rremė i kanė shkaktuar mė shumė dėm kauzės sė Krishtit, sesa ē’mund t’i shkaktonte persekucioni. Formaliteti dhe materializmi janė pjesė e kishave shtetėrore tė Anglisė, por ato nuk duhet tė zėnė vend nė kishėn e vėrtetė tė Perėndisė. Fatkeqėsisht, shpesh ato janė pjesė edhe e kėsaj kishe. Majaja e doktrinės sė rreme dhe e materializmit do tė zmadhohet e rritet aq shumė, saqė do ta shtrėmbėrojė edhe tė vėrtetėn, qė predikohet nė kishėn e Perėndisė. Kjo maja vazhdon tė ngrihet e tė fryhet, derisa e ndryshon krejt vetė natyrėn e krishtėrimit.  Nė kisha tė tilla, Bibla abuzohet, sa herė qė lexohet: “…disa gjėra tė vėshtira pėr t’u kuptuar, tė cilat tė paditurit dhe tė paqėndrueshmit i shtrėmbėrojnė, sikurse bėjnė me Shkrimet e tjera, pėr pėrhumbjen e tyre” (2 Pjetrit 3:16).

Duhet ta kontrollojmė jetėn tonė, pėr t’u siguruar se nuk na ka hyrė brenda as edhe njė copė e vogėl majaje. Po ta bėjmė kėtė nga ana individuale, atėherė ka mundėsi qė doktrina e rreme dhe materializmi tė mos zėnė vend fare nė kishėn tonė: “Analizoni veten tuaj a jeni nė besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti ėshtė nė ju? Veē nė qofshi tė pėrjashtuar” (2 Korintasve 13:5). Siē nuk e tolerojmė aspak vrasjen, apo vjedhjen, ashtu nuk duhet ta tolerojmė as edhe doktrinėn e rreme apo imoralitetin, sado tė parėndėsishme qė tė duken. Po e lejuam njė herė tė ligėn (sado e vogėl tė jetė ajo) tė na hyjė nė zemėr, atėherė kush e di se ku do tė na ēojė e sa shumė do tė na mashtrojė. Jo vetėm qė do tė infektonim veten tonė,  por edhe tėrė kishėn. “Pak maja e bėn tė vijė gjithė brumin” (Galatasve 5:9). Ashtu si majaja, edhe doktrina e rreme pėrhapet shpejt dhe pa zhurmė, derisa infekton gjithkēka, qė i del pėrpara.

Tė paditurit kthjellohen  

“Dhe ai u tha atyre: “Po si, ende nuk po kuptoni?” (Marku 8:21).

Nė vargjet e mėparshme, Jezusi na jep arsyen se pėrse dishepujt nuk e kuptuan se pėr ēfarė e kishte fjalėn Ai. Zemrat i kishin tė ngurtėsuara prej mosbesimit, ashtu siē thotė edhe teksti pararel tek Mateu 16:8, “O njerėz besimpakė”. Nuk e kishin kuptuar akoma se kush ishte me tė vėrtetė Jezusi. Nuk i shihnin dot akoma gjėrat nga pikėpamja shpirtėrore. Sytė i kishin tė verbuar dhe mendjet tė mpira prej mishit. “Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen nė gjėrat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės. Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetė dhe paqe. Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet” (Romakėve 8:5-7). “Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk mund t’i njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht” (1 Korintasve 2:14).

Ndoshta mund tė tundohemi pėr t’ia bėrė qejfin vetes, ngaqė nuk merremi as me doktrina tė rreme, as me gjėra tė mishit. Por duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos e lejojmė mendjemadhėsinė tė na zėrė rrėnjė nė zemėr. Edhe pse mund tė dimė shumė gjėra rreth tė vėrtetės sė Perėndisė, prapėseprapė, nuk jemi akoma tė pėrsosur nė tė kuptuarit tonė: “Nė qoftė se dikush mendon se di diēka, ai nuk di ende asgjė sikundėr duhet tė dijė” (1 Korintasve 8:2).

Edhe pse dishepujve iu shkoi mendja drejt e tek stomaku, Jezusi e pėrdori keqkuptimin e tyre pėr t’iu ilustruar njė tė vėrtetė tė rėndėsishme. Si besimtarė qė jemi, duhet tė besojmė se Ai ėshtė nė gjendje pėr tė na siguruar gjithēka, qė na nevojitet. Nėse Ai, si Krijues qė ėshtė, mundi qė t’i ushqente turmat e njerėzve, atėherė Ai ėshtė nė gjendje tė na plotėsojė edhe ēdo nevojė tonėn: “Unė kam qenė fėmijė dhe tani jam plakur, por nuk e kam parė kurrė tė drejtin tė braktisur dhe pasardhėsit e tij tė lypin bukė” (Psalmi 37:25).        

Pėrfundim

A i besojmė Zotit, apo vetė-drejtėsisė sonė? “Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd” (Fjalėt e Urta 3:5). A nuk mundemi qė ta pranojmė se Ai kurrė nuk na konsideron si njerėz tė pashpresė e tė padobishėm? Le ta shfarosim fenė e farisenjve prej kishės sonė, duke u kapur fort pas besimit “qė u qe transmetuar shenjtorėve njė herė e pėrgjithmonė” (Judės :3).

Page created 24 March 2007