Zoti Sovran dhe Gruaja e Sėmurė

Parathėnie

Tema kryesore e pasazhit, qė gjendet tek Marku 5:25-34, ėshtė shėrimi i gruas sė sėmurė. Jezusi po shkonte tek shtėpia e Jairit, kur, papritur, Ai ndalet nga njė grua, e cila kishte 12 vjet qė vuante nga njė sėmundje. Do t’iu kthehemi vargjeve 21-24 nė studimin tonė tė ardhshėm.

Mallkimi

“Tani njė grua qė kishte njė fluks gjaku qė prej dymbėdhjetė vjetėsh dhe kishte vuajtur shumė nga ana e mjekėve tė ndryshėm duke shpenzuar gjithė pasurinė e vet pa kurrfarė dobie, madje duke u bėrė mė keq” (Marku 5:25-26).

Kjo grua kishte 12 vjet qė vuante nga hemoragjia e gjakut. Kishte kėrkuar ndihmė mjekėsore nga doktorė tė ndryshėm, por, nė tė njėjtėn kohė, ishte varfėruar e dobėsuar edhe mė shumė. Pa dyshim, qė ajo shpresonte dhe lutej pėr njė shėrim tė shpejtė, por, pak nga pak, po i humbte shpresat. Kur, papritur, dikush i tregoi asaj pėr Jezusin: “Pritja e zgjatur e ligėshton zemrėn, por dėshira e plotėsuar ėshtė njė dru i jetės” (Fjalėt e Urta 13:12).

Ishte mėkati i Adamit arsyeja qė kjo grua ishte nė njė gjendje tė tillė, sepse mėkati i Adamit ėshtė shkaku pėr tė gjithė dhimbjen dhe vuajtjen nė botė.

Turma

“Kur dėgjoi tė flitej pėr Jezusin, u fut nė turmė dhe pas shpinės preku rrobėn e Jezusit, sepse thoshte: “Nėse vetėm ia prek rroben e tij, do tė shėrohem” (Marku 5:27-28).

Kishte shumė njerėz, qė i shkonin pas Jezusit, ndėrkohė qė Ai po nisej drejt shtėpisė sė Jairit. Prandaj duhet tė ketė patur edhe shumė tė shtyra prej tyre. Por gruaja e sėmurė nuk e kishte problem turmėn. Ajo e ēau rrugėn mes pėrmes turmės, derisa arriti tė ishte nė kontakt me Zotin. Besonte se do tė shėrohej, po ta prekte qoftė edhe vetėm cepin e rrobės sė Tij. Ndoshta ajo erdhi tek Jezusi nė kėtė mėnyrė, pėr arsye se i vinte turp nga problemi qė kishte, sidomos ngaqė konsiderohej e papastėr. Sipas Ligjit tė Moisiut, njė grua qė vuante nga ērregullime menstruale, konsiderohej e papastėr nga ana fetare: “Nė qoftė se njė grua ka njė fluks gjaku prej disa ditėsh jashtė kohės sė papastėrtisė sė zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohės sė duhur, ajo do tė jetė e papastėr pėr gjithė ditėt e fluksit tė papastėr, ashtu si ėshtė nė ditėt e papastėrtisė sė saj tė zakoneve” (Levitikut 15:25). Me qindra njerėz e kishin prekur mė parė Jezusin, por vetėm njėri prej tyre (kjo grua) pėrfitoi prej kėsaj prekjeje, sepse vetėm njėri prej tyre (kjo grua) e kėrkoi Jezusin me dėshirė tė madhe nė shpirt.

Nuk duhet tė habitemi, po ta dimė se ka shumė njerėz, qė i shkojnė pas Jezusit sot pėr arsye tė gabuara, ashtu siē i shkonin pas Atij edhe kur ishte nė tokė. Por, tė paktė janė ata, qė marrin bekime, ngaqė i varin me besnikėri shpresat tek Ai. Ata qė vijnė tek Jezusi, pėr t’u kėnaqur e pėr t’u argėtuar, gjithmonė kthehen mbrapsht duarbosh.

Ilaēi

“Dhe menjėherė rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu nė trupin e vet se u shėrua nga ajo sėmundje. Por menjėherė Jezusi, duke e ndjerė nė vete qė njė fuqi kishte dalė prej tij, u kthye midis turmės, tha: “Kush m’i preku rrobat?” (Marku 5:29-30).

Sapo gruaja e preku cepin e rrobės sė Tij, ajo u shėrua plotėsisht. Brenda njė ēasti, ajo e ndjeu se diēka e mrekullueshme kishte ndodhur nė trupin e saj. Asnjė doktor nuk mund ta bėnte atė ditė atė, qė kishte bėrė Zoti pėr tė. Vetėm Mjeku i Madh mund tė thotė: “Unė jam Zoti qė tė shėron” (Eksodi 15:26).

Njė mėkatar mund tė gjejė qetėsi e paqe pėr shpirtin, vetėm po tė vijė tek Krishti. Pėrgjigja ndaj tė gjitha problemeve tė njeriut mund tė gjendet vetėm tek Shpėtimtari. Vetėm njė prekje e besimit tė vėrtetė mjafton pėr ta pastruar shpirtin nga sėmundja e mėkatit dhe pėr ta ēliruar atė nga barra e rėndė e dėnimit. Zoti e di se kur e prek dikush Atė me besim tė vėrtetė nė zemėr. Ai e dėgjon lutjen e tė drejtit, edhe nė mes tė lutjeve tė miliona njerėzve tė tjerė: “Zoti u rri larg tė pabesėve, por dėgjon lutjet e tė drejtėve” (Fjalėt e Urta 15:29)... “Shumė fuqi ka lutja e tė drejtit kur bėhet me gjithė shpirt” (Jakobi 5:16).

Miratimi

“Dhe dishepujt e vet i thanė: “A nuk po e sheh qė turma po tė shtyhet nga tė gjitha anėt dhe ti thua: “Kush mė preku?”. Por ai vėshtronte rreth e qark pėr tė parė atė qė bėri kėtė. Atėhere gruaja, plot frikė e duke u dridhur, duke ditur se ē’i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndėr kėmbė dhe i tha gjithė tė vėrtetėn” (Marku 5:31-33).

Jezusi ėshtė Zot Sovran, ndaj edhe duhej ta dinte se kush e preku, por Ai po priste njė deklarim besimi prej personit qė e preku. Dishepujt nuk e dinin se ē’kishte ndodhur, prandaj edhe nuk e kuptuan pyetjen e Jezusit. Gruaja mund tė ishte tėrhequr e fshehur pas turmės, sepse madje edhe po ta pranonte se kishte qenė aty pranė Jezusit, ajo do tė trajtohej ashpėr nga spektatorėt e pranishėm. Zoti donte qė ajo tė merrte, jo vetėm shėrim tė trupit, por edhe njė fjalė miratimi dhe inkurajimi. Deklarimi pėrpara publikut i besimit tė saj tek Jezusi, ishte dėshmi pėr tė gjithė tė pranishmit.

Ėshtė mirė tė kesh besim nė zemėr, por nuk mund ta mbajmė sekret mrekullinė mė tė madhe nga tė gjithė tė tjerat: “Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim” (Romakėve 10:10).

Shkaku

“Dhe ai i tha: “Bijė, besimi yt tė shėroi; shko nė paqe dhe ji e shėruar nga sėmundja jote!” (Marku 5:34).

Gruaja e preku Jezusin me besim. Atė ditė, Zoti e lėvdoi atė pėr besimin e saj. Besimi i saj ishte i thjeshtė, por i fuqishėm. Nga tė gjitha dhuratat e tjera tė krishtera, besimi ėshtė dhurata mė e pėrmendur nė Bibėl. Ėshtė ky hir, qė i sjell lavdi mė tė madhe Perėndisė. Ėshtė besimi ai, qė na bėn tė jetojmė pėr Perėndinė: “Sepse ecim nėpėrmjet besimit dhe jo nėpėrmjet vizionit” (2 Korintasve 5:7). Besimi na bėn triumfatorė: “Kjo ėshtė fitorja qė e mundi botėn: besimi ynė” (1 Gjonit 5:4). Besimi qė lėviz malet, nuk duhet tė jetė i cekėt, por i sinqertė (Mateu 17:20).       

Pėrfundim

Zoti kurrė nuk ka ndryshuar. Hiri i Tij ėshtė akoma i mjaftueshėm: “Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi” (2 Korintasve 12:9) dhe Ai ėshtė akoma “i fuqishėm pėr tė shpėtuar” (Isaia 63:1). Po tė kishim qoftė edhe njė gram tė besimit qė kishte gruaja e studimit tonė, atėherė do tė bėnim gjėra tė mėdha pėr Zotin. Varet sa tė gatshėm jemi tė dalim pėrpara e ta prekim Atė!

Back

Page created 23 December 2006