
Prandaj, sikurse thotė Fryma e Shenjtė: Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij,
mos i ngurtėsoni zemrat tuaja si nė provokim, nė ditėn e tundimit nė shkretėtirė
(Hebrenjve 3:7-8).
Parathėnie
Kemi parė Domosdoshmėrinė, Natyrėn, dhe Mėnyrėn e Shenjtėrimit. Por tani duhet tė dimė se kur bėhet i yni ky shenjtėrim. Kur mund tė hyjmė nė tokėn (vendin) e premtuar dhe tė kemi pushim nga mėkati i pranishėm brenda nesh qė prej Adamit, dhe ta pranojmė Ngushėlluesin tė banojė nė zemrat tona?
Tani
Ky bekim ėshtė gati pėr popullin e Perėndisė nė kėtė moment. Nuk ka arsye pse tė presim mė gjatė pėr kėtė bekim, apo ta lėmė atė pėr njė ditė tjetėr. A ka ndonjė arsye pėr tu vonuar? Kjo varet nga gatishmėria jonė pėr tė dėgjuar zėrin e Perėndisė, kur i flet kėto fjalė shpirtrave tanė, si edhe varet nėse jemi tė lodhur me praninė e paperėndishmėrisė nė jetėt tona.
Kushti i vetėm
Pasi Fryma e Shenjtė na ka bindur pėr mėkatin tonė, kushti i vetėm pėr shenjtėrim ėshtė besimi. Nėse ėshtė thjesht pėrmes besimit, jo pėrmes besimit dhe dedikimit, atėherė mundėsia pėr shenjtėrim na ofrohet tani.
Le ti marrim nė konsideratė kėto dy citime, njė nga Xhon Uesli, dhe tjetri nga Xhon Fleēer, tė cilin Xhon Uesli e konsideronte njeriun mė tė shenjtė qė nga koha e apustullit Gjon.
Xhon Uesli tha: Kėrkoje (shenjtėrimin) ēdo ditė, ēdo orė, ēdo moment; pse nuk e kėrkon nė kėtė orė, nė kėtė ēast? Ska dyshim qė mund ta kėrkosh tani, nėse beson qė shenjtėrimi merret pėrmes besimit. Dhe nėpėrmjet kėsaj shenje ti do ta dish me siguri nėse e kėrkon shenjtėrimin pėrmes besimit, apo pėrmes veprave: Nėse e kėrkon pėrmes veprave, atėherė ti do tė dėshiron tė bėsh diēka nė fillim, pastaj tė besosh; nėse mendon se duhet ti bindesh Perėndisė nė fillim, apo tė bėsh kėtė apo atė gjė, atėherė po e kėrkon shenjtėrimin pėrmes veprave madje edhe deri nė ditėn e sotme. Nėse e kėrkon pėrmes besimit, atėherė do e pranosh shenjtėrimin ashtu siē je, dhe ashtu siē je, do e pranosh shenjtėrimin tani. Pranoje nėpėrmjet besimit, pranoje ashtu siē je, pranoje tani.
Xhon Fleēeri flet nė mėnyrė akoma mė kategorike: Lufto luftėn e mirė tė besimit, ēaj pėrmes tė gjitha tundimeve, dėshpėrimit, mendimeve qė drejtohen nga bota, pėrmes tė gjithė shoqėrisė sė pavlerė, rebelimit tė njė zemre mosbesuese dhe pėrmes njė mendjeje mėkatare (tė mishit dhe jo tė frymės). Lufto derisa ta prekėsh Jezusin dhe ta ndjesh virtytin shėrues dhe qetėsues qė vjen prej Tij, dhe kur e di me qartėsi rrugėn tek Ai, pėrsėri preke Atė, derisa ta shohėsh se Ai jeton brenda teje nėpėrmjet punės sė Shpirtit tė Tij tė Shenjtė. Duhet ta mbash mend se ėshtė privilegji yt tė shkosh tek Ai me njė besim tė tillė tani dhe nė ēdo moment, dhe se duhet ti sjellėsh Atij vetėm njė zemėr tė lodhur, tė ēorientuar, tė lėkundshme, tė ngurtėsuar, njė zemėr tamam si ajo qė ke tani.
Duke iu folur atyre qė akoma nuk besojnė se mund tė marrin shenjtėrim nė kėtė moment, ai thotė: Kėtu qėndron gabimi qė bėjnė shumė shpirtra tė mjerė, por qė janė prapėseprapė tė ēmuar; ata kanė frikė qė tė besojnė, duke menduar se po presupozojnė se kanė marrė shenjtėrimin, por nė tė vėrtetė nuk kanė ngushėllim, paqe, gėzim, dashuri, etj. Por kėta njerėz nuk e kuptojnė se po presin frytet para se tė jetė mbjellur pema. Kini kujdes, pra, dhe mos pritni asnjė hir para se tė besoni.
Nuk bėjmė fjalė pėr besimin e rremė
E kemi thėnė se besimi ėshtė kushti i vetėm pėr tė patur kėtė pėrvojė tė lavdishme, por ky besim nuk ėshtė i atij lloji, qė ėshtė i pavlerė. Nuk ėshtė besim i rremė. Besimi pėr tė cilin bėjmė fjalė, ėshtė njė forcė e fuqishme brenda nesh nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė. Ai na jep mundėsinė ta pranojmė Krishtin si shenjtėrimin dhe ēlirimin tonė tė plotė. Nuk mund tė marrim asgjė nga Perėndia pa patur besim tė vėrtetė. Edhe pa besim ėshtė e pamundur t`i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė (Hebrenjve 11:6).
Pėrfundim
Cili ėshtė reagimi ynė, kur Krishti na pyet: A dėshiron tė shėrohesh? (Gjoni 5:6) A reagojmė ne me besim pėr tė marrė shėrim prej Tij, apo dyshojmė se do tė mbetemi tė shkretė?
Nė mbyllje tė shėnimeve tona mbi shenjtėrimin, do tė marrim nė konsideratė kushtet, nėn tė cilat njė besim i gjallė dhe efikas, mund tė kreyjė punėn e tė besuarit tonė nė njė shpėtim tė plotė.