
O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė (Romakėve 12:1-2).
Parathėnie
Besimi efikas (qė jep fryte) duhet tė pėrfshijė bindjen se urdhėrimet e Perėndisė janė tė arsyeshme (tė mėnēura). Me fjalėn bindje ne nėnkuptojmė jo vetėm tė rėnit dakort me faktin se jemi tė privuar nga lavdia e Perėndisė, por gjithashtu edhe me domosdoshmėrinė pėr dedikim (pėrkushtim). Njė pjesė e rėndėsishme e shenjtėrimit ėshtė ti japėsh gjithēka Zotit.
Pėrkushtim me gjithė zemėr
Perėndia kėrkon nga ne njė pėrkushtim me gjithė zemėr ndaj Tij, njė dashuri tė vėrtetė dhe besnike pėr Tė. A e besojmė se kjo qė kėrkon Ai prej nesh ėshtė e drejtė, e arsyeshme, dhe gjėja mė e mirė pėr ne? Kėtė pikėrisht thotė Pali tek Romakėve 12.
Tė bėsh vullnetin e Perėndisė duhet tė jetė gjėja mė e ėmbėl dhe mė e sigurtė mbi kėtė tokė. Gjithēka tjetėr pėrveē kėsaj ėshtė rezultat i mėkatit, mosbesimit dhe mosbindjes.
Zoti Jezus Krisht tha: Sepse kushdo qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej, mė ėshtė vėlla, motėr dhe nėnė (Mateu 12:50). A e dėgjojmė se ēpo na thotė Ai? Tė bindurit ndaj vullnetit tė Perėndisė ėshtė njė shenjė e sigurtė se besimtari ka njė marrėdhėnie tė gjallė me Krishtin. Prandaj, tė kryerit e vullnetit tė Perėndisė duhet tė jetė me tė vėrtetė njė gjė e mirė, e pėrsosur dhe e kėnaqshme.
Shenjtėrimi e bėn tė mundur pėrkushtimin
Nuk duhet tė ngatėrrohemi nė kėtė pikė. Pėrkushtimi (dedikimi) nuk ėshtė kusht i tė marrit tė Frymės sė Shenjtė, sepse, po tė ishte kėshtu, atėherė Fryma e Shenjtė do merrej pėrmes veprave dhe jo pėrmes besimit. Pėrkushtimi ėshtė produkt i marrjes sė bekimit dhe jo shkaku i kėsaj marrjeje.
Askush nga ne nuk mund tia dorėzojė gjithēka Perėndisė pa praninė ngushėlluese tė Frymės sė Perėndisė. Kur Ai vjen nė jetėn tonė, atėherė dhe vetėm atėherė, jemi nė gjendje tia ofrojmė Perėndisė trupat tanė si flijim i gjallė. Nėse marrja e bekimit nuk na drejton pėr tė bėrė kėtė gjė, atėherė nuk po ndjekim udhėheqjen e Frymės sė Shenjtė. Ska dyshim qė njė nga rolet e shėrbesės sė Frymės ėshtė tė na bėjė ne tė shenjtė!
Bindja pėr mėkatin
Zoti duhet tė na bindė pėr mėkatin, pėr faktin se kemi njė zemėr tė vakėt ndaj Tij, pėr hipokrizinė. Para se ne tė pėrpiqemi tia pėrkushtojmė gjithēka Atij, Ai duhet tė na zbulojė mungesėn e arsyes sė tė jetuarit pėr veten tonė nė ēfarėdolloj pjese tė jetės sonė.
Kjo bindje sjell si rezultat njė uri dhe etje pėr drejtėsi. Kjo bindje ėshtė tė kuptuarit plot dhimbje se brenda nesh ka shumė gjėra, qė nuk i japin lavdi emrit tė Tij.
Pėrfundim
A biem dakort se Perėndia ėshtė njė Perėndi i shenjtė? A nuk ėshtė, pra, e arsyeshme pėr Tė, qė tė na urdhėrojė tė jetojmė njė jetė plotėsisht tė dedikuar ndaj Tij? Nė vend, pra, qė tė shfaqėsohemi pėr mėkatin tonė, le tė pushojmė sė dėgjuari pėshpėritjet e mosbesimit dhe ta hedhim fatin tonė me Perėndinė. Le ta shikojmė kėtė ēėshtje me hollėsi, dhe njėherė e pėrgjithmonė tė ecim denjėsisht sipas thirrjes pėr tė cilėn u thirrėm (Efesianėve 4:1). Apostulli Pjetėr shkruan: Por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: ``Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė`` (1Pjetrit 1:15-16; shiko gjithashtu Levitiku 20:7 dhe Levitiku 11:44).