Koha e Shenjtėrimit (Pjesa 5)

Pendesa

“Jepni pra fryte tė denja tė pendesės!”
(Mateu 3:8)

Parathėnie
Disa njerėz nuk kanė pėr ta kuptuar kurrė tė vėrtetėn lidhur me nevojėn e shenjtėrimit, sepse ata i kanė lejuar zemrat t’iu ngurtėsohen prej mėkatit. Nga ana tjetėr, ka nga ata njerėz, qė thjesht nuk janė tė pėrgatitur pėr tė ecur nė rrugėn e shenjtėrisė tani, nė kėtė moment. 
Njeriu duhet tė shfaqė njė pendesė tė vėrtetė dhe praktike, para se Perėndia tė punojė kundėr sė keqes nė zemrėn e tij, ose para se ai tė besojė pėrmes besimit tek Perėndia pėr pastrimin e shpirtit nėpėrmjet gjakut tė Krishtit. Perėndia nuk do tė fillojė asnjė punė kundėr mėkatit tė brendshėm, nėse ne nuk fillojmė punėn e pendesės kundėr mėkatit nga jashtė. 

Mėkati pėr tė cilin nuk jemi penduar 
A nuk ėshtė e qartė pėr tė gjithė ne se tė kesh nė zemėr mėkat, pėr tė cilin s’je penduar dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė kėrkosh pastrimin e brendshėm dhe plotėsinė e Frymės sė Shenjtė, ėshtė marrėzi e madhe dhe hipokrizi? Prandaj, pendesa praktike ėshtė njė domosdoshmėri absolute, nė mėnyrė qė Perėndia tė bėjė punėn e Tij nė jetėt tona. 
Nė fillim, duhet tė punojmė me mėkatin pėr tė cilin nuk jemi penduar. Duhet t’ia kthejmė tjetrit atė libėr qė ia kemi marrė hua, duhet ta falim personin qė na ka ofenduar, dhe duhet tė ndalojmė sė bėri ato gjėra sekrete, tė cilat i dimė mirė se ofendojnė Perėndinė.

Bėj sė pari gjėrat kryesore
Nuk ka dyshim qė jemi tepėr tė interesuar nė teorinė e shenjtėrimit dhe nė doktrinėn e jetės shpirtėrore, sepse Fryma e Shenjtė po na tėrheq gjithnjė e mė thellė drejt sė vėrtetės. Por nė fillim Zoti dėshiron qė ne tė merremi me ēėshtjet e pėrditshme tė jetės fizike. Ėshtė e pamundur ta shohim realitetin e mėkatit origjinal (d.m.th. tė mėkatit me tė cilin jemi lindur) dhe shkatėrrimin e tij nėpėrmjet gjakut tė Krishtit, n.q.s., me anė tė hirit tė Perėndisė, nuk i jemi bindur zėrit tė Tij dhe nuk e kemi larguar tė keqen nga vetja. Nėse do tė kėrkojmė fytyrėn e Tij, s’ka dyshim se shumė shpejt do tė vihemi nė dijeni tė gjendjes sė mjeruar tė zemrave tona. 

Bindja nuk ėshtė shenjtėrim 
Duhet tė kemi kujdes kur mendojmė se e kemi marrė bekimin (e shenjtėrimit), thjesht sepse i jemi bindur Perėndisė. Mund tė ndihemi shpirtėrisht tej mase tė kėnaqur pasi tė kemi zbatuar urdhėrimet e Perėndisė, por le tė tregojmė kujdes qė tė mos i bėjmė qejfin vetes para kohe. Ndjejmė nganjėherė njė ndjenjė paqeje dhe pushimi, qė vjen pasi jemi penduar dhe jemi bindur, por kjo nuk mjafton si shenjtėrim; Zoti nuk do qė ne tė marrim vetėm kėtė ndjenjė. 
Ashtu si tė gjithė ata qė duan tė ecin nė Rrugėn kryesore tė Shenjtėrisė, edhe ne duhet tė vazhdojmė drejt pėrsosmėrisė, tė cilėn Perėndia na e ka premtuar se do kryejė tek ne, qė ne tė kėnaqemi. 

Pėrfundim 
Majat mė tė larta tė pėrvojės sonė tė krishterė janė arritur atėherė kur jemi penduar dhe kemi gjetur paqe me Zotin, atėherė kur e kemi zgjidhur njė herė e pėrgjithmonė problemin e atij mėkati qė na qarkon vazhdimisht, ose atėherė kur kemi arritur fitore ndaj atij shpirti tė ashpėr e qė nuk fal lehtė. Po, s’ka dyshim qė mund tė numėrojmė edhe shumė bekime tė tjera, por a nuk i kemi marrė kėto bekime pėr shkak se e “sistemuam dhe e vumė nė rregull zemrėn” tonė nėpėrmjet pendesės? Pėrmes hirit tė Tij, Perėndia na korrigjon dhe na i pastron zemrat prej mėkatit tė brendshėm. “Duke qėnė i bindur pėr kėtė, se ai qė nisi njė punė tė mirė nė ju, do ta pėrfundojė deri nė ditėn e Jezu Krishtit” (Filipianėve 1:6).