
Pėruluni, pra, nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė, qė ai tju lartėsojė nė kohėn e
duhur
(1 Pjetrit 5:6)
Parathėnie
Nė kėtė studim, do ti hedhim njė sy kushtit tė dy-anshėm pėr marrjen e bekimit tė njė zemre tė shenjtėruar. Sė pari, duhet tė egzistojė nevoja pėr tu pėrulur pėrpara Perėndisė, dhe sė dyti, duhet tė besojmė me njė besim tė pėrulur.
Dorėzim absolut?
Ka nga ata qė thonė se dedikimi ose dorėzimi absolut ndaj Perėndisė bėn qė premtimet e Tij tė bėhen realitet nė jetėt tona. Por Shkrimet e Shenjta nuk e thonė njė gjė tė tillė.
Premtimet e Perėndisė nuk do tė realizohen kurrė nė jetėn tonė, nėse na duhet tė presim derisa tė jemi 100% tė dorėzuar para Zotit. Krishti nuk i tha gruas Samaritane: Mu dorėzo Mua plotėsisht dhe pastaj Unė do tė tė shėroj. Ai nuk i tha gjithashtu as lebrozit: Ma dediko Mua jetėn tėnde, trupin, shpirtin dhe mendjen tėnde, dhe pastaj Unė do ta shėroj trupin tėnd. Bekimet, qė Ai iu dha kėtyre njerėzve, erdhėn si rezultat i mėshirės dhe dashurisė sė Tij, qė nuk mund tė meritohen.
Derdhja e Frymės sė Shenjtė nė Ditėn e Pentikostit nuk erdhi si rezultat i dorėzimit tė plotė tė jetės sė dishepujve para Perėndisė. Ky premtim erdhi pėr shkak tė hirit falas tė Zotit. Dedikimi vjen, por ai shfaqet tek njė zemėr, qė ėshtė mirėnjohėse pėr gjithēka qė ka bėrė dhe gjithēka qė ka dhėnė Zoti.
Shumė vetė luftojnė qė ta marrin shenjtėrimin nėpėrmjet njė dorėzimi absolut ndaj Perėndisė, por ata nuk janė kurrė nė gjendje tia arrijnė qėllimit. Kjo luftė sjell dėshpėrim, lodhje dhe njė humbje besimi. Ata ndihen keq e mė keq, nė vend qė tė ndihen mė mirė.
Pėrulja
Rruga e besimit deklaron se Zoti kėrkon pėruljen para dedikimit
O njeri, ai tė ka bėrė tė njohur atė qė ėshtė e mirė; dhe ēfarė tjetėr kėrkon Zoti nga ti, pėrveē se tė zbatosh drejtėsinė, tė duash mėshirėn dhe tė ecėsh pėrulėsisht me Perėndinė tėnd? (Mikai 6:8).
Zoti kėrkon njė zemėr tė pėrulur nga secili prej nesh. Po, ska dyshim qė mėkati duhet tė rrėfehet, por duhet tė kemi gjithashtu edhe pėrulėsi nė shpirt. Ata qė e pėrulin vetveten para Perėndisė, i tregojnė Atij se nuk janė nė gjendje ti besojnė dhe ti binden Zotit, i tregojnė Atij pėr disfatat e tyre tė vazhdueshme shpirtėrore, dhe se si ata janė tė privuar nga lavdia e Perėndisė. Ata kurrė nuk mburren pėr mirėsinė e tyre, nuk thonė se ata e kanė merituar qoftė edhe bekimin mė tė vogėl tė Perėndisė. Jo, ata e vėnė re mėkatin e tyre, mosbesimin, mungesėn e gatishmėrisė dhe rebelimin e tyre.
Nė qoftė se do tė qėndrojmė pėrpara Tij me pėrulje, atėherė do e kemi kryer punėn tonė, skemi ētė bėjmė mė shumė! Nga ai moment, Perėndia do kryejė punėn e Tij tek ne: Ai do tė na lartėsojė nė atė vend qė Ai ka planifikuar pėr ne. Ėshtė pėrulėsia e vėrtetė qė e merr bekimin e sigurisė dhe tė gėzimit tė plotė.
Tė pėrpjekurit tonė pėr tė arritur njė dorėzim tė plotė ėshtė mė pak i rėndėsishėm para Zotit sesa rrėfimi i pėrulur dhe serioz. Kjo mund tė mos duket e vėrtetė, por ėshtė pėr tu besuar. Ata qė vazhdimisht ia paraqesin trupat e tyre Krishtit (si flijim tė gjallė), nė fillim kanė nevojė qė tė hedhin tej shpirtin e tyre krenar dhe pastaj tė vijnė tek Ai ashtu siē erdhi lebrozi i mjeruar. Nėse nuk veprojnė kėshtu, ata do tė largohen nga prania e Perėndisė duarbosh.
Mos lejo qė mungesa e njė dorėzimi absolut tė tė pengojė
Djalli do ta pėrdorė njė pengesė tė tillė pėr tė na larguar nga Krishti dhe nga tė marrit e bekimit tė shenjtėrimit. Duhet tė vijmė tek Zoti ashtu siē jemi, dhe ti tregojmė Atij pėr idhujtarinė tonė, pėr faktin se sjemi nė gjendje ti bindemi, ti tregojmė Atij gjithashtu pėr mosbesimin tonė rebel.
Zoti do tė thotė gjatė gjithė kohės: Vetėm beso. Ata qė thjesht e pėrulin vetveten para Perėndisė, jo duke bėrė vepra tė mira, por nėpėrmjet besimit, do tė shikojnė se Perėndia do ti bekojė mė shumė dhe pėrtej imagjinatės sė tyre.
Pėrfundim
Sa e lehtė ėshtė qė ajo lloj feje e tė bėrit tė punėve tė mira (pėr tu shpėtuar ose pėr tu shenjtėruar), tė hyjė pėrsėri nė jetėt tona! Madje edhe tė krishterėt e perėndishėm janė fajtorė, kur mendojnė se po ta rrahėsh trupin me kamzhik, do tė mund tė arrish tė marrėsh premtimet e Perėndisė. Mashtrohemi kur besojmė se duhet ti japim prova Perėndisė se e kemi seriozisht. Por gjatė gjithė kohės, Ai dėshiron qė ne gjithmonė tė pėrulemi para Tij me pėrulėsi dhe me besim.