Koha e Shenjtėrimit (Pjesa 7)

Besimi

“… duke i pastruar zemrat e tyre me anė tė besimit.”
(Veprat e Apostujve 15:9)
“qė ne tė marrim premtimin e Frymės me anė tė besimit.”
(Galatasve 3:14)

Parathėnie
Kur do tė kemi ne njė zemėr tė pastėr? Atėherė kur nė shpirtrat tanė tė gjendet njė dėshirė e zjarrtė pėr kėtė qėllim, dhe atėherė kur me tė vėrtetė tė jemi penduar dhe ta kemi kuptuar sesa tė mjeruar jemi nė gjendjen e tanishme. Kur i besojmė Perėndisė me njė besim tė sinqertė, qė del nga thellėsia e zemrės, atėherė bekimi i njė zemre tė pastėr do tė na bėhet realitet. Nė kėtė studim, do tė diskutojmė domosdoshmėrinė e besimit pėr pastrimin e zemrės.

Besimi, pėr tė cilin kemi nevojė
Fariseut tė mbushur plot e pėrplot me vetė-drejtėsi dhe formalizėm, Zoti Jezus Krishti kurrė nuk i tha: “Vetėm beso”. As Saduceun, qė mburrej pėr tė ashtu-quajturėn arsyen dhe menēurinė e tij, Ai nuk e thirri qė tė besonte nė Tė. Por ata qė morėn ftesė pėr tė kėrkuar Zotin, ishin tė varfėrit, nevojtarėt dhe mėkatari i penduar… “Sepse Unė nuk erdha pėr tė thirrur nė pendim tė drejtėt, por mėkatarėt” (Mateu 9:13).
Xhon Fleēėri ka shkruar: “Kur nuk besoj, jam si njė pikė uji e pėrzier me baltė, e tharė nėn djellin e tundimit, por kur besoj dhe bashkohem me Krishtin, jam si e njėjta pikė uji nė oqeanin e pafundė tė dritės, jetės, lirisė, fuqisė dhe dashurisė”. 
E dimė se nė cilin duhet tė besojmė, por ku qėndron vėshtirėsia jonė?

Si tė besojmė? 
Duhet tė besojmė tė gjithė fjalėn e Perėndisė, tė gjitha premtimet e saj, bekimet, korrigjimet, profecitė dhe paralajmėrimet. Po tė pėrpiqemi tė besojmė nė Perėndinė nė ndonjė mėnyrė tjetėr, do tė dėshtojmė menjėherė. Prandaj duhet tė ulemi tė pushojmė mbi shkėmbin e fortė, qė ėshtė fjala e shkruar e Perėndisė. 
Duhet ta bėjmė tonėn qoftė edhe njė thėnie tė caktuar tė Zotit. Thėnie tė tilla ka me bollėk nė Bibėl. Perėndia ka folur pėrmes fjalės sė Tij, prandaj mos beso siē besojnė liberalėt, duke menduar se fjalėt e Tij janė vetėm frymėzime tė Palit, Pjetrit apo Gjonit. Apostujt nuk ishin autorėt e kėtyre premtimeve tė ēmueshme dhe shumė tė mėdha, por kėto janė fjalėt e vetė Perėndisė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne duhet tė besojmė nė Tė. 

Ēfarė duhet tė besojmė?
Duhet ta vėmė besimin tonė plotėsisht tek ajo qė na mėson Bibla rreth gjakut tė Krishtit, sakrificės sė Tij nė Kalvar dhe rreth tė gjitha vuajtjeve tė Tij pėr shkakun tonė. 
“Kėta janė ata qė kanė ardhur nga shtrėngimi i madh, dhe i kanė larė rrobat e tyre dhe i kanė zbardhur nė gjakun e Qengjit” (Zbulesa 7:14). Nėse ėshtė kėshtu, atėherė pse tė mos jemi edhe ne midis kėtyre besimtarėve? “… duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me Tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit” (Romakėve 6:6). Pse tė mos e kryqėzojmė edhe ne trupin tonė me Krishtin? “Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi; dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetrit 2:24). Atėherė, ē’na pengon ne nga tė pastrurit e zemrės?
Nuk mund tė ketė shenjtėrim pa patur besim nė gjakun e Krishtit. Shpirti i Shenjtė nuk pėrdor asnjė metodė tjetėr pėr tė sjellė shenjtėrinė nė jetėt tona, pėrveē gjakut tė Krishtit, sepse ky gjak ėshtė ēmimi, qė ėshtė paguar pėr shpėtimin dhe shenjtėrimin tonė. Pse nuk mundemi ta pranojmė kėtė gjė me besim? Ata qė guxojnė ta besojnė kėtė, do tė shėrohen, pastrohen dhe shenjtėrohen prej mėkatit. 
Besimi duhet t’i vėrė shpresat diku. Kur sulmet e djallit tė na mbulojnė, atėherė ka vetėm njė themel, qė i qėndron stuhisė sė mosbesimit: nuk majfton qė tė kemi njė tru tė mbushur me njohuri pėr fjalėn e Perėndisė, pėrkundrazi, na duhet njė besim i patundur nė gjithēka qė ka thėnė Ai.
Nuk do tė kemi njė “strehim tė papushtueshėm nė kohė ngushtice”, po nuk e besuam Biblėn (Psalmi 9:9).
Jemi tė kryqėzuar me Krishtin, prandaj Ai jeton brenda nesh. Uniteti ynė me Krishtin e ka bazėn tek vdekja e Tij sakrifikuese. Kjo sakrificė ėshtė gjithashtu edhe baza e besimit tė fortė e tė madh.

Pėrfundim
Kur do ta vėshtrojmė Perėndinė dhe t’i themi: “ Zot, une po vij tek Ti ashtu siē jam, me tė gjitha disfatat e mia, tė gjitha gabimet, dhe po, e pranoj, tė gjithė mėkatin. Jam i mjeruar pa Ty. Zot, e vetmja kėrkesė imja ėshtė gjaku Yt i ēmuar”. 
Ai mund tė na lėrė tė presim njė pėrgjigje pėr njė kohė tė shkurtėr, por kur tė pėrgjigjet, Ai do tė vijė me fuqi pastruese. Zoti kurrė s’e ka mohuar apo kthyer mbrapsht kėrkesėn e njė shpirti tė pėrulur. Arsyeja pse Ai s’ka ardhur akoma mund tė jetė: ose ne s’jemi pėrulur para dorės sė Tij tė fuqishme, ose ne nuk po besojmė.

Page created 10 September 2005