
duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qėndrueshmėri.
(Jakobi 1:3)
Parathėnie
Meqėnėse po ia arrijmė fundit tė kėtyre studimeve mbi temėn e shenjtėrimit, na mbetet edhe njė ēėshtje tjetėr, qė ka nevojė pėr tu marrė nė konsideratė. Kjo ēėshtje ėshtė sprova e besimit tonė.
Vuajtja
Tek 1 Pjetrit 5:6-11 lexojmė: Pėruluni, pra, nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė, qė ai tju lartėsojė ne kohėn e duhur, dhe gjithė merakun tuaj hidheni mbi tė, sepse ai merakoset pėr ju. Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė. Kundėrshtojeni, duke qėndruar tė patundur nė besim, sepse e dini se tė njėjtat vuajtje po i heqin vėllezėrit tuaj tė shpėrndarė nėpėr botė. Dhe Perėndia i ēdo hiri, qė ju thirri nė lavdinė e tij tė pėrjetshme nė Krishtin Jezus, mbasi tė keni vuajtur pėr pak kohė, do tju bėjė tė pėrsosur ai vetė, do tju bėjė tė patundur, do tju forcojė dhe do tju vėrė themel. Atij i qoftė lavdia dhe pushteti pėr shekuj tė shekujve. Amen.
Pjetri na kėrkon tė bėjmė tre gjėra:
1. Tė pėrulemi nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė.
2. Ta hedhim gjithė merakun (frikėn) tonė mbi Zotin.
3. Ti kundėrshtojmė djallit.
Por vini re se mė tej, ai na paralajmėron se besimit tonė mund ti duhet tė durojė njė periudhė sprove dhe testimi. Shpesh ne lutemi ashtu si dishepujt: Zot, na e shto besimin (Luka 17:5). Por shpesh fara e besimit rritet vetėm nėn hijen e errėt tė vuajtjes. Mund ta falenderojmė Perėndinė qė kjo vuajtje zgjat vetėm pėr pak kohė. Kur prova e besimit tonė ia ka arritur qėllimit tė saj, atėherė Fryma e Shenjtė do ta bėjė realitet gjithēka qė ia kemi besuar Atij. Qė prova e besimit tuaj, qė ėshtė shumė mė i ēmuar nga ari qė prishet, edhe pse provohet me zjarr, tė dalė pėr lėvdim, nder e lavdi nė zbulesėn e Jezu Krishtit (1 Pjetrit 1:7).
Besim triumfues
Besimi ėshtė fitimtar para kohės sė sprovės, gjatė saj dhe sidomos pas kohės sė sprovės. Besimi nuk njeh frikė apo dėshtim. Besimi nuk e lejon Satanin qė tia largojė vėmendjen nga pikėsynimi. Besimi beson se Perėndia i paqes do tė na shenjtėrojė tėrėsisht dhe se Ai do ta ruajė gjithė frymėn, shpirtin e trupin tonė, pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht (1 Thesalonikasve 5:23).
Pėrfundim
Do ta adhurojmė Perėndinė gjatė gjithė pėrjetėsisė pėr thirrjen e Tij nė jetėt tona. Kurrė nuk do tė pushojmė sė lavdėruari Atė pėr punėn e shenjtėrisė tek ne. Do ta falenderojmė pėr besnikėrinė e Tij dhe pėr gjithēka qė Ai ka bėrė pėr ne.
Shenjtėrimi nuk ėshtė njė pėrvojė qė ndodh vetėm njė here, por ėshtė nė fakt, njė punė e Frymės sė Shenjtė, qė zgjat gjatė gjithė jetės. Ėshtė e rėndėsishme qė tė mos heqim dorė, edhe pse nuk i shohim akoma rezultatet e shenjtėrimit nė zemrat tona. Le tė ecim denjėsisht sipas thirrjes pėr tė cilėn u thirrėm dhe Zoti do tė na pastrojė zemrat (Efesianėve 4:1).