
Tė zgjedhurve sipas paranjohjes sė Perėndisė, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės,
pėr tu bindur dhe pėr tu spėrkatur me gjakun e Jezu Krishtit.
(1 Pjetrit 1:2)
Parathėnie
Ati Perėndi e bėn punėn e Tij (tė shenjtėrimit) nėpėrmjet thirrjes, qortimit dhe dhembshurisė sė Tij. Zoti Jezu Krisht na siguron mėnyrėn pėr tė marrė bekimin (e shenjtėrimit), pėrmes gjakut tė Tij sakrifikues dhe faj-shlyes. Por, nuk ėshtė gabim tė themi se, pa ndihmėn e Frymės sė Shenjtė, e gjithė kjo punė do ishte e kotė dhe pa rezultat.
Ngushėlluesi ka ardhur
Megjithatė Unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė Unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, Unė do tjua dėrgoj (Gjoni 16:7). N.q.s. Shpėtimtari do kish qėndruar nė tokė, sa pak njerėz do e ndjenjin praninė e Tij! Trenat, anijet dhe avionėt do ishin tė mbushur plot e pėrplot me pelegrinė, qė do tė donin me ngulm ti hidhnin qoftė edhe njė vėshtrim fytyrės sė Tij. Por ka ardhur Ngushėlluesi, Pėrfaqėsuesi Hyjnor i Krishtit nė tokė. Ai ka ardhur tu zbulojė Krishtin njerėzve. Ai merr prej gjėrave tė Krishtit dhe na i tregon ato neve.
Ai do tė marrė prej Simes dhe do tjua kumtojė (Gjoni 16:15).
Gjaku ka akoma fuqi te lajė mėkatin
Si ėshtė e mundur qė gjaku i Krishtit, i derdhur mbi Kryqin e Kalvarit mė shumė se dymijė vjet mė parė, tė falė mėkatet akoma edhe sot? Si mund ti ndikojė dhe ti ndryshojė ai shpirtrat tanė sot? Si mundet qė natyra jonė mėkatare tė kryqėzohet me Krishtin, qė u gozhdua nė kryq kaq kohė mė parė? Si ėshtė e mundur tė shenjtėrohemi nėpėrmjet Atij qė e lejoi ti tejshpohej trupi i vet? Perėndia e ka pėrgjigjen ndaj pyetjeve tė tilla. Pėrgjigja gjendet nė faktin se Ngushėlluesi ka ardhur. Ėshtė Ngushėlluesi qė e vendos gjakun e Krishtit mbi shpirtrat tanė tė njollosur nga mėkati. Ēarlls Ueslli ka shkruar:
Eja, Ti, Frymė e pėrjetshme,
Silli ēdo mendjeje qė falenderon Zotin
Gjithė meritėn e vdekjes sė Shpėtimtarit,
Gjithė vuajtjet e Tij pėr njerėzimin,
Arkivist i vėrtetė i pasionit tė Tij,
Jepi tani besim tė gjallė
ēdo zemre besnike,
Zbulo tani shpetimin e Tij tė madh.
Eja, Ti, Dėshmitar i vdekjes sė Tij,
Eja Kujtues hyjnor,
Lejo qė ta ndjejmė Fuqinė Tėnde tė zbulojė
Krishtin nė ēdo zemėr dhe nė zemrėn time.
Nė vargjet mė lart lexojmė detyrėn e Frymės sė Shenjtė. Ai ėshtė Arkivisti i vėrtetė i pasionit tė Tij (tė Krishtit), Dėshmitari i vdekjes sė Tij dhe Kujtuesi hyjnor.
Pėrfundim
Duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos pėrpiqemi tė shenjtėrohemi nė asnjė lloj mėnyre tjetėr, por vetėm nėpėrmjet asaj mėnyre tė rekomanduar nga Zoti. Ėshtė me rrezik shkatėrrues pėr shpirtin, kur mundohemi tė shenjtėrohemi pėrmes betejave shpirtėrore, hidhėrimeve dhe vullnetit tonė. Vetėm Fryma e Shenjtė ėshtė nė gjendje tė na tregojė rrugėn dhe vetėm Ai mund tė na drejtojė nė tė. Perėndia thotė: Kjo ėshtė rruga, ecni nė tė! (Isaia 30:21) dhe Aty do tė jetė rruga kryesore, njė rrugė qė do tė quhet rruga e shenjtė; asnjė i papastėr nuk do tė kalojė nėpėr tė; ajo do tė jetė vetėm pėr ata qė e ndjekin; edhe mendjeshkurtėrit nuk do tė mund tė humbasin (Isaia 35:8). Le tė hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė dhe tia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit (2 Korintasve 10:5).