
Ju tashmė jeni tė pastėr, pėr shkak tė fjalės qė ju
kumtova.
(Gjoni 15:3)
Parathėnie
Xhon Ueslli, duke komentuar mbi kėtė varg, shkroi: Ju jeni tė pastėr - Tė gjithė ju, tė cilėve po ju flas tani, jeni tė pastruar nga faji dhe fuqia e mėkatit, me anė tė fjalės, e cila, kur pėrdoret nga Fryma e Shenjtė, ėshtė mjeti i madh i pastrimit tė shpirtit.
Njė e vėrtetė shumė e rėndėsishme
Besimi ynė nė Perėndinė, nė punėn e pėrfunduar tė Krishtit mbi kryq, dhe nė banesėn e Shpirtit tė Shenjtė brenda nesh, ėshtė besim i vėrtetė, sepse ne i besojmė fjalės sė shkruar tė Perėndisė
Besimi, pra, vjen nga dėgjimi, dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė (Romakėve 10:17). Duke e fshehur fjalėn e Tij nė zemrat tona, duke ia pėrshtatur premtimet e Tij situatave tona, dhe duke e pėrdorur kėtė fjalė pėr ti rezistuar djallit, atėherė do tė mund tia arrijmė qėllimit tė shenjtėrimit
E kam ruajtur fjalėn tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje (Psalmi 119:11).
Pasi ti kemi hedhur hapat tanė bazuar nė premtimet e Perėndisė dhe ti kemi lėnė pas tė gjitha ato gjėra qė na mbajnė tė lidhur me botėn, atėherė Perėndia ka njė punė tė mėtejshme pėr tė bėrė tek ne pėrmes fjalės sė Tij.
Fjala e Garancisė (ose e Vėrtetimit)
Kėtė proēes mund ta quajmė: vulosja me fjalėn. Perėndia gjithmonė i vė vulėn punės sė Tij me fjalėn e Tij. Ka shumė raste tė gjetura nė Bibėl, qė ilustrojnė kėtė. Ja, disa prej tyre:
1. Profeti Isaia. Kur Isaia e kuptoi pavlefshmėrinė e tij tek qėndronte para fronit tė Perėndisė tre-herė tė Shenjtė, ai thirri: Atėherė unė thashė: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive" (Isaia 6:5). Ėngjėlli i preku buzėt Isaias me njė urrė zjarri tė marrė nga altari dhe i tha: "Ja, kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet" (Isaia 6:7).
2. Gruaja me njė fluks gjaku. Ajo erdhi dhe preku rrobėn e Jezusit dhe ndjeu nė trupin e vet se u shėrua nga ajo sėmundje (Marku 5:29). Por Jezusi nuk deshi qė ajo ta vinte besimin e saj tek ajo (mrekulli) qė ndodhi, sepse pėrvojat (mrekullitė) fishken shpejt. Pėrkundrazi, Ai donte qė ajo tė besonte njė fjalė garancie (vėrtetimi) prej Tij. Dhe Ai i tha asaj: Bijė, besimi yt tė shėroi; shko nė paqe dhe ji e shėruar nga sėmundja jote! (Marku 5:34).
3. Lebrozi. Ai e kėrkoi Zotin nga dėshpėrimi. E megjithatė, ai akoma kishte besim nė fuqinė e Krishtit. Jezusi e preku dhe ai u shėrua nga sėmundja e lebrozės, por Jezusi gjithashtu i tha atij edhe fjalėn qė e vėrtetoi (garantoi) kėtė gjė: Po, dua, qofsh pastruar! (Marku 1:41).
Nė tė gjitha kėto raste, mrekullia u vulos me fjalėn e folur nga Shpėtimtari. A nuk duhet ta dėshirojmė edhe ne njė vėrtetim tė tillė?
Ejani duke besuar
Sepse tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė "amen", pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh (2 Korintasve 1:20).
Eja tek Perėndia me guxim; prit me pėrulje; beso me sinqeritet; merr prej Tij pa frikė. Por, kur i ke bėrė tė gjitha kėto, prit qė Ai ta vulosė (ose ta vėrtetojė) punėn e Tij nėpėrmjet fjalės sė Tij.
Kėto fjali tė shkurtra mė poshtė janė bėrė bekim pėr shumė njerėz:
Atė qė i jap unė Zotit, Ai e merr.
Atė qė Ai e merr, Ai e pastron.
Atė qė Ai e pastron, Ai e mbush.
Atė qė Ai e mbush, Ai e vulos.
Atė qė Ai e vulos, Ai e pėrdor.
Pėrfundim
Ėshtė besimi ynė, dhe jo tė kuptuarit tanė, qė na drejton ngadalė, por me siguri nė Rrugėn Kryesore tė Shenjtėrisė. Dhe ndėrkohė qė ecim nė kėtė rrugė, ne mund tė besojmė nė premtimin e Tij dhe tė presim fjalėn, qė e vėrteton kėtė. Mund tė ketė lotė dhe stuhi gjatė rrugės, por Perėndia gjithmonė vendos ylberin nė qiell pasi tė ketė rėnė shi. Ji i pėrkushtuar qė tė ecėsh me besim, teksa ndjek thirrjen e shenjtėrimit.
Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua (Fjalėt e Urta 3:5-6).
Thjesht besoji Perėndisė qė ta kryejė punėn e shenjtėrisė tek ti!