Mėnyra e Shenjtėrimit (Pjesa 8)

Perėndia e bėn (punėn e shenjtėrimit) nėpėrmjet dedikimit (ndarjes nga bota)

“Prandaj ‘dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t`ju pranoj, dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm’”. 
(2 Korintasve 6:17-18)

Parathėnie
Perėndia e pėrdor dedikimin (ndarjen tonė nga bota) pėr tė na sjellė drejt shenjtėrimit. Kjo, pa dyshim, do tė thotė se ne duhet tė jemi tė pėrkushtuar dhe tė dedikuar ndaj Zotit nė ēdo mėnyrė. Duhet ta kuptojmė gjithashtu se shenjtėrimi nuk ėshtė vetėm largim nga mėkati, por gjithashtu ėshtė afrim drejt Perėndisė.

Largimi (ose ndarja)
Dedikimi fillon me ndarje. Fjala ‘ndarje’ do tė thotė ‘tė largohesh nga bota’ pėr t’u pėrdorur nga Zoti. Kjo gjė sugjeron se Ai ka njė plan tė veēantė nė mendje pėr atė qė ėshtė ndarė, dhe pėr ne ky plan ėshtė i shenjtė. Kur njė besimtar e ndan vetveten pėr Perėndinė, ai nė fakt ia jep Atij tė gjitha tė drejtat e jetės sė tij. Qė nga ai moment, ai bėhet skllav i Krishtit. Duke ia ofruar jetėt tona Perėndisė, ne deklarojmė se Ai ėshtė pronari absolut i frymės, shpirtit dhe trupit tonė. Pėr kėtė gjė apeloi edhe apostulli Pal, kur shkroi: “ O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė” (Romakėve 12:1-2). Kjo ėshtė gjithashtu arsyeja qė besimtarėt quhen “populli i veēantė i Perėndisė” (1Pjetrit 2:9). Shkrimet e Shenjta na thėrrasin tė ecim nė shenjtėri, sepse nuk i pėrkasim mė vetvetes. Jemi blerė me njė ēmim dhe duhet tė lavdėrojmė Perėndinė nė trupat tanė. Si mund tė deklarojmė se jemi njė popull i ndarė nga bota dhe i ndarė pėr pėrdorim nga Mjeshtri, kur nė tė njėjtėn kohė nuk ecim nė shenjtėri?

Perėndia nuk na detyron tė ndahemi me forcė nga bota 
Edhe pse Perėndia vėrtetė na ka blerė pėrmes mėshirės dhe dashurisė sė Tij, Ai nuk na detyron tė bėhemi tė shenjtė apo tė ndahemi me forcė nga bota. Ai nuk pranon asgjė tjetėr prej nesh pėrvese njė dhurate vullnetare. E megjithatė, Ai na do mė shumė se sa ē’mund ta imagjinojmė ne nė kėtė botė. Ėshtė privilegj tė jesh femijė i Perėndisė sė shenjtė. Por, kur shikojmė gjendjen tonė tė tanishme, nuk arrijmė dot ta fshehim pavlefshmėrinė tonė. Ē’farė rezultati do tė arrijė Perėndia, nėse Ai na shtyn tė bėhemi tė shenjtė me forcė? A do Ai vėrtet qė ne tė jemi robotė tė bindshėm?

Dhurimi i vetvetes
Kur bėjmė fjalė pėr dedikimin, ne i referohemi domosdoshmėrisė pėr t’ia dorėzuar tėrė jetėn tonė Krishtit. Po, ėshtė e vėrtetė qė kjo gjė duhet tė bėhet me besim, por, pa dyshim, kjo gjithashtu duhet tė vihet nė praktikė! T’ia japėsh jetėn tėnde Atij, nuk do tė thotė tė ecėsh me sy mbyllur, apo tė hidhesh nė errėsirė nga shkėmbi nė humnerė. Pėrkundrazi, do tė thotė se ne kemi besim tė plotė se Zoti ynė i Drejtė do ta pranojė dorėzimin tonė. 
T’ia “ofrojmė veten Perėndisė”, do tė thotė ta vėmė jetėn tonė nė duart e dashura tė Atit tonė Qiellor, dhe qė nga ai moment, mund tė shijojmė trashėgiminė e plotė qė Ai ka siguruar pėr bijtė e Tij. Nuk duhet tė ketė mė kthim mbrapa, nėse ia dorėzojmė jetėn Atij, por duhet tė lejojmė Perėndinė ta realizojė vullnetin e Tij tek ne. Vetėm Ai ka menēurinė e pafundme pėr tė na dhėnė formė e pėr tė na kthyer nė enė nderi… “Pra, nė qoftė se dikush pastrohet nga kėto gjėra, do tė jetė njė enė nderi, e shenjtėruar dhe e dobishme pėr tė zotin, e pėrgatitur pėr ēdo vepėr tė mirė” (2 Timoteut 2:21). 

A nuk na vjen turp?
A nuk na vjen turp qė kemi hezituar dhe kemi pritur kaq shumė pėr t’iu dorėzuar Zotit? Nėse kemi arritur deri nė atė pikė, ku nuk dėshirojmė gjė tjetėr nga Perėndia pėrveēse shenjtėrimit tė plotė, atėherė duhet tė pėrulemi para Atij si njė olokaust (sakrificė) e plotė pėr Zotin dhe tė thėrrasim:

Merrma jetėn time tė mjerė dhe mbaje pėrgjithmonė 
tė mbyllur ndaj tė tjerėve, por jo ndaj Teje.
Vulose zemrėn time dhe mė ler pėrgjithmonė
tė mbaj brenda saj betimin Tėnd tė dashurisė.

Deri tani, ne i kemi ndrequr jetėt tona me akte adhurimi dhe mirėsie; e kemi lavdėruar vetveten, duke thėnė se jemi tė Krishterė tė bindshėm. Por, kur e vėrteta e shenjtėrimit ndezi flakė pjesėt e errta dhe sekrete tė zemrės sonė, atėherė u habitėm me gjendjen tonė tė vėrtetė. Tani na vjen turp pėr rebelimin dhe hipokrizinė tonė.

Pėrfundim
Jezus Krishti ėshtė kreu dhe plotėsonjėsi i besimit tonė (Hebrenjve 12:2). Ai dėshiron qė ne t’ia dorėzojmė jetėt tona vullnetit tė Tij. Ai dėshiron gjithashtu qė tė heqim dorė plotėsisht nga ēdo e ligė e njohur dhe tė rritemi me shtat tė plotė, ashtu siē duhet tė rritet do besimtar… “derisa tė arrijmė tė gjithė te uniteti i besimit dhe tė njohjes sė Birit tė Perėndisė, te njė njeri i pėrsosur, nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit” (Efesianėve 4:13). Shenjtėrimi ėshtė njė nga metodat qė pėrdor Perėndia pėr t’i reflektuar botės hirin dhe lavdinė e Tij. Ėshtė koha qė populli i Perėndisė tė jetė njė popull i ndarė (nga bota), njė popull i dedikuar dhe i pėrkushtuar ndaj Tij.