Akuzat

“Sepse nxitja jonė nuk vjen nga mashtrimi, as nga qėllime tė pa ndershme, as nga dredhia” (1 Thesalonikasve 2:3).

Parathėnie

Ka raste kur njė predikues vihet nė provė, lidhur me shkakun, qė e nxit atė t'iu predikojė, sidomos njė turme tė madhe njerėzish. A po i shėrben ai Zotit pėr para, pėr famė, apo pėr ndonjė arsye tjetėr mishore? Edhe Palin e akuzuan disa herė nė kėtė mėnyrė, ndaj ai e pa tė domosdoshme t'iu pėrgjigjej gėnjeshtrave tė tilla, qė po pėrhapeshin kundėr shėrbesės sė tij e qė po ia nėnvlerėsonin punėn. Ai i doli nė mbrojtje fjalės sė Perėndisė, jo reputacionit tė vet.

Mashtrimi

Nė greqisht, fjala 'mashtrim' ('plane') do tė thotė 'tė rrėshkasėsh nga bindjet e pranuara mė parė'. Pra, Palin po e akuzonin si heretik. E shohim se kėto akuza kanė tė bėjnė me tė vėrtetėn. Nėse Pali po iu mėsonte tė tjerėve gjėra tė gabuara, atėherė ai ishte njėlloj si paganėt e Thesalonikut: "Ne nė fakt nuk falsifikojmė fjalėn e Perėndisė, si shumė tė tjerė, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perėndisė, pėrpara Perėndisė nė Krishtin" (2 Korintasve 2:17)... "Duke pasur, pra, njė shpresė tė tillė, flasim me shumė guxim" (2 Korintasve 3:12).

Krishtėrimi biblik nuk vėrtetohet me anė tė pėrvojės personale, por nėpėrmjet asaj qė thuhet nė fjalėn e Perėndisė. E vėrteta duhet tė predikohet, sepse, nėse njerėzit nuk vijnė nė kishė pėr tė dėgjuar tė vėrtetėn, por vijnė pėr arsye tė tjera, atėherė, shumė shpejt, ata kanė pėr ta humbur edhe atė pak besim, qė kanė. Po, dredhitė dhe mashtrimet e bėjnė pėr vete turmėn, por njė gjė e tillė pritet tė ndodhė nė cirk, jo nė kishė. Pali predikoi vetėm ungjillin. Ai nuk e prezantoi Krishtin si njė metodė, pėr t'u bėrė i pasur, i lumtur apo i suksesshėm nė kėtė botė. Gabimi mė i madh nė kishat e sotme ėshtė ky: ato pėrdorin metoda nga mė tė ndryshmet pėr t'i tėrhequr njerėzit, por nuk predikojnė tė vėrtetėn. Njė veprim i tillė ėshtė tradhti, qė i bėhet Krishtit dhe Biblės. Pak rėndėsi ka nėse metoda tė tilla mashtruese janė tė suksesshme apo jo. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė kjo: "A paraqesin metoda tė tilla tė vėrtetėn?" Pali e dinte shumė mirė se mėsuesit e rremė dhe priftėrinjtė paganė pėrdornin ēdo lloj mashtrimi e dredhie pėr t'i indoktrinuar njerėzit: "Qė tė mos jemi mė foshnja, tė lėkundur dhe tė transportuar nga ēdo erė doktrineje, nga mashtrimi i njerėzve, nga dinakėria e tyre nėpėrmjet gėnjeshtrave tė gabimit" (Efesianėve 4:14). Mėsues tė tillė kishin arritur tė futeshin edhe nė kishė: "Janė njolla dhe fėlliqėsi, dhe lėshohen pas mashtrimeve tė tyre, kur marrin pjesė nė gostitė tuaja. Sytė i kanė plot me kurorėshkelje dhe nuk pushojnė sė mėkatuari; mashtrojnė shpirtrat e paqėndrueshėm, kanė zemėr tė stėrvitur nė lakmime, dhe janė bij mallkimi. Ata, pasi e lanė udhėn e drejtė, devijuan duke ndjekur udhėn e Balaamit, birit tė Beorit, i cili e deshi pagėn e paudhėsisė" (2 Pjetrit 2:13-15).

Qėllime tė pandershme

Nė greqisht, fjala 'qėllime tė pandershme' ('akatharsia') do tė thotė 'imoralitet' dhe 'papastėrti seksuale'. Thesaloniku qe zhytur nė fėlliqėsinė e imoralitetit, prandaj edhe armiqtė e ungjillit (drejtuesit fetarė tė Judenjve) e pėrdorėn njė situatė tė tillė pėr tė sugjeruar se Pali kishte ardhur nė qytet thjesht pėr tė pėrjetuar imoralitetin e atij vendi. Ata kujtonin se, po qe se do tė arrinin ta vinin krishtėrimin nė tė njėjtėn nivel me fetė pagane (tė cilat praktikonin lloj-lloj fallsifikimesh gjatė adhurimit), atėherė krishtėrimi do tė mundej pėrgjithmonė.

Njė akuzė e tillė na vėrteton se ishin drejtuesit e Judenjve ata, qė e kishin mendjen e fėlliqur, jo Pali. Edhe ai kishte qenė dikur njė farise, por tani Pali e kishte mendjen diku tjetėr: "Kini nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė" (Kolosianėve 3:2). Dikur, ai kishte jetuar sipas Ligjit, por Krishti e kishte ndihmuar qė ta ngrinte standartin e jetės sė tij nė njė nivel edhe mė tė lartė: "Kushdo qė shikon njė grua pėr ta dėshiruar, ka shkelur kurorėn me tė nė zemrėn e vet. Nė qoftė se syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse ėshtė mė mirė pėr ty qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehenėn gjithė trupi yt; dhe nė qoftė se dora jote e djathtė tė ēon nė mėkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehena gjithė trupi yt" (Mateu 5:27-30).

Dredhia

Nė greqisht, fjala 'dredhi' ('dolos') i referohet pėrdorimit tė mashtrimeve pėr t'i tėrhequr ata, qė nuk e kanė mendjen. Njė fjalė e tillė pėrdorej nė ato kohė prej peshkatarėve, kur bėhej fjalė pėr karremin, pėr tė zėnė peshk. Palin po e akuzonin, pra, se po i bėnte pėr vete njerėzit me anė dredhish e mashtrimesh. Zoti Jezus Krisht vėrtet tha: "Ndiqmėni dhe Unė do t’ju bėj peshkatarė njerėzish” (Mateu 4:19), por Ai nuk e kishte fjalėn kėtu pėr karremin e dredhisė, pėr tė cilin po e akuzonin drejtuesit fetarė Palin.

Pėr shekuj me rradhė, ka patur nga ata predikues, qė kanė pėrdorur lloj-lloj manipulimesh dhe mėnyrash tė pandershme pėr t'i bėrė pėr vete njerėzit. Kanė treguar histori tė egzagjeruara, gjysėm tė vėrteta, ose gėnjeshtra pėr ta bindur auditorin se janė vėrtet njerėz tė Perėndisė: "Por, edhe sikur ne ose njė engjėll i qiellit t’ju predikonte njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar, qoftė i mallkuar. Ashtu si e thamė mė pėrpara, po e them pėrsėri: Nė qoftė se dikush ju predikon njė ungjill tjetėr nga ai qė keni marrė, qoftė i mallkuar" (Galatasve 1:8-9)... "Ne kemi hequr dorė plotėsisht nga gjėrat e turpshme qė bėhen nė fshehtėsi, duke mos ecur me dinakėri, duke mos falsifikuar aspak fjalėn e Perėndisė, por duke shfaqur tė vėrtetėn, ne ia rekomandojmė veten tonė ndėrgjegjes sė ēdo njeriu pėrpara Perėndisė" (2 Korintasve 4:2).

Pėrfundim                      

"Sepse nuk jua bėmė tė njohur fuqinė dhe ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht, duke shkuar pas pėrralla tė sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dėshmitarė okular e madhėshtisė sė tij" (2 Pjetrit 1:16). Ka raste, kur duhet t'i dalim nė mbrojtje vetvetes, pėr shkak tė ungjillit, ashtu siē veproi edhe Pali. Mateo Henri ka thėnė: "Sinqeriteti i apostullit Pal u vėrtetua nga fakti se ai iu shmang ēdo lloj lakmie e komplimenti. Ai iu shmang gjithashtu edhe ambicjes dhe mendjemadhėsisė". Nė studimin tonė tė ardhshėm, do t'i hedhim njė sy pėrgjigjeve qė iu dha Pali akuzave tė drejtuara kundėr tij. 

© 15/3/2008