Prandaj edhe ne e falenderojmė pa
pushim Perėndinė, se kur ju keni marrė nga ne fjalėn e Perėndisė, e pritėt
atė jo si fjalė njerėzish, por, sikurse ėshtė me tė vėrtetė, si fjalė
Perėndie, qė vepron ndėr ju qė besoni. Sepse ju, o vėllezėr, u bėtė
imituesit e kishave tė Perėndisė qė janė nė Jude nė Jezu Krishtin, sepse
edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkėkombasve tuaj tė njėjtat gjėra, sikurse
edhe ata kanė vuajtur nga Judenjtė (1 Thesalonikasve 2:13-14).
Parathėnie
Pjesėmarrja sė bashku me besimtarėt e tjerė nė takimet, qė zhvillohen nė kishė, ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm nė pjekurinė dhe rritjen e tė krishterit. Nė kishė, ēdo besimtar mund tė gjejė udhėzim, inkurajim dhe ngushėllim. Natyrisht, nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė shkosh mirė me tė gjithė vėllezėrit dhe motrat nė Krishtin, por, nuk duhet tė ketė arsye pse tė heqim "dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin" (Hebrenjve 10:25).
Bashkėsia
e vėrtetė dhe Fjala e Perėndisė
Nėse Krishti, Fjala e Gjallė (shiko Gjoni 1:1), si edhe Bibla, fjala e shkruar, nuk janė nė qendėr tė bashkėsisė sonė, atėherė kjo bashkėsi ėshtė pa themel. Pa Krishtin dhe Biblėn, takimet tona nuk janė gjė tjetėr veēse takime shoqėrore. Ka shumė kisha, qė i bazojnė marrėdhėniet e tyre tė krishtera nė aktivitetet e kėsaj bote. Nė kisha tė tilla vihet re njė mungesė respekti ndaj autoritetit tė Biblės. Pėr mė tepėr, Krishti nuk nderohet si Zot: "Po tė themi se kemi bashkėsi me Tė, dhe ecim nė errėsirė, ne gėnjejmė dhe nuk e vėmė nė praktik tė vėrtetėn; por, po tė ecim nė dritė, sikurse ai ėshtė nė dritė, kemi bashkėsi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit tė tij, na pastron nga ēdo mėkat" (1 Gjonit 1:6-7). Pak rėndėsi ka sesa tė mikpritshėm e miqėsorė janė anėtarėt e njė kishe. Po qe se Krishti nuk nderohet dhe Bibla nuk predikohet nė atė kishė, atėherė ajo nuk i ngjan kishės sė Dhiatės sė Re: "Ata ishin ngulmues nė zbatimin e mėsimit tė apostujve, nė bashkėsi, nė thyerjen e bukės dhe nė lutje" (Veprat e Apostujve 2:42). Gjon Uesli ka thėnė: "Ju, sekte tė ndryshme, qė deklaroni: "Krishti ėshtė kėtu" e "Krishti ėshtė atje"! Vėrtetojeni pėrpara Perėndisė! Mė tregoni se ku jetojnė tė krishterėt!"
Bibla
e besuar me tė vėrtetė
Ē'ėshtė Bibla? Mos ėshtė, vallė, "Libri i Mirė", qė lexohet e studiohet vetėm prej disave? Shkrimet e Shenjta nuk janė thjesht njė pėrmbledhje thėniesh tė urta, tė lidhura brenda njė kapaku prej lėkure. Ato duhet tė veprojnė nė ne, d.m.th. Bibla duhet tė na e transformojė vazhdimisht zemrėn, shpirtin dhe mendjen. Apostulli Pal shkruan kėshtu tek Hebrenjve 4:12, "Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės"... "Besimi, pra, vjen nga dėgjimi, dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė" (Romakėve 10:17).
Fjala e Perėndisė sjell si rezultat rritjen shpirtėrore tė atyre, qė e besojnė. Ajo na udhėheq, na korrigjon dhe na fuqizon pėr t'i shėrbyer Zotit: "Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur prej kujt i mėsove, dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus. I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi, qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė" (2 Timoteut 3:14-17). Fjala, kur pranohet nė zemėr, ėshtė si fara e mirė e Mbretėrisė, qė lulėzon nė jetė tė pėrjetshme. Nė komentimin qė i kanė bėrė Biblės, autorėt Xhejmisėn, Foset dhe Braun kanė thėnė: "Fjala e Perėndisė, e pranuar nė zemrėn tėnde, shfaqet edhe nė jetėn tėnde, duke e treguar energjinė e saj nė efektet praktike qė ka mbi ty, p.sh. duke bėrė qė ti tė kesh durim kėmbėngulės nė momente vėshtirėsie".
Vuajtjet
dhe vėshtirėsitė
Ka momente, kur kisha e gjen veten nė situata, qė nuk i kontrollon dot. Kisha e hershme, p.sh. pėrjetoi pėrndjekje prej paganėve dhe Judenjve. Kurse ne, sot, ballafaqohemi me ligjet e mbrapshta tė qeverisė, me krishtėrimin fallco, si edhe me fetė e rreme. Probleme tė tjera dalin gjithashtu, kur dikush, qė nuk ėshtė i tė njėjtit mendim e fryme me ne, pėrpiqet tė shkaktojė pėrēarje. Ishin Judenjtė ata, qė filluan t'i pėrndiqnin tė krishterėt thesalonikas, duke pėrhapur gėnjeshtra tek paganėt, lidhur me besimtarėt, ashtu siē bėnė edhe nė Berea: "Por, kur Judenjtė e Thesalonikit morėn vesh se fjala e Perėndisė ishte shpallur nga Pali edhe nė Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmėn" (Veprat e Apostujve 17:13).
Nuk jetojmė nė njė vend pėrrallor, ku gjithēka ėshtė e pėrsosur. Pėrkundrazi, takohemi e shoqėrohemi nė kishė me njerėz tė vėrtetė, qė kanė probleme tė vėrteta. Kisha e vėrtetė (d.m.th. trupi lokal i besimtarėve) duhet t'i japė mbėshtetje ēdo besimtari, kur dalin konflikte, vėshtirėsi e pėrndjekje: "Qė tė mos kishte pėrēarje nė trup, por tė gjitha gjymtyrėt tė kenė tė njėjtin kujdes pėr njera-tjetrėn. Dhe nėse vuan njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė; kurse po tė nderohet njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt gėzohen bashkė me tė. Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrėt e tij, veē e veē" (1 Korintasve 12:25-27). Nėse kisha pėrndiqet e persekutohet, kjo do tė thotė se ajo po i qėndron besnike Krishtit. Gjon Uesli ka thėnė: "Tė njėjtat fryte, tė njėjtat vuajtje dhe e njėjta pėrvojė, nė ēdo vend e nė ēdo kohė, janė kriter i shkėlqyer i tė vėrtetės ungjillore". "Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen" (2 Timoteut 3:12).
Pėrfundim
Njė kishė, qė e adhuron Krishtin si Zot, qė bazohet nė autoritetin e fjalės sė Perėndisė dhe qė i jep mbėshtetje madje edhe anėtarit mė tė dobėt tė saj, mund tė pėrdoret prej Perėndisė pėr tė kryer vepra tė mėdha nė emėr tė Tij.
![]()
24/4/2008