Bij tė Dritės

“Por ju, vėllezėr, nuk jeni nė errėsirė, qė ajo ditė t’ju zėrė nė befasi si njė vjedhės. Tė gjithė ju jeni bij tė dritės dhe bij tė ditės; ne nuk jemi tė natės, as tė territ. Le tė mos flemė, pra, si tė tjerėt, por tė rrimė zgjuar dhe tė jemi tė esėll. Sepse ata qė flejnė, flejnė natėn, dhe ata qė dehen, dehen natėn” (1 Thesalonikasve 5:4-7).

Parathėnie

Ardhja e Zotit Jezus Krisht dhe rrėmbimi i kishės lart nė qiell, nuk ka pėr t'i habitur aspak ata, qė e ndjekin besnikėrisht Atė. Nė kėtė pasazh gjejmė udhėzime se si duhet ta jetojnė tė krishterėt jetėn e tyre tė pėrditshme. Ai qė nuk jeton nė shenjtėri, nuk ėshtė i pėrgatitur pėr ta takuar Zotin.

Bij tė dritės

Ne "ecim nė dritė", nėse i shkojmė pas Atij, qė ėshtė "drita e vėrtetė" (1 Gjonit 1:7; Gjoni 1:9). Tė krishterėt janė thirrur pėr t'iu mėnjanuar gjithēkaje, qė ėshtė prej errėsirės, sepse ajo qė nuk ėshtė prej dritės, ėshtė armik i shpirtit tonė. "Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē’lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin? Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im” (2 Korintasve 6:14-16). Nė vend qė tė mundemi prej errėsirės, qė ėshtė nė botė, neve na ėshtė dhėnė mandati pėr tė ndriēuar pėr Zotin, duke i sjellė kėshtu lavdi Atij: "Nata u thye dhe dita u afrua; le tė flakim, pra, veprat e errėsirės dhe tė veshim armėt e dritės" (Romakėve 13:12)... "Ju jeni drita e botės" (Mateu 5:14). Fjala "errėsirė" ėshtė simbol i gjendjes shpirtėrore sot nė botė: "Tė errėsuar nė mendje, tė shkėputur nga jeta e Perėndisė, pėr shkak tė padijes qė ėshtė nė ta dhe ngurtėsimit tė zemrės sė tyre" (Efesianėve 4:18). Fjala "dritė" i referohet perėndishmėrisė sė atyre, jeta e sė cilėve ėshtė transformuar dhe tani ata kanė marrė vendim pėr tė ecur nė shenjtėri: "Por ju jeni fis i zgjedhur, priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtė, njė popull i fituar, qė tė shpallni mrekullitė e atij qė ju thirri nga terri nė dritėn e tij tė mrekullueshme" (1 Pjetrit 2:9)..."Ai na nxori nga pushteti i errėsirės dhe na ēoi nė mbretėrinė e Birit tė tij tė dashur" (Kolosianėve 1:13).

Ėshtė e qartė se apostulli Pal po thotė se ata qė ecin nė errėsirėn e botės, nuk do tė jenė shpirtėrisht gati pėr ardhjen e Zotit. "Dhe dita e Zotit do tė vijė si njė vjedhės natėn; atė ditė qiejt do tė shkojnė me krismė, elementėt do tė shkrihen nga tė nxehtit dhe veprat dhe toka qė janė nė tė do tė digjen krejt. Pėrderisa tė gjitha kėto gjėra duhet tė shkatėrrohen, si tė mos duhet tė keni njė sjellje tė shenjtė dhe tė perėndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditės sė Perėndisė, pėr shkak tė sė cilės qiejt marrin flakė do tė treten, dhe elementėt tė konsumuar nga nxehtėsia do tė shkrihen?" (2 Pjetrit 3:10-12)... "Kujtohu, pra, se nga ke rėnė, pendohu, dhe bėj veprat e para; nė mos do tė vi sė shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tėnd nga vendi i vet, nėse nuk pendohesh" (Zbulesa 2:5).

Ata, qė do tė kapen nė befasi

Ata, qė do tė mbeten nė tokė (pa u rrėmbyer nė qiell) nė ditėn e ardhjes sė Krishtit, janė pikėrisht ata, qė janė shpirtėrisht nė gjumė dhe qė nuk pranojnė tė ecin nė shenjtėri. E si mund tė shpresojnė besimtarėt e pabindshėm se do tė kenė pjesė nė "shpresėn e lume" (Titit 2:13)? Dita e Zotit ka pėr tė qenė njė ditė e zhgėnjimit tė madh pėr shumė njerėz nė kishat tona. "Bėhuni pra imitues tė Perėndisė, si bij shumė tė dashur, edhe ecni nė dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij pėr ne, si ofertė e flijim Perėndisė, si njė parfum erėmirė. Por, ashtu si u ka hije shenjtorėve, as kurvėria, as ndonjė papastėrti, as kurnacėri tė mos zihet nė gojė midis jush; as pandershmėri, as tė folur pa mend e tė pėrqeshur, tė cilat nuk kanė hije, por mė tepėr tė ketė falenderime. Tė dini nė fakt kėtė: asnjė kurvar, ose i ndyrė ose kurnac, i cili ėshtė idhujtar, nuk ka ndonjė trashėgim nė mbretėrinė e Krishtit dhe tė Perėndisė. Askush tė mos ju gėnjejė me fjalė tė kota, sepse, pėr shkak tė kėtyre gjėrave, vjen zemėrimi i Perėndisė mbi bijtė e mosbindjes. Mos jini, pra, shokė me ta. Sepse dikur ishit errėsirė, por tani jeni dritė nė Zotin; ecni, pra, si bij tė dritės" (Efesianėve 5:1-8).

Fjala "flemė" nė vargjet e tekstit tė studimit tonė pėrshkruan pavėmendshmėrinė ndaj fjalės sė Perėndisė, jo vdekjen shpirtėrore. Gjon Uesli komenton kėshtu lidhur me kėtė varg: "Zgjohuni dhe rrini zgjuar, e duke qenė zgjuar, le t'i kemi gati tė gjitha organet e shqisave tona shpirtėrore ". Shėmbėlltyra e dhjetė virgjėreshave e ilustron bukur atė, qė po ndodh sot nė qarqet e krishtera (Mateu 25:1-13). Pėr mė tepėr, duket hapur qė egziston gjithashtu njė mungesė e tė qėnit esėll. Besimtarėt e vėrtetė nuk kanė nevojė "t'ia kalojnė mirė" nė kishė, duke e zhytur veten nė aktivitetet mėkatare tė jobesimtarėve. Jemi thirrur pėr tė qenė esėll nė ēdo drejtim. "Prandaj, ngjeshni ijėt e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresė tė plotė nė hirin qė do vijė mbi ju nė zbulesėn e Jezu Krishtit. Si bij tė bindur, mos iu pėrshtatni lakmive tė mėparshme kur ishit nė padijen tuaj, por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: “Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė” (1 Pjetrit 1:13-16)... "Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė" (1 Pjetrit 5:8)... "Rruga e tė pabesėve ėshtė si terri; ata nuk shohin atė qė do t’i rrėzojė" (Fjalėt e Urta 4:19).

Fjala "dehen" ka tė bėjė me gjendjen shpirtėrore tė atyre, qė jetojnė sipas standarteve tė kėsaj bote mėkatare. Njerėz tė tillė nuk janė as vigjilentė, as tė vėmendshėm ndaj gjėrave tė Perėndisė. Pėrkundrazi, ata e kėnaqin veten me ato gjėra, qė e shkatėrrojnė shpirtin. Mund tė na vijė keq pėr ata njerėz, qė e shkatėrrojnė trupin e tyre, duke pirė alkol, por duhet tė na vijė edhe mė shumė keq pėr ata, qė e mallkojnė shpirtin e tyre, duke jetuar si bota. " 16  sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. "Sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota" (1 Gjonit 2:16).

Pėrfundim                      

Besimtarėt e vėrtetė nuk jetojnė nė mėkat, duke rebeluar kundėr Perėndisė, por jetojnė pėr ta kėnaqur Atė, duke ecur nė shenjtėri. Ngaqė janė bij tė dritės, ata manifestojnė dritėn e Tij nė njė botė tė mbushur me errėsirė shpirtėrore. Shpirtrat do tė vijnė tek Krishti, vetėm atėherė kur kjo dritė e pėrjetshme ndriēohet prej besimtarėve. "Por shtegu i tė drejtėve ėshtė si drita e agimit, qė shkėlqen gjithnjė e mė mirė deri sa tė bėhet ditė e plotė" (Fjalėt e Urta 4:18)... "Ata qė kanė dituri do tė shkėlqejnė si shkėlqimi i kupės qiellore dhe ata qė do tė kenė ēuar shumė nė drejtėsi, do tė shkėlqejnė si yjet pėrjetė" (Danielit 12:3). 

© 21/8/2008