Prandaj ai qė i
pėrbuz kėto gjėra, nuk pėrbuz njė njeri, por Perėndinė qė ju dha edhe
Frymėn e tij tė Shenjtė. Sa pėr dashurinė vėllazėrore, nuk keni nevojė qė
tju shkruaj, sepse ju vetė jeni tė mėsuar nga Perėndia qė tė doni njeri
tjetrin. Sepse ju e bėni kėtė ndaj gjithė vėllezėrve qė janė nė gjithė
Maqedoninė; por ne ju bėjmė thirrje, vėllezėr, qė nė kėtė tė shtohemi
edhe mė shumė (1 Thesalonikasve 4:8-10).
Parathėnie
Si sillemi me njerėzit brenda dhe jashtė kishės? Pali na thotė se nuk duhet tė jemi me dy fytyra. Pa dyshim qė jeta jonė shpirtėrore duhet tė jetė e shenjtė, por shenjtėria jonė ndikon gjithashtu edhe nė mėnyrėn se si sillemi nė sytė e botės. Duhet tė jemi pasues besnikė tė Krishtit nė gjithēka: "Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, ti bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet Tij" (Kolosianėve 3:17).
Mos
pėrbuz!
Nėse i pėrbuzim apo i urrejmė tė tjerėt, atėherė nuk jemi pasues tė vėrtetė tė Krishtit. Sjellja jonė e paperėndishme iu tregon tė tjerėve se nuk jemi vėrtetė fėmijė tė Perėndisė. Ata qė pėrbuzin, kanė besim fallco. Ata qė gjejnė kėnaqėsi nė epshet e botės, nuk mund ta shfaqin dot dashurinė e Krishtit.
Dashuria
vėllazėrore
Pėr besimtarin, dashuria e krishterė ėshtė njė gjė e natyrshme dhe e vetvetishme. Nėse e ndjekim me tė vėrtetė Krishtin, atėherė automatikisht do t'i duam edhe ata, qė i pėrkasin Atij: "Shumė tė dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria ėshtė nga Perėndia dhe kushdo qė do, ka lindur nga Perėndia dhe e njeh Perėndinė. Ai qė nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri... Shumė tė dashur, nė qoftė se Perėndia na ka dashur nė kėtė mėnyrė; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin. Askush se ka parė ndonjėherė Perėndinė; po ta duam njeri-tjetrin, Perėndia qėndron nė ne dhe dashuria e tij ėshtė e pėrsosur nė ne" (1 Gjonit 4:7-8, 11-12). Ėshtė Fryma e Shenjtė Ai, qė na jep kapacitetin pėr tė dashur: "Dashuria e Perėndisė ėshtė derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė qė na ėshtė dhėnė" (Romakėve 5:5). Urdhėrimi pėr tė dashur tė tjerėt nuk ėshtė njė urdhėrim i ri. Gjithmonė plani i Perėndisė ka qenė qė fėmijėt e Tij tė jenė njerėz tė dashurisė: "Nuk do tė hakmerresh dhe nuk do tė mbash mėri kundėr bijve tė popullit tėnd, por do ta duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde. Unė jam Zoti" (Levitikut 19:18). Zoti Jezus Krisht e nxorri edhe mė shumė nė dritė kėtė lloj mėsimi: "Dhe Jezusi i tha: Duaje Zotin, Perėndinė tėnde me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendjen tėnde". Ky ėshtė urdhėrimi i parė dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashėm me kėtė, ėshtė: "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten". Nga kėto dy urdhėrime varet i tėrė ligji dhe profetėt (Mateut 22:37-40).
Ėshtė pikėrisht dashuria e krishterė ajo, qė e dallon besimtarin nga njerėzit e kėsaj bote. Tė tjerėt duhet ta vėnė re mirė kėtė dallim midis nesh dhe vetė atyre: "Prej kėsaj do tju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin (Gjoni 13:35). Njė dashuri e tillė nuk ėshtė njė opcion, por njė urdhėrim: "Duani njeri tjetrin me dashuri vėllazėrore; nė nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin" (Romakėve 12:10)... "Mbasi tė pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj sė vėrtetės me anė tė Frymės, pėr tė pasur njė dashuri vėllazėrore pa hipokrizi, tė doni fort njeri tjetrin me zemėr tė pastėr" (1 Pjetrit 1:22)... "Ky ėshtė urdhėrimi im: ta doni njėri-tjetrin, ashtu si unė ju kam dashur juve" (Gjoni 15:12). Kjo dashuri rritet gjithnjė e mė shumė, tek ballafaqohemi me situata e rrethana tė ndryshme, tė cilat na ofrojnė mundėsinė pėr ta praktikuar njė dashuri tė tillė.
Pėrfundim
![]()
© 5/7/2008