Prandaj, mbasi nuk
mundėm mė tė rezistonim, na u duk e pėlqyeshme tė qėndrojmė, tė vetėm,
nė Athinė, dhe dėrguam Timoteun, vėllanė tonė dhe shėrbenjės tė Perėndisė,
dhe bashkėpunėtorin tonė nė predikimin e ungjillit tė Krishtit, qė tju
fuqizojė dhe tju japė zemėr nė besimin tuaj, qė tė mos lėkundet askush
nė kėto pikėllime, sepse ju e dini vetė se pėr kėtė jemi caktuar. Sepse,
edhe kur ishim midis jush, ju parashikuam se do tė heqim vėshtirėsi, pikėrisht
sikurse ndodhi, dhe ju kėtė e dini (1 Thesalonikasve 3:1-4).
Parathėnie
Tė krishterėt e Thesalonikut pa dyshim qė u shqetėsuan shumė, kur morėn vesh se Pali po vuante e po pėrndiqej tmerrėsisht, pėr shkak se predikonte ungjillin. Por Pali, nė vend qė t'i thoshte vetes: "Oh, i mjeri unė, ē'mė gjeti!", u pėrpoq qė t'i inkurajonte besimtarėt thesalonikas. Ai u mėrzit, kur dėgjoi se edhe ata ishin tė mėrzitur pėr hatėr tė tij. Kjo na tregon sesa shumė e deshte apostulli kėtė kishė. Pali dhe shokėt e tij donin medoemos qė tė komunikonin me besimtarėt thesalonikas dhe t'i inkurajonin ata qė tė vazhdonin tė rriteshin nė besim: "Njė lajm i mirė nga njė vend i largėt ėshtė si ujė i freskėt pėr njė njeri tė lodhur dhe tė etur" (Fjalėt e Urta 25:25).
Inkurajimi
Pali dėshironte qė t'i shihte besimtarėt tė rriteshin edhe mė tė fortė nė besim, pavarėsisht nga vuajtjet qė mund tė kalonin. Fjala "fuqizoj" (nė greqisht: "sterizo") ka kuptimin e pėrforcimit tė njė godine, nė mėnyrė qė t'i bėjė ballė mė mirė stuhisė. Kurrė nuk duhet ta harrojmė se tė gjithė besimtarėt kanė nevojė pėr mbėshtetjen e njėri-tjetrit: "Sepse unė dėshiroj fort tju shoh pėr tju komunikuar ndonjė dhunėti frymėror, qė tė fortėsoheni" (Romakėve 1:11). Kur Pali thotė (tek vargu 2) se ai donte qė t'iu jepte zemėr besimtarėve tė Thesalonikut, ai nuk nėnkupton thjesht fjalė sentimentale. Zakonisht, dikujt qė ėshtė i sėmurė, i themi: "Tė shkuara", ose dikujt qė i ka vdekur njė i afėrm, i themi: "T'ju rrojnė tė tjerėt". Por Pali kėtu pėrdor fjalėn, qė ka kuptimin "inkurajoj" (nė greqisht: "parakleo"), nga e cila rrjedh edhe fjala "Paraklit", qė nė greqisht ėshtė emri i Frymės sė Shenjtė. "Paraklit" ka kuptimin e dikujt qė na qėndron afėr, pėr tė na ngushėlluar e pėr t'u lutur pėr ne, d.m.th. njė avokat: "Dhe unė do ti lutem Atit dhe ai do tju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju...Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do tju mėsojė ēdo gjė dhe do tju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė" (Gjoni 14:16, 26).
Asnjė i krishterė nuk mund tė mbijetojė pa fuqinė dhe mbėshtetjen e Frymės sė Shenjtė, si edhe pa inkurajimin e besimtarėve tė tjerė. Nė kishė, asnjė besimtar nuk ėshtė si ishull, d.m.th. ai nuk duhet tė punojė apo tė qėndrojė vetėm, i izoluar nga tė tjerėt. Duhet ta pranojmė se pa Krishtin dhe pa kishėn e Tij jemi tė dobėt: "Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė" (Gjoni 15:5)... "Qė tė mos kishte pėrēarje nė trup, por tė gjitha gjymtyrėt tė kenė tė njėjtin kujdes pėr njera-tjetrėn" (1 Korintasve 12:25).
Vuajtja
Pali thotė (tek vargu 3) se ai ishte "caktuar" qė tė vuante pėr kauzėn e Krishtit. Ata, qė sot predikojnė njė ungjill pasurie e shėndeti, nuk e kuptojnė dot atė qė thotė Pali nė kėtė varg. Mos, vallė, Pali po thotė gjėra negative, apo thjesht po e pranon se kėshtu do t'iu ndodhė tė gjithė atyre, qė do t'i dalin nė mbrojtje sė vėrtetės, duke e predikuar atė? "Dhe ti ndoqe nga afėr mėsimin tim, sjelljen, kėshillat, besimin, durimin, dashurinė, ngulmin, pėrndjekjet, vuajtjet qė mė ndodhėn nė Antioki, nė Ikonio, dhe nė Listra; ti e di ēfarė pėrndjekjesh hoqa, por Perėndia mė shpėtoi nga tė gjitha. Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen" (2 Timoteut 3:10-12)... "Duke fuqizuar shpirtėrat e dishepujve dhe duke i kėshilluar qė tė ngulmojnė nė besim, dhe duke thėnė se me shumė pikėllime duhet tė hyjmė nė mbretėrinė e Perėndisė" (Veprat e Apostujve 14:22).
Ndoshta Pali po mendonte se mos besimtarėt thesalonikas do tė kompromentoheshin me botėn e do ta braktisnin besimin, nga frika se mos vuanin edhe ata si ai. Ka tė ngjarė, gjithashtu, qė armiqtė e Palit po iu thonin njerėzve se vuajtjet e tij dėshmonin se ai nuk ishte i dėrguar prej Perėndisė, prandaj edhe ata nuk duhej t'i ndiqnin mėsimet e tij. Xhorxh F. Titmani ka thėnė: "Nė mes tė fatkeqėsisė, njeriu nuk duhet ta braktisė detyrėn e vet, kur joshet nga shpresa lajkatare e njė jete mė tė mirė". Pali iu thotė besimtarėve se kanė pėr tė ardhur kohė tė vėshtira. Prandaj ata nuk kanė pse tė tronditen prej lajmeve tė kėqija. Me pak fjalė, pra, ai iu thotė atyre se Perėndia e ka nėn kontroll situatėn, ndaj ata s'kanė pse tė shqetėsohen.
Pėrfundim
![]()
© 12/5/2008