Integriteti (Ndershmėria) Personale

“Ju jeni dėshmitarė, dhe Perėndia gjithashtu, si jemi sjellė me shenjtėri, me drejtėsi, pa tė meta, me ju qė besoni. Ju e dini gjithashtu se ne kėshilluam, ngushėlluam dhe i jemi pėrbetuar secilit prej jush, si bėn njė baba me bijtė e vet, qė tė ecni denjėsisht pėr Perėndinė, qė ju thėrret nė mbretėrinė dhe lavdinė e tij” (1 Thesalonikasve 2:10-12).

Parathėnie

Nė kėtė pasazh, Pali, pa u mburrur, iu solli ndėr mend besimtarėve thesalonikas mėnyrėn se si ai dhe grupi i tij misionar ishin sjellė, kur kishin qenė nė mes tyre. Me tre thėnie tė shkurtra, ai e pėrkufizon kėshtu integritetin e vėrtetė tė krishterė: 1) Jetoi me shenjtėri; 2) U soll me drejtėsi me tė gjithė; 3) Jeta e tij ishte pa tė meta. Kėshtu thotė edhe Mikaia 6:8, "O njeri, ai tė ka bėrė tė njohur atė qė ėshtė e mirė; dhe ēfarė tjetėr kėrkon Zoti nga ti, pėrveē se tė zbatosh drejtėsinė, tė duash mėshirėn dhe tė ecėsh pėrulėsisht me Perėndinė tėnd?". Pėr besimtarin, shenjtėria, drejtėsia dhe ndershmėria janė pjesė pėrbėrėse tė integritetit. Ato pėrshkruajnė mėnyrėn se si jetojmė pėr Perėndinė, mėnyrėn se si jetojmė pėrpara tė tjerėve, si edhe mėnyrėn se si jetojmė pėr vete. Gjon Uesli ka komentuar kėshtu mbi kėtė varg: "Me shenjtėri - pėrsa i pėrket gjėrave tė Perėndisė. Me drejtėsi - pėrsa i pėrket njerėzve. Pa tė meta - pėrsa i pėrket vetes sonė". Duke qenė se ishte babai i tyre shpirtėror, Pali dėshironte qė edhe besimtarėt thesalonikas tė kishin integritet personal.

Njė i krishterė qė mėkaton?

Po tė ishte gjallė sot, apostulli Pal nuk do ta kuptonte dot se si besimtarėt e sotshėm thonė se janė tė rilindur, e prapėseprapė, nuk shfaqin aspak shenja tė kėsaj lindjeje tė re. Tė sugjerosh se njė tė krishteri i lejohet tė mėkatojė (ngaqė ėshtė lindur mėkatar), ėshtė njėlloj sikur tė thuash se gjaku i Krishtit nuk ėshtė aq i fuqishėm, saqė ta ēlirojė kėtė tė krishterė prej tutelės dhe fuqisė sė mėkatit. Tre fjalėt e tekstit tė mėsipėrm (me shenjtėri, me drejtėsi dhe pa tė meta) na japin standartin e lartė tė jetės sė krishterė, qė edhe vetė Pali priste ta shihte nė kishė. Me pak fjalė, pra, besimtarėt thesalonikas duhej tė "ecnin denjėsisht pėr Perėndinė", duke vėrtetuar kėshtu transformimin e mrekullueshėm, qė kishte ndodhur nė jetėn e tyre.

Pali e inkurajon kishėn, qė ta imitojė mėnyrėn e tij tė jetesės: "Mė imitoni mua, ashtu si unė jam imitues i Krishtit" (1 Korintasve 11:1). Rruga e tė qėnit dishepull nuk ėshtė e lehtė. Pėrkundrazi, kjo rrugė kėrkon vėmendjen dhe pėrkushtimin tonė: "Si do tė shpėtojmė ne, nėqoftėse e lėmė pas dore njė shpėtim kaq tė madh?" (Hebrenjve 2:3). Tė jesh pasues i pėrkushtuar i Krishtit, do tė thotė tė paguash njė ēmim tė lartė. Bibla nuk ka lejon tė themi: "Hė, se s'ka problem se mėkatoj, sepse, nė fund tė fundit, njeri jam, s'jam Zot".

Tė ecurit denjėsisht

"Unė, pra, i burgosuri pėr Zotin, ju bėj thirrje qė tė ecni denjėsisht sipas thirrjes pėr tė cilėn u thirrėt" (Efesianėve 4:1)... "Qė tė ecni nė mėnyrė tė denjė pėr Zotin, qė t’i pėlqeni atij nė ēdo gjė, duke sjellė fryt nė ēdo vepėr tė mirė dhe duke u rritur nė njohjen e Perėndisė" (Kolosianėve 1:10). E vetmja mėnyrė, me anė tė sė cilės mund ta arrijmė atė, qė ėshtė me tė vėrtetė krishtėrim normal, ėshtė duke e pastruar "veten nga ēdo ndotje e mishit dhe e frymės dhe [duke e pėrfunduar] shenjtėrimin tonė nė druajtjen e Perėndisė" (2 Korintasve 7:1). Prandaj, pra, edhe Pali i shkroi kėshtu kishės sė korintasve: "Na pranoni; ne nuk i kemi bėrė padrejtėsi askujt, nuk kemi korruptuar askėnd, nuk ia hodhėm askujt" (2 Korintasve 7:2). Ēdo lloj ērregullsie apo hipokrizie nga ana jonė do tė bėjė qė emri i Perėndisė tė "blasfemohet ndėr johebrenj" (Romakėve 2:24).

Ka rėndėsi Mbretėria

Besimtarėt janė thirrur pėr tė mbretėruar me Krishtin (shiko 2 Timoteut 2:12). E si mund tė presim qė tė hyjmė nė Mbretėrinė dhe nė lavdinė e Tij qiellore, kur nuk e vrasim mendjen fare, nėse po ecim, apo jo, me integritet mbi kėtė tokė? "Kur tė shfaqet Krishti, jeta jonė, atėherė edhe ju do tė shfaqeni nė lavdi bashkė me tė" (Kolosianėve 3:4). Po nuk patėm nivelin mė tė lartė tė integritetit, atėherė nuk do tė hyjmė dot nė parajsė: "Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė" (Hebrenjve 12:14). Mateo Henri ka thėnė: "Privilegji ynė i madh ungjillor ėshtė ky: Perėndia na ka thirrur nė mbretėrinė dhe nė lavdinė e Tij. Pėrgjegjėsia jonė e madhe ungjillore ėshtė kjo: Tė ecim denjėsisht pėr Perėndinė. Duhet tė jetojmė si ata, qė janė thirrur me njė thirrje tė tillė tė lartė e tė shenjtė. Detyra jonė mė e rėndėsishme ėshtė qė ta nderojmė, t'i shėrbejmė dhe ta kėnaqim Perėndinė dhe tė pėrpiqemi pėr tė qenė tė denjė pėr Tė". "Dhe pėr kėtė lutem qė dashuria juaj tė teprojė gjithnjė e mė shumė nė njohuri dhe nė ēdo dallim, qė tė dalloni gjėrat mė tė mira dhe tė mund tė jeni tė pastėr dhe panjollė pėr ditėn e Krishtit" (Filipianėve 1:9-10).

Pėrfundim                      

Ēarls Spėrxhėni ka shkruar kėshtu: "Epitafi mė i mirė mbi varrin tėnd ėshtė karakteri i mirė. Ata qė tė deshėn dhe qė gjetėn ndihmė prej teje, do tė tė kujtojnė, ndėrsa numri i atyre qė kanė pėr tė tė harruar, do tė zvogėlohet. Gdhėnde emrin tėnd nė zemrat e njerėzve, jo mbi mermer". Mėnyra se si jetojmė na tregon se kush jemi. Njerėzit shohin sjelljen dhe veprimet tona. Integriteti ka tė bėjė me tė qėnit i rregullt me atė qė bėjmė e me atė qė themi. E kundėrta e integritetit ėshtė hipokrizia. A jemi tė ndershėm, besnikė dhe tė sinqertė nė jetėn tonė tė pėrditshme? A nxjerrim pretekste, kur nuk jetojmė sipas standarteve, qė na ka shfaqur Perėndia nė fjalėn e Tij? Ē'lloj shembulli jemi pėr besimtarėt e tjerė? Duhet tė jemi tė shenjtė, si nė mėnyrėn e tė sjellurit, ashtu edhe tė tė jetuarit, sepse jemi fėmijė tė Perėndisė, qė besojmė nė Bibėl: "Njerėzit e drejtė udhėhiqen nga ndershmėria" (Fjalėt e Urta 11:3).

© 12/4/2008