Sa pėr tė tjerat, pra, vėllezėr,
ju lutemi dhe ju bėjmė thirrje nė Zotin Jezus qė, sikundėr morėt prej nesh
se si duhet tė ecni pėr ti pėlqyer Perėndisė, kėshtu tė teproni edhe mė
shumė. Sepse ju e dini se ēurdhėrime ju lamė nga ana e Zotit Jezus (1
Thesalonikasve 4:1-2).
Parathėnie
Tė jesh i krishterė nuk do tė thotė tė jetosh sipas njė sistemi rregullash, por tė kesh njė karakter dhe njė mėnyrė jetese, qė ėshtė e pėlqyeshme nė sytė e Perėndisė. Kėtu pėrfshihet bindja ndaj Perėndisė dhe shenjtėria nė jetėn e pėrditshme. Kėsaj ēėshtjeje i referohet edhe apostulli Pal nė vargjet e mėsipėrme. Si besimtarė qė jemi, mėnyra se si sillemi ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me bindjen tonė ndaj fjalės sė Perėndisė. Pikėrisht, kjo bindje e kėnaq Atė. Thirrja, qė na bėhet nė kėto vargje, ėshtė njė thirrje e detyrueshme nė jetėn e krishterė: "Unė, pra, i burgosuri pėr Zotin, ju bėj thirrje qė tė ecni denjėsisht sipas thirrjes pėr tė cilėn u thirrėt" (Efesianėve 4:1)... "Kėtė, pra, po dėshmoj nė Zotin: tė mos ecni mė si po ecin ende johebrenjtė e tjerė" (Efesianėve 4:17)... "Ecni, pra, si bij tė dritės" (Efesianėve 5:8).
Thirrja
Fjalėt 'lutem' dhe 'bėj thirrje' na vėnė nė dukje faktin se sa e rėndėsishme ėshtė qė besimtari ta ndjekė Krishtin me besim dhe me shenjtėri. Vini re se si Pali e pėrshkruan kėtė fakt si njė urdhėrim: "O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė" (Romakėve 12:1-2)... "Duke provuar ēfarė ėshtė e pranueshme pėr Perėndinė" (Efesianėve 5:10). Pikėrisht nė kėtė pikė, i krishteri e hedh hapin e parė nė rrugėn e shenjtėrisė: "Sepse ecim nėpėrmjet besimit dhe jo nėpėrmjet vizionit" (2 Korintasve 5:7). Pas kėtij hapi tė parė duhet tė ketė vazhdimisht rritje e pėrparim, sepse shenjtėria ėshtė njė proēes, jo njė arritje.
Tė ecurit tonė
Para se tė shpikeshin mjetet e transportit, njeriu ecte mė kėmbė nga njė vend nė tjetrin. Tė ecurit ėshtė gjė e natyrshme. S'ėshtė pėr t'u habitur, pra, qė Bibla e pėrdor kėtė fjalė pėr tė na pėrshkruar jetėn tonė me Perėndinė: "Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete" (Zanafilla 5:24)... "Noeu ishte njė njeri i drejtė dhe i patėmetė midis bashkėkohėsve tė tij. Noeu eci me Perėndinė" (Zanafilla 6:9)... "Ecni tė tėrė nė rrugėn qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka caktuar, qė tė jetoni, tė keni mbarėsi dhe tė zgjatni ditėt tuaja nė vendin qė do tė pushtoni" (Ligji i Pėrtėrirė 5:33)... "Por, po tė ecim nė dritė, sikurse ai ėshtė nė dritė, kemi bashkėsi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit tė tij, na pastron nga ēdo mėkat" (1 Gjonit 1:7).
Ndoshta edhe ne kemi nevojė qė ta ngadalėsojmė hapin e tė ecim me Perėndinė. Kur rendim sa andej, kėtej, nuk kemi kohė pėr lutje, pėr reflektim, apo pėr meditim. Ka shumė besimtarė, qė kujtojnė se mund ta kėnaqin Perėndinė, vetėm duke vrapuar nga njėri aktivitet shpirtėror tek tjetri. Por mėnyra mė e mirė pėr ta kėnaqur Atė, ėshtė duke kaluar kohė me Tė: "Ki besim tė madh te Zoti; ji i fortė, ki zemėr; ki besim tė madh te Zoti" (Psalmi 27:14). Besimtarėt superaktivė mund tė duken siur janė mė tė fortė nė besim, sesa tė tjerėt, por Perėndia mendon ndryshe: "Por ata qė shpresojnė te Zoti fitojnė forca tė reja, ngrihen me krahė si shqiponja, vrapojnė pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur" (Isaia 40:31). Ne mund t'i marrim gjėrat me vrull, por Perėndia nuk nxitohet. Do tė vijė dita, kur do tė ngrihemi me krahė si shqiponja dhe do tė vrapojmė me trimat. Por, le tė mos harrojmė se edhe tė ecurit me Perėndinė ėshtė po aq i rėndėsishėm.
Krishtėrimi me bollėk
Nėse ecim me Zotin, jeta jonė e krishterė nuk ėshtė kurrė statike. Asnjėri prej nesh nuk e ka arritur pėrsosmėrinė shpirtėrore, por po rritemi drejt saj. Fshatari kėnaqet, kur sheh tė korrura tė mbara e me bollėk. Kėshtu edhe Perėndia kėnaqet, kur fėmijėt e Tij rriten nė Krishtin: "Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk" (Gjoni 10:10). Tek kalojmė kohė me Perėndinė, ngaqė jemi nė tokė pjellore, rritemi nė besim, pėr shkak se Perėndia na bekon me rezerva tė mjaftueshme: "Dhe Perėndia im do tė plotėsojė tė gjitha nevojat tuaja sipas pasurisė sė tij nė lavdi, nė Jezu Krisht" (Filipianėve 4:19). Ėshtė e lehtė tė kėnaqesh me veten e tė biesh nė gjumė, nė vend qė tė ecėsh me Perėndinė. Prandaj, ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrqėndrohemi aty, ku po na udhėheq Zoti. Nė kėtė mėnyrė, do tė jemi nė gjendje ta kryejmė detyrėn qė na ka dhėnė Ai. Xhon Uesli ka thėnė: "Pėr ta kėnaqur Perėndinė, nuk mjafton vetėm qė tė kesh besim, por duhet tė teprosh gjithnjė e mė shumė nė besim".
Pėrfundim
![]()
© 7/6/2008