Sa pėr kohėt dhe pėr stinėt, vėllezėr,
nuk keni nevojė qė tju shkruaj, sepse ju vetė e dini shumė mirė se dita
e Zotit do tė vijė, si njė vjedhės natėn. Sepse, kur thonė: "Paqe dhe
siguri," atėherė njė shkatėrrim i papritur do tė bjerė mbi ta, ashtu
si dhembjet e lindjes tė gruas shtatzėnė dhe nuk do tė shpėtojnė (1
Thesalonikasve 5:1-3).
Parathėnie
Shumė
njerėz janė munduar ta parashikojnė Ardhjen e Dytė tė Zotit Jezus Krisht. Nė
njė farė mėnyre, parashikime tė tilla filluan tė thureshin qė nė kohėn e
kishės sė hershme dhe vazhdojnė tė thuren edhe sot. Njė nga studimet, qė
ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm gjatė kėtyre dekadave tė fundit, ka
qenė eskatologjia, ose studimi i Shkrimeve biblike, qė kanė tė bėjnė me
Ditėt e Fundit. Por ky studim, sė bashku me famėn e tij, ka pėrhapur edhe
shumė ide tė pabazuara nė Bibėl. Qė nė fillim, besimtarėt kanė dashur
t'ia gjejnė pėrgjigjen pyetjes: "Kur do tė kthehet Krishti?" "Na
thuaj, kur do tė ndodhin kėto gjėra? Dhe cila do tė jetė shenja e ardhjes
sate dhe e mbarimit tė botės? (Mateu 24:3)... "Zot,
a do ta rivendosėsh nė kėtė kohė mbretėrinė e Izraelit? (Veprat e
Apostujve 1:6). Apostulli Pal pėrpiqet tė na japė njė pėrgjigje tė saktė
lidhur me Ardhjen e Dytė tė Krishtit.
Mos
i bini fyellit nė njė vrimė!
Ka tė ngjarė qė besimi i besimtarėve tė Thesalonikut po vihej vazhdimisht nė provė prej teorive fallco, qė kishin tė bėnin me ardhjen e Krishtit. Pali po iu thotė atyre se ai e kishte trajtuar njėherė kėtė ēėshtje, kur ai vetė iu kishte dhėnė atyre mėsim lidhur me ardhjen e Krishtit. Ata s'kishin nevojė pėr mėsime tė tjera, sepse e dinin gjithēka qė duhej ditur. Ndoshta, gjatė udhėtimit tė tij misionar nė atė qytet, Pali iu kishte mėsuar atyre profecitė e Obadias, Joelit, Amosit, Isaias, Danielit, Sofonias, Ezekielit, Zakarias dhe Malakisė, lidhur me ngjarjet e Ditėve tė Fundit. Pa dyshim, ai iua kishte pėrsėritur atyre vetė fjalėt e Krishtit lidhur me kėtė ēėshtje. Tani, atij s'i mbetej mė gjė tjetėr, veēse t'iua pėrforconte atyre atė, qė iua kishte mėsuar mė parė. Tė gjithė e dimė sesa gjė e bezdisshme ėshtė, kur kujtojmė se kemi mbaruar punė me njė doktrinė tė rreme, kur papritur, e shohim se ajo e ngre kokėn prapė lart e pėrpiqet tė na e shkatėrrojė besimin. "Tani sa pėr atė ditė dhe pėr atė orė, askush se di, as engjėjt e qiejve, por vetėm Ati im" (Mateu 24:36).
Si
hajduti natėn
Kthimi i Krishtit nuk do tė shpallet paraprakisht nėpėr gazeta, apo nė organet e tjera tė shtypit. Hajduti nuk i tregon tė zotit tė shtėpisė, se kur ka ndėr mend tė vijė e t'ia vjedhė shtėpinė. Por policia na paralajmėron qė tė jemi gati, nė mėnyrė qė t'i ruajmė ato qė kemi. Nė kėtė pasazh biblik, Pali nuk ka si qėllim qė tė na e pėrshkruajė Krishtin si dikė, qė do tė na zėrė me prasė nė dorė, por Pali thjesht pėrdor njė shprehje figurative, pėr tė na treguar se askush nuk e di se kur do tė vijė Zoti. "Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditėn as orėn nė tė cilėt do tė vijė Biri i njeriut (Mateu 25:13)... "Dhe dita e Zotit do tė vijė si njė vjedhės natėn" (2 Pjetrit 3:10)... "Kujto, pra, atė qė more dhe dėgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po tė mos rrish zgjuar, unė do tė vij te ti si vjedhės, dhe nuk do tė dish nė ēorė do tė vij te ti" (Zbulesa 3:3)... "Ja, unė po vij si vjedhės; lum ai qė rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta qė tė mos ecė i zhveshur dhe tė duket turpi i tij (Zbulesa 16:15). Ata qė caktojnė ditėn dhe orėn e ardhjes sė Krishtit, veprojnė nė kundėrshtim me mėsimin e qartė tė fjalės sė Perėndisė. "Nuk ju takon juve tė dini kohėt dhe momentet e pėrshtatshme, qė ka pėrcaktuar Ati me autoritetin e vet" (Veprat e Apostujve 1:7). Shumica e pasazheve biblike, nė tė cilat pėrdoret e njėjta shprehje figurative, kanė tė bėjnė me aspekte tė tjera tė Ditės sė Zotit. Por Shkrimet, qė kanė lidhje me Ardhjen e Dytė dhe Rrėmbimin Lart, na janė dhėnė pėr tė na pėrgatitur, sepse Ai do tė kthehet, ashtu siē e premtoi edhe Vetė: "Do tė kthehem dhe do tju marr pranė meje" (Gjoni 14:3). E megjithatė, pavarėsisht se cilės periudhė tė Ditėve tė Fundit i referohen pasazhet e ndryshme biblike, njė gjė ėshtė e qartė: ato e pėrgatisin kishėn pėr gjithēka, qė ka tė bėjė me ditėt e fundit tė historisė botėrore.
Paqe
botėrore
Atėherė
kur bota kujton se ka gjetur paqe, begati e siguri, atėherė ndoshta do tė jetė
koha kur do tė kthehet Zoti. Nuk mund tė ketė paqe tė vėrtetė pa "Princin
e Paqes" (Isaia 9:6). Por bota kujton se mund ta gjejė paqen pa
Krishtin, prandaj edhe e hedh poshtė dhe e pėrbuz ēdo gjė, qė ka tė bėjė
me ardhjen e Tij. "Sė pari duhet tė
dini kėtė, se nė ditėt e fundit do tė vijnė disa pėrqeshės, tė cilėt
do tė ecin sipas dėshirave tė veta, dhe do tė thonė: Ku ėshtė premtimi
i ardhjes sė tij? (2 Pjetrit 3:3-4). Ashtu si judenjtė, qė nuk deshėn
ta besonin se do tė jetonin nė robėri nė Babiloni, ashtu edhe bota do ta
mohojė ēdo lloj ideje, lidhur me gjykimin pėrfundimtar tė Perėndisė:
"Paqe, paqe," kur nuk ka paqe"
(Jeremia 6:14). Ja pra, kjo ėshtė njėra nga shenjat, qė na tregon mundėsinė
e Ardhjes sė Dytė tė Krishtit. Por, prapėseprapė, duhet tė tregojmė
kujdes, qė tė mos caktojmė data.
Gjithēka,
qė tė ēon drejt ardhjes sė Krishtit, i ngjason dhimbjeve tė lindjes. "Atėherė
do tė dėgjoni tė flitet pėr lufta dhe pėr ushtima luftash; ruhuni tė mos
shqetėsoheni, sepse tė gjitha kėto duhet tė ndodhin, por ende mbarimi nuk do
tė ketė ardhur" (Mateu 24:6). Ēdo ditė qė kalon, na sjell gjithnjė
e mė pranė "shpresės sė lume dhe
tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė
Jezu Krisht" (Titit 2:13)... "Dhe
kėtė aq mė shumė duhet tė bėjmė, duke ditur kohėn, sepse tanimė erdhi
ora tė zgjohemi nga gjumi, sepse shpėtimi ynė ėshtė mė afėr, se kur
besuam" (Romakėve 13:11).
Ardhja e Tij do ta habisė botėn, por jo kishėn, e sidomos besimtarėt, tė cilėt do ta kenė pėrgatitur veten pėr kėtė ngjarje. Le t'iu tregojmė tė tjerėve rreth kėsaj ardhjeje, por le t'i shmangemi caktimit tė datave. Bota dhe tė gjithė ata, qė jetojnė nė tė, janė tė humbur pa Krishtin. Edhe pse ngjarjet e ditėve tė fundit mund tė vonohen pėr ca kohė, e kemi pėr detyrė qė t'i paralajmėrojmė tė tjerėt rreth tyre. "Dhe dita e Zotit do tė vijė si njė vjedhės natėn; atė ditė qiejt do tė shkojnė me krismė, elementėt do tė shkrihen nga tė nxehtit dhe veprat dhe toka qė janė nė tė do tė digjen krejt. Pėrderisa tė gjitha kėto gjėra duhet tė shkatėrrohen, si tė mos duhet tė keni njė sjellje tė shenjtė dhe tė perėndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditės sė Perėndisė, pėr shkak tė sė cilės qiejt marrin flakė do tė treten, dhe elementėt tė konsumuar nga nxehtėsia do tė shkrihen?" (2 Pjetrit 3:10-12)... "Nė rast se unė i them tė pabesit: "Me siguri ke pėr tė vdekur," dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij" (Ezekielit 3:18).
Pėrfundim
![]()
© 9/8/2008