Dhe ne, o vėllezėr, mbasi mbetėm
pa ju pėr njė kohė tė shkurtėr, trupėrisht por jo me zemėr, u pėrpoqėm
edhe mė shumė, nga malli i madh, tė shohim pėrsėri fytyrėn tuaj. Prandaj
deshėm, tė paktėn unė Pali, tė vijmė te ju jo njė, por dy herė, por
Satani na pengoi. Cila nė fakt ėshtė shpresa jonė, a gėzimi, a kurora e
lavdisė? A nuk jeni pikėrisht ju, pėrpara Zotit tonė Jezu Krisht nė ardhjen
e tij? Ju jeni nė fakt lavdia dhe gėzimi jonė (1 Thesalonikasve
2:17-20).
Parathėnie
Tek Veprat e Apostujve 17:5-10, lexojmė rreth arratisjes sė Palit prej Thesalonikut, pėr shkak tė ligėsisė sė drejtuesve tė Judenjve: "Por Judenjtė, tė cilėt nuk kishin besuar, patėn smirė dhe morėn me vete disa njerėz tė kėqij nga ata tė rrugėve tė tregut dhe, si mblodhėn njė turmė, e bėnė rrėmujė qytetin; edhe sulmuan shtėpinė e Jasonit dhe kėrkonin ata pėr ti nxjerrė pėrpara popullit. Por, mbasi nuk i gjetėn, e hoqėn zvarrė Jasonin dhe disa vėllezėr pėrpara krerėve tė qytetit, duke thirrur: Ata qė e kanė bėrė rrėmujė botėn, kanė ardhur edhe kėtu, dhe Jasoni kėta i priti; tė gjithė kėta veprojnė kundėr statuteve tė Cezarit, duke thėnė se ėshtė njė mbret tjetėr, Jezusi. Edhe nxitėn popullin dhe krerėt e qytetit, qė i dėgjonin kėto gjėra. Por ata, mbasi morėn njė dorėzani nga Jasoni dhe nga tė tjerėt, i lejuan tė shkojnė. Atėherė vėllezėrit menjėherė natėn i nisėn Palin dhe Silėn pėr nė Berea dhe ata, sapo arritėn atje, hynė nė sinagogėn e Judenjve". Kėsaj ngjarjeje i referohet edhe Pali nė tekstin nė hyrje tė kėtij studimi.
Tė
penguar prej Satanait
Pali thotė se ishte Satanai ai, qė e kishte penguar atė qė tė kthehej nė Thesalonik, pėr t'i parė vėllezėrit e vet tė dashur e pėr t'iu shėrbyer atyre. Nė greqisht, fjala "pengesė" do tė thotė "tė hapėsh njė llogore (apo njė hendek) mes teje dhe armikut qė po tė afrohet, me qėllim qė ta parandalosh atė prej sė paturi sukses". Drejtuesit e Judenjve po pėrpiqeshin, me aq sa kishin mundėsi, pėr ta ndaluar Palin qė tė kthehej nė qytet dhe, pėr momentin, ia kishin arritur qėllimit. Nė Bibėl, ka shumė vargje tė tjera, qė flasin nė tė njėjtėn mėnyrė rreth Judenjve: "Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj" (Gjonit 8:44)... "Ja, unė do tė dorėzoj disa nga sinagoga e Satanit, qė e quajnė veten Judenj, dhe nuk janė" (Zbulesa 3:9). Ca komentatorė tė Biblės bėjnė sugjerimin se Pali po i referohej njė lloj sėmundjeje, e cila e pengonte atė qė t'i shihte besimtarėt thesalonikas: "Cili ishte, pra, gėzimi juaj? Sepse unė dėshmoj pėr ju se, po tė qe e mundur, ju do tė nxirrnit edhe sytė tuaj dhe do tė mi jepnit mua... Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, mu dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh" (Galatasve 4:15, 2 Korintasve 12:7). Por njė ide e tillė nuk i pėrshtatet asaj qė thonė letrat drejtuar thesalonikasve.
Kėtu e shohim qartė se ne nuk luftojmė kundėr atyre qė na kundėrvihen, kushdo qofshin ata - qeveria, feja, apo individė tė caktuar. Lufta jonė drejtohet kundėr Satanait, qė i frymėzon kundėrshtarėt tanė: "Sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore" Efesianėve 6:12). Satanai dhe demonėt e tij veprojnė nėpėrmjet njerėzve, sepse ata mund tė ndodhen vetėm nė njė vend tė caktuar e nė njė kohė tė caktuar. Satanai dhe demonėt nuk janė as tė plotfuqishėm, as tė kudondodhshėm. Kudo qė Perėndia tė jetė duke ndėrtuar Mbretėrinė e Tij, s'ka dyshim se aty ėshtė edhe Satanai me skuadrėn e tij shkatėrruese: "Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar" (Gjoni 10:10). Nė momentin kur i dalim pėrkrah Perėndisė, djalli na afrohet pėr tė na akuzuar: "Pastaj mė bėri tė shoh kryepriftin Jozue, qė qėndronte drejt pėrpara engjėllit tė Zotit, dhe Satanai qė rrinte nė tė djathtėn e tij pėr ta akuzuar" (Zakaria 3:1).
Njė
rrugėzgjidhje
Pali nuk hoqi dorė sė pėrpjekuri, edhe pse nuk mund t'iu gjendej pranė besimtarėve tė tjerė. Pėrkundrazi, ai iu shkroi atyre letra shpirtėrore. Perėndia gjithmonė e pėrgatit njė rrugėzgjidhje, me qėllim qė fjala e Tij t'iu bjerė nė dorė atyre, qė e kėrkojnė tė vėrtetėn. Nuk ka fuqi mbi tokė apo nė Ferr, qė tė mund ta pengojė Perėndinė. Po qe se Satanai do tė kishte mundur ta pengonte Perėndinė, atėherė dy letrat drejtuar thesalonikasve as nuk do tė ishin shkruar fare, as nuk do tė gjendeshin nė Bibėl, pėr tė na inkurajuar edhe neve: "Ju keni kurdisur tė kėqija kundėr meje, por Perėndia ka dashur qė ti shėrbejė sė mirės, pėr tė kryer atė qė po ndodh sot: tė mbash gjallė njė popull tė shumtė" (Zanafilla 50:20).
Pse u mundua kaq shumė Pali? Pėrgjigja gjendet nė faktin se ai i donte ata, tė cilėve po iu shėrbente. Kjo shihet nė vargun qė thotė se ai ishte larg tyre trupėrisht, por "jo me zemėr" (vargu 17). Pengesa djallėzore, nė vend qė t'ia pakėsonte Palit dashurinė pėr vėllezėrit besimtarė, ia shtoi atij atė edhe mė shumė. Kjo letėr, e dorėzuar prej Timoteut, ishte dėshmia qė vėrtetonte se Pali as nuk i kishte harruar tė krishterėt nė Thesalonik, as nuk e kishte dobėsuar dashurinė e tij pėr ta, pėr shkak tė vuajtjeve tė tij personale. Pėrkundrazi, Pali donte t'i shihte ata edhe mė shumė.
Pėr tė, besimtarėt thesalonikas ishin kurora e lavdisė dhe e gėzimit, nė ditėn e ardhjes sė Krishtit. Nė komentimin qė i bėn kėtij vargu, Dhiata e Re e Popullit thotė: "Ashtu si fituesi i lojrave olimpike i drejtohej kurorės, si dėshmi e fuqisė sė tij, ashtu edhe Pali i drejtohej kishave tė johebrenjve si dėshmi e shėrbesės sė tij". Kėta besimtarė ishin dėshmia e dashurisė sė tij pėr Krishtin dhe pėr ungjillin. Pali gjithė jetėn kishte punuar pėr t'i parė tė tjerėt tė shpėtuar e duke ndjekur Krishtin: "Dhe ne nuk mburremi pėrtej masės pėr punėt e tjetrit, por kemi shpresė se, duke u rritur besimi juaj, ne do tė kemi njė konsideratė mė tė madhe ndėr ju, sipas cakut tonė" (2 Korintasve 10:15). Kemi pėr ēfarė tė gėzohemi, kur e shohim se ata, tė cilėve iu kemi treguar mė parė pėr Krishtin, po rriten nė Zotin: "Sepse u gėzova shumė kur erdhėn disa vėllezėr dhe dėshmuan pėr besnikėrinė tėnde ndaj sė vėrtetės, se si ecėn ti nė tė vėrtetėn. Nuk kam gėzim mė tė madh nga ky: tė dėgjoj se bijtė e mi ecin nė tė vėrtetėn" (3 Gjonit: 3-4)... "Prandaj, o vėllezėr tė dashur dhe fort tė dėshiruar, gėzimi dhe kurora ime, qėndroni kėshtu nė Zotin, o shumė tė dashur" (Filipianėve 4:1).
Pėrfundim
![]()
© 3/5/2008