Pėr kėtė arsye edhe
unė, mbasi nuk rezistoja mė, dėrgova tė marr vesh pėr besimin tuaj, se mos
ju kishte tunduar tunduesi, dhe mundimi ynė tė kishte shkuar kot (1
Thesalonikasve 3:5).
Parathėnie
Pali u gėzua, kur dėgjoi se tė krishterėt nė Thesalonik po rriteshin nė besim, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, persekucioni dhe vuajtjet. Ai e kishte merak mirėqėnien e tyre shpirtėrore, ndaj edhe e dėrgoi Timoteun, si pėr t'i inkurajuar thesalonikasit, ashtu edhe pėr t'i sjellė atij vetė lajm rreth tyre.
Shqetėsimi
Ka tė ngjarė qė Pali tė ketė qenė nė agoni shpirtėrore, ndėrsa priste lajm prej Thesalonikut. Ishte i shqetėsuar, ngaqė Satanai po mundohej t'iua shkatėrronte thesalonikasve besimin, duke i tėrhequr drejt rrugėve tė vjetra pagane. Prandaj edhe Timoteu kishte si detyrė qė t'i inkurajonte dhe t'iu pėrcillte atyre lajme nga Pali, si dhe t'i raportonte Palit ato qė kishte parė e dėgjuar prej besimtarėve tė Thesalonikut. Po qe se besimtarėt do tė ishin kthyer tek feja e rreme dhe tek mėkati, atėherė tėrė pėrpjekjet e shpenzuara pėr t'i kthyer ata tek Krishti, do tė kishin shkuar dėm. Mateo Henri ka thėnė: "Nėse djalli nuk arrin t'i pengojė pastorėt prej sė predikuarit tė fjalės e tė doktrinės, atėherė ai do ta pengojė, me sa tė ketė mundėsi, suksesin e punės sė tyre".
A kishte Pali tė drejtė tė shqetėsohej? Ai e dinte se nė ē'mėnyrė punonte e thurte plane Satanai pėr ta shkatėrruar ungjillin: "Qė tė mos na mposhtė Satanai, sepse ne i dimė qėllimet e tij" (2 Korintasve 2:11). Ai e dinte gjithashtu se askush nuk ėshtė i pėrjashtuar prej tundimit: "Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit" (Efesianėve 6:11).
Plani
i Satanait
Nuk duhet tė jemi tė paditur lidhur me qėllimin e tij pėrfundimtar: "Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė. Kundėrshtojeni, duke qėndruar tė patundur nė besim, sepse e dini se tė njėjtat vuajtje po i heqin vėllezėrit tuaj tė shpėrndarė nėpėr botė" (1 Pjetrit 5:8-9). Ndoshta dėrgimi i Timoteut kishte si qėllim parandalimin e njė sulmi tė tillė satanik mbi besimtarėt thesalonikas. Nuk kaloi shumė kohė, kur mėsuesit e rremė erdhėn vėrtet nė kishė dhe mbollėn farat e dyshimit: "Tė mos lejoni qė menjėherė tju prishet mendja ose tė trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjė letre gjoja tė shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit" (2 Thesalonikasve 2:2). Nėse djalli e tundoi Jezusin, qė ta hidhte poshtė detyrėn e Tij, atėherė, me siguri, qė ai do tė pėrpiqet pėr tė na mashtruar e pėr tė na larguar edhe ne prej Krishtit (shiko Mateu 4:1-11).
Pali e dinte se nuk duhet nėnvlerėsuar armiku i shpirtit tė njeriut. Nė fakt, kjo ėshtė hera e dytė, qė ai pėrmend veprimtarinė e Satanait: "Prandaj deshėm, tė paktėn unė Pali, tė vijmė te ju jo njė, por dy herė, por Satani na pengoi" (1 Thesalonikasve 2:18). Nė kishėn e sotme, ka ca qė kujtojnė se janė nė gjendje ta mposhtin Satanain, ndaj edhe bėjnė ca komente pa mend rreth tij: "Por kryeengjėlli Mikael, kur nė kundėrshtim me djallin debatonte pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi tė shqiptojė njė gjykim fyes, por tha: Zoti tė qortoftė! (Judeut :9). Djalli do t'i mposhtė mendjemėdhenjtė, por ne do tė korrim fitore mbi tė, pėrsa kohė qė i qėndrojmė besnikė udhėzimeve qė na janė dhėnė nė fjalėn e Perėndisė, d..m.th. duhet tė ecim nė shenjtėri: "Ne dimė se kushdo qė ka lindur nga Perėndia nuk mėkaton; ai qė ka lindur nga Perėndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atė" (1 Gjonit 5:18), duhet tė kemi brenda nesh praninė e Frymės sė Shenjtė: "Ju jeni prej Perėndisė, o djem tė rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai qė ėshtė nė ju ėshtė mė i madh se ai qė ėshtė nė botė" (1 Gjonit 4:4) dhe duhet t'i nėnshtrohemi Zotit: "Nėnshtrojuni, pra, Perėndisė, kundėrshtoni djallin dhe ai do tė largohet nga ju! Afrohuni te Perėndia dhe ai do tju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mėkatarė; dhe pastroni zemrat o njerėz me dy mendje!" (Jakobit 4:7-8). Fitorja fitohet me anė tė besimit: "Sepse ēdo gjė qė ka lindur nga Perėndia e mund botėn; dhe kjo ėshtė fitorja qė e mundi botėn: besimi ynė. Cili ėshtė ai qė e mund botėn, veē se ai qė beson se Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė?" (1 Gjonit 5:4-5).
Pėrfundim
![]()
© 17/5/2008