Pėr tu bėrė kėshtu shėmbull
pėr tė gjithė besimtarėt e Maqedonisė dhe tė Akaisė. Nė fakt prej jush
jehoi fjala e Perėndisė jo vetėm nė Maqedoni dhe nė Akai, por edhe nė ēdo
vend u pėrhap besimi juaj tek Perėndia, sa qė ne skemi nevojė tė themi
ndonjė gjė, sepse vetė ata tregojnė pėr ne, si qe ardhja jonė ndėr ju si
u kthyet nga idhujt te Perėndia, pėr ti shėrbyer Perėndisė sė gjallė e
tė vėrtetė, dhe pėr tė pritur prej qiejve Birin e tij, tė cilin ai e
ngjalli prej sė vdekurish, Jezusin, qė na ēliron nga zemėrim qė po vjen.
(1 Thesalonikasve 1:7-10).
Parathėnie
E kemi parė tanimė se si tė krishterėt thesalonikas dėshironin ta vinin nė praktikė atė mesazh, qė iu solli apostolli Pal. Jeta dhe fuqia e njė kishe nuk varet shumė nga aktivitetet e saj, por nga mėnyra se si bashkėsia i pėrgjigjet predikimit tė fjalės sė Perėndisė. Ja, pra, ku kemi njė kishė, e cila, jo vetėm qė e besonte ungjillin, por kishte gjithashtu edhe njė ndikim tė madh tek besimtarėt e tjerė, si afėr, ashtu edhe larg.
Ishin shembull
Pali iu bėn kompliment kėtyre tė krishterėve, duke iu treguar sesa shumė vlerėsoheshin ata prej tė tjerėve. Njė lloj vlerėsimi i tillė ėshtė akoma mė i ēmuar, kur vėmė re se Pali kurrė nuk foli kėshtu pėr ndonjė kishė tjetėr. Fjala "shembull" rrjedh nga fjala greke "tupos", nga e cila vjen edhe fjala nė anglisht "tip". "Shembull" do tė thotė "njė shenjė e lėnė pas goditjes". Njė kuptim tjetėr i kėsaj fjale ka tė bėjė me vulėn, qė lė unaza mbi dyllin e nxehtė. Prandaj, pra, tė krishterėt thesalonikas ishin shembulli i vėrtetė i krishtėrimit, njė shembull, qė tė tjerėt mund ta imitonin nė jetėn e tyre. Kėta tė krishterė ishin tė njohur pėr jetėn e tyre tė shenjtė, si edhe pėr zellin, qė kishin pėr Krishtin.
Ishin lajmėtarė tė
sė vėrtetės
Nė vargun e mėsipėrm, fjala "jehoi" na tregon se tė krishterėt thesalonikas e shpallnin fjalėn e Perėndisė me guxim e pa frikė. Nė greqisht, fjala "execheomai" do tė thotė "eko", duke na treguar kėshtu se kėta besimtarė e shpallnin herė pas here (pa pushim) lajmin e mirė. Kjo fjalė pėrdoret gjithashtu edhe kur bėhet fjalė pėr rėnien e burisė nė betejė. Prandaj, pra, e shohim se tė krishterėt thesalonikas nuk i besonin njė tė vėrtete tė kompromentuar: "Sepse, po tė japė buria njė tingull tė panjohur, kush do tė pėrgatitet pėr betejė?" (1 Korintasve 14:8). Ata ishin misionarė ungjillorė, tė cilėt, sa herė qė kishin mundėsi, i treguan botės rreth fuqisė jetė-ndryshuese tė ungjillit. Kishat e sotme duhet ta marrin nė konsideratė njė shembull tė tillė.
U kthyen nga feja
pagane
Pothuajse ēdo industri kishte zotin e vet, qė e mbronte. Ēdo shtėpi kishte njė statujė, pėr ta mbrojtur nga problemet. Individėt mbanin varse tė varura nė qafė, si shenjė mbrojteje. Thesaloniku ishte njė qytet shumė superticioz (qė besonte tek bestytnitė). Edhe sot, jeta ėshtė pothuajse njėlloj, siē ishte 2 mijė vjet mė parė: njerėzit prapė i varin shpresat tek shenjtorėt, hajmalitė, gurėt prej kristali, apo ikonat fetare: "Ju e dini se, kur ishit paganė, tėrhiqeshit pas idhujve tė pagojė, nėn shtytje tė ēastit" (1 Korintasve 12:2).
Sot, ata qė vijnė tek Krishti, duhet tė vijnė pikėrisht ashtu siē erdhėn edhe njerėzit e shekullit tė parė. Katoliku duhet ta lėrė Marien dhe adhurimin e shenjtorėve. Myslimani duhet ta hedhė poshtė myslimanizmin dhe Kuranin. Judeu duhet t'i lėrė mėnjanė traditat dhe ritet e tij fetare. Ateisti duhet ta mohojė teorinė e evolucionit. Ajo qė e mban njeriun larg Krishtit, duhet tė hiqet nga froni, me qėllim qė Krishti tė zėrė vendin qė i takon.
I shėrbyen Perėndisė
Nuk mjafton vetėm qė tė heqim dorė nga e liga dhe tė jetojmė njė jetė tė shenjtė, sepse mėkatari, po nuk u kthye tek Perėndia pėr t'i shėrbyer Atij, atėherė ai ėshtė i humbur. Tė kthyerit prej adhurimit tė idhujve nuk ka kuptim, po qe se mėkatari nuk kthehet tek Krishti. Por, gjithashtu, ėshtė po aq e rėndėsishme qė, sapo tė kthehemi tek Ai, tė vazhdojmė t'i shėrbejmė dhe t'i bindemi Atij: "Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė ka nxjerrė nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė. Nuk do tė kesh perėndi tė tjera pėrpara meje. Nuk do tė bėsh asnjė skulpturė apo shėmbėlltyrė tė gjėrave qė janė atje lart nė qiell, kėtu poshtė nė tokė apo nė ujėrat poshtė tokės. Nuk do tė biesh pėrmbys para tyre dhe nuk do tu shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xhelos qė dėnon paudhėsinė e etėrve ndaj bijve deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė, por tregohem i dashur ndaj mijėra njerėzish qė mė duan dhe respektojnė urdhėrimet e mia" (Ligji i Pėrtėrirė 5:6-10). Shkurtimisht, pra, Perėndia nuk e toleron besnikėrinė e dy-anshme. Ai nuk ėshtė ndihmės-piloti i jetės sonė, por ėshtė Perėndia i Gjithpushtetshėm, shėrbėtorėt e tė Cilit jemi thirrur pėr t'u bėrė edhe ne.
Ishin gati pėr t'u
takuar me Krishtin
Kjo kishė e priste me padurim ardhjen e Krishtit. Anėtarėt e saj ishin tė bindur se Zoti Jezus Krisht do tė kthehej nė tokė pėr tė themeluar Mbretėrinė e Tij: Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell (Veprat e Apostujve 1:11). E besonin kėtė, ngaqė e kishin pranuar faktin se Jezusi u ngjall vėrtet (me gjithė trup) prej sė vdekuri.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė, nė kishat e sotme, kjo e vėrtetė e mrekullueshme ėshtė kthyer thjesht nė njė seri parashikimesh tė ēmendura. Premtimi i marrjes sė besimtarėve nė qiell ėshtė kthyer nė njė mjet shpirtėror, pėr t'i shpėtuar "zemėrimit qė po vjen". Pėrkundrazi, ky premtim u dha si burim ngushėllimi, jo vetėm nė jetėn e ardhshme, por edhe nė kėtė jetė: "Sepse, po tė besojmė se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmė gjithashtu qė Perėndia do tė sjellė me tė, me anė tė Jezusit, ata qė kanė fjetur. Dhe kėtė po jua themi me fjalėn e Zotit: ne tė gjallėt, qė do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė jemi pėrpara atyre qė kanė fjetur, sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin. Ngushėlloni, pra, njėri-tjetrin me kėto fjalė" (1 Thesalonikasve 4:14-18). Njohuria e ardhjes pėrsėri tė Jezusit nuk na jep vetėm shpresė pėr tė ardhmen, por edhe na inkurajon dhe na pajis pėr tė tashmen. Tek e shohim historinė, qė vrapon drejt fundit tė profetizuar tė saj, ėshtė e rėndėsishme qė t'i shėrbejmė Perėndisė me besim: "Po kur tė vijė Biri i njeriut, a do tė gjejė besim mbi tokė? (Luka 18:8).
Pėrfundim
![]()
© 1/3/2008