Pa tė meta nė shenjtėri

“Po vetė Perėndia, Ati ynė, dhe Zoti ynė Jezu Krishti e sheshoftė rrugėn tonė pėr te ju. Dhe Zoti shtoftė dhe teproftė nė dashurinė pėr njeri tjetrin dhe pėr tė gjithė, ashtu si edhe ne ndaj jush, pėr tė bėrė tė pa tundura zemrat tuaja, pa tė meta nė shenjtėri pėrpara Perėndisė dhe Atit tonė, nė ardhjen e Perėndisė sonė Jezu Krisht bashkė me gjithė shenjtorėt e tij” (1 Thesalonikasve 3:11-13).

Parathėnie

Pali e pėrfundon kėtė pjesė tė letrės sė tij me njė lutje pėr besimtarėt thesalonikas. Ai, jo vetėm qė lutet qė tė hapet rruga qė ai tė shkojė e t'i shohė, por gjithashtu qė ata tė vazhdojnė tė ecin nė shenjtėri.

Lutje specifike

Pali lutet nė mėnyrė specifike nė kėto vargje. Kur ne lutemi, e kemi zakon t'i biem rreth e rrotull, nė vend qė tė hyjmė drejt e nė temė. Tė lutesh nė mėnyrė specifike, do tė thotė ta sjellėsh pėrpara Perėndisė atė qė tė shqetėson nė zemėr. Tė luturit nė kėtė mėnyrė tregon se vėrtet po presim udhėheqje e drejtim nga Zoti. Shpeshherė, takimet tona tė lutjeve janė tė mbushura me fjalime, jo me pėrgjėrime. I japim mėsim Perėndisė se ē'duhet tė bėjė, nė vend qė tė kėrkojmė vullnetin e Tij. Nuk duhet tė kemi frikė tė vijmė para Zotit me nevojat e dėshirat tona, por duhet tė jemi tė gatshėm pėr ta pranuar pėrgjigjen e Tij, edhe kur ajo tė mos jetė ashtu siē e kishim menduar. Ne kujtojmė se dimė shumė, por Perėndia di edhe mė shumė. Ai e di se ē'ėshtė mė e mira pėr ne. Vans Havneri ka thėnė: "Lutja mund tė mos na sjellė atė qė dėshirojmė, por na mėson tė dėshirojmė atė, pėr tė cilėn kemi nevojė".

Lutje pėr dashuri mė tė madhe

Fjala 'dashuri' e pėrdorur nė kėtė varg ėshtė fjala greke 'agape'. Ėshtė njė lloj dashurie, tė cilėn njeriu nuk ėshtė nė gjendje ta praktikojė. Nėse Krishti nuk ėshtė Zot i jetės sonė, dashuria 'agape' ėshtė e paarritshme. Njė dashuri e tillė ėshtė aktive, ngaqė duhet ndarė me bashkėbesimtarėt e tjerė, si edhe me ata, qė nuk e njohin akoma Zotin. Njė dashuri e tillė nuk njeh kufij. Ėshtė e lehtė tė tėrhiqesh e tė mbyllesh nė vetvete, kur tė persekutojnė tė tjerėt. Pali i inkurajon besimtarėt thesalonikas qė t'i qėndrojnė larg njė kurthi tė tillė e qė t'iua shtrijnė dorėn tė tjerėve, nė vend qė tė bėhen egoista. Dashuria e vėrtetė e krishterė shtrihet aq shumė, saqė arrin t'i prekė edhe armiqtė e saj.

Pali i kishte lavdėruar njėherė tė krishterėt e Thesalonikut pėr dashurinė e tyre: "Duke kujtuar vazhdimisht veprėn tuaj tė besimit, mundimin e dashurisė suaj dhe qėndrueshmėrinė e shpresės nė Zotin tonė Jezu Krisht pėrpara Perėndisė, Atit tonė" (1 Thesalonikasve 1:3). Por gjithmonė ka vend pėr pėrmirėsim. Njė lloj dashurie e tillė i pėrmbush tė gjitha kėrkesat e ligjit: "Ai qė e do tjetrin e tij e ka pėrmbushur ligjin" (Romakėve 13:8)..."Nė qoftė se ju mė tė vėrtetė e pėrmbushni ligjin mbretėror sipas Shkrimit: “Duaje tė afėrmin tėnd si vetveten”, bėni mirė" (Jakobi 2:8).

Lutje pėr shenjtėri mė tė madhe

Shenjtėria nuk bazohet nė vepra, apo nė detyrime, por, pėrkundrazi, bazohet fuqimisht nė themelin e dashurisė. Ka nga ata njerėz, qė e konsiderojnė shenjtėrinė si pėrsosmėri morale. Por shenjtėria ėshtė thjesht tė veēuarit mėnjanė pėr t'u pėrdorur prej Perėndisė. Shenjtėria, pra, nuk ėshtė njė arritje, por njė mėnyrė jetese. Nuk mund tė synojmė pėr tė qenė pa tė meta, por mund tė marrim vendim pėr ta ndjekur Frymėn e Shenjtė, ashtu siē na udhėheq Ai: "Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė" (Romakėve 8:14)..."I cili edhe do t’ju vėrtetojė deri nė fund, qė tė jeni tė paqortueshėm nė ditėn e Zotit tonė Jezu Krishtit" (1 Korintasve 1:8).

Ajo qė duhet tė kemi parasysh, ėshtė ardhja e dytė e Jezus Krishtit. Si do tė jetonim, po ta dinim se Zoti do tė kthehej sot? Do tė ecnim gjithmonė pa tė meta nė shenjtėri. Kėtė thotė edhe Pali: "Jetoje jetėn sikur ta dije se Jezusi do tė vinte sot". Sjellja dhe karakteri janė tė pandara nga njėra-tjetra. Prandaj, pra, mėnyra se si e jetojmė jetėn, tek presim ardhjen e Krishtit, ėshtė shumė e rėndėsishme. Duhet t'i jemi tė pėrkushtuar Zotit me gjithė shpirt dhe ta largojmė veten nga ēdo gjė qė mund ta ofendojė Atė. Gjoni e pėrforcon atė qė thotė Pali: "Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai. Dhe kushdo qė e ka kėtė shpresė nė tė, le ta pastrojė veten, siē ėshtė i pastėr ai" (1 Gjonit 3:2-3).

Pėrfundim                      

Ėshtė interesant fakti se si Pali, nė lutjen e tij, e lidh dashurinė vetėmohuese dhe shenjtėrinė me ardhjen e dytė tė Krishtit. Kjo na sjell ndėr mend vargun e Hebrenjve 12:14, qė thotė: "Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė". Ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė shumica e besimtarėve do tė zihen mat, duke jetuar jetė tė vakėta e mėkatare, kur tė vijė Krishti: "Qė tė dalloni gjėrat mė tė mira dhe tė mund tė jeni tė pastėr dhe panjollė pėr ditėn e Krishtit" (Filipianėve 1:10).    

© 31/5/2008