Tė hiqni dorė nga kurvėria, qė secili prej jush tė dijė ta mbajė enėn e vet nė shenjtėri dhe me nder (1 Thesalonikasve 4:3b-4).
Parathėnie
Studimi ynė i fundit nga Letra e Parė drejtuar Thesalonikasve kishte tė bėnte me shenjtėrimin, njė temė, tė cilės do t'i kthehemi pėrsėri nė studimet e ardhshme. Nė mėnyrė qė shenjtėrimi tė jetė i vėrtetė nė jetėn tonė tė pėrditshme, ai duhet tė jetė njė shenjtėrim aktiv. Nė vargjet e mėsipėrme, Pali bėn fjalė rreth njė ēėshtjeje, qė e tregon hapur dallimin midis shenjtėrisė dhe hipokrizisė.
Kurvėria
Nė ēdo shoqėri njerėzore, mėkatet mė tė pėrhapura janė ato mėkate, qė kanė tė bėjnė me papastėrtinė seksuale. Nė greqisht, fjala "kurvėri" ėshtė "porneia". Nė kėtė fjalė pėrfshihen tė gjitha llojet e sjelljeve tė pahijshme seksuale. Nga kjo fjalė, po ashtu, rrjedh edhe fjala "pornografi". Besimtarėt e rinj tė Thesalonikut u ballafaquan qė nė fillim me kėtė ēėshtje. Ata e kishin para syve vazhdimisht imoralitetin e shfaqur hapur dhe, pa dyshim, disa prej tyre kishin praktikuar tė njėjtat mėkate, para se tė vinin tek Krishti: "A nuk e dini ju se tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u gėnjeni: as kurvarėt, as idhujtarėt, as shkelėsit e kurorės, as tė zhburrėruarit, as homoseksualėt, as vjedhėsit, as lakmuesit, as pijanecėt, as pėrqeshėsit, as grabitėsit nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė. Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė" (1 Korintasve 6:9-11). Njė njeri, qė i bindet Krishtit, duhet ta ndryshojė komplet sjelljen e tij ndaj normave seksuale: "Ju keni dėgjuar se tė lashtėve u qe thėnė: "Mos shkel kurorėn". Por unė po ju them se kushdo qė shikon njė grua pėr ta dėshiruar, ka shkelur kurorėn me tė nė zemrėn e vet. Nė qoftė se syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse ėshtė mė mirė pėr ty qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehenėn gjithė trupi yt dhe nė qoftė se dora jote e djathtė tė ēon nė mėkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehena gjithė trupi yt" (Mateu 5:27-30)... "Largohuni nga kurvėria! Ēdo mėkat qė kryen njeriu ėshtė jashtė trupit, po ai qė kurvėron mėkaton kundėr trupit tė vet" (1 Korintasve 6:18). Nė pėrkthimin e parafrazuar tė Biblės nga J. B. Filip, tek vargu i 1 Thesalonikasve 4:3 thuhet: "Perėndia e ka nė plan qė t'ju bėjė tė shenjtė, ndaj, sė pari, duhet tė hiqni dorė plotėsisht nga imoraliteti seksual". Siē e shohim, pra, nuk mund ta nėnvleftėsojmė dot rėndėsinė e njė ēėshtjeje tė tillė.
Ena
Ena, pa dyshim, ėshtė trupi ynė. Kombi ynė po i braktis ēdo ditė e mė shumė standartet judeo-kristiane, ndaj edhe shohim njė rritje tė vazhdueshme tė lloj-lloj degjenerimi. Thuhet se perandoria romake u shkatėrrua nga brenda pėr brenda saj, pikėrisht si shkak i degjenerimit. Kur njė komb nuk kontrollohet mė prej Qiellit, atėherė ai bie menjėherė nėn diktaturėn e Ferrit: "Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė" (Psalmi 9:17). E njėjta gjė ndodhi edhe nė Izraelin e lashtė. Mbreti Salomon ėshtė shembull i asaj situate qė ndodh, kur zemra e njeriut kthehet nga imoraliteti, nė vend qė tė kthehet nga Perėndia: "Por mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje, qė u pėrkisnin popujve pėr tė cilėt Zoti u kishte thėnė bijve tė Izraelit: "Ju nuk do tė lidhni martesė me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnė me siguri zemrėn tuaj nga perėnditė e tyre". Por Salamoni u bashkua me kėto gra nga dashuria. Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkėshortet e tij ia ēoroditėn zemrėn. Kėshtu, kur Salomoni u plak, bashkėshortet e tij ia kthyen zemrėn nė drejtim tė perėndive tė tjera; dhe zemra e tij nuk i pėrkiste plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij. Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perėndeshėn e Sidonėve, dhe Milkomin, tė neveritshmin e Amonitėve. Kėshtu Salomoni bėri atė qė ishtė e keqe nė sytė e Zotit dhe nuk e ndoqi tėrėsisht Zotin, ashtu si kishte bėrė i ati David. Atėherė Salomoni ndėrtoi mbi malin pėrballė Jeruzalemit njė vend tė lartė pėr Kemoshin, tė neveritshmin e Moabit, dhe pėr Molekun, tė neveritshmin e bijve tė Amonit. Kėshtu bėri pėr tė gjitha bashkėshortet e huaja tė tij qė digjnin temjan dhe u ofronin flijime perėndive tė tyre" (1 Mbretėrve 11:1-8). Nuk duhet ta harrojmė se edhe Sodomi dhe Gomorra u shkatėrruan prej Perėndisė, pėr shkak tė papastėrtisė seksuale (ose homoseksualitetit) (Zanafilla 19:4-10).
Kur heqim dorė nga kurvėria, atėherė e dimė sesi ta "mbajmė" enėn tonė, d.m.th. sesi tė sillemi nė mes tė njė bote mėkatare. Fjala "hiqni dorė" do tė thotė "largohuni". Pali pėrdor tė njėjtėn shprehje tek 1 Thesalonikasve 5:22-23, "Hiqni dorė nga ēdo dukje e ligė. Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht". Ajo qė na mėson Pali nė kėto vargje, mund tė ilustrohet me historinė e Jozefit dhe rezistencėn, qė tregoi ai ndaj tundimeve prej gruas sė Potifarit (shiko Zanafilla 39:7-12). "Dhe ne e kemi kėtė thesar nė enė prej balte qė epėrsia pashoqe e kėsaj fuqie tė jetė nga Perėndia dhe jo nga ne" (2 Korintasve 4:7).
Pėrfundim
![]()
© 21/6/2008