Tė cilėt e vranė Zotin Jezus dhe
profetėt e tyre, dhe na pėrndoqėn edhe ne. Ata nuk i pėlqen Perėndia, dhe
janė armiq me tė gjithė njerėzit, duke na penguar qė tu flasim
johebrenjve qė ata tė shpėtohen, pėr ta mbushur vazhdimisht masėn e mėkateve
tė tyre; por zemėrimi arriti mbi ta mė nė fund (1 Thesalonikasve
2:15-16).
Parathėnie
Nė kėtė pasazh, Pali na tregon me qartėsi se kush i pėrndiqte mė shumė besimtarėt thesalonikas. Kurrė nuk duhet tė habitemi, kur e shohim se kundėrshtarėt tanė mė tė flaktė janė njerėzit e fesė (d.m.th. religjozėt). Njerėz tė tillė nuk e kuptojnė se ėshtė mėkat t'i vrasėsh ata, qė iua predikojnė dhe iua mėsojnė tė tjerėve tė vėrtetėn: "Madje po vjen ora kur, kushdo qė tju vrasė, do tė mendojė se i ka kryer njė shėrbim Perėndisė" (Gjoni 16:2).
Pėrndjekja
Pali na e bėn tė qartė se Judenjtė, qė vazhdimisht iu kundėrvunė profetėve tė tyre dhe i pėrndoqėn ata, e qė pėr mė tepėr, e kryqėzuan vetė Mesian e tyre, po kėta Judenj, pra, do t'i vrisnin edhe ata qė e ndiqnin Jezus Krishtin. Pali e ndėshkon hapur ligėsinė e kėtyre Judenjve, ashtu siē e ndėshkuan atė edhe profetėt e Dhiatės sė Vjetėr. Ai gjithashtu deklaron se gjykimi i Perėndisė do tė bjerė mbi ta. Ashtu siē nuk ishin shkaktarė as Asiria, as Egjipti, as Babilonia, qė paraardhėsit e Izraelit i mohuan dhe i vranė profetėt e tyre, ashtu edhe ne nuk mund t'ia vėmė dot tė gjithė fajin Perėndisė Romake, sepse ishin vetė Judenjtė ata, qė luajtėn njė rol kryesor nė vdekjen e Krishtit. Vetė kombi i Izraelit ishte pėrgjegjės pėr kryqėzimin e Zotit: "Ai, pra, sipas kėshillit tė caktuar dhe tė paranjohur tė Perėndisė, ju dorėzua juve dhe ju e zutė dhe, me duart e tė padrejtėve, e gozhduat nė kryq dhe e vratė" (Veprat e Apostujve 2:23). Nė momentin e kryqėzimit, Judenjtė e dinin mirė se ē'po bėnin: "Dhe gjithė populli duke u pėrgjigjur tha: Le tė jetė gjaku i tij mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė! (Mateu 27:25). Jezusi tha: "Prandaj, ja unė po ju dėrgoj profetė, dijetarė dhe skribė; ju disa prej tyre do ti vritni dhe do ti kryqėzoni, disa tė tjerė do ti fshikulloni nė sinagogat tuaja dhe do ti persekutoni nga njė qytet nė tjetrin, qė tė bjerė mbi ju gjithė gjaku i drejtė i derdhur mbi dhe, nga gjaku i tė drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit tė Barakias, qė ju e vratė ndėrmjet tempullit dhe altarit" (Mateu 23:34-35).
Kostoja e tė qėnit dishepull ėshtė shumė e lartė. Armiku i kishės sė sotshme nuk ėshtė feja e Judenjve, por feja myslimane, krishtėrimi fallco (d.m.th. feja katolike dhe teologjia liberale), si edhe filozofia e botės. Duhet tė mos e harrojmė se nuk luftojmė kurrė kundėr qėnieve tė tjera njerėzore. por, pėrkundrazi, kundėr organizatave, teorive dhe qeverive, qė pėrdoren nga Satanai, pėr ta shkatėrruar kishėn: "Sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore" (Efesianėve 6:12). Lajmi i mirė dhe inkurajues ėshtė ky: i njėjti besim, qė u mbrojt prej kishės thesalonikase, nderohet akoma edhe sot e kėsaj dite: "Mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė" (Mateu 16:18). Prandaj, pra, nuk kemi pse tė dėshpėrohemi, apo tė ndihemi si tė braktisur, kur ballafaqohemi me vėshtirėsi tė ndryshme: "Shumė tė dashur, mos ju duket ēudi pėr provėn e zjarrit qė u bė ndėr ju pėr tju provuar, se si ju ndodhi diēka e jashtėzakonshme. Por gėzohuni, duke qenė pjestarė tė mundimeve tė Krishtit, qė edhe nė zbulesėn e lavdisė sė tij tė mund tė gėzoheni dhe tė ngazėlloheni. Nė qoftė se ju fyejnė pėr emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisė dhe Fryma e Perėndisė prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai pėrlėvdohet" (1 Pjetrit 4:12-14)... "Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiej, sepse kėshtu i kanė pėrndjekur profetėt qė qenė para jush (Mateu 5:12).
Gjykimi
Zemėrimi i Perėndisė ėshtė mbi tė gjithė ata, qė i kundėrvihen Atij dhe popullit tė Tij. Ata, qė i kundėrvihen Krishtit, e ka tashmė zemrėn tė errėsuar dhe mendjen tė ēoroditur: "Sepse, megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi, pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errėsua...Dhe meqenėse nuk e quajtėn me vend tė njihnin Perėndinė, Perėndia i dorėzoi nė njė mendje tė ēoroditur, pėr tė bėrė gjėra tė pahijshme" (Romakėve 1:21, 28). Njerėz tė tillė mund tė mendojnė se po ia hedhin Perėndisė, por, njė ditė, zemėrimi i Tij do tė derdhet fuqimisht mbi ta. Ėshtė e lehtė ta tallėsh kishėn sot, ngaqė tė krishterėt nuk marrin hak ndaj atyre qė e urrejnė Krishtin. Por, jobesimtarėt e harrojnė se ka njė Perėndi nė Qiell, qė do t'iua shpėrblejė njė ditė paudhėsitė: "Mua mė pėrket hakmarrja, unė kam pėr tė shpaguar, thotė Zoti (Romakėve 12:19). Ashtu siē veproi Perėndia me Hamanin nė kohėn e mbretėreshės Ester, ashtu do t'i gjykojė Ai tė gjithė ata, qė e urrejnė popullin e Tij (shiko librin e Esterit). Ata qė i persekutojnė njerėzit e Zotit, nuk e kuptojnė se po grumbullojnė kundėr vetes zemėrimin e Perėndisė. Mund tė na thuhet njė ditė se nuk na lejohet qė ta predikojmė mė se Jezus Krishti ėshtė "rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, pėrveēse nėpėrmjet" Tij (Gjoni 14:6). Mund tė na futin nė burg, ngaqė besojmė. Ka mundėsi qė edhe tė na vrasin e tė na persekutojnė, por duhet tė vazhdojmė tė veprojmė, ashtu siē na urdhėroi vetė Krishti: "Duhet ti bindemi Perėndisė mė shumė sesa njerėzve" (Veprat e Apostujve 5:29).
Pėrfundim
Ka patur me miliona pasues besnikė tė Krishtit, tė cilėt kanė duruar pėrndjekje, madje edhe vdekjen pėr kauzėn e Krishtit. Kush e di nėse edhe ne do tė thirremi pėr tė duruar tė njėjtėn gjė? Askush nuk e di se kur do tė vijė dita e pėrndjekjes. Por, tė gjithė martirėt e Krishtit e kanė kuptuar mirė se bota, me politikėn dhe fenė e saj tė rreme, e urren Shpėtimtarin. Prandaj, pra, nuk ėshtė pėr t'u habitur qė bota i urren edhe dishepujt e Tij: "Nėse bota ju urren, ta dini se mė ka urryer mua para jush. Po tė ishit nga bota, bota do tė donte tė vetėt; por sepse nuk jeni nga bota, por unė ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren. Kujtoni fjalėn qė ju thashė: "Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se i zoti". Nėse mė kanė pėrndjekur mua, do tju pėrndjekin edhe ju; nėse kanė zbatuar fjalėn time, do tė zbatojnė edhe tuajėn. Tė gjitha kėto gjėra do tjua bėjnė pėr shkak tė emrit tim, sepse nuk e njohin atė qė mė ka dėrguar. Po tė mos kisha ardhur dhe tė mos u kisha folur atyre, nuk do tė kishin faj; por tani ata nuk kanė asnjė shfajėsim pėr mėkatin e tyre. Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim. Po tė mos kisha bėrė nė mes tyre vepra qė askush tjetėr nuk ka bėrė, nuk do tė kishin faj; por tani, pėrkundrazi, e kanė parė, dhe mė kanė urryer mua dhe Atin tim. Por kjo ndodhi qė tė pėrmbushet fjala e shkruar nė ligjin e tyre: "Mė kanė urryer pa shkak" (Gjoni 15:18-25).
![]()
© 3/5/2008