Predikim i guximshėm

“Sepse ju vetė, vėllezėr, e dini se ardhja jonė ndėr ju nuk qe e kotė. Por, mbasi hoqėm mė parė dhe mbasi na shanė nė Filipi, sikurse e dini, ne morėm guxim nė Perėndinė tonė tė shpallim ndėr ju ungjillin e Perėndisė midis kaq pėrpjekjesh.” (1 Thesalonikasve 2:1-2).

Parathėnie

Apostulli Pal u akuzua shpeshherė, pa tė drejtė, gjatė gjithė shėrbesės sė tij pėr Krishtin. Ai, qė vėrtet i del pėr zot Perėndisė dhe flet hapur rreth Tij, ka pėr t'u ballafaquar me ata, qė duan t'ia njollosin emrin. Ėshtė pėr tė ardhur keq se, jo vetėm nga bota, por gjithashtu edhe nga brenda pėrbrenda kishės, ka patur gjithmonė nga ata njerėz, qė janė pėrpjekur pėr ta shkatėrruar predikimin e fjalės sė Perėndisė.

Jo e kotė, por e fuqishme

Kishte njerėz, qė thoshin se Pali dhe shokėt e tij s'kishin bėrė asgjė tė dobishme nė Thesalonik. Fjalė tė tilla tė liga dilnin nga goja e atyre, qė ishin shumė strikt ndaj ligjit tė Perėndisė, si edhe nga goja e paganėve (e jobesimtarėve). Por Pali as nuk iua vuri veshin kėtyre budallallėqeve, as nuk i lejoi ato qė t'ia pengonin tė predikuarit e ungjillit. Nė greqisht, fjala "e kotė" (kenos) do tė thotė "pa vlerė" dhe "bosh". Fjalėt e Palit ishin tė pavlefshme pėr ata, qė e mohonin fuqinė e Perėndisė pėr ta shpėtuar shpirtin. Ungjillizimi bazohet tek shpėtimi, transformimi i jetės dhe tek falja. Ungjillizimi ka tė bėjė me tė vėrtetat e pėrjetshme, tė cilat mund ta ēlirojnė njeriun nga Ferri dhe nga ndarja e pėrjetshme prej Perėndisė.

Ata, qė janė tė angazhuar nė punėn e Perėndisė, pėr arsye rroge, apo shtėpie, apo pėr pėrfitimin e gjėrave tė tjera materiale, shpesh e hedhin poshtė domosdoshmėrinė e tė rilindurit pėrsėri dhe i vėnė nė lojė ata, qė predikojnė rreth shpėtimit. Njerėz tė tillė nuk e kuptojnė fare fuqinė e Krishtit tė ringjallur. Pastorėt, ungjillizuesit, misionarėt, etj. kanė njė pasion tė veēantė pėr t'i shpėtuar njerėzit: "Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson" (Romakėve 1:16). Ata qė nuk besojnė, e mohojnė fuqinė e ungjillit.

Vuajtja personale

Pali vuajti dhe u abuzua shumė prej atyre, qė e mohonin tė vėrtetėn nė Filipi, e megjithatė, Perėndia shpėtoi shumė vetė nėpėrmjet shėrbesės sė Palit. Tek Veprat e Apostujve 16:12-40, lexojmė rreth kthimit nė besim tė skllaves, qė iu tregonte fatin njerėzve, si edhe rreth rojtarit tė burgut. Palin e kishin rrahur, e kishin sharė, e kishin burgosur pėr kauzėn e Krishtit. Por, edhe ai vetė e pranoi se tė gjitha kėto vuajtje nuk ishin pa njė qėllim (nuk ishin tė kota), tek pa njerėzit qė u kthyen tek Krishti. S'ka dyshim se ata, qė donin ta ulnin poshtė Palin, iu kishin treguar tė gjithėve se ai kishte qenė nė burg, prandaj edhe nuk i duhej zėnė besė. Por, pėr Palin, gjėja mė e rėndėsishme nuk ishte reputacioni i tij, por tė predikuarit e ungjillit: "Sepse, nė qoftė se unė predikoj ungjillin, s’ka asgjė qė unė tė mburrem, sepse kjo ėshtė njė nevojė qė mė ėshtė ngarkuar; edhe mjerė unė, po nuk predikova ungjillin!" (1 Korintasve 9:16).

Guxim i shenjtė

Shėrbėtorė e vėrtetė tė Perėndisė e predikojnė fjalėn e Tij me guxim, pa u kompromentuar me botėn, apo pa patur frikė prej saj. Guximi tregon mungesėn e frikės. Pėr besimtarin, guximi vjen si rezultat i tė besuarit plotėsisht nė Biblėn. Frika mė e madhe, qė duhet tė mposhtet prej njė pastori, ėshtė frika se ata qė e dėgjojnė, do ta shajnė pėr atė qė ka thėnė. Ngaqė shumė njerėz kanė frikė nga fjalėt qė mund tė thonė tė tjerėt rreth tyre, ata pushojnė sė shpalluri tė vėrtetėn: "Frika e njeriut pėrbėn njė lak" (Fjalėt e Urta 29:25), prandaj edhe kemi turp "pėr ungjillin e Krishtit" (Romakėve 1:16).

Duam qė sa mė shumė njerėz tė besojnė nė Krishtin, por duhet tė tregohemi tė kujdesshėm qė dėshira jonė tė mos duket sikur duam tė arrijmė sukses para tė tjerėve. Njė nga arsyet pse ka kaq shumė shterpėsi nė kishat e sotme, ėshtė ngaqė pastorėt predikojnė sa pėr tė mbushur kishėn plot e pėrplot me njerėz. Njė lloj predikimi i tillė do tė thotė se jemi tė prirur pėr tė pėrdorur mėnyra nga mė tė ndryshmet pėr t'i tėrhequr njerėzit, nė vend qė t'iu flasim atyre qartė, ashtu siē na drejton dhe na jep fuqi Perėndia. Shtimi i numrit tė njerėzve nė kishė duhet tė vijė si rezultat i fuqisė dhe hirit tė Perėndisė: "Kėshtu, pra, as ai qė mbjell, as ai qė ujit, nuk ėshtė gjė, por Perėndia qė rrit" (1 Korintasve 3:7). A.W. Tozer, nė librin e tij "Autoritet nė tė predikuar" ka thėnė: "Sot, nė katedrat e kishave mungon autoriteti hyjnor. Pastorėt tanė iu ngjajnė atyre maēokėve, kthetrat e tė cilėve janė tė prera me kujdes nėpėr seminare, me qėllim qė tė mos i gėrvishtin kurrė anėtarėt e bashkėsive tė tyre. Fryma e Shenjtė do t'iua mprehė majat shigjetave tė njeriut tė Perėndisė, i cili predikon gjithė kėshillėn e Tij".

Ėshtė ungjilli i Perėndisė, jo i yni

Nė Bibėl, asgjė nuk e ka prejardhjen nga njeriu. Kur njė pastor e ndryshon fjalėn e Perėndisė, pėr ta bėrė atė mė tė lehtė pėr t'u gėlltitur prej botės, atėherė ai ėshtė fajtor, ngaqė ka krijuar ungjillin e tij: " Por, edhe sikur ne ose njė engjėll i qiellit t’ju predikonte njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar, qoftė i mallkuar. Ashtu si e thamė mė pėrpara, po e them pėrsėri: Nė qoftė se dikush ju predikon njė ungjill tjetėr nga ai qė keni marrė, qoftė i mallkuar" (Galatasve 1:8-9). Perėndia e krijoi ungjillin nė mėnyrė tė atillė, qė t'iua fitojė zemrat burrave e grave pėr Krishtin. Ndaj, kur ungjilli i Tij shtrembėrohet apo ndryshohet, atėherė ai e humbet fuqinė e shpėtimit. T'iu mėsosh tė tjerėve diēka, qė nuk ėshtė e vėrteta, ėshtė njėsoj sikur t'iu predikosh atyre rreth vetes tėnde: "Sepse ne nuk predikojmė, pra, veten tonė, por Jezu Krishtin, Zotin" (2 Korintasve 4:5). Ka ardhur koha, qė kisha t'i kthehet predikimit besnik tė Biblės.

Pėrfundim                      

"Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon? Dhe si do tė predikojnė pa qenė dėrguar? Siē ėshtė shkruar: “Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė shpallin paqen, qė shpallin lajme tė mira!” (Romakėve 10:14-15). Pastori qė dėrgohet pėr tė predikuar, duhet tė predikojė me guxim fjalėn e pandryshuar tė Perėndisė. Mateo Henri ka thėnė: "Apostulli Pal nuk kishte si temė predikimi hamendje tė kota rreth pyetjesh tė parėndėsishme e pa vlerė. Pėrkundrazi, ai predikoi tė vėrtetėn e fuqishme, atė tė vėrtetė qė ishte e dobishme pėr dėgjuesit".

© 8/3/2008