Sepse ky ėshtė
vullneti i Perėndisė: shenjtėrimi juaj (1 Thesalonikasve 4:3a).
Parathėnie
Ēdo ditė, besimtarėt thesalonikas ballafaqoheshin me lloj-lloj imoralitetesh, me tė cilat krenohej kultura greke. Edhe ne nė shoqėrinė tonė, sidomos nė media, shohim se si shthurja, fėlliqėsia dhe mėkati konsiderohen si gjėra tė ndershme. Mesazhi i Palit drejtuar kishės nė Thesalonik mund t'i pėrputhet edhe epokės sonė.
Shenjtėrimi
Fjala 'shenjtėrim' ka si rrėnjė fjalėn greke 'hagios', qė do tė thotė 'i shenjtė'. Kudo nė Bibėl, e shohim se Perėndia i bėn thirrje popullit tė Tij qė tė jetė i shenjtė: "Sepse Unė jam Zoti, Perėndia juaj; shenjtėrohuni, pra, dhe jini tė shenjtė, sepse Unė jam i shenjtė; mos u infektoni me asnjė prej kėtyre kafshėve qė zvarriten mbi tokė. Sepse Unė jam Zoti qė ju bėri tė dilni nga vendi i Egjiptit, pėr tė qėnė Perėndia juaj; jini pra tė shenjtė sepse Unė jam i shenjtė" (Levitiku 11:44-45)... "Por ashtu si ėshtė i shenjtė Ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: Jini tė shenjtė, sepse Unė jam i shenjtė (1 Pjetrit 1:15-16).
Shenjtėrimi i referohet dlirėsisė (apo pastėrtisė) absolute. Vetėm kur jemi tė bindshėm ndaj vullnetit tė Perėndisė, atėherė shenjtėrimi bėhet realitet nė jetėn tonė. Gjithashtu, shenjtėrimi ėshtė tė qėnit i ndarė veēant (mėnjanė) prej Perėndisė dhe nga Perėndia: "Megjithatė themeli i fortė i Perėndisė qėndron i patundur, dhe ka kėtė vulė: "Zoti i njeh tė vetėt," dhe: "Le ti largohet paudhėsisė kushdo qė pėrmend emrin e Krishtit". Nė njė shtėpi tė madhe nuk ka vetėm enė prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa pėr tė nderuar; tė tjerat pėr tė mos nderuar. Pra, nė qoftė se dikush pastrohet nga kėto gjėra, do tė jetė njė enė nderi, e shenjtėruar dhe e dobishme pėr tė zotin, e pėrgatitur pėr ēdo vepėr tė mirė" (2 Timoteut 2:19-21). Shenjtėrimi nuk ėshtė njėlloj me tė zbaturit pikė pėr pikė i ligjit, as me mendjemadhėsinė. Shenjtėrimi nuk na jep tė drejtėn pėr tė kujtuar se jemi mė tė mirė sesa tė tjerėt. Jemi tė shenjtė atėherė, kur i besojmė Zotit dhe e ndjekim Atė me bindje. Nuk mund tė jemi mė tė shenjtė se kaq! Nėse jemi gati t'ia japim jetėn shėrbesės sė Krishtit, atėherė Ai mund tė na pėrdorė pėr lavdinė e Tij: "O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė" (Romakėve 12:1-2). Perėndia kėnaqet me njė jetė, qė ėshtė e pėrkushtuar ndaj Atij. E megjithatė, shenjtėrimi nuk varet nga ajo, qė mund tė bėjmė ne pėr Perėndinė, por nga ajo, qė ka bėrė Ai pėr ne nė Krishtin: "Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezu Krishtit, qė u bė njė herė pėr tė gjithė" (Hebrenjve 10:10). Ky quhet 'Shenjtėrimi Pozicional'.
Ėshtė vullneti i Perėndisė pėr ne
Asnjė besimtar nuk ėshtė i pėrjashtuar nga kjo domosdoshmėri e madhe nė kishė. Ai besimtar qė sillet si bota, nuk e ndjen se ka nevojė pėr shenjtėrim personal, por, pėrkundrazi, i kritikon tė gjithė ata, qė flasin rreth kėsaj ēėshtjeje. Shumica e tė krishterėve pyesin: "Cili ėshtė vullneti i Perėndisė pėr jetėn time?". Por ja, ku kemi njė pėrgjigje direkte, qė shpeshherė hidhet poshtė. Ky lloj shenjtėrimi quhet 'Shenjtėrim Praktik', sepse ka tė bėjė me faktin se ėshtė njė proēes, qė vazhdon gjatė gjithė jetės, derisa tė vdesim, apo deri kur tė kthehet Krishti. Prandaj edhe duhet t'i rezistojmė mėkatit nė jetėn tonė, ashtu siē na e shpjegon edhe Pali nė vargjet, qė vijnė pas tekstit tė studimit tonė tė mėsipėrm. Mateo Henri ka thėnė: "Nuk mjafton vetėm qė tė qėndrojmė nė besimin e ungjillit, por duhet tė teprojmė nė punėn (veprėn) e kėtij besimi. Rregulli, sipas tė cilit duhet tė ecim e tė veprojmė tė gjithė, ėshtė urdhėrimi qė na dha Zoti Jezus Krisht. Vullneti i Perėndisė pėrbėhet prej shenjtėrimit, nė ripėrtėritjen e shpirtit nėn ndikimin e Frymės sė Shenjtė, si edhe prej vėmendjes, qė i duhet kushtuar detyrave tė ngarkuara. Tek synojmė qė ta ripėrtėrijmė shpirtin nė shenjtėri, duhet t'i tregohemi striktė ndaj shijeve dhe kėnaqėsive trupore, si edhe ndaj mendimeve dhe imagjinatave tė vullnetit, qė na ēojnė nė rrugė tė gabuar. Zoti nuk thėrret asnjė nė familjen e Tij, qė tė jetojė njė jetė jo tė shenjtė, por qė tė mėsohet se si tė ecė para Tij nė shenjtėri. Ka nga ata njerėz, qė i nėnvleftėsojnė urdhėrimet lidhur me shenjtėrinė, ngaqė i dėgjojnė kėto urdhėrime prej tė tjerėve. Por, nė fakt, kėto janė urdhėrimet e Perėndisė dhe tė mos i zbatosh ato ėshtė njėlloj sikur ta pėrēmosh vetė Perėndinė".
Ėshtė vullneti i Perėndisė qė ēdo besimtar t'i pėrkushtohet shėrbesės sė Tij: "Duke i pasur kėto premtime, o tė dashur, le ta pastrojmė veten nga ēdo ndotje e mishit dhe e frymės dhe ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė druajtjen e Perėndisė" (2 Korintasve 7:1)... "Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė" (Hebrenjve 12:14). E shohim, pra, se sa e rrezikshme ėshtė ta hedhėsh poshtė kėtė domosdoshmėri tė madhe dhe, nė fakt, hedhja poshtė e shenjtėrimit ėshtė hedhje poshtė e punės sė Frymės sė Shenjtė nė jetėn e besimtarit: "Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr tju shpėtuar, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn" (2 Thesalonikasve 2:13). Tė jesh i shenjtė dhe i shenjtėruar do tė thotė tė imitosh cilėsinė mė tė lartė tė Perėndisė: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e Tij" (Isaia 6:3).
Pėrfundim
![]()
© 14/6/2008