Dhe tė pėrpiqeni me kujdes tė
jetoni nė paqe, tė merreni me gjėrat tuaja dhe tė punoni me duart tuaja,
ashtu si ju kemi urdhėruar, qė tė silleni me nder ndaj atyre qė janė jashtė
dhe tė mos keni nevojė pėr asgjė (1 Thesalonikasve 4:11-12).
Parathėnie
Bota e ka vazhdimisht nėn vėzhgim jetėn tonė. Kur bėjmė gabime, njerėzit janė gati tė na i vėnė re dobėsitė qė kemi. Pėrkushtimi ynė ndaj Krishtit pasqyrohet shumė nė mėnyrėn se si jetojmė. Prandaj, nėse jemi hipokritė, dėmtojmė jo vetėm veten tonė, por e turpėrojmė edhe kishėn e Perėndisė, e mbi tė gjitha, emrin e Krishtit: "Por tė gjitha tė bėhen sikur ka hije dhe me rregullsi" (1 Korintasve 14:40). Nuk kemi se si ta ndajmė ashtu siē duhet besimin tonė me tė tjerėt, po qe se ata nuk kanė aspak respekt pėr ne, ngaqė jetojmė jetė tė padisiplinuara.
Shikoni
punėn tuaj!
Pali pėrmend tre aspekte tė jetės sonė tė pėrditshme mes jobesimtarėve. Kėtyre aspekteve duhet t'iu kushtojmė kujdes tė veēantė:
1. Pėrpiquni me kujdes tė jetoni nė paqe: "Qė tė mund tė shkojmė njė jetė tė qetė dhe tė paqtė me ēdo perėndishmėri dhe nder" (1 Timoteut 2:2)... "Kėta i porosisim dhe i bėjmė thirrje nė Zotin tonė Jezu Krisht, qė tė hanė bukėn e tyre duke punuar shtruar" (2 Thesalonikasve 3:12). Kjo ėshtė e kundėrta e tė jetuarit nė mėnyrė tė ērregullt. Paqja duhet tė jetė qėllimi ynė. Bota kujton se tė kesh paqe, do tė thotė tė pėrpiqesh qė tė jesh gjithnjė i pari nė gjithēka. Por Pali iu thotė besimtarėve qė tė kenė paqe tė brendshme shpirtėrore, sepse kjo paqe iu jep fuqi tė madhe atyre qė e ndjekin pas Krishtin.
2. Merruni me gjėrat tuaja, ose me fjalė tė tjera: "Mos i futni hundėt nė punėt e tė tjerėve". "Kalimtari qė pėrzihet nė njė grindje qė nuk i pėrket, ėshtė si ai qė kap nga veshėt njė qen" (Fjalėt e Urta 26:17)... "Por asnjė nga ju le tė mos vuajė si vrasės ose vjedhės ose keqbėrės, o sepse pėrzihet nė punėt e tė tjerėve" (1 Pjetrit 4:15).
3. Punoni me duart tuaja. Besimtari duhet tė bėjė punėn, pėr tė cilėn paguhet. Duhet tė punojmė pėr copėn e bukės, e jo tė sillemi rrotull, lart e poshtė. Grekėt, nė pėrgjithėsi, ishin njė popull dembel. Pėrdornin skllevėrit pėr tė bėrė ato punė, qė duhej t'i bėnin vetė. Pali vuri nė dukje se njė mėnyrė e tillė jetese ishte nė kundėrshtim me planin e Perėndisė, prandaj edhe nuk duhej tė imitohej prej besimtarėve thesalonikas: "Dhe mundohemi, duke punuar me duart tona" (1 Korintasve 4:12).
Tė
krishterė, ashtu siē na ka hije
Duhet tė dėshirojmė qė tė sillemi nė mėnyrė tė ndershme, tė drejtė e tė shenjtė pėrpara atyre, qė nuk e njohin Krishtin si Shpėtimtar: "Le tė ecim me ndershmėri, si ditėn, jo nė orgji dhe nė dehje, jo nė imoralitet dhe sensualizėm, jo nė grindje e nė smirė" (Romakėve 13:13)... "Ecni me urti ndaj tė jashtmėve duke shfrytėzuar kohėn" (Kolosianėve 4:5)... "Madje duhet qė ai tė ketė dėshmim tė mirė edhe ndėr tė jashtmit, qė tė mos shahet dhe tė bjerė nė lakun e djallit" (1 Timoteut 3:7). Tek jetojmė jetėn tonė tė pėrditshme nė sytė e jobesimtarėve, dėshmia jonė duhet tė jetė e mirė dhe e sinqertė, pėr hatėr tė Zotit. Shprehja "silluni me nder" mund tė pėrkthehet edhe kėshtu: "silluni ashtu siē duhet". Prandaj, pra, duhet tė jemi tė krishterė, ashtu siē na ka hije.
Tė
mos keni nevojė pėr asgjė
Vetė e kemi fajin, nėse e turpėrojmė veten, pėr shkak tė sjelljes sonė tė keqe. Ka patur nga ata njerėz, qė janė hequr nga puna, pėr shkak se jetės sė tyre i mungonte disiplina. Nė kėtė mėnyrė, ata kanė turpėruar veten, familjen dhe Perėndinė.
Ka mundėsi qė disa prej besimtarėve thesalonikas tė jenė treguar tė shkujdesur nė jetėn e tyre tė pėrditshme, ngaqė kujtonin se Zoti Jezus Krisht do tė kthehej menjėherė. Komentuesit e Biblės, Xhejmisėn, Foset dhe Braun, shkruajnė: "Tė priturit e ardhjes sė menjėhershme tė Krishtit kishte shkaktuar disa prej entuziastėve thesalonikas qė ta neglizhonin punėn e tyre tė pėrditshme e t'i varnin shpresat tek tė tjerėt". Gjatė shekujve, ka patur shumė grupe tė krishtera, qė kanė vepruar pikėrisht nė po tė njėjtėn mėnyrė. Pa dyshim, njerėzve tė tillė iu ėshtė dashur njė kohė e gjatė pėr t'u shėruar prej zhgėnjimit.
Pėrfundim
![]()
© 12/7/2008