Duke ditur, vėllezėr tė dashur prej Perėndisė, tė zgjedhurit
tuaj, sepse ungjilli ynė nuk erdhi deri te ju vetėm me fjalė, por edhe me
fuqi dhe me Frymė tė Shenjtė, dhe me shumė bindje; ju e dini se si jemi
sjellė nė mes tuaj pėr hirin tuaj. (1 Thesalonikasve 1:4-5).
Parathėnie
Tema e tė zgjedhurit ėshtė njė nga ēėshtjet, qė e ka pėrēarė kishėn. Koncepti i tė zgjedhurit jepet qartė nė Bibėl, por, fatkeqėsisht, ky koncept ėshtė shtrembėruar nga ata, qė e bazojnė arsyetimin e tyre tek idetė e Shėn Agustinit. Ka nga ata, qė e ngrenė kėtė temė nė piedestal, duke hedhur poshtė kėshtu vullnetin dhe pėrgjegjėsinė njerėzore.
Tė Zgjedhurit
Ja, se si e pėrkufizon Pali bazėn e tė zgjedhurit tonė tek Romakėve 8:29-30, Sepse ata qė ai i ka njohur qė mė parė, edhe i ka paracaktuar qė tė jenė tė ngjashėm me shėmbėlltyrėn e Birit tė tij, kėshtu qė ai tė jetė i parėlinduri nė mes tė shumė vėllezėrve. Dhe ata qė ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata qė i thirri edhe i shfajėsoi; dhe ata qė i shfajėsoi, ata edhe i pėrlėvdoi. Perėndia nuk na thirri pranė Vetes, me qėllim qė ta lartėsonim veten tonė para Tij, por me qėllim qė tė bėheshim tė ngjashėm me shėmbėlltyrėn e Krishtit. Kėtė funksion kryen edhe tė zgjedhurit. Nė kėtė varg, tė gjithė tė krishterėt janė tė zgjedhurit, ose me fjalė tė tjera, Duke ditur se tashmė ju jeni bėrė tė krishterė (Marrė nga versioni i Biblės me titull: Dhiata e Re e Popullit).
A i ka paracaktuar me kohė Perėndia si ata, qė do tė shpėtoheshin, ashtu edhe ata, qė do tė ishin pėrgjithmonė tė humbur? Nėse po, atėherė ėshtė e kotė ti bindemi Mandatit tė Madh, tek Mateu 28:18-20. Nėse njerėzve nuk iu jepet mundėsia pėr ta marrė vetė vendimin ose pėr ta pranuar, ose pėr ta mohuar Krishtin, atėherė ėshtė humbje kohe tiu thuash mėkatarėve qė tė pendohen. Bibla na thotė se ecim nėpėrmjet besimit, jo sipas fatit (2 Korintasve 5:7).
Vullneti i lirė
Nėse njeriu nuk ushtron dot vullnet tė lirė, atėherė shpėtimi nuk ėshtė njė vendim i marrė prej mėkatarit, por njė vendim i marrė prej Perėndisė. Ka teologė, qė sugjerojnė se, qė nga momenti i lindjes, njeriu udhėton nė njė rrugė tė paracaktuar, e cila do ta ēojė atė ose nė Parajsė, ose nė Ferr, d.m.th. ca njerėz janė zgjedhur pėr tu shpėtuar, kurse tė tjerėt janė zgjedhur pėr tu mallkuar. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė mund tė nxjerrim si konkluzion se ėshtė Perėndia Ai, qė nuk i ka dhėnė njeriut vullnet tė lirė. E nėse njeriu nuk ushtron dot vullnet tė lirė, por, thjesht, jeton atė jetė, qė ia ka paracaktuar Perėndia, atėherė me ēarsye mund tė gjykohet ai pėr mėkatet e tij dhe tė dėrgohet nė Ferr? A nuk do tė thotė kjo se Perėndia ėshtė fajtor pėr njė krim tė tillė? Por, nė fakt, Perėndia i urdhėron tė gjithė njerėzit kudo qė tė pendohen (Veprat e Apostujve 17:30). Nėse, me tė vėrtetė, Ai i kishte paracaktuar fatet e njerėzve, atėherė pse lodhej kot qė ti urdhėronte ata kudo qė tė pendoheshin? Kėtu, pra, qėndron problemi, pėr tė gjithė ata, qė e mohojnė konceptin e vullnetit tė lirė, sepse, nėse Perėndia jep urdhėr dhe njeriu nuk pendohet, a do tė thotė kjo se sovranitetit tė Perėndisė i ėshtė ulur vlera? Ėshtė mė mirė qė ta pranojmė se Perėndia, sipas vullnetit tė Tij sovran, i ka dhėnė njeriut vullnet tė lirė ose pėr ta pranuar, ose pėr ta mohuar Krishtin.
Shpėtimi
Nė Thesaloniki, ata mėkatarė, qė iu pėrgjigjėn predikimit tė Palit, Silės dhe Timoteut, e pranuan Krishtin si Shpėtimtar. Shpėtimi i tyre erdhi si rezultat i dėgjimit tė tė predikuarit tė fjalės sė vėrtetė prej atyre, qė iu bindėn Perėndisė. Secili prej kėtyre mėkatarėve mori vetė vendimin pėr tu penduar dhe pėr tu kthyer tek Perėndia. Mesazhi i shpėtimit nuk pranohet prej robotave, por prej atyre qė besojnė. Tė besuarit ėshtė njė akt i vullnetshėm: Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson, mė parė Judeun e pastaj Grekun (Romakėve 1:16). Perėndia mund ta pėrdorė Lajmin e Mirė, kur ne iua mėsojmė dhe iua predikojmė atė tė tjerėve, me qėllim qė edhe zemra mė e ngurtė tė zbutet para Tij.
Ata, qė iu mėsuan pėr herė tė parė thesalonikasve fjalėn e Perėndisė, ishin tė bindur se fuqia e Frymės sė Shenjtė mund ti transformonte jetėt njerėzore dhe ta shpengonte botėn. Kėtė fakt duhet ta dijė ēdo besimtar: Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme (Gjoni 3:16) dhe Krishti erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt (1 Timoteut 1:15). E kemi pėr detyrė qė tė shkojmė nė mbarė botėn dhe ti predikojmė ungjillin ēdo krijese (Marku 16:15), sepse vetė Perėndia nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim (2 Pjetrit 3:9). Jo se Perėndia nuk do qė ti shpėtojė njerėzit, por se shumica e njerėzve nuk duan qė tė pendohen dhe ne, si besimtarė, shpeshherė nuk duam qė tiua predikojmė atyre ungjillin: Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur ska kush predikon? (Romakėve 10:14).
Pėrfundim
![]()
© 16/2/2008