Vuajtja dhe Gėzimi

“Dhe ju u bėtė imituesit tanė dhe tė Zotit, duke e pranuar fjalėn nė mes tė njė pikėllimi tė madh, me gėzimin e Frymės sė Shenjtė” (1 Thesalonikasve 1:6).

Parathėnie

Tė krishterėt thesalonikas kishin besim tė vėrtetė nė Zotin Jezus Krisht. Ēdo ditė, ata ishin tė angazhuar nė aktivitete tė ndryshme pėr kauzėn e ungjillit. Por, a vėrtetonte kjo se jeta e tyre kishte ndryshuar plotėsisht? Nė mes tė pikėllimit e tė vuajtjes, kėta besimtarė kishin gėzim nė Zotin.

Tė sakrifikuarit e jetės

Ata ishin gati ta jepnin jetėn pėr Krishtin. Nuk prisnin qė jeta e krishterė tė ishte “fushė me lule”. Pse? Ngaqė Pali nuk iu kishte predikuar njė mesazh tė tillė. Po t’iu kishte predikuar njė mesazh tė tillė pozitiv, duke iu premtuar shėndet e pasuri, atėherė ata do tė kishin hequr dorė me kohė nga tė besuarit nė Krishtin. Po qe se Pali do t’iu kishte predikuar thesalonikasve njė mesazh tė tillė, atėherė jeta e tyre e krishterė do tė bazohej mbi njė themel tjetėr, tė ndryshėm nga ai i pėrshkruar nė Bibėl. Krishtėrimi nuk ka tė bėjė me lumturinė njerėzore. Pėrkundrazi, krishtėrimi shprehet nė “gėzimin e Frymės sė Shenjtė”.

Njerėzit, nė pėrgjithėsi, kėrkojnė tė gjejnė kėnaqėsi nė kėtė jetė. Ky brez ėshtė brezi i “Un”-it. “Unė” dua kėnaqėsi, sepse “unė” jam numėr 1. Shoqėria jonė i shkel tė tjerėt me kėmbė, me qėllim qė “Un”-i tė dalė i pari. Suksesi nuk matet mė nga pėrpjekjet, apo vuajtjet qė ke kaluar, por nga mėnyra se si ke pėrfituar prej tė tjerėve.

Tė ballafaquarit me faktet

Mesazhi i fjalės sė Perėndisė ėshtė plotėsisht i kundėrt me atė, qė predikohet sot prej drejtuesve tė pozitivizmit tė sotshėm. Ungjilli fillon me faktin se jeta ka pėr tė qenė e vėshtirė dhe e ashpėr. Qė nga koha kur Adami mėkatoi nė Kopshtin e Edenit, jeta tokėsore nuk ka qenė aspak e lehtė: “Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: "Mos ha prej saj," toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e jetės sate. Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave; do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh” (Zanafilla 3:17-19).

Njeriu vazhdon akoma t’i kundėrvihet Perėndisė. Pėrpiqet tė gjejė kėnaqėsi nė jetė me forcat e veta. Njėra nga arsyet pse mallkimi ėshtė akoma i pranishėm nė tokė, qėndron nė faktin se njeriu nuk do qė t’i bindet Perėndisė, prandaj edhe duhet tė vuajė pasojat e kėtij rebelimi. Pa dyshim, gjithmonė do tė ketė nga ata, qė thonė se, qėkurse besuan tek Jezusi, u bėnė tė pasur e tė famshėm, apo se, qėkurse besuan tek Jezusi, nuk kanė njohur asnjė moment hidhėrimi. Por kjo dėshmi e tyre nuk pėrputhet me fjalėn e Perėndisė.

Vetė-mohimi

Industritė fetare mund ta shesin Jezusin si mjet pėr tė fituar mirėqėnie emocionale, apo sukses financiar. Por njė veprim i tillė nuk gjendet fare nė Bibėl. Pėrkundrazi, Perėndia flet rreth mohimit tė vetvetes, jo kėnaqjes sė vetes: “Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė. Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė. E pra, ē’dobi ka njeriu po tė fitojė tėrė botėn, dhe pastaj tė shkatėrrojė veten dhe tė shkojė nė humbje?” (Luka 9:23-25). Jezusi i tha kėto fjalė menjėherė pasi tha: “Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra” (Luka 9:22). Mė pas, Ai shtoi: “Prandaj po ju them: mos u shqetėsoni pėr jetėn tuaj se ēfarė do tė hani, as pėr trupin tuaj se ēfarė do tė vishni. Jeta vlen mė shumė se ushqimi dhe trupi mė shumė se veshja”… “Kėrkoni mė parė mbretėrinė e Perėndisė dhe tė gjitha kėto do t’ju jepen si shtesė. Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t’ju japė mbretėrinė. Shitni pasurinė tuaj dhe jepni lėmoshė! Bėni pėr vete trasta qė nuk vjetrohen, njė thesar tė pashtershėm nė qiejt, ku vjedhėsi nuk arrin dhe tenja nuk bren. Sepse atje ku ėshtė thesari juaj, atje do tė jetė edhe zemra juaj” (Luka 12:22-23, 31-34). Prandaj, edhe apostulli Pjetėr shkruan kėshtu: “Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti e vuajti pėr ne, duke ju lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij” (1 Pjetrit 2:21). Pa dyshim, njė pėrvojė tė tillė pėrjetoi edhe kisha e shekullit tė parė: “Kėshtu ata u larguan nga sinedri, duke u gėzuar sepse qenė ēmuar tė denjė tė fyhen pėr emrin e Jezusit” (Veprat e Apostujve 5:41)… “Mburremi edhe nė shtrėngimet” (Romakėve 5:3).

Gėzimi, pavarėsisht nga rrethanat

Pikėrisht atėherė, kur e lejojmė mėkatin dhe botėn, qė tė na qeverisė, atėherė do ta humbasim gėzimin, qė na jep Fryma e Shenjtė. Kushton shtrenjtė t’i bindesh Perėndisė. Njė bindje e tillė shpesh rezulton nė vuajtje. Pali ishte mėsuar me vuajtje, e prapėseprapė, arrinte tė kishte gėzim: “Janė ata Hebrenj? Jam edhe unė! Janė ata Izraelitė? Jam edhe unė! janė ata pasardhės tė Abrahamit? Jam edhe unė. Janė ata shėrbėtorė tė Krishtit? Po flas si i pamend, unė jam edhe mė tepėr si kėta; nė mundime mė tepėr, nė goditje mė tepėr, nė burgje mė tepėr dhe shpesh nė rrezik pėr vdekje. Nga Judenjtė mora pesė herė nga dyzetė kamxhike pa njė. Tri herė mė rrahėn me shkopinj, njė herė mė qėlluan me gurė, tri herė m’u mbyt anija nė det, kalova njė ditė e njė natė nė humnerė. Nė udhėtime tė shpeshta nė rreziqe lumenjsh, nė rreziqe kusarėsh, nė rrezik nga ana e bashkėtdhetarėve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe nė qytet, rreziqe nė shkretėtirė, rreziqe nė det, rreziqe midis vėllezėrve tė rremė, nė lodhje e nė mundim, nė netėt pa gjumė, nė uri e nė etje, shpesh herė nė agjėrime, nė tė ftohtė dhe nė tė zhveshur. Pėrveē kėtyre gjėrave tė jashtme, ajo qė mė mundon ēdo ditė ėshtė kujdesja pėr tė gjitha kishat. Kush ėshtė i dobėt, qė tė mos jem edhe unė? Kush ėshtė skandalizuar dhe unė tė mos pėrvėlohem? Nė qoftė se duhet tė mburrem, unė do tė mburrem me ato qė kanė tė bėjnė me dobėsinė time” (2 Korintasve 11:22-30). 

Pėrfundim

Edhe nė mes tė problemeve mė tė vėshtira nė jetė, do ta shohim se “gėzimi i Zotit ėshtė fuqia [jonė]” (Nehemia 8:10). Njė jetė pa vuajtje ėshtė fantazi dhe nuk ia vlen tė jetohet. Vuajtjet nuk kanė pse tė na e shkatėrrojnė besimin tek Perėndia. Pėrkundrazi, ato na afrojnė mė pranė tij me besim: “Jua kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua; nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn!” (Gjoni 16:33)… “Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė” (Gjoni 15:11).

© 22/2/2008