Zemėrbutėsia e Palit

“Pėrkundrazi qemė zemėrbutė midis jush, ashtu si mėndesha qė rrit me dashuri fėmijėt e saj. Kėshtu, duke pasur njė dashuri tė madhe ndaj jush, ishim tė kėnaqur duke ju komunikuar jo vetėm ungjillin e Perėndisė, por edhe vetė jetėn tonė, sepse na u bėtė tė dashur. Sepse ju, o vėllezėr, e mbani mend lodhjen dhe mundimin tonė: si kemi punuar ditė e natė qė tė mos i bėhemi barrė asnjėrit prej jush, dhe predikuam ungjillin e Perėndisė ndėr ju” (1 Thesalonikasve 2:7-9).

Parathėnie

Ka shumė tė krishterė, qė e konsiderojnė apostullin Pal si njė njeri tė ashpėr e strikt, por e vėrteta qėndron ndryshe. Pali iua pėrshtati natyrėn e vet njerėzve, me tė cilėt kishte vazhdimisht lidhje: ai ishte i ashpėr me ata, qė kėrkonin ta shkatėrronin fjalėn e Perėndisė, kurse me ata qė e donin Zotin, ai ishte njė mėsues i dashur dhe zemėrbutė. Zemėrbutėsia gjithmonė del fitimtare mbi ashpėrsinė: "Me durimin i mbushet mendja njė princi dhe gjuha e ėmbėl thyen kockat" (Fjalėt e Urta 25:15). Ata qė nuk besojnė, e shohin Perėndinė si njė tiran, qė sundon nga qielli, por ata qė e njohin Krishtin si Shpėtimtar, e dinė se Ai mbretėron me dashuri, edhe pse ėshtė njė Perėndi i drejtėsisė: "Ja, Perėndia, Zoti, vjen i fuqishėm dhe krahu i tij sundon pėr tė. Ja, e ka shpėrblimin me vete, dhe shpėrblimi i tij e pararend. Ai do tė kullosė kopenė e tij si njė bari, do t’i mbledhė qengjat me krahun e tij dhe do t’i mbajė nė gji tė tij, dhe do tė udhėheqė me ėmbėlsi dhe kujdes delet qė kanė tė vegjėlit e tyre" (Isaia 40:10-11). Shoqėria jonė nuk e vlerėson zemėrbutėsinė, por vlerėson tė qėnit agresiv dhe tė kėrkuarit e tė drejtave personale. Tė krishterėt nuk duhet tė kenė njė vlerėsim tė tillė si shoqėria e sotme.

Njeriu zemėrbutė

Kishat, zakonisht, e harrojnė se edhe predikuesi, pastori, apo ungjillizuesi ka ndjenja. N.q.s. Pali do tė kishte qenė njė mėsues zemėrgur e i pashpirt, atėherė kėtė gjė do ta vinim re nė vargjet e kėtij studimi. Pėrkundrazi, kėto vargje e paraqesin Palin si njė njeri tė afrueshėm, tė dashur dhe zemėrbutė. Pali i trajtoi njerėzit me zemėrbutėsi. U kujdes pėr ta, ashtu siē kujdeset nėna pėr fėmijėt e vet. Madje, edhe kur iu desh tė merrej me ata, qė ishin zėnė nė kurthin e mėsimeve tė rreme, ai shfaqi njė shpirt zemėrbutė: "Duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt, me shpresė se Perėndia ua jep atyre tė pendohen, qė arrijnė tė njohin tė vėrtetėn, dhe tė vijnė nė vete, duke shpėtuar nga laku i djallit, qė i ka zėnė robėr tė vullnetit tė tij" (2 Timoteut 2:25-26). Qėllimi i tė qėnit zemėrbutė ėshtė qė njerėzit tė vijnė tek e vėrteta. Njė sjellje e ashpėr dhe agresive i largon njerėzit prej Zotit: "Pėrgjigja e ėmbėl e fashit zemėrimin, por fjala therėse e nxit zemėrimin" (Fjalėt e Urta 15:1). Pali nuk ishte hipokrit; ai e vinte nė praktikė atė, qė predikonte: "Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj" (Galatasve 5:22-23). Detyra e Frymės sė Shenjtė ėshtė qė t'i bėjė zemėrbutė ata, qė e ndjekin Krishtin. Mateo Henri ka thėnė: "Butėsia dhe mirėsia e bėjnė fenė shumė tė rekomandueshme. Ato i pėrngjajnė mėnyrės, me tė cilėn vetė Perėndia i trajton mėkatarėt nė Bibėl. Kėshtu fitohen njerėzit pėr Zotin". Njė zemėrbutėsi e tillė do tė thotė se Pali nuk u soll sikur tė ishte njė njeri superior e shumė i rėndėsishėm, pėrkundrazi, ai ishte gati tė shpenzonte e tė shpenzohej pėr hir tė ungjillit: "Sa pėr veten time, unė do tė shpenzoj me gėzim dhe do tė shpenzohem pėr shpirtrat tuaja, megjithse ju dua mė fort dhe mė doni mė pak" (2 Korintasve 12:15).

Nėna qė kujdeset

Fjala "mėndeshė" (nė greqisht "trophos") do tė thotė "ajo qė rrit". Kjo fjalė nėnkupton nėnėn, qė kujdeset pėr fėmijėt e saj dhe i ushqen ata. Nė komentimin qė i bėn kėtij vargu, Gjon Ueslli shkruan kėshtu: "Qemė zemėrbutė - tė ėmbėl e tė mirė, midis jush - si klloēka, qė i rrethon zogjtė e saj. Ashtu si mėndesha qė rrit me dashuri fėmijėt e saj - ata qė kanė dalė nga barku i saj". Pali dhe grupi i tij ungjillor e kuptuan mirė se mesazhi i ungjillit duhet t'iu pėrshtatet nevojave tė atyre qė e dėgjojnė, por pa e kompromentuar ēiltėrsinė e fjalės sė Perėndisė: "Sepse shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė zihet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė pėr tė mėsuar njerėzit dhe i durueshėm" (2 Timoteut 2:24). Ndoshta, edhe ne mund tė mėsojmė diēka prej asaj qė shkroi Pali: "Djemtė e mi, qė unė i lind pėrsėri, derisa tė formohet Krishti nė ju!" (Galatasve 4:19).

Dashuria

Dy shprehjet: "duke pasur njė dashuri tė madhe ndaj jush" dhe "na u bėtė tė dashur" na shfaqin dashurinė dhe kujdesin qė tregoi Pali pėr besimtarėt thesalonikas. Fjala "dashuri" (nė greqisht "homeiromenoi") pėrdorej nė rastin e njė nėne, qė ishte gati tė jepte jetėn e saj pėr tė mbrojtur tė vegjėlit e vet: "Nga kjo e kemi njohur dashurinė: ai e dha jetėn e vet pėr ne; dhe ne duhet ta japim jetėn tonė pėr vėllezėrit" (1 Gjonit 3:16). Ka tė ngjarė qė, kur Pali tha, "edhe vetė jetėn tonė", ai e kishte fjalėn pėr njė dashuri shumė tė thellė: "Sepse do tė doja tė isha vetė i mallkuar, i ndarė nga Krishti, pėr vėllezėrit e mi, pėr farefisin tim sipas mishit" (Romakėve 9:3). Pali, jo vetėm qė iu dha tė tjerėve mesazhin e ungjillit, por ai iu dha atyre edhe vetė jetėn e vet. Ai iu shėrbeu besimtarėve tė tjerė me orė tė tėra, derisa u lodh e u rraskapit. Ashtu si njė prind i dashur, ai pranonte mė mirė t'i hidhte poshtė tė drejtat e veta, sesa t'i bėhej barrė kishės. Rrallė gjen besimtarė tė tillė, qė e vėnė nė praktikė atė, qė besojnė. Ajo qė mungon nė kishat e sotme ėshtė pikėrisht kjo: gatishmėria pėr t'ia kushtuar gjithēka punės sė Perėndisė: "Me ēdo pėrulėsi e zemėrbutėsi, me durim, duke e duruar njėri-tjetrin nė dashuri, duke u pėrpjekur tė ruani unitetin e Frymės nė lidhjen e paqes" (Efesianėve 4:2-3).    

Pėrfundim                      

Kishės i bėhemi barrė, po nuk e patėm kėtė lloj dashurie, zemėrbutėsie e pėrkushtimi. Pali ėshtė shembull i tė krishterit tė vėrtetė, sidomos i atij qė ėshtė pėrgjegjės nė drejtimin e tė tjerėve drejt pjekurisė nė Krishtin. Pali me tė vėrtetė qė kishte natyrėn e Krishtit: "Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin" (Filipianėve 2:5)... "Unė jam bariu i mirė; bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet" (Gjoni 10:11). Ndoshta, kemi nevojė qė zemėrbutėsia e Palit tė jetė edhe zemėrbutėsia jonė: "Tė mos flasin keq pėr asnjeri, tė jenė paqėsorė dhe tė butė, duke treguar mirėsjellje tė madhe kundrejt tė gjithė njerėzve" (Titit 3:2)... "Kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira, e paanshme dhe jo hipokrite" (Jakobit 3:17). Zemėrbutėsia nuk ėshtė dobėsi, apo mungesė guximi. Zemėrbutėsia ka tė bėjė me kujdesjen pėr tė tjerėt, sidomos pėr ata qė janė tė dobėt e qė kanė nevojė pėr mbrojtje. Tė jesh zemėrbutė do tė thotė tė mos e kesh mendjen gjithmonė tek dėshirat e tua, por tė bėsh pėr dikė tjetėr atė, qė kėrkon Perėndia prej teje.

© 12/4/2008