A
TE CON VERTET DREJT JETES SE PERJETSHME LIBRI ME TITULL “NJOHURIA QE TE CON
DREJT JETES SE PERJETSHME”, I BOTUAR NGA “KULLA E ROJES”, ORGANIZATE E
DESHMITAREVE TE JEHOVAIT?
Deshmitaret
e Jehovait nuk jane dakort me doktrinen e Trinitetit. Ata thone ne faqen 31 te
librit “Njohuria” se fjala “Trinitet” nuk gjendet ne asnje vend ne Bibel.
Por ata nuk arrijne ta kuptojne se as shume prej fjaleve te tjera te tyre (si
psh. “parajsa toke”) nuk jane gjithashtu ne Bibel. Keshtu pra, ta lidhesh
fjalen “Eden” me “Parajsen” eshte budallallek, sepse kjo fjale shfaqet
vetem tre here ne Bibel, ne Testamentin e Ri. Para se te flasim per kete
keqperdorim te fjales “parajse”, te marre nga Luka 23:43, le te shohim
c’thote Bibla per Parajsen.
Ne
Zbulesen 2:7, Jezusi thote: “Kujt fiton do t’i jap te haje nga pema e jetes,
qe eshte ne mes te parajses se Perendise”. Jezusi permend pemen e jetes, por,
sic do ta shohim me poshte, kjo nuk do te thote se parajsa ne Eden eshte e
vendosur automatikisht mbi token e se ardhmes. Duke qene se Perendia e vendosi
pemen ne Eden, eshte e qarte se meqenese Edeni nuk egziston me, edhe pema nuk
eshte me atje, por eshte zhvendosur prej andej. E meqenese pema s’eshte me ne
toke, atehere mund te thuhet qe ajo mund te egzistoje vetem ne Qiell, aty ku e
pati edhe origjinen e saj! Nga e dime ne se Parajsa eshte i njejti vend me
Qiellin? Pergjigja eshte e thjeshte: Keshtu na thote Bibla.
Lexoni
cfare thote Pali tek 2 Korintasve 12:2, “Une njoh nje njeri ne Krishtin, i
cili, para katermbedhjete vjetesh (a ishte ne trup, a ishte jashte trupit, nuk e
di; Perendia e di), u rrembye gjer ne te tretin Qiell”. Ne kete varg, ne
shohim se Pali u “rrembye” ne Qiell. Ne vargun 4, ai shton: “ ky njeri u
rrembye ne parajse”. Por Deshmitaret e Jehovait i keqinterpretojne keto dy
vargje, dhe nuk e konsiderojne Qiellin dhe Parajsen si dy fjale me te njejtin
kuptim, qe tregojne te njejtin vend - “lart ne qiell”. Sipas perkthimit te
tyre, te quajtur “Perkthimi i Botes se Re”, dy vargjet e mesiperme marrin
kuptimin “u rrembye larg qiellit ne parajse (ne toke)”. Duke vepruar ne kete
menyre, ata menjanojne faktin qe Parajsa dhe Qielli jane e njejta gje. Nga te
gjitha perkthimet e Bibles qe kam une, vetem “Perkthimi i Botes se Re” e
perkthen fjalen greke “HARPAZO” si “rrembyer larg qiellit per ne toke”.
Edhe pse kjo fjale mund te kete nje kuptim te tille, prapeseprape, ky kuptim nuk
i pershtatet ketyre vargjeve ne Bibel.Gjithashtu, meqenese Edeni nuk ishte ne
toke, kur Pali i shkroi keto vargje, ai (Pali) atehere duhet te ishte rrembyer
lart ne Qiell.
Nese
Qielli dhe Parajsa jane nje, d.m.th. jane e njejta gje, atehere per cilin vend
po bente fjale Jezusi, kur i tha njerit prej keqberesve ne kryq: “Ne te
vertete po te them: sot do te jesh me mua ne Parajse” (Luka 23:43)? Perkthimi
i Botes se Re nga Deshmitaret e Jehovait e shkruan gabimisht kete varg: “Ne te
vertete po te them sot: ti do te jesh me mua ne Parajse”. Por ne e vume re se
vendi i quajtur Parajse eshte lart ne Qiell. Ky keqberes do shkonte larg ne
Qiell me Jezusin. Por ne faqen 8 te librit “Njohuria” thuhet: “Pa dyshim,
kur kujtoi Parajsen, ketij njeriu i erdhi ne mendje lumturia e prinderve te tij
te pare, Adamit dhe Eves”. Por kjo s’eshte e vertete, sepse ky njeri po
mendonte ne ato caste per Mbreterine e Perendise, prandaj edhe tha: “Zot,
kujtohu per mua kur te vish ne Mbreterine tende” (Luka 23:42).
Ne
faqen 9 te librit “Njohuria” shkruhet nje fjali qe eshte per t’u vene re:
“Ata dhe pasardhesit e tyre duhej t’i zgjeronin kufijte e Parajses, derisa i
gjithe planeti te behej nje vend bukurie dhe gezimi”. Kjo thenie, sipas
Deshmitareve te Jehovait, gjen mbeshtetje tek Zanafilla 1:28, “Perendia u tha
atyre (Adamit dhe Eves): Te jeni te frytshem dhe shumezohuni, mbushni token e
nenshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjte e qiellit dhe mbi cdo
qenie qe leviz mbi toke”. Por ky varg nuk na sugjeron se Adami dhe Eva duhej
t’i zgjeronin kufijte e Edenit. Pastaj, pse duhet ta benin ata nje gje te
tille? A e ka harruar ta lexoje organizata e Kulles se Rojes Zanafillen 1:31, qe
thote: “Perendia shikoi te gjitha ato qe kishte bere, dhe ja, ishte shume
mire”.
Te
thuash se Adami duhej ta zgjeronte ate qe Perendia kishte krijuar, do te thote
se ti beson se Adami kish ca dhunti hyjnore dhe se ato qe Perendia kishte
krijuar, s’ishin te gjitha te mira. Keshtu pra, ndoshta duke pare se ky
argument eshte i dobet dhe pa baze, nje varg tjeter gjen perdorim ne librin “Njohuria”,
gjoja si prove - vargu Isaia 55:10-11. Por po te lexojme keto vargje, veme re se
ato nuk bejne fjale per nje parajse tokesore te se ardhmes, por flasin per
faktin se Fjala e Perendise eshte e perjetshme dhe se Ajo nuk do t’i kthehet
bosh Atij. Keshtu qe, te thuash se njeriu ka per detyre zgjerimin e Edenit,
eshte njesoj si te thuash se ai eshte krijuesi ose Perendia. Djalli donte qe
Adami dhe Eva te besonin pikerisht kete gje!
Ne
nje nga kapitujt e librit “Njohuria”, ne ate me titull “Libri qe zbulon
njohurine e Perendise”, ne faqen 19 thuhet se Mesia u tradhtua per 30 monedha
argjendi. Kjo thenie bazohet te Zakaria 11:12. Po le ta shohim c’thote ky varg:
“Ata e peshuan pagen time: tridhjete sikla argjendi” (sipas Perkthimit te
Botes se Re). Por mos te ndalojme tek vargu 12; le te lexojme vargun 13, qe
thote (sipas Perkthimit te Botes se Re): “Por Jehovai me tha: Hidhja pocarit
cmimin madheshtor me te cilin ata me vleresuan”.
Vete
Kulla e Rojes e pranon se nje gje e tille i ndodhi vete Jezusit. E megjithate,
ata thone se Jehovai eshte Ai qe flet ne kete varg, dhe se Ai thote se u
vleresua me 30 monedha argjendi. Por ne e dime nga Bibla, nga Testamenti i Ri,
se Judes iu dha e njejta shume parash, me qellim qe ai ta tradhtonte Jezusin.
Tek Mateu 26:15 thuhet: “Dhe (Juda) u tha atyre: “Sa do te me jeni qe une
t’jua dorezoj?” Dhe ata i numeruan tridhjete sikla argjendi”. Kush eshte
pra, Jezusi? Ne themi se Ai eshte Jehovai.
Deshmitaret
e Jehovait besojne se Jezusi u be Krisht vetem kur u pagezua. Ne faqet 36 dhe 65
te librit “Njohuria” thuhet: “Jehovai e vajosi Jezusin me shpirtin e
shenjte. Ne kete menyre, Jezusi u kthye ne Krisht”. Kjo do te thote se, qe nga
lindja e tij derisa u pagezua nga Gjon Pagezori, Jezusi s’ishte Krishti. Nese
kjo eshte e vertete, atehere si shpjegohet qe Bibla thote per Simeonin tek Luka
2:26, “Dhe ne menyre hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjte se nuk do
te vdiste para se te kishte pare Krishtin e Zotit”? Perkthimi i Botes se Re
thote te njejten gje. Pra, nese Simeoni nuk e pa Krishtin ashtu sic thote Bibla,
atehere Zoti e genjeu ate! E pervec kesaj, barinjve iu tha: “sepse sot ne
qytetin e Davidit lindi per ju nje Shpetimtar, qe eshte Krishti, Zoti” (Luka
2:11). Gjithashtu, a ia vlen te besosh se Gjon Pagezori, nje njeri i thjeshte,
ishte i mbushur “me Frymen e Shenjte qe ne barkun e nenes”(Luka 1:15), kurse
Biri i Vetemlindur i Perendise - Jezusi - duhej te priste 30 vjet per te njejten
gje? Bibla thote te verteten, por dikush tjeter po genjen!
Le
te qendrojme tek tema e Jezusit si Perendi. Eshte interesante te shikosh se te
faqja 39 e librit “Njohuria”, vargu Gjoni 3:16 perdoret si prove qe Jezusi
eshte “Biri i Vetemlindur i Perendise, sepse ate e krijoi Jehovai”. Por,
edhe nje besimtar i ri ne Krishtin mund ta dalloje qe ky varg nuk na meson se
Jezusi eshte nje qenie e krijuar.
E
megjithate, Deshmitareve te Jehovait iu pelqen t’u shtojne fjale te reja
vargjeve biblike. Psh. Kolosianeve 1:16 thote: “… ne Te (ne Jezusin) u
krijuan te gjitha gjerat”. Kjo do te thote se Jezusi eshte Krijuesi Perendi.
Por Kulla e Rojes i shton ketij vargu fjalen “te tjera” dhe thote: “… ne
Te u krijuan te gjitha gjerat e tjera”. (Ne kete menyre, Deshmitaret e
Jehovait thone se Jezusi nuk eshte Krijuesi Zot, por se Ai krijoi vetem ca gjera
te caktuara, jo te gjitha gjerat).
Ata
gjithashtu kembengulin se vargjet tek Proverbat 8:22-31 jane prove e Jezusit si
qenie e krijuar, por ne fakt, keto vargje bejne fjale vetem per diturine dhe
vleren e saj.
Jezusi
sulmohet vazhdimisht ne te gjitha botimet e Kulles se Rojes. Ketu nuk ben
perjashtim as libri “Njohuria”. Ne faqen 40 te tij thuhet: “Perendia e
transferoi jeten e tij nga qielli tek barku i nje vajze te virgjer e besnike nga
Izraeli, te quajtur Mari. Shpirti i shenjte dhe i fuqishem i Jehovait (ose qe
njihet ndryshe si “forca aktive”), e mbuloi Marine me hijen e tij, duke bere
qe ajo te mbetej shtatzene”. Por ne faqen 82 thuhet: “Kjo force nuk zoteron
asnje nga karakteristikat e krijeses, te ciles i jep jete”. Mos, valle, do te
thote kjo se Jezusi nuk eshte nje person? Deshmitaret e Jehovait nuk e shohin
Jezusin si njeri, prandaj edhe i mbeshtesin te tilla mesime.
Shikoni
cfare shkruhet ne faqen 68: “Kur Jezusi u ngrit ne qiell, ai u kthye ne nje
shpirt qe jep jete. Per kete arsye, meqenese Fryma e Shenjte nuk eshte nje njeri
i vertete, sepse eshte shpirt, atehere edhe Jezusi nuk eshte njeri, por tani Ai
eshte vetem nje shpirt qe jep jete”. Por Luka 24:39-42 thote se Jezusi u
ringjall me trup te vertete - me mish e kocka -
(si njeri), dhe se Ai ishte ne gjendje (tamam si nje njeri) te hante
ushqim normalisht. “Shikoni duart e mia dhe kembet e mia, sepse une jam. Me
prekni dhe shikoni, sepse nje fryme nuk ka mish e eshtra, si po shihni se une
kam!”. Dhe si tha kete, u tregoi atyre duart dhe kembet. Por, duke qene se
ende nuk besonin prej gezimit dhe ishin te coroditur, ai u tha atyre: “A keni
ketu dicka per te ngrene?”. Dhe ata i dhane nje pjese peshku te pjekur dhe nje
huall mjalti”.
Keshtu
pra, Deshmitaret e Jehovait mendojne se Jezusi dhe Fryma e Shenjte nuk jane
persona te vertete, por sipas tyre “Djalli ka qellime te keqija; ai eshte
vrases i njerezve dhe Bibla thote se ai (Djalli) eshte nje person i vertete” (faqja
55). Pra, Djalli eshte person i vertete, por Jezusi dhe Fryma e Shenjte nuk jane
persona te vertete! Une pyes veten se kush eshte ai qe i meson gjera te tilla
Organizates se Deshmitareve te Jehovait?
Jezusi
sulmohet po prape ne faqen 65 te librit “Njohuria”, ku thuhet se per shkak
se Jezusi eshte “Adami i fundit” dhe “cmimi per shpengimin e te gjitheve”,
Ai njihet edhe si “Ate i Perjetshem”. Por kjo thenie eshte nje shpikje e
dobet dhe pa mend, qe s’ben gje tjeter vecse shkaterron Jezusin dhe detyren
per te cilen Ai erdhi ne toke - shpetimin e njerezve. Kete shkaterrim qe i behet
sherbeses se Jezusit, e gjejme haptas ne faqen 69, ku thuhet: “Shpetimi yne
nuk eshte arsyeja kryesore e jetes dhe vdekjes se Jezusit mbi toke”. Prandaj
Organizata e Kulles se Rojes i kushton kaq pak vemendje Jezusit; ajo ka synuar
gjithnje t’i heqe Atij nderin qe i takon, qofte nepermjet Perkthimit te Botes
se Re, qofte edhe permes librave te tjere te organizates.
Nuk
eshte cudi qe ne faqen 82, ata thone: “vdekja njerezore nuk ka dallim nga
vdekja e kafsheve”. Meqenese, sipas doktrines se Deshmitareve te Jehovait,
Zoti Jezus Krishti eshte vetem nje qenie njerezore me cilesi hyjnore, atehere
vdekja e Tij nuk ka rendesi te madhe per ta.
Une
mendoj (ndonese mund te jem i gabuar ne kete qe them) se ne te ardhmen
Deshmitaret e Jehovait mund te shpikin nje doktrine te re - “nje drite te
re” - lidhur me doktrinen e Jezusit si Krye Engjelli Mikael. Libri i tyre,
“Njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme”, nuk e permend nje gje te
tille, qofte edhe nje here te vetme. Por ne faqen 153 te ketij libri, vihet re
nje fjali jo e zakonshme per Deshmitaret e Jehovait, qe mund te na jape njefare
ideje te nje doktrine te re ne nje te ardhme te afert. Aty thuhet: “Ai (Jezusi)
eshte e vetmja rruge, nepermjet te cilit ne mund t’i afrohemi Perendise Jehova”.
Ne jemi dakort me keto fjale, por duhet te tregojme kujdes dhe te kuptojme
arsyen pse jane shkruar ato. Do te ishte mire po qe se Kulla e Rojes u besonte
shkrimeve te saj, dhe nuk i hidhte poshte ato, duke shkruar gjera te tjera, qe
jane ne kundershtim me keto shkrime. Psh. fjalia e mesiperme e humbet vleren e
saj, kur shohim se ne faqet 160-161, “rruga e Perendise” eshte “sherbetori
besnik, qe punon pa u pare nga te tjeret”. Pra, njera nga fjalite duhet te
hidhet poshte: ose Jezusi, ose Shoqeria e Kulles se Rojes (qe boton bibla e
trakte). Ne nuk habitemi qe perseri ne keto vargje Jezusi nuk vleresohet.
Ne
faqen 178, Deshmitareve te Jehovait iu keshillohet qe: “Ne menyre qe te duroni
sherbesen tuaj ndaj Jehovait, ju duhet te keni deshiren per t’i vene vetes
synime shpirterore. Nje synim shpirteror, qe ia vlen ta keni, eshte te rritni
njohurine mbi Perendine, nepermjet studimit personal dhe te rregullt te Fjales
se tij”. Ah sikur, Deshmitaret e Jehovait, ne vend qe te studiojne libra rreth
Bibles, ta studionin vete Biblen! Atehere, ata do te mund t’i kuptonin me mire
te vertetat themelore te Fjales se Perendise. S’ka dyshim qe “sherbetori
besnik, qe punon pa u pare nga te tjeret”- (Trupi Drejtues i Organizates) - ne
Bruklin, Nju-Jork, nuk do ta lejonte kurre nje gje te tille! Ah sikur,
Deshmitareve te Jehovait tu lejoheshin t’i vinin ne praktike fjalet e shkruara
ne faqen 182: “Per me teper, ne nuk e fitojme jeten e perjetshme duke i
sherbyer Jehovait. Jeta e perjetshme eshte dhurate nga Perendia”!
Ne
faqen 67, shihet ilustrimi i zakonshem i Jezusit te varur ne nje shtize (ose
shtylle prej druri) - d.m.th. jo ne kryq. Edhe pse vete Perkthimi i Botes se Re
(i Deshmitareve te Jehovait) thote se Jezusi kishte “gozhde” ne te dy duart
e tij (Gjoni 20:25), ne liber vihet re vetem nje gozhde e vetme, qe deperton
permes duarve te Jezusit. Por duart e tij duhej, te pakten, te ndaheshin nga
njera-tjetra! (Duke mos pranuar se Jezusi vdiq ne nje kryq, Deshmitaret e
Jehovait arrijne ne konkluzionin se Ai s’ishte ne gjendje t’i shpetonte te
gjithe njerezit, sepse krahet e Tij s’ishin te hapur per te gjithe!)
Ne
faqen 88, behet fjale per Universalizmin, qe meson se te gjithe njerezit do te
shpetohen, ose te pakten, atyre do t’iu jepet shansi per t’u penduar pasi
kane vdekur, d.m.th. njerezve do t’iu jepet “mundesia te demonstrojne permes
veprave te tyre, nese ata do te mund t’i sherbejne apo jo Perendise”. Ketu
lindin dy pyetje:
1.
Ku thuhet kjo gje ne Bibel?
2.
N.q.s. te gjithe njerezit do te shpetohen pas vdekjes, atehere me kot
vdiq Jezusi ne kryq?
Kjo
ide, pra, eshte nje sulm tjeter, qe i behet vdekjes sakrifikuese te Shpetimtarit
tone. Kulla e Rojes e urren kryqin (shpetimin nga Jezusi), prandaj ajo ben
gjithcka qe ta shkaterroje ate qe simbolizon ai. Te besosh tek Universalizmi do
te thote te hedhesh poshte rrugen e shpetimit te siguruar nga Perendia.
Ne
faqen 96, behet fjale per “ceshtjen e vitit 1914”, te cilen Deshmitaret e
Jehovait e lidhin me renien (shkaterrimin) e Jeruzalemit ne vitin 607 para eres
sone. Ata e konsiderojne kete date si “shume te rendesishme”. Duke i shtuar
kesaj date 2520 vite, ata arrijne tek viti 1914. Por problemi kryesor ketu eshte
fakti se Jeruzalemi u shkaterrua nga Babilonasit ne vitin 587 para eres sone,
dhe ky fakt automatikisht e hedh poshte “teorine e vitit 1914”. Ne faqen 94,
thuhet se “Jezusi u be Mbret i mbreterise Qiellore ne vitin 1914”. Por, ku
thuhet kjo gje ne Bibel? Kurse ne faqen 97, behet pyetja “A filloi te
mbreteroje Jezusi ne qiell ne kete kohe?”, dhe lexuesit i premtohet se “ne
kapitullin tjeter (te librit “Njohuria”) do te diskutojme arsyet biblike qe
vertetojne kete gje”. Por me kot kerkon pergjigje lexuesi ne kapitullin 11 (ose
edhe ne pjese te tjera te librit), sepse nuk gjendet asnje arsye biblike, qe
tregon per mbreterimin Qiellor te Jezusit ne vitin 1914.
Te
gjitha botimet e Shoqerise “Kulla e Rojes” perdorin shume vargje biblike
(per te mbeshtetur theniet e tyre). Te njejten gje ben edhe libri “Njohuria qe
te con drejt jetes se perjetshme”. Por, ju lutem, vini re se Deshmitaret e
Jehovait vazhdimisht i citojne vargjet biblike jashte kontekstit; nganjehere ata
i keqperdorin vargjet, kurse here te tjera, ata shkruajne vargje qe s’kane
lidhje me ceshtjet ne fjale. P.sh. duke folur rreth fundit te epokave, ne faqen
106, ata shkruajne: “Jezusi tha se gjate kesaj periudhe, ‘dielli do te erret
dhe hena nuk do te jape driten e vet, dhe qiejte do te tronditen’ (Mateu
24:29). Kjo mund te kete lidhje me nje fenomen qiellor te vertete. Megjithate, (sipas
mendimit te Deshmitareve te Jehovait) kjo do te thote gjithashtu se dritat
ndricuese te botes fetare do te ekspozohen dhe do te eliminohen”. Pra, ky
shembull tregon hapur se si e shtremberojne Deshmitaret e Jehovait Biblen!
Libri
“Njohuria” flet gjithashtu rreth 144 mije te vulosurve (te Zbuleses 7),
rreth Krishtlindjeve, rreth ditelindjeve, rreth renies ne gjume te shpirtit, pas
vdekjes fizike te trupit, si edhe rreth temes se familjes. Ka shume libra te
mire (neper librari ose biblioteka), qe flasin rreth ketyre temave dhe i
korrigjojne keto doktrina te rreme te Deshmitareve te Jehovait.
Une
dua te ndalem tek faqja 68 e librit dhe t’i kthej pergjigje nje ceshtjeje te
mbushur plot fjale te gabuara, te besuara nga Deshmitaret e Jehovait - ceshtjes
se vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit. Ata thone se “Jezusi ishte ne gjume
gjate pjeses me te madhe te kohes qe ishte i vdekur” (d.m.th. gjate pjeses me
te madhe te tre diteve). Por une pyes veten: “Gjate ciles pjese?” Nese Ai
ishte i gjalle gjate nje kohe te caktuar, a nuk e hedh poshte ky fakt idene e
“renies ne gjume te shpirtit, pasi trupi ka vdekur”? Pra, edhe nje here,
veme re se libri “Njohuria” nuk di as vete se c’thote! Bibla na meson se
Jezusi ishte aktiv (i gjalle, jo ne gjume) gjate kohes qe trupi i Tij ndodhej i
shtrire ne varr. Tek 1 Pjetrit 3:18-19 thuhet: “(Jezusi) u ngjall nga Fryma,
me ane te se ciles Ai shkoi t’u predikoje frymerave qe ishin ne burg”. Kurse
tek Efesianeve 4:8-10 thuhet: “Shkrimi thote: ‘Kur Ai u ngjit lart, Ai e
burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerezve’. Tani kjo: ‘Ai u ngjit’,
c’do te thote tjeter pervec se Ai me pare edhe kishte zbritur ne pjeset me te
ulta te dheut? Ai qe zbriti eshte po Ai qe u ngjit permbi te gjithe qiejte, per
te permbushur te gjitha gjerat”.
Ne
faqen 82 gjejme te shkruara thenie te tilla: “Kur vdiq, Adami thjesht pushoi
se egzistuari!” dhe “ Njelloj si njerezit, ashtu edhe kafshet, kur vdesin,
ata kthehen ne pluhur”. Por, veme re se keto thenie jane te rreme, kur lexojme
Mateun 22:32, qe thote: “Une jam Perendia i Abrahamit, Perendia i Isakut dhe i
Jakobit. Perendia nuk eshte Perendia i te vdekurve, por i te gjalleve”(d.m.th.
Abrahami, Isaku dhe Jakobi, ndonese fizikisht te vdekur, jane te gjalle
shpirterisht; shpirterat e tyre nuk jane ne gjume, sic thone Deshmitaret e
Jehovait, sepse po te ishin, atehere Zoti s’do thoshte se Ai eshte Perendia i
tyre!) Gjithashtu, kur flasim me ata qe besojne se shpirti bie ne gjume pas
vdekjes se trupit, duhet te marrim ne konsiderate edhe vargun tek Predikuesit
3:21, qe thote: “Kush e di nese fryma e bijve te njerezve ngjitet lart dhe
nese fryma e kafshes zbret poshte ne toke?”
Libri
“Njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme” eshte nje perpjekje qe s’pi
uje, nje liber qe synon te shkaterroje doktrinen e Bibles dhe te inkurajoje
mesime, qe te shkaterrojne jeten. Vetem ata qe i kane syte dhe trute e mbyllur,
vetem ata mund ta pranojne kete liber si te ardhur nga Perendia.
Ashtu
si libra te tjere te Deshmitareve te Jehovait, edhe ky liber flet per nje Jezus
tjeter (jo per Jezusin e Bibles). Ata te Krishtere, qe mashtrohen menjehere,
mund te mendojne se Deshmitaret e Jehovait jane afer se vertetes, kur i
referohen Jezusit si “Biri i vetemlindur i Perendise”.
Te
gjithe ata qe jane kapur ne rrjeten e mashtrimit te Kulles se Rojes, duhet t’i
pergjigjen nje pyetjeje te rendesishme, asaj pyetjeje, te cilen vete Jezusi ua
pyeti dishepujve te Tij tek Marku 8:29 “Po ju, kush thoni se jam?” Sipas
mesimeve te Kulles se Rojes, Pjetri duhej t’i pergjigjej kesaj pyetjeje keshtu:
“Une them se Ti je nje profet, ose ndoshta je Krye Engjelli Mikael”. Por, jo,
pergjigja e vertete e Pjetrit ishte: “Ti je Krishti” (Mateu 8:29).
Dishepujt
e njohen Jezusin si Mesia. Ata e dinin se Mesia duhej te ishte ndryshe nga
profetet ose nga engjejt. Tek Marku 9:1-17, shpjegohet se si ata perjetuan nje
ngjarje qe s’do ta harronin dot kurre, kur Elija dhe Moisiu u takuan me
Jezusin, pasi Ai u shperfytyrua. Por vini re! Jezusi nuk u shperfytyrua ne nje
profet, sepse kjo gje do ta kishte bere Ate te njejte me profetet Elija dhe
Moisiu. Ai gjithashtu nuk u shperfytyrua ne nje engjell si Mikaeli. Jo, sepse
kjo gje bie ne kundershtim me ate qe thote Bibla tek Hebrenjte 1:5 “Sepse
cilit nga engjejve i tha (Zoti) ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?”
Pra, Perendia nuk po i referohej nje njeriu te thjeshte, apo qofte edhe nje
engjelli, kur Ai foli per Jezusin tek Marku 9:7 “Ky eshte Biri im i dashur,
degjojeni!” Dishepujt nuk e shihnin Jezusin si inferior, por si anetar te dyte
te Trinitetit, (d.m.th. si Bir te Perendise) me gjithe lavdine e Tij Qiellore.
Cdo
Deshmitar Jehovai, ne fakt, cdo njeri mbi toke, duhet t’i jape pergjigje
pyetjes “Kush eshte Krishti, sipas mendimit tend?” Po te degjoni Organizaten
tuaj, mund te jepni nje pergjigje te gabuar. Por bindjuni urdherit, qe Perendia
na jep te gjitheve: “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Sepse kjo eshte
rruga qe te con ne Qiell; kjo eshte njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme.
Jezusi tha tek Gjoni 14:6 “Une jam udha, e verteta dhe jeta; askush nuk vjen
tek Ati pervecse nepermjet Meje”.
Autor:
GARY J. HALL
Perktheu nga origjinali:
MAGDALENA MAYLAM