DESHMITARET
E JEHOVAIT
KUSH JANE ATA?
Nje
kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te?
Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh?
“Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam
derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju
profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres
se tyre.”
Jeremia 14:14
Dallimet
midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane
lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi.
Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia
vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi,
por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e
Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si
qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka
ferr.
“Pastaj
Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone…”
Zanafilla 1:26
“Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe,
kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.”
Gjoni 3:16
Bashkesia
lokale e Deshmitareve te Jehovait, ajo qe vihet re me shpesh ne nje lagje te
zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbreterise. Trupi ose Komiteti kryesor qe
drejton Deshmitaret e Jehovait, e ka qendren ne Bruklin, ne Nju-Jork dhe quhet
“Kulla e Rojes”. Ai perbehet nga nje president dhe nje grup burrash, qe
njihen me emrin “Trupi Drejtues”. Ky grup mbikqyr cdo aspekt te organizates,
duke perfshire edhe materialet qe shkruhen ne revistat periodike dhe ne librat e
studimit. “Kulla e Rojes” deklaron se ajo eshte nje organizate qe drejtohet
nga Zoti. Qe prej vitit 1931, emri i Deshmitareve te Jehovait ka qene njohur
zyrtarisht si “Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve”. Disa i
referohen organizates thjesht me emrin “Shoqeria”. Emri ligjor i saj eshte:
Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve te Pensilvanise.
Deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane
anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme
drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre,
per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve. Ato kane
arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla. Deshmitaret e Jehovait
jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si
p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe
1975. Shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i
vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te
tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone.
Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete,
nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te
ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Deshmitaret e Jehovait te
largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme. Deshmitaret e
zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem
ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”. Deshmitareve te Jehovait qe
regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine
asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates,
derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”.
Anetaret e rinj dhe shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i
shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”.
Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat
dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te
cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise se
Deshmitareve te Jehovait.
Nje
njeri i zakonshem duhet te jete ne dijeni te faktit qe te takuarit me nje
Deshmitar Jehovai ne pragun e deres, ka pasoja per te ardhmen. Deshmitari i
Jehovait mban shenim cdo individ me te cilin ai flet dhe drejtuesit ne Bruklin
shpesh i urdherojne anetaret e tyre t’i telefonojne keta individe te vecante
ose t’u bejne atyre nje vizite tjeter. Ne vitin 1992, numri mesatar i
Deshmitareve te Jehovait, te perfshire ne te tilla vizita dere-me-dere, ishte 4
milion e 71 mije e 954 veta. Vizitat mund te behen ne cdo dite te javes, sepse
Deshmitaret e Jehovait nuk kane nje dite pushimi te caktuar; ata i konsiderojne
te gjitha ditet e javes si te shenjta.
Organizata
e Deshmitareve te Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi me
1852, dhe ne 1879 ai themeloi Kullen e Rojes se Sionit, e cila me vone, ne vitin
1884 u perfshi ne grupin me emer “Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve te
Sionit”. Russell filloi te predikoje ne vitin 1870, pas pjesemarrjes se tij ne
nje takim fetar te drejtuar nga Jonas Wendell, mbi “Ardhjen e dyte te Krishtit
ne toke”. Keshtu, ne bashkepunim me te atin e tij dhe nje grup njerezish te
tjere, Russell formoi nje grup te vogel studimi biblik ne Alegeni, ne Pensilvani.
“Mesazhi” i tij personal nisi me mohimin e doktrines kristiane te Ferrit,
dhe me vone ai i shtoi predikimit te tij edhe doktrina te tjera te rrezikshme,
fizike dhe shpirterore, te shpikura nga ai vete. Me ne fund, Russell e mohoi
gati cdo doktrine kristiane, dhe i botoi mesimet e tij te cuditshme ne nje seri
prej 6 librash me titull “Studime mbi Fjalen e Perendise”. Russell vdiq me
1916, duke udhetuar me tren per ne Teksas. Pasardhesi i tij, Joseph F.
Rutherford filloi ta rinovonte doktrinen e Russellit. Ne vitin 1920, Rutherford
nisi t’u tregoje genjeshtra turmave te medha te njerezve, se si miliona njerez
qe jetonin ne toke ne ate kohe, nuk do te vdisnin kurre. Mes viteve 1921 dhe
1941, Rutherford shkroi 20 libra
dhe pamflete te shumta, por botimi i tij i pare njihet me emrin “Harpa e
Perendise”.
Disa
mesime jashtezakonisht te rreme te Deshmitareve te Jehovait:
Shoqeria
e Kulles se Rojes dhe e Trakteve me qender ne Bruklin, Nju-Jork, i meson
pasuesit e saj se Ati eshte Zoti i pushtetshem, emri i te cilit eshte Jehova.
Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka egzistuar gjithmone, por ka qene nje
krijese/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjellit Mikael. Shpetimi vjen permes
veprave te mira qe ben njeriu, si p.sh. permes sasise se librave qe shesin
anetaret cdo muaj (qe njihen ndryshe me emrin “kuota mujore).
Deshmitaret
e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se
veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe
Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet
veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e
tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga
Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve. Sistemi i shitjes apo
shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te
normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton
vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i
Perendise, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai
vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri. Jezusi eshte Fjala e
Perendise, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te
shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje
mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para
syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur”
dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje.
Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje
zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk
jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane
te burgosurit e Djallit. Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te
shpetuar. Gjoni 3:16 thote: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e
Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete
jete te perjetshme”, kurse Efesianeve 2:8-9 thote: “Ju ne fakt, jeni te
shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte
dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.”
Nje
mesim tjeter jashtezakonisht i rreme i Deshmitareve te Jehovait:
Sipas
Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne
librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi
la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per
3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri. Ata thone se Jezusi u
ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu,
i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, Krishti vdiq dhe u
ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre,
Shpirti ose Fryma e Shenjte nuk eshte nje person i vecante, por nje force, nje
metode, me te cilen Zoti komunikon me boten.
Ky
grup thote gjithashtu se Mbreteria Qiellore hyri ne fuqi ne vitin 1914,
me ardhjen e padukshme ne fron te Krishtit si Mbret. Deshmitaret e Jehovait
predikojne se ne Mbreteri banon aktualisht nje Klase e Vajosur, e Zgjedhur, qe
perbehet prej rreth 135 mije e 400 njerezish. Sipas Deshmitareve te Jehovait, te
gjithe keta njerez u zgjodhen ne fillim, ne vitin 33 pas eres sone, pas vajtjes
se Jezusit ne qiell (d.m.th. ne diten e Pentikostit ose te Zbritjes se Frymes se
Shenjte), si edhe ne shekujt e mevonshem. Ata thone gjithashtu se zgjedhja
perfundimtare e njerezve u realizua ne vitin 1935, dhe numri perfundimtar arriti
ne 144 mije veta. Prej ketyre, 8600 veta jane akoma te gjalle ne bote. Ata do te
jetojne ne perjetesi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirterore. Numri i
fundit (d.m.th. 8600) here pas here rritet ne vlere, kur disa anetare te
zgjedhur nuk qendrojne besnike dhe zevendesohen me te tjere. Deshmitaret e
Jehovait thone se Ardhja e Dyte e Krishtit nuk ishte nje ardhje fizike ne toke,
por ishte nje ngjarje e padukshme e ndodhur ne vitin 1914, kur Djalli dhe
Krishti luftuan kunder njeri-tjetrit ne nje beteje qiellore. Pas kesaj, Krishti
nisi te qeverise Mbreterine Qiellore si Mbret i Mbreterve dhe Djalli u
perjashtua nga Mbreteria dhe u hodh ne Toke. Ata thone se Lufta e Pare Boterore
ishte nje shenje dalluese e shkaterrimit tokesor te Djallit dhe fillimi i
mallkimeve, qe do te shoqeronin “ditet e fundit te ketij sistemi gjerash”.
Fati
i njeriut:
Doktrina
e Deshmitareve te Jehovait thote se ata njerez, qe nuk jane anetare te
organizates Kulla e Rojes, do te shkaterrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do te
egzistojne me. Por, nese nje Deshmitar besnik i Jehovait nuk eshte nje nga
144000 te zgjedhurit, ai do te jetoje pergjithmone ne parajsen mbi toke, kurse
te 144000 te zgjedhurit do te sundojne me Zotin Jehova ne qiell. Deshmitaret e
Jehovait i mesojne pasuesit e tyre se s’ka Ferr. Te shkuarit per vizite dere
me dere, sipas doktrines se fundit te Deshmitareve te Jehovait, i ndihmon
njerezit te vendosin per fatin e tyre. Te Krishteret e dine se kjo eshte nje
doktrine e rreme, sepse shpetimi varet vetem nga marredhenia personale, qe kemi
ne me Jezus Krishtin. Askush nuk mund ta bleje jeten e perjetshme.
Darka
e Zotit, nje here ne vit:
Kjo
behet nje here ne vit ne Kujtim te Vdekjes se Krishtit. Ne te marrin pjese vetem
8600 Deshmitare te gjalle te Jehovait, qe jane anetare te Klases se Zgjedhur
prej 144000 vetesh. Anetaret e tjere ( d.m.th. ish-Klasa e Jonadabit ose qe
njihen tani me emrin Turma e Madhe), lejohet te jene te pranishem, por vetem si
spektatore.
Duhet
te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:
Sipas
Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete
pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per
t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje
program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.
Te
qendruarit larg ish-Deshmitareve:
T’i
qendrosh larg nje ish-Deshmitari te Jehovait ose edhe t’a perndjekesh ate,
eshte nje sjellje qe u komandohet anetareve nga trupi drejtues i bashkesise se
Deshmitareve te Jehovait. Eshte fakt qe moskontaktimi me anetare te tjere, u
shkakton aq shume shqetesime emocionale ish-Deshmitareve te Jehovait, sa ata
arrijne deri ne vetevrasje. Te dyshuar per pabesi, shume Deshmitare te
respektuar dhe te sinqerte te Jehovait jane perjashtuar nga bashkesia edhe pa
paralajmerim. Ne shtator te vitit 1981, trupi drejtues i ndryshoi rregullat, ne
menyre qe, papritur, Deshmitaret ta ndalonin cdo lloj takimi praktik (qofte edhe
nje pershendetje) me te gjithe ish-Deshmitaret e Jehovait. Per here te pare,
pjesetare te se njejtes familje, per shembull, duhej t’i nderprisnin te gjitha
lidhjet me njeri-tjetrin, nese ndonje prej tyre qe perjashtuar nga bashkesia.
Takimi me ish-Deshmitaret e Jehovait u lejua vetem ne raste te tilla, si p.sh.
ne rast semundjesh te renda apo urgjencave, ne rastet kur, edhe pse njeri nga
bashkeshortet (burri apo gruaja), eshte i perjashtuar nga bashkesia, ata lejohen
te mbeten te martuar, dhe ne rastet kur prinderit, edhe po te jene
ish-Deshmitare Jehovai, duhet te vazhdojne te kujdesen per femijet e tyre.
Ne
vitin 1889, Charles T. Russell, themeluesi i Deshmitareve te Jehovait,
profetizoi ne menyre te rreme se:
“…fundi
i mbreterive te kasaj bote dhe themelimi i Mbreterise se Perendise do te
realizohej ne fund te vitit 1914 pas eres sone.”
Ne
vitin 1910: Deshmitareve
te Jehovait iu thuhet te mos lexojne vetem Biblen, sepse ajo nuk eshte
autoriteti perfundimtar. Ne ditet e sotme, ata studiojne Biblen e tyre (te
perkthyer nga ata vete), duke perdorur, si udhezim, botime te Kulles se Rojes.
Ne
vitin 1938: Deshmitareve
te Jehovait iu thuhet se, meqenese fundi i botes eshte shume afer, ata duhet te
presin derisa ky fund te jete realizuar (d.m.th. deri pas Armagedonit), dhe
pastaj “te martohen dhe te rrisin femije”. (Botuar ne “Kulla e Rojes”, e
dates 1 nentor 1938).
Ne
vitin 1966: Kulla
e Rojes parashikon se “sipas kronologjise se tyre biblike, qe eshte per t’u
besuar, te gjashte mije vjetet qe nga koha e krijimit te njeriut, do te
plotesohen ne vitin 1975”.
A
e dinit ju se
themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me
astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te
Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai
ka shkruar: “Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te
Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te
filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje
perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te
historise”.
A
e dinit ju se
ne librin e Charles T. Russellit, me titull “Plani hyjnor i te gjitha epokave”
thuhet se Russell merrej me magji dhe i perdorte shenjat e magjive ne botimet e
tij. Ne librat e tij te pare, ai ka perdorur shenja te tilla si psh.: kryqi dhe
kurora, krahe te hapur zogu me figuren e diellit ne mes tyre, etj. Madje, edhe
shprehjet qe organizata e Kulles se Rojes filloi te perdore me vone, si psh.:
“epoka e arte” dhe “lindja e mijevjecarit”, jane shprehje qe kane lidhje
me magji, dhe nuk jane te bazuara aspak ne Bibel, edhe pse organizata beson te
kunderten. Ne vitin 1916, kur vdiq Charles T. Russelli, pak metra larg varrit te
tij, u vendos nje statuje ne forme piramide 1m e gjysem e larte, me mbishkrim
prej shenje magjie. Ajo qendron akoma sot aty, per t’u pare nga te gjithe.
A
e dinit ju se
Deshmitaret e Jehovait kane besuar
per rreth 50 vjet rrjesht se piramida e madhe e Gizes ne Egjipt ka qene deshmia
e dyte e Perendise pas Bibles? (Me shume informacion per kete, mund te gjendet
ne faqen 200 te librit “Deshmitaret e Jehovait, lajmetare te Mbreterise se
Perendise”).
A
e dinit ju
se Deshmitaret e Jehovait profetizuan ne menyre te rreme se kryepleqte e
Perendise (Abrahami, Isaku, Jakobi e te tjere) do te ngriheshin prej se vdekuri
ne vitin 1925?
A
e dinit ju se
Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet te shoqerohen jashte rrethit te tyre
fetar apo te interesohen per gjera qe nuk i perkasin bashkesise se tyre? Psh.
atyre iu keshillohet te mos e vazhdojne shkollen e larte, apo te mos i kushtojne
kohe pasioneve te tyre ne kohen se lire.
A
e dinit ju
se Deshmitareve te Jehovait nuk iu lejohet te kene transfuzion gjaku, as te
kendojne himnin e tyre kombetar?
Perktheu
nga origjinali
MAGDALENA
MAYLAM

