Ishte kohe vere. Une isha ulur ne stol ne nje lulishte, duke lexuar nje liber me
titull “Persosmeria Hyjnore e Bibles”. Autori i tij ish Adolph Saphir, nje
Izraelit i krishtere dhe nje pastor i shkolluar dhe i devotshem i nje kishe
Presbiterjane me emer ne Londer. Befas, nje fjali e vetme e librit, ne fakt,
vetem disa fjale, me entuzjazmuan kaq shume, saqe kerceva nga stoli ose n.q.s.
kjo mund t’ju duket pak e egzagjeruar), te pakten, mund te them se kjo fjali
me beri te ngrihem ne kembe. Me dukej sikur s’e mbaja dot me brenda vetes
gezimin qe ndjeja.
Kater
fjalet qe lexova, ishin keto: “Jezus Krishti eshte Jehovai”. E pa dyshim,
konteksti ne te cilin keto fjale ishin shkruar, me beri mua te gezuar.
Qe i vogel, une isha rritur me Testamentin e Vjeter. E kisha njohur, e kisha
dashur, dhe e kisha besuar Perendine e Testamentit te Vjeter, para se ta njihja
Perendine e Testamentit te Ri. E njihja Jehovain si Krijuesin, Mbrojtesin dhe
Siguruesin tim. Por une nuk e njihja Ate si Shpetimtarin tim. Ate dite te
shenuar, kur une zbulova se gjate gjithe kesaj kohe, Ai qe me kish krijuar,
mbrojtur dhe siguruar cdo gje per mua, ishte Perendia ne forme njeriu, d.m.th.
ishte vete Jezusi, qe derdhi gjakun e Tij ne kryq per te larguar prej meje
turpin e mekatit, ate dite gezimi im s’njohu kufij.
Sa deshiroj qe keto fjale qe une po shkruaj, t’i sjellin gezim edhe dikujt
tjeter! Sa shume lutem qe Perendia t’u jape ketyre fjaleve te mia jete, qe
dikush tjeter te gezohet si une!
Disa mund te pyesin: “Nga ta dime ne se kjo (d.m.th. pergjigja e mesiperme)
eshte e vertete? Si ta provojme ne se Jehovai i Testamentit te Vjeter eshte
Jezusi i Testamentit te Ri, d.m.th. se Jehovai dhe Jezusi jane nje?” Pa dyshim,
Bibla eshte udherrefyesi yne i vetem. Ajo nuk e citon kete fakt me fjale te
shumta, por ka thenie te regjistruara ne Bibel, te cilat, po te mblidhen dhe te
shikohen ne lidhje me njera-tjetren, na japin nje prove, qe s’te le aspak te
dyshosh se Jehovai dhe Jezusi jane nje.
1.
Ne Testamentin e Vjeter, Jehovai nganjehere u shfaqet njerezve ne formen
e Tij njerezore (d.m.th. si njeri). Ai iu shfaq Abrahamit, kur ai banonte ne
lisat e Mamreut, ashtu sic shkruhet tek Zanafilla, kapitulli 18.
Aty
tregohet se si Abrahamit iu shfaqen tre burra, qe dukeshin si udhetare, dhe ai,
me bujarine e tij, i ftoi ata (te rrinin per dreke) si mysafire. Njeri nga ata
te tre dallohej pak nga te tjeret, dhe Abrahami iu drejtua atij me emrin “Zoti”.
Kjo fjale eshte e shtypur me germa te vogla dhe ne gjuhen hebraishte ka kuptimin
“Mjeshter” ose “Zoteri”.
Ushqimi u be gati dhe ata nisen te hanin, nderkohe qe Abrahami qendronte prane
tyre, poshte nje peme, gati per t’u sherbyer. “Pastaj ata i thane atij:
“Ku eshte Sara, gruaja jote?” (vargu 9). D.m.th. njeri nga ata te tre foli,
dhe sic e thote edhe historia me poshte, ky ishte ai, te cilin Abrahami e thirri
me emrin “Zoteri”. Sara ishte ne cader, dhe Abrahami u pergjegj: “Eshte
atje ne cader.”
“Dhe ai (d.m.th. i njejti person qe foli me pare) tha: “Do te kthehem me
siguri vitin e ardhshem te ti ne po kete kohe; dhe, ja Sara, gruaja jote, do te
kete nje djale”. Dhe Sara degjonte ne hyrje te cadres, qe ishte prapa tij.”
(vargu 10)
Por kush ishte ky njeri qe i tha keto gjera? Si mundet nje njeri, nje engjell,
apo qofte edhe nje krye engjell te kete njohuri per gjerat qe do te ndodhin ne
te ardhmen, te kete autoritetin dhe fuqine te beje nje deklarate te kesaj natyre?
“Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, ne moshe te kaluar, dhe Sara nuk kishte me
te permuajshmet e grave. Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thene: “Plake
si jam, a do te kem une gezime te tilla, me qene se zoti im eshte plak?” (vargu
11-12). E qeshura e Sares ishte nje e qeshur e perzier me gezim dhe dyshim.
“Dhe ZOTI (Jehovai) i tha Abrahamit: “Pse qeshi valle Sara duke thene: “A
do te lind une pernjemend, plake sic jam?” A ka valle dicka qe eshte shume e
veshtire per ZOTIN (Jehovain)? Ne kohen e caktuar, brenda nje viti, do te
kthehem te ti, dhe Sara do te kete nje bir.” (vargu 13-14).
Pra, sekreti u zbulua! Misteri u zgjidh! Vete Jehovai eshte Ai qe flet, dhe jo
nje njeri i thjeshte, as nje engjell. Sipas perkthimit te vjeter King James (bazuar
ne tekstin TEXTUS RECEPTUS), ne vargun e mesiperm, fjala “ZOTI” eshte e
shkruar me shkronja te medha, sepse ne gjuhen hebraishte ajo ka kuptimin e emrit
“Jehovai”.
Pra, ta keni te qarte se “njeriu”, te cilin Abrahami e thirri fillimisht me
titullin “Zoteri”, ai “njeri” qe tha: “Ku eshte Sara, gruaja jote?”,
dhe ai “njeri” qe tha gjithashtu: “Do te kthehem me siguri te ti dhe, ja
Sara, gruaja jote, do te kete nje djale”, ai “njeri” pra, nuk eshte tjeter
vecse Jehovai ne forme njerezore.
Gjithashtu fundi i historise e verteton edhe me teper kete gje, sepse “Sara
mohoi, duke thene: “Nuk qesha”, sepse pati frike. Por ai i tha:
“Perkundrazi, ke qeshur!” (vargu 15). Ai nuk e pa Saren kur qeshi, sepse ajo
ishte prapa Tij ne cader. Per me teper, Ai nuk e degjoi te qeshuren e Sares,
sepse ajo “qeshi me veten e saj”. Por Jehovai di gjithcka; Ai eshte i
gjithepushtetshem dhe ndodhet kudo. Ai e dinte se Sara qeshi, edhe pse Ai, as
nuk e pa, as nuk e degjoi ate.
2.
Jehovai i Testamentit te Vjeter nganjehere iu shfaq njerezve si njeri,
por here te tjera Ai thirret me emrin “Engjelli i Jehovait”; jo “nje
engjell”, por “Engjelli”. Fjala “engjell” do te thote “ai qe eshte i
derguar”.
Ilustrimi
kesaj rradhe eshte marre nga historia e Jakobit, nipit te Abrahamit, dhe gjendet
i regjistruar tek Zanafilla 31.
Jakobi eshte ne nje vend te quajtur Padam-Aram, duke i sherbyer vjerrit te tij,
Labanos. Ne fillim, ai kish pasur shume sukses atje, ish pasuruar shume, por
xhelozia e kish ndryshuar fytyren e Labanos; ai “nuk ishte si me pare” ndaj
Jakobit (vargu 2). Dhe ZOTI (Jehovai) i tha Jakobit: “Kthehu ne vendin e
eterve te tu dhe te fisi yt, dhe UNE do te jem me ty.” (vargu 3). Vini re ketu
se eshte Jehovai Ai qe i flet Jakobit.
Jakobi shkon dhe therret grate e tij, Rakelen dhe Lean, qe te vijne ta takojne
ne fushen, ku ai po kullote kopene e tij. E diskuton kete ceshtje me to, duke
thene: “Une e shoh se fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk eshte si me pare; por
Perendia i atit tim ka qene me mua” (vargu 5).
Dhe ai fillon t’u tregoje atyre ca situata, ne te cilat Perendia i atit te tij
kish qene me te. “Dhe engjelli i Perendise me tha ne enderr: “Jakob!”. Une
iu pergjigja: “Ja ku jam!”. Atehere Ai tha: “…pashe te gjitha ato qe te
punon Labano. UNE JAM Perendia i Bethelit, ku ti ke vajosur nje permendore dhe
me lidhe nje kusht. Tani cohu, lere kete vend dhe kthehu ne vendlindjen tende”
(vargjet 11-13)
Vini re se engjelli i Perendise tha: “UNE JAM Perendia i Bethelit”. Fjala
“engjell” ka kuptimin “ai qe eshte i derguar”.
Rakela dhe Lea habiten, por thone: “Bej te gjitha ato qe Perendia te ka thene”
(vargu 16).
“Atehere Jakobi u ngrit dhe i vuri bijte e tij dhe grate e tij mbi devete, dhe
mori me vete tere bagetine e tij, duke marre me vete gjithe pasurine qe kishte
vene, bagetine qe i perkiste dhe ate qe kishte blere ne Padam-Aram, per te
vajtur tek Isaku, ati i tij, ne vendin e Kanaaneve” (vargjet 17-18).
3. Testamenti i Vjeter nganjehere e pershkruan njerin nga personat e Trinitetit
si te derguar prej dy te tjereve. Kjo gje vihet re, psh. tek Zakaria 2:10-11.
Sic e dini edhe ju, Zakaria eshte nje profet i vajosur nga Perendia per te
inkurajuar Izraelitet, me qellim qe ata, pas kthimit nga roberia Babilonase, te
rindertojne tempullin ne Jeruzalem. Dhe nje element ose karakteristike e forte e
ketij inkurajimi eshte shpresa e zjarrte, te cilen Zakaria ua transmeton atyre,
lidhur me ditet e fundit, me fundin e kesaj bote dhe fillimin e nje tjetre, kur
Zoti Jezus Krishti do te shfaqet per te ngritur mbreterine e Tij mbi toke ne
Izrael.
Duke iu referuar kesaj kohe, ai thote: “Lesho klithma gezimi, gezohu, o bije e
Sionit, sepse ja, Une do te vij, te banoj midis teje”, thote ZOTI (Jehovai).
“Ate dite shume kombe do te bashkohen me ZOTIN (Jehovain) dhe do te behen
populli im, dhe Une do te banoj midis teje; atehere do te pranosh qe ZOTI i
ushtrive (Jehovai) me ka derguar te ti” (vargjet 11-12).
Njeri nga personat e Trinitetit, ne kete rast, Ai i quajtur ZOTI Jehovai, i
thote Izraelit: “Ja, Une do te vij, te banoj midis teje, dhe atehere do te
pranosh qe ZOTI i ushtrive (Jehovai) me ka derguar te ti”. Ky qe do te
dergohet, eshte engjelli i Jehovait, d.m.th. Jezusi, I DERGUARI nga Perendia (pra,
ZOTI Jehovai eshte i njejte me Jezusin, te derguarin, engjellin e Jehovait!).
Duhet te veme re ketu se Personi i pare i Trinitetit, Perendia Ate, kurre nuk
eshte derguar dhe kurre nuk eshte pare. Ai i tha Moisiut: “Ti nuk mundesh ta
shikosh fytyren time, sepse asnje njeri nuk mund te me shikoje dhe te jetoje”
(Eksodi 33:20). Kurse ne Testamentin e Ri, Pali i thote Timoteut (tek 1 Timoteut
6:16) se Perendia eshte i padukshem dhe “rri ne drite te paafrueshme, te cilen
asnje njeri nuk e ka pare kurre dhe as mund ta shohe”. Perkundrazi, Perendia
Bir eshte derguar dhe eshte pare. Tek Gjoni kapitulli 8, Jezusi - Perendia Bir -
gjate bisedes se Tij me Izraelitet, pohon me vendosmeri 5 here me rradhe se Ati
i Tij e ka derguar Ate ne toke. Tek Gjoni 20:21, Ai perdor keto fjale:
“Sikurse me ka derguar mua Ati, ashtu Une po ju dergoj ju”. Vete apostulli
Gjon thote: “Askush s’e pa Perendine kurre; i vetemlinduri Bir, qe eshte ne
gjirin e t’Et (e te Atit), eshte Ai qe e ka bere te njohur” (Gjoni 1:18).
Kurse Pali shkruan tek letra e Kolosianeve 1:15 “Ai (Jezusi) eshte shembellesa
e Perendise se padukshem”. Dhe se fundi, vete Jezusi i thote Filipit tek Gjoni
14:9 “Kush me ka pare mua, ka pare Atin”.
(Me ane te ketyre shembujve), a nuk po qartesohet, pra, gjithnje e me shume
fakti se Jehovai i Testamentit te Vjeter eshte Jezusi i Testamentit te Ri?
4.
Se fundi, Testamenti i Ri thote ne menyre pozitive se dy personat hyjnore
te Trinitetit jane nje Perendi. Per shembull, tek 1 Korintasve 10:1-4, Pali e
paralajmeron kishen qe te mos kthehet mbrapsht ne rrugen mekatare, e te mos
lidhe miqesi me boten pagane qe e rrethon. Dhe ai merr si shembull historine e
Izraeliteve ne shkretetire.
Te
gjithe Izraelitet, pa dallim, perfituan te njejtat mrekulli gjate kohes se tyre
ne shkretetire. Ata te gjithe, pa perjashtim, ishin nen mbrojtjen dhe udheheqjen
e rese, dhe te gjithe kaluan neper det. “Te gjithe hengren te njejtin ushqim
frymeror (mana), dhe te gjithe pine te njejten pije frymerore qe i ndiqte; dhe
ky Shkemb ishte Krishti” (vargjet 3-4).
C’kuptim kane fjalet: “ky Shkemb ishte Krishti”? Pergjigjen e gjejme tek
Psalmi 78, nje psalm historik, ne te cilin autori, plot frymezim, mban shenim
ato qe Perendia ka hequr me Izraelin ne shkretetire:
“Ata e mbajten mend qe Perendia ishte Shkembi i tyre”. Kjo do te thote se
ata (Izraelitet) e kuptuan se duhej te mbeshteteshin tek Ai qe beri kaq shume
mrekulli per ta, tek Ai qe ishte Streha e tyre, Themeli i tyre, Burimi i
begatise se tyre, Miku i tyre, qe s’ndryshon kurre. Por Pali thote (ne
Testamentin e Ri) se ky varg ben fjale per Personin e dyte te Trinitetit (per
Jezusin). Sipas Palit, Jezusi ishte burimi i vertete i mbrojtjes dhe ushqimit te
Izraeliteve ne shkretetire. Ai, “Engjelli i Beselidhjes” ishte me ta, ngado
qe te shkonin; Ai ishte Udherrefyesi dhe Mbeshtetja e tyre. Krishti ishte
“Shkembi” i tyre. Po te doni me shume vargje te tjera, qe provojne kete fakt,
lexoni Gjoni 4, vargjet 10 e 14, si edhe Gjoni 7:37-38.
PERMBLEDHJE:
Le
t’i grumbullojme tani te gjitha ato qe kemi mesuar rreth kesaj te vertete te
mrekullueshme:
1.
Ne Testamentin e Vjeter, Jehovai nganjehere iu shfaqet njerezve si njeri,
pra, shfaqet ne forme njerezore.
2.
Kur Jehovai shfaqet ne kete menyre, Ai thirret nganjehere me emrin
“Engjelli i Jehovait”, dhe fjala “engjell” do te thote “Ai qe eshte i
derguar”.
3. Testamenti i Vjeter nganjehere ben fjale per faktin se si nje Person i
Trinitetit (Perendia Ate) ka derguar nje tjeter Person te Trinitetit (Perendine
Bir) ne toke.
4.
Jehovai, si Perendi Ate, as nuk eshte derguar, as nuk eshte pare kurre.
Por Perendia Bir eshte derguar dhe eshte pare.
5.
Testamenti i Ri e njeh (e identifikon) shume qarte Jehovain si te njejte
me Jezusin.
Ja
pra, ky eshte nje prezantim i te vertetes se madhe qe Jehovai i Testamentit te
Vjeter eshte Jezusi i Testamentit te Ri, d.m.th. qe Jehovai dhe Jezusi jane nje;
Ata jane i njejti Person!
Gjithashtu ky prezantim eshte ne perputhje me ato qe thote Testamenti i Vjeter
dhe i Riu, lidhur me detyrat e te Tre Personave te Trinitetit (d.m.th. Ati, Biri
dhe Fryma e Shenjte) ne ceshtjen e shpetimit: Ati na zgjodhi ne, Biri na shpetoi
(pagoi cmimin e vdekjes per ne), dhe Fryma e Shenjte na shenjteron dhe na meson.
Keshtu thote edhe 1 Pjetrit 1:2 “…te zgjedhurve sipas paranjohjes se
Perendise, Atit, me ane te shenjterimit te Frymes, per t’u bindur dhe per
t’u sperkatur me gjakun e Jezus Krishtit…”.
Le t’i kthehemi tani librit te autorit Adolph Saphir, dhe me lejoni qe t’ju
citoj (jo fjale per fjale) ca fjali te tjera prej ketij libri:
Vetem Jehovai mund te thote tek Isaia 43:25 “Une, pikerisht Une, jam Ai qe per
hirin Tim fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mekatet e tua”. Por
Jezusi i tha nje te paralizuari: “Merr zemer, o bir, mekatet e tua te jane
falur! (Mateu 9:2). Pra, Jezusi eshte Jehovai!
Vetem Jehovai mund te thote: “Populli im me ka braktisur Mua, burimin e ujit
qe rrjedh, per te hapur sterna, sterna te prishura, qe nuk e mbajne ujin” (Jeremia
2:13). Por ne “diten e fundit, ne diten e madhe te festes, Jezusi u cua ne
kembe dhe thirri duke thene: “Nese dikush ka etje, le te vije tek Une e te
pije.” (Gjoni 7:37). Pra, Jezusi eshte burimi i ujit te gjalle; Jezusi eshte
Jehovai!
Vetem Jehovai mund te thote: “Ashtu si i martuari gezohet me nusen, keshtu
Perendia do te gezohet per ty” (Isaia 62:5). Por Jezusi tha: “Valle a mund
te agjerojne dasmoret, ndersa dhendri eshte me ta? Per sa kohe kane me vete
dhendrin, nuk mund te agjerojne!” (Marku 2:19). Pra, Jezusi po thoshte se Ai
eshte vete dhendri. Jezusi eshte Jehovai!
Vetem Jehovai mund te thote: “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perendine tend, me
gjithe zemer, me gjithe shpirt dhe me tere forcen tende” (Ligji i Perterire
6:5). Por Jezusi tha: “Ai qe e do te atin ose nenen me shume se Une, nuk eshte
i denje per Mua; dhe ai qe e do birin ose bijen me shume se Une, nuk eshte i
denje per Mua” (Mateu 10:37). Jezusi eshte Jehovai!
Kush i dergoi profetet e Testamentit te Vjeter? Jehovai i dergoi! Jeremia
14:14-16 thote se po te ishte se Jehovai nuk i dergoi profetet e Testamentit te
Vjeter, atehere Ai (Jehovai) eshte vete profet i rreme! Por, ne diten kur Jezusi
e la Jeruzalemin te shkrete, Ai tha: “Ja, Une po ju dergoj profete, dijetare
dhe skribe; ju disa prej tyre do t’i vritni dhe do t’i kryqezoni…qe t’ju
bjere mbi ju gjithe gjaku i drejte i derdhur mbi dhe, nga gjaku i te drejtit
Abel, deri te gjaku i Zaharias, qe ju e vrate ndermjet tempullit dhe altarit”
(Mateu 23:34-35). Jezusi eshte Jehovai!
Si perfundim, Jezusi u tha njerezve te popullit te Tij (d.mth. Judenjve):
“N.q.s. ju do t’i kishit besuar Moisiut, do te me besonit edhe Mua, sepse ai
ka shkruar per Mua” (Gjoni 5:46). Dhe pas ringjalljes, Ai u tha dishepujve te
Tij besnike: “Duhet te permbushen te gjitha gjerat qe jane shkruar lidhur me
Mua ne ligjin e Moisiut, ne profetet dhe ne psalmet” (Luka 24:44). Pra, Jezusi
eshte permbledhja dhe thelbi i atyre gjerave qe shkroi Moisiu. Jezusi eshte
themeli i tere historise dhe epiqendra e te gjitha profecive te Testamentit te
Vjeter.
Kur degjoj njerez qe thone se ata besojne tek Testamenti i Ri, por ne te njejten
kohe, e hedhin poshte Testamentin e Vjeter, atehere me vjen shume keq per ta,
sepse keta njerez nuk e dine se c’thone. Askush nuk mund ta kuptoje
Testamentin e Ri, nese nuk beson tek Testamenti i Vjeter. Gjithashtu, kur degjoj
njerez qe thone se ata e duan Jezusin, por ne te njejten kohe, e urrejne
Jehovain, atehere mua, jo vetem qe me vjen keq per ta, por gjithashtu me ze
frika, sepse askush nuk mund ta doje Jezusin dhe ta urreje Jehovain. Jehovai
eshte Jezusi dhe Jezusi eshte Jehovai! Syte e Tij i ngjajne nje flake zjarri dhe
ne koken e Tij ka shume kurora. “Ai vete do te shkele vozen e veres se merise
dhe te zemerimit te Perendise se plotfuqishem, dhe mbi rroben e vet dhe mbi
kofshen ishte shkruar nje emer: MBRETI I MBRETERVE DHE ZOTI I ZOTERVE” (Zbulesa
19:15-16).
Shenim:
Jam i sigurte se vete Profesor James Gray (autori i ketij artikulli), po te
ishte gjalle, do ta besonte faktin se Ai qe thote “UNE JAM” tek Gjoni 8:58
eshte i njejte me Ate qe thote “UNE JAM” tek Eksodi 3:14. Pra, Jezusi eshte
Jehovai! (---Nga Pastor Gary J. Hall).
PERKTHEU: