
Parathėnie
Vėllezėr,
sa pėr vete, nuk mendoj se e kam zėnė, por bėj kėtė: duke harruar ato qė
kam lėnė pas dhe duke u prirur drejt atyre qė kam pėrpara (Filipianėve
3:13).
Fjalori qė Pali pėrdor nė kėtė
varg pėr tė pėrshkruar vendosshmėrinė e tij pėr tė ndjekur Krishtin, ėshtė
marrė nga lojrat olimpike tė asaj kohe. Jeta e krishterė ėshtė si njė garė
atletike, jo si njė vrapim 100-metrash, por si njė maratonė. Nėse duam tė
kemi sukses nė garė, ashtu si vrapuesi, edhe ne duhet ta lemė mėnjanė ēdo
gjė qė na tėrheq vėmendjen e na pengon. Mendjen duhet ta kemi vetėm tek
pista e vrapimit. Gjithashtu, ashtu si atleti, edhe ne duhet tė jemi tė
disiplinuar, derisa ta fitojmė trofenė. Prandaj
edhe ne, duke qenė tė rrethuar nga njė re kaq e madhe dėshmimtarėsh, duke
hedhur tej ēdo barrė dhe mėkatin qė na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le
tė rendim me durim nė udhėn qė ėshtė pėrpara nesh, duke i drejtuar sytė
te Jezusi, kreu dhe plotėsonjėsi i besimit, i cili, pėr gėzimin qė ishte pėrpara
tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit
tė Perėndisė. Kujtoni, pra, atė qė duroi njė kundėrshtim tė tillė nga
ana e mėkatarėve kundėr tij, qė tė mos lodheni dhe tė ligėshtoheni nė
shpirtin tuaj (Hebrenjve 12:1-3). Kjo do tė thotė se duhet tė
tregohemi tė guximshėm pėr tė hedhur tej ēdo gjė, qė na ngadalėson. Kėrkohet
durim (kėmbėngulje dhe pėrqėndrim), pėrndryshe do tė lodhemi, do tė
gabojmė dhe do tė dorėzohemi, para se tė kemi arritur vijėn e finishit.
Tė Rendurit
Po
rend drejt synimit, drejt ēmimit tė thirrjes sė lartme tė Perėndisė nė
Krishtin Jezus (Filipianėve 3:14).
Nė mėnyrė qė tė rendim,
duhet tė harrojmė ato qė kemi lėnė pas. Ėshtė Satanai ai, qė dėshiron
qė ti kujtojmė dėshtimet dhe zhgėnjimet e sė kaluarės, me qėllim qė tė
na shkatėrrojė pėrkushtimin tonė pėr tė vazhduar mė tej. Gjithashtu,
duhet ta pastrojmė veten nga ēdo mėkat, qė e dimė se e kemi pėrbrenda, pėrndryshe
nuk do tė mund ta fitojmė ēmimin, sepse mėkati do tė na bėjė qė tė
privohemi nga lavdia e Perėndisė
(Romakėve 3:23). Nė mėnyrė qė tė rendim, duhet ti harrojmė tė
gjitha: forcėn tonė njerėzore, dobėsitė tona, arritjet tona, pozitėn dhe
talentin tonė. Por gjėrat qė mė
ishin fitim, i konsiderova, pėr shkak tė Krishtit, humbje. Dhe me tė vėrtetė
i konsideroj tė gjitha kėto njė humbje nė krahasim me vlerėn e lartė tė
njohjes sė Jezu Krishtit, Zotit tim, pėr shkak tė tė cilit i humba tė
gjitha kėto dhe i konsideroj si pleh, qė unė tė fitoj Krishtin, dhe qė tė
gjendem nė tė, duke pasur jo drejtėsinė time qė ėshtė nga ligji, por atė
qė ėshtė nga besimi nė Krishtin: drejtėsia qė ėshtė nga Perėndia, me anė
tė besimit, qė tė njoh atė dhe fuqinė e ringjalljes sė tij dhe pjesėmarrjen
nė mundimet e tij, duke u bėrė vetė i ngjashėm me tė nė vdekjen e tij, qė
nė ndonjė mėnyrė tė mund tia arrij ringjalljes prej sė vdekurish
(Filipianėve 3:7-11).
Pėrfundimi i vrapimit
Pali kishte si synim qė ta pėrfundonte
garėn, e jo tė ndalonte pėr tu ēlodhur sadopak, apo pėr tia bėrė
qejfin vetes. Tė gjithė besimtarėve iu nevojitet njė vendosshmėri e tillė,
si ajo e Palit, sepse vetėm ai qė do
tė ngulmojė deri nė fund do tė shpėtohet (Mateu 24:13). Kjo do tė
thotė se, nėse duam qė tė jetojmė sipas hirit tė Perėndisė dhe nėse
duam ta shohim Atė nė vijėn e finishit, atėherė e gjithė jeta jonė duhet
tė jetė e pėrkushtuar ndaj Tij. Pali e pa vijėn e finishit, tek po i afrohej
fundit tė jetės sė tij tokėsore, ndaj edhe ishte nė gjendje tė thoshte:
Luftėn e mirė e luftova, e pėrfundova
vrapimin, e ruajta besimin. Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė
Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua,
por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij (2
Timoteut 4:7-8).
Nėse duam tia arrijmė vijės
sė finishit, atėherė duhet tė heqim dorė nga tė shikuarit pas, apo nga tė
kthehurit tek bota, apo nga tė dėshiruarit e gjėrave tė mishit. Kini
nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė (Kolosianėve
3:2). Njė nga shenjat dalluese tė atyre, qė duam tė ecin nė shenjtėri dhe
pėrkushtim ndaj Perėndisė, ėshtė se ata nuk ndihen mė rehat nė kėtė botė.
Pėrkundrazi, ata e presin me padurim ditėn e dhėnies sė kurorės, kur do tė
dėgjojnė tiu thuhen kėto fjalė: Tė
lumtė, shėrbėtor i mirė dhe besnik (Mateu 25:21).
Pėrfundim
Page created 17 March 2007