Ēfarė Mund Tė Bėjė e Ēfarė Nuk Mund Tė Bėjė Lutja

Parathėnie

Nė mbarė botėn, ka njerėz qė luten, kur ndodh ndonjė katastrofė kombėtare ose ndėrkombėtare, apo kur njė person merret peng prej njė terrorristi. Nėpėrmjet lutjes, i kėrkojmė Perėndisė tė veprojė pėr hatrin tonė, ose pėr hatrin e dikujt tjetri. Kjo quhet “Lutje Ndėrhyrėse”. “Tani atij qė, sipas fuqisė qė vepron nė ne, mund tė bėjė jashtė mase mė tepėr nga sa kėrkojmė ose mendojmė” (Efesianėve 3:20). Po qe se plotėsohen kushtet e Perėndisė, lutja mund tė arrijė tė bėjė dhe patjetėr qė do tė bėjė shumė gjėra tė mrekullueshme.

Ē’mund tė bėjė lutja

Lutja mund tė na i japė fuqi shpirtit: “Ditėn nė tė cilėn tė kėrkova, ti m’u pėrgjigje dhe e rrite fuqinė e shpirtit tim” (Psalmi 138:3). Perėndia ėshtė i gjithė-pushtetshėm dhe ėshtė nė gjendje tė bėjė “jashtė mase mė tepėr nga sa kėrkojmė ose mendojmė…” (Efesianėve 3:20).

Lutja mund tė jetė njė burim stabiliteti (qėndrueshmėrie) dhe mbrojtjeje nė jetėn tonė: “Unė i ngre sytė nga malet; nga do tė mė vijė ndihma? Ndihma me vjen nga Zoti, qė ka bėrė qiejtė dhe tokėn. Ai nuk do tė lejojė qė tė tė merren kėmbėt, ai qė tė mbron nuk do tė dremitė. Ja, ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. Zoti ėshtė ai qė tė mbron, Zoti ėshtė hija jote, ai ndodhet nė tė djathtėn tėnde. Dielli nuk ka pėr tė tė goditur ditėn, as hėna natėn. Zoti do tė tė ruajė nga ēdo e keqe; ai do tė ruajė jetėn tėnde. Zoti do tė ruajė daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe pėrjetė” (Psalmi 121).

Lutja mund tė sjellė paqe. Fėmija i Perėndisė, nė vend qė tė mposhtet nga frika e dėshpėrimi, duhet tė lutet dhe lutja mund t’i sjellė paqen e Perėndisė njė jete tė trazuar: “Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim. Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus” (Filipianėve 4:6-7).

Lutja na jep mundėsinė pėr t’ia bėrė tė ditur Perėndisė gjithēka qė kemi nė zemėr. Bibla na mėson se Ai i pėrgjigjet lutjes: “Lypni dhe do t’ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t’ju ēelet. Sepse kush lyp merr, kush kėrkon gjen dhe do t’i ēelet atij qė troket. A ka midis jush ndonjė njeri qė, po t’i kėrkojė i biri bukė, t’i japė njė gur? Ose po t’i kėrkojė njė peshk, t’i japė njė gjarpėr? Nė qoftė se ju, qė jeni tė kėqij, dini t’u jepni dhurata tė mira bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj, qė ėshtė nė qiej, do t’u japė gjėra tė mira atyre qė ia kėrkojnė” (Mateu 7:7-11)… “Dhe Perėndia im do tė plotėsojė tė gjitha nevojat tuaja sipas pasurisė sė tij nė lavdi, nė Jezu Krisht” (Filipianėve 4:19). Lutja do tė gjejė gjithmonė pėrgjigje, atėherė kur besimtari lutet nė pėrputhje me vullnetin e Perėndisė: “Kjo ėshtė siguria qė kemi pėrpara tij: nėse kėrkojmė diēka sipas vullnetit tė tij, ai na e plotėson” (1 Gjonit 5:14). Perėndia na i di nevojat qė kemi, madje edhe para se t’i lutemi: “Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t’i kėrkoni… Ati juaj qiellor, pra, e di mirė se ju keni nevojė pėr tė gjitha kėto gjėra” (Mateu 6:8, 32). Megjithatė, Perėndia do qė njeriu tė kėrkojė nė lutje.

Lutja mund tė rezultojė nė falje. Njeriu gjen falje, kur nuk i nėnshtrohet vullnetit tė vet, por vullnetit tė Perėndisė. Fėmija e Perėndisė gjen falje nėpėrmjet lutjes: “Po t’i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi”… Djema tė mi, ju shkruaj kėto gjėra qė tė mos mėkatoni; dhe nė qoftė se ndokush mėkatoi, kemi njė avokat te Ati, Jezu Krishtin tė drejtin. Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr ata tė tė gjithė botės” (1 Gjonit 1:9; 2:1-2).

Lutjet e tė krishterit mund tė kenė ndikim nė jetėn e tė tjerėve. Lutja ndėrhyrėse shprehet qartė nė Bibėl: “Dhe ju bėj thirrje, o vėllezėr, pėr Zotin tonė Jezu Krisht dhe pėr dashurinė e Frymės, tė luftoni bashkė me mua nė lutje te Perėndia pėr mua, qė unė tė shpėtoj nga tė pabesėt nė Jude, dhe qė shėrbesa ime qė po bėj pėr Jeruzalemin t’u pėlqejė shenjtorėve” (Romakėve 15:30-31, shiko gjithashtu Efesianėve 1:16-18, Filipianėve 1:9-11, Kolosianėve 4:3 dhe 1 Timoteut 2:1-3). Bibla nuk na mėson qė tė lutemi pėr shpėtimin e dikujt, e qė Perėndia do ta shpėtojė personin pėr tė cilin lutemi, pa dėshiruar ai/ajo fare njė shpėtim tė tillė.

Ē’nuk mund tė bėjė lutja

Lutja, nė vetvete, nuk mund ta shpėtojė mėkatarin. Askund nė Bibėl nuk thuhet, as nuk sugjerohet se lutja shpėton mėkatarin. Gjatė gjithė librit tė Veprave tė Apostujve, lexojmė se si dishepuj tė ndryshėm predikuan ungjillin pėr tė shpėtuar mėkatarėt. Apostujt nuk u mblodhėn thjesht pėr tė patur takime lutjesh, ku t’i kėrkonin Perėndisė tė shpėtonte kėtė apo atė person. Pėrkundrazi, ata u ngritėn pėr tė dėshmuar e pėr tė predikuar Krishtin: “Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon?” (Romakėve 10:14). Ka njerėz, qė nuk duan ta studiojnė Biblėn pėr ta pėrcaktuar se cili ėshtė vullneti i Perėndisė lidhur me njė ēėshtje, por thjesht preferojnė vetėm tė luten. Por vullnetin e Perėndisė, apo atė qė Ai dėshiron pėr ne, e mėsojmė nga Bibla.

Lutja nuk mund tė na ēlirojė prej pėrgjegjėsive. Ka nga ata qė mendojnė se thjesht mund tė luten, nė vend qė tė bėjnė atė qė iu ka urdhėruar Perėndia. Por kjo ėshtė gabim! Lutja nuk ėshtė zėvendėsuesja e predikimit, apo e kthimit tė mėkatarit tek Perėndia, apo e tė jetuarit tė njė jete tė shenjtė.

Lutja nuk mund t’i japė njeriut besim. Kur rojtari filipian i burgut pyeti se si mund tė shpėtohej, mori pėrgjigjen: “Me anė tė besimit”. Atėherė, atij iu predikua fjala e Perėndisė, nė mėnyrė qė t’i vinte besimi (shiko Veprat e Apostujve 16:30-31). Besimi vjen nėpėrmjet tė lexuarit, tė studiuarit dhe tė dėgjuarit e fjalės sė Perėndisė: “Besimi, pra, vjen nga dėgjimi, dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė” (Romakėve 10:17).

Lutja nuk mund t’ia mėnjanojė sprovat tė krishterit. Vėshtirėsitė vlejnė si burim rritjeje: “Ta konsideroni njė gėzim tė madh, o vėllezėr tė mi, kur ndodheni pėrballė sprovash nga mė tė ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qėndrueshmėri. Dhe qėndrueshmėria tė kryejė nė ju njė vepėr tė pėrsosur, qė ju tė jeni tė pėrsosur dhe tė plotė, pa asnjė tė metė” (Jakobi 1:2-4).

Lutja nuk mund ta shenjtėrojė mėkatarin. Atij i kėrkohet shenjtėri nė jetė, por kjo shenjtėri nuk vjen direkt si rezultat vetėm i lutjes. Tė jetuarit nė pėrshtatje me fjalėn e Perėndisė sjell shenjtėri: “Shenjtėroji nė tė vėrtetėn tėnde; fjala jote ėshtė e vėrteta” (Gjoni 17:17).  

Pėrfundim

Ajo qė po pėrpiqemi tė vėmė nė dukje, ėshtė se Perėndia e ka paracaktuar lutjen si metodė pėr realizimin e gjėrave tė mėdha. Por lutja kurrė nuk u konceptua pėr tė arritur atė, qė nuk ėshtė pjesė e vullnetit tė Perėndisė. Me qėllim qė tė pėrfitojmė prej lutjes, ashtu siē dėdhiron edhe Perėndia, duhet qė tė ndodhemi nė njė pozitė tė drejtė para Tij dhe ta shfrytėzojmė ashtu siē duhet privilegjin e lutjes. Ka shumė tė krishterė, tė cilėt nuk e dinė se ēfarė kėrkojnė (Marku 10:38), ose qė luten nė mėnyrė egoiste: “Ju kėrkoni dhe nuk merrni, sepse kėrkoni keqas qė tė shpenzoni pėr kėnaqėsitė tuaja” (Jakobi 4:3). Le ta lexojmė Biblėn dhe tė mėsojmė se ē’ėshtė lutja e se cilave lutje iu pėrgjigjet Perėndia.

© 4 Qershor 2007