Ē'mik na ėshtė Jezu Krisht!

Parathėnie

Jemi thirrur pėr tė patur njė marrėdhėnie tė ngushtė e personale me Zotin Jezus Krisht. Dishepujt morėn bekime tė mrekullueshme gjatė gjithė shėrbesės sė Krishtit, tek qėndronin nė praninė e Tij dhe tek mėsonin nga Ai. “Atė qė ishte nga fillimi, atė qė dėgjuam, atė qė pamė me sytė tanė, atė qė vėshtruam dhe qė duart tona e prekėn lidhur me Fjalėn e jetės” (1 Gjonit 1:1). Ē’vlerė ka t’i zbatosh mėsimet e Jezusit e tė mos kesh njė marrėdhėnie tė vėrtetė me Tė? Sa tė krishterė ka, qė jetojnė njė jetė tė bindshme ndaj fjalės sė Perėndisė, por nuk e njohin Atė si Mikun e tyre mė tė ngushtė?

Miqtė e Jezusit

“Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj. Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē’bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq, sepse ju bėra tė njihni tė gjitha gjėra qė kam dėgjuar nga Ati im” (Gjoni 15:14-15). Ky varg na mėson qartė se njė shėrbėtor mund tė jetė i bindshėm ndaj urdhėrimeve tė Zotit, por faktikisht, nuk e njeh Atė nė mėnyrė intime. Edhe pse jemi shėrbėtorė tė Krishtit, ne faktikisht i shėrbejmė Atij si miq. Kjo do tė thotė se jo vetėm qė i bindemi, por edhe e duam dhe i qėndrojmė besnikė. E tillė ėshtė edhe marrėdhėnia, tek e cila na ka thirrur edhe Ai. Shkurtimisht, Jezusi do qė tė jetė Miku ynė: “Njeriu qė ka shumė miq duhet gjithashtu tė tregohet mik, por ėshtė njė mik qė ėshtė mė i lidhur se njė vėlla” (Fjalėt e Urta 18:24).

Jezusi, Miku Besnik

“Nuk do tė tė lė, as nuk do tė tė braktis” (Jozueu 1:5, shiko gjithashtu Hebrenjve 13:5). Prania e Tij brenda nesh ėshtė themeli i marrėdhėnies sonė me Krishtin. Ishte Perėndia Ai, qė e themeloi kėtė lloj bashkėsie mes Tij dhe njeriut. Tė gjitha perėnditė e rreme kėrkojnė zbatim tė rreptė tė rregullave dhe riteve fetare. Besimi tek kėto perėndi ėshtė i bazuar nė frikė, shėrbim dhe nėnshtrim. Vetė fjala “Islamizėm” do tė thotė “nėnshtrim”. Nė Kuran nuk do tė lexoni kurrė rreth mundėsisė pėr tė patur njė marrėdhėnie tė dashur mes perėndisė sė myslimanizmit dhe pasuesve tė tij. Edhe kultet, gjithashtu, e kanė shumė tė vėshtirė ta kuptojnė se ne mund tė jemi miq tė Perėndisė. Perėnditė e tė gjitha feve tė rreme janė perėndi tė largėta e tė paprekshme. Vetėm Bibla na tregon se njeriu mund tė ketė njė marrėdhėnie tė ngushtė me Perėndinė, jo nga frika, por nga tė qėnit mik me Tė. Zoti Jezus Krisht nuk erdhi pėr tė themeluar njė fe tė re, por, pėrkundrazi, pėr tė ri-themeluar miqėsinė mes Perėndisė dhe njeriut. Drejtuesit fetarė e njihnin Atė si mik tė mėkatarėve (shiko Mateu 11:19). “Dhe pėr t’i pajtuar tė dy me Perėndinė nė njė trup tė vetėm me anė tė kryqit, mbasi vrau armiqėsinė nė vetvete” (Efesianėve 2:16). “Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė” (Romakėve 5:1).

Mund tė jemi tė sigurtė se, ngaqė Jezusi ėshtė Miku ynė Besnik, Ai kurrė nuk do tė na mashtrojė, apo tė na zhgėnjejė. Ai gjithmonė e mban fjalėn. “Qė me anė tė dy gjėrave tė pandryshueshme, nė tė cilat ėshtė e pamundur tė Perėndia tė gėnjejė, tė kemi trimėrim tė madh ne, qė kemi kėrkuar strehė duke u kapur nga shpresa qė na u vu pėrpara” (Hebrenjve 6:18). Zoti ėshtė besnik, jo sepse kėshtu besojmė ne, por sepse Ai ėshtė vėrtet besnik: “Nėse jemi tė pabesė, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund tė mohojė vetveten” (2 Timoteut 2:13). Edhe fjalia pothuajse e fundit, qė iu tha Jezusi pasuesve tė Tij, e pėrshkruan Atė si Mik tė tyren, qė do t’iu qėndronte gjithmonė afėr: “Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės” (Mateu 28:20). Kemi njė Mik, tė cilit mund t’i kėrkojmė ndihmė, kur kalojmė kohė tė vėshtira, apo kur jemi tė shqetėsuar e tė dekurajuar. Tė diturit (njohuria) se Ai ėshtė me ne, ėshtė zgjidhje pėr tė gjitha problemet e jetės.

Po ne, a jemi miqtė e Tij?

Shėrbėtorėt, sapo mbarojnė punėn, ikin. Miqtė, pėrkundrazi, nuk e kanė punėn me orar. “Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj” (Gjoni 15:14). Prandaj edhe bindja jonė bazohet tek marrėdhėnia qė kemi me Perėndinė, jo tek rregullat fetare. Njė mik i vėrtetė i Krishtit ėshtė gati tė japė jetėn pėr Ungjillin, ashtu siē e dha edhe Ai pėr ne: “Askush s’ka dashuri mė tė madhe nga kjo: tė japė jetėn e vet pėr miqtė e tij” (Gjoni 15:13). Miku gjithmonė mendon pėr tė mirėn e shokut. Miku sakrifikon vetveten, nuk kėrkon shpėrblim, por bėn edhe mė shumė se ē’i kėrkohet. “Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė” (Luka 9:23).  

Pėrfundim

Ideja se mund tė egzistojė miqėsia mes Perėndisė dhe njeriut, nuk ėshtė vetėm mėsim prej Dhiatės sė Re, por e ka themelin nė atė tė Vjetrėn: “Kėshtu Zoti fliste me Moisiun ballė pėr ballė, ashtu si njė njeri flet me mikun e tij” (Eksodi 33:11). “Por ti, Izrael, shėrbėtori im, Jakob qė kam zgjedhur, pasardhės i Abrahamit, mikut tim” (Isaia 41:8). “Kėshtu u pėrmbush Shkrimi, qė thotė: “Edhe Abrahami i besoi Perėndisė, dhe kjo iu numėrua pėr drejtėsi”; dhe u quajt miku i Perėndisė” (Jakobi 2:23).

Page created 24 March 2007