Dita kur planeti do tė ngrohet edhe mė shumė

Parathėnie

Nė media, ngrohja e planetit konsiderohet si njė problem i madh. Shkencėtarė e qeveritarė nė vende tė ndryshme tė botės po pėrpiqen tė marrin masa pėr ta parandaluar, apo pėr ta ngadalėsuar kėtė ngrohje. Ata po bėjnė tė pamundurėn pėr tė gjetur lėndė djegėse, qė nuk i bėjnė dėm mjedisit, si edhe produkte, qė mund ta vonojnė atė, qė ėshtė parashikuar tė jetė si fundi i botės.

A thotė Bibla gjėsend rreth ngrohjes sė planetit?

A ka ndonjė tė vėrtetė nė tė gjitha ato, qė thonė qeveritė dhe shkencėtarėt e ndryshėm, lidhur me ngrohjen e planetit, apo ėshtė kjo thjesht njė taktikė pėr t’i frikėsuar njerėzit? A thotė Bibla gjėsend rreth ngrohjes sė planetit?

Edhe pse askush nuk e di me siguri se si ka qenė moti para pėrmbytjes sė planetit nė kohėn e Noeut, prapėseprapė, njė gjė ėshtė e ditur: nė atė kohė moti nuk duhet tė ketė qenė as shumė i ftohtė, as shumė i nxehtė. Shpesh sugjerohet (prej teologėve) se toka duhet tė ketė pėrfituar prej njė efekti sere, duke bėrė qė temperatura tė ishte e kėnaqshme gjatė gjithė kohės. Por, pas pėrmbytjes, Perėndia i bėri Noeut kėtė premtim: “Deri sa tė jetė toka, nuk do tė pushojnė kurrė sė ekzistuari mbjellja dhe korrja, tė ftohtit dhe tė nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata” (Zanafilla 8:22)… “Ti ke caktuar tėrė kufijtė e tokės dhe ke bėrė verėn dhe dimrin” (Psalmi 74:17).

Nuk ka dyshim se njė ditė nė tokė do tė ndodhin ndryshime drastike (ekstreme) dhe ka shumė tė ngjarė qė kėto ndryshime tė ndikojnė nė ndryshimin e motit. A mund tė bėjmė ne ndonjė gjė pėr ta parandaluar kėtė? Ē’thotė Bibla?

Do vijė dita kur dielli do tė nxehet jashtėzakonisht shumė. Perėndia do t’iu japė ėngjėjve fuqi pėr tė dėrguar plagė mbi tokė. Njerėzit do tė digjen nga nxehtėsia e diellit. “Dhe engjėlli i katėrt e derdhi kupėn e tij mbi dielli; dhe iu dha atij tė djegė njerėzit me zjarr. Dhe njerėzit u dogjėn nga njė nxehtėsi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perėndisė qė ka pushtet mbi kėto plagė, dhe nuk u penduan qė t’i japin lavdi atij” (Zbulesa 16:8-9).

Gjithashtu, Perėndia do tė sjellė ndryshime nė burimet e ujėrave tė planetit. “Dhe i treti engjėll i ra borisė, dhe ra nga qielli njė yll i madh qė digjej si pishtar, dhe ra mbi pjesėn e tretė tė lumenjve dhe mbi burimet e ujėrave. Dhe emri i yllit ėshtė "pelin" dhe e treta e ujėrave u bė pelin; dhe shumė njerėz vdiqėn pėr shkak tė kėtyre ujėrave, sepse u bėnė tė hidhura… Pastaj engjėlli i dytė e derdhi kupėn e tij nė det; dhe u bė gjak si i njė tė vdekuri dhe ēdo qenie e gjallė nė det vdiq” (Zbulesa 8:10-11; 16:3).

Perėndia na paralajmėron se vėrtet moti do tė ndryshojė dhe se do tė bjerė njė tėrmet i madh, mė i fuqishėm se ēdo tėrmet qė ka rėnė ndonjėherė nė tokė. “Atėherė shkrepėn zėra bubullima dhe vetėtima, dhe u bė njė tėrmet i madh, qė i tillė nuk ishte bėrė qėkurse u bėnė njerėzit mbi tokė, njė tėrmet kaq fort i madh” (Zbulesa 16:18). Sipėrfaqja e tokės do tė ndryshojė plotėsisht, pėr shkak tė kėtij planeti. “Dhe ēdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetėn mė. Dhe njė breshėr i madh, me peshė prej njė talenti, ra nga qielli mbi njerėzit; edhe njerėzit blasfemuan Perėndinė pėr plagėn e breshėrit; sepse plaga e tij ishte me tė vėrtetė e madhe” (Zbulesa 16:20-21).

Shfaqja e zemėrimit tė Perėndisė mbi tokė

Do tė vijė dita, kur Perėndia do tė zbresė (prej Qiellit) nė zemėrim tė madh, pėr tė pėrfunduar sė gjykuari njerėzimin. “Dhe pashė, kur ai hapi vulėn e gjashtė; dhe ja, u bė njė tėrmet i madh, dhe dielli u bė i zi si njė thes prej leshi, dhe hėna u bė si gjak; dhe yjet e qiellit ranė mbi dheun, ashtu si fiku hedh fiqtė e paarrirė kur e tund njė erė e madhe. Pastaj qielli u hoq si njė pergamenė qė mbėshtillet, dhe ēdo mal dhe ishull luajtėn nga vendi i tyre. Dhe mbretėrit e dheut, dhe tė mėdhenjtė, dhe tė pasurit, dhe komandantėt, dhe tė fuqishmit, dhe ēdo skllav e ēdo i lirė, u fshehėn nėpėr shpella dhe nėpėr krepat e maleve, dhe u thoshnin maleve dhe shkėmbinjve: “Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemėrimit sė tij; dhe kush mund tė qėndrojė?” (Zbulesa 6:12-17).

A tė frikėsojnė kėto fjalė? Duhet tė tė frikėsojnė, nėse nuk e njeh Jezusin si Shpėtimtarin tėnd. Njė ditė, Zoti do tė kthehet nė tokė pėr tė marrė tė Tijėt. Ai do t’i marrė me Vete tė gjithė ata, qė besojnė nė Tė, e do t’i ēojė nė Qiell, qė tė jetojnė me Tė nė pėrjetėsi. “Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin” (1 Thesalonikasve 4:16-17). Po ti, a do tė shkosh me Tė atė ditė?

Ata, qė nuk e njohin Jezusin si Shpėtimtarin e tyre, do tė lihen mbrapa. Ata, qė e kanė dėgjuar ungjillin dhe e kanė refuzuar, do tė besojnė njė gėnjeshtėr. “E prandaj Perėndia do t’u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t’i bėjė tė gabojnė, qė t’i besojnė gėnjeshtrės, qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!” (2 Thesalonikasve 2:11-12). Gjithashtu, ata do tė adhurojnė Antikrishtin dhe do ta pranojnė damkėn e tij mbi dorėn, apo ballin e tyre. “Veē kėsaj bėri qė tė gjithėve, tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe tė pasur dhe tė varfėr, dhe tė lirė dhe skllevėr, t’u vihet njė damkė mbi dorėn e tyre tė djathtė ose mbi ballin e tyre, dhe qė askush tė mos mund tė blinte ose tė shiste, po tė mos kishte damkėn ose emrin e bishės ose numrin e emrit tė saj” (Zbulesa 13:16-17). Sė fundi, ata do tė vuajnė zemėrimin e Perėndisė sė Gjithpushtetshėm, sepse e refuzuan Atė dhe adhuruan bishėn. Ngaqė nuk besuan nė Jezusin, nė “Qengjin e Perėndisė, qė heq mėkatin e botės” (Gjoni 1:29), ata do tė vuajnė pėrjetėsisht nė Liqenin e Zjarrit. “Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit” (Zbulesa 20:15).

A ka rrugė shpėtimi?

Si mund t’iu shpėtojė njeriu plagėve tė tmerrshme, qė po vijnė? A ėshtė e mundur tė gjendet njė rrugė shpėtimi prej diellit qė djeg, ujėrave tė hidhura, tėrmeteve dhe breshėrit tė madh? E vetmja rrugė shpėtimi ėshtė pendimi pėr mėkatet dhe besimi nė Zotin Jezus Krisht. Planifikimi i rrugės sė shpėtimit duhet bėrė sot; nesėr mund tė jetė shumė vonė! “Kėrkoni Zotin ndėrsa mund tė gjendet, e thirrni ndėrsa ėshtė afėr. I pabesi le ta lėrė rrugėn e tij dhe njeriu i padrejtė mendimet e tij, dhe le tė kthehet tek Zoti qė tė ketė dhembshuri pėr tė, tek Perėndia ynė qė fal bujarisht” (Isaia 55:6-7)… “Beso nė Zotin Jezu Krisht dhe do tė shpėtohesh” (Veprat e Apostujve 16:31)… “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi” (Veprat e Apostujve 4:12). 

Pėrfundim

Po, ėshtė e vėrtetė se planeti do tė ngrohet. Moti do tė ndryshojė. Por, kėto gjėra nuk duhet tė na shqetėsojnė, nėse jemi tė shpėtuar e nėse vazhdojmė t’i besojmė Jezus Krishtit si Shpėtimtar.

Perėndia na ka treguar se ē’do t’i ndodhė planetit tonė dhe universit nė fund tė epokės: “Dhe dita e Zotit do tė vijė si njė vjedhės natėn; atė ditė qiejt do tė shkojnė me krismė, elementėt do tė shkrihen nga tė nxehtit dhe veprat dhe toka qė janė nė tė do tė digjen krejt” (2 Pjetrit 3:10).

Ku do tė ndodhemi, kur tė ndodhin kėto gjėra? Ku do ta kalojmė pėrjetėsinė? A do ta kalojmė jetėn kėtu nė tokė, duke u pėrpjekur pėr ta ndaluar ngrohjen e planetit? Njerėzit janė kaq tė shqetėsuar pėr ta shpėtuar planetit prej ngrohjes, saqė e kanė harruar fare shpirtin e tyre dhe faktin se do ta kalojnė pėrjetėsinė nė Liqenin e Zjarrit, nėse nuk kthehen tek Krishti. “Ē’pėrfitim ka njeriu nėse fiton gjithė botėn dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose ēfarė do tė japė njeriu si shkėmbim tė shpirtit tė vet?” (Mateu 16:26).

© 16 Qershor 2007