Parathėnie
Do tė fillojmė njė studim prej 8 pjesėsh, lidhur me fuqinė e Zotit Jezus Krisht. Ka patur dhe ka shumė doktrina dhe koncepte tė rreme mes atyre, qė refuzojnė ta pranojnė se Jezusi ėshtė Perėndi. Kjo vihet re sidomos nė ato grupe, qė nuk janė gati ta pranojnė atė, qė ėshtė e shkruar nė Bibėl. Ky studim pėrqėndrohet tek fakti se fuqia e Tij nuk ėshtė fuqi njeriu, apo ėngjėlli, por fuqia e vetė Perėndisė, d.m.th. Jezus Krishti ėshtė Perėndi.
Jezusi ėshtė i barabartė me Perėndinė Atė
Por Jezusi u pėrgjigj atyre: Im Atė vepron deri mė tash, e edhe unė veproj. Pėr kėtė Judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin, sepse jo vetėm se shkelte tė shtunėn, por edhe se thoshte se Perėndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perėndinė. Atėherė Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati; gjėrat nė fakt qė bėn Ati, i bėn po ashtu dhe Biri (Gjoni 5:17-19).
Ka nga ata qė thonė gabimisht se Jezusi nuk deklaroi se ishte Perėndi. Por nė kėtė pasazh lexojmė se Ai, jo vetėm qė tha se Perėndia ėshtė Ati i Tij, por edhe se Ai vetė ėshtė i barabartė me Tė. A nuk ėshtė pėr tu habitur se ata qė e dėgjuan Jezusin, i kuptuan qartė fjalėt e Tij, por sot ka njerėz, qė nuk arrijnė ta kuptojnė dot rėndėsinė e kėtyre fjalėve? Judenjtė e kuptuan shumė mirė atė qė po thoshte Jezusi, prandaj edhe donin ta vritnin, ngaqė i konsideronin fjalėt e Tij si blasfemi. Zoti zotėron tė njėjtėn autoritet dhe fuqi, ashtu si edhe Perėndia. Fuqia e Krishtit ėshtė hyjnore, sepse Ai ėshtė pikėrisht Ai, qė edhe vetė e deklaron se ėshtė: Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi (Gjoni 1:1).
Zoti Jezus Krisht kurrė nuk veproi nė mėnyrė tė pavarur nga Hyjnia, sepse po tė vepronte kėshtu, atėherė do tė vėrtetonte se Ai nuk ishte Perėndi. Por, si i barabartė me Perėndinė, Ai bėn pikėrisht tė njėjtat gjėra, ashtu si edhe Ati i Tij. Zanafilla 1:1 thotė: Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn. Ndaj nuk duhet tė habitemi, kur tė mėsojmė se Jezusi krijoi gjithēka nė bashkėpunim me Hyjninė: Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė (Gjoni 1:3). Rolin e Jezusit nė Krijim do ta studiojmė nė tė ardhmen.
Jezusi ėshtė burimi i jetės sė pėrjetshme
Dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do ti rrėmbejė nga dora ime. Ati im, qė mi dha, ėshtė mė i madh se tė gjithė; dhe askush nuk mund ti rrėmbejė nga dora e Atit tim. Unė dhe Ati jemi njė (Gjoni 10:28-30).
Vini re se si Jezusi deklaron se Ai ka fuqi dhe se Ai ėshtė burimi i jetės sė pėrjetshme. Mund ta marrim e ta pranojmė jetėn e pėrjetshme, por ne vetė nuk mund tia japim atė askujt. Nuk ka egzistuar asnjėherė ndonjė ėngjėll, qė ti ketė ofruar jetė tė pėrjetshme njerėzimit. Jezusi duhet tė jetė Perėndi, sepse vetėm Perėndia mund tė japė jetė tė pėrjetshme. Po qe se Jezusi do tė ishte qėnie e krijuar, siē thonė Dėshmitarėt e Jehovait, atėherė do tė ishte e pamundur qė Ai tia jepte jetėn e pėrjetshme mė shumė se sa njė personi, tė ndodhur nė njė vend dhe nė njė kohė tė caktuar. Pėrsėri e shohim se Judenjtė u pėrpoqėn ta vrisnin Jezusin, ngaqė e kuptuan deklaratėn e Tij, tė cilėn kultet e ndryshme pėrpiqen mė kot ta mohojnė: Judenjtė u pėrgjigjėn duke thėnė: Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, po pėr blasfemi, dhe sepse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi (Gjoni 10:33).
Judenjtė u tėrbuan nga fjalėt Unė dhe Ati jemi njė. Qė nė fėmini, atyre iu ishte mėsuar deklarata e besimit tė Moisiut, e ndodhur tek Ligji i Pėrtėrirė 6:4: Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm Ata nuk mund ta hiqnin dot nga mendja atė, qė tha Jezusi lidhur me Veten e Tij. Ai ėshtė i pėrjetshėm dhe dhuruesi i jetės sė pėrjetshme. Profeti Isaia foli rreth ardhjes sė Mesias me kėto fjalė: Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes (Isaia 9:6).
Jezusi ėshtė Perėndi dhe Njeri
Zoti Jezus Krisht jetoi nė tokė si Perėndi i pėrsosur, ashtu edhe si Njeri i pėrsosur: Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė (Gjoni 1:14). Qė nga momenti i lindjes si njė fėmijė njerėzor, Ai ishte i bindur ndaj Perėndisė, Atit tė Tij. Fuqia e Tij hyjnore ishte si rezultat i unitetit tė Tij me Atin dhe i bindjes sė Tij ndaj vullnetit tė Atit. Edhe pse Jezusi ėshtė vula e qėnies sė tij (Hebrenjve 1:3), Ai mėsoi tė jetė i bindur nga ato qė pėsoi (Hebrenjve 5:8). Jezusi mund ta pėrmbushte rolin e Tij si Shpėtimtar dhe Ndėrmjetės, vetėm ngaqė ishte njeri: Nė fakt njė ėshtė Perėndia, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri (1 Timoteut 2:5). Edhe pse ishte Krijuesi i gjithēkaje, pėr 33 vjet me radhė, Jezusi jetoi si njeri, duke provuar urinė, lodhjen, tė qarat dhe dhimbjen.
Ėshtė mashtrim i madh tiu mėsosh tė tjerėve se Jezusi ėshtė vetėm njė njeri i pėrlėvduar, apo njė qėnie ėngjėllore. Bibla e paraqet Atė si Perėndi: Kush ėshtė ky, tė cilit po i binden deti dhe erėrat? (Mateu 8:27) Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: Ti je Biri im, sot mė je lindur? Edhe pėrsėri: Unė do ti jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir? (Hebrenjve 1:5). Jezusi ėshtė i Madhi Unė Jam (Jehovai) i Eksodit 3:14, sepse Ai tha pėr Vetveten: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam (Gjoni 8:58). Ėshtė interesante po ta vėmė re se, sa herė qė Jezusi foli rreth natyrės sė Tij hyjnore, Judenjtė donin ta vrisnin (shiko Gjoni 8:59).
Pėrfundim
Page created 12 January 2007