Fuqia e Jezus Krishtit (Pjesa 3)

Fuqia pėr tė nėnshtruar

Parathėnie

Zoti Jezus Krisht ka pushtet mbi tė gjithė njerėzit, qofshin ata individė, apo kombe. Djalli e di kėtė fakt, kurse njerėzimi pėrpiqet ta hedhė poshtė. E megjithatė, pushteti i Jezusit ia kalon ēdo lloj fuqie tokėsore dhe shpirtėrore tė marra sė bashku: “Jezusi tha kėto gjėra, pastaj i ngriti sytė drejt qiellit dhe tha: “O Atė, ora ka ardhur, pėrlėvdo Birin tėnd, qė edhe Biri yt tė tė pėrlėvdojė, sepse ti i ke dhėnė pushtet mbi ēdo mish, qė t’u japė jetė tė pėrjetshme tė gjithė atyre qė ti ia ke dhėnė” (Gjoni 17:1-2). Nga pikėpamja njerėzore (e mishit), Jezusi ėshtė njeriu mė i madh, qė ka jetuar ndonjėherė nė botė. Nė tė njėjtėn kohė, Ai ėshtė i vetmi Shpėtimtar dhe Zot, qė kjo botė ka patur e do tė ketė ndonjėherė. Ai ėshtė mė i madh e mė i fuqishėm, sesa ēdo lloj themeluesi i feve tė tjera nė tokė.

Fuqi e pamohueshme

“Ati e do Birin dhe i ka dhėnė nė dorė ēdo gjė” (Gjoni 3:35). Shprehja “ēdo gjė” pėrfshin gjithēka qė ndodhet nė univers. Ēdo pjesė e universit, madje edhe grimca mė e vogėl e tij ėshtė nėn sundimin dhe kontrollin e Zotit Jezus Krisht. “Pėrmbi ēdo principatė, pushtet, fuqi, zotėrim dhe ēdo emėr qė pėrmendet jo vetėm nė kėtė epokė, por edhe nė atė tė ardhme, dhe vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e tij, edhe ia dha pėr krye pėrmbi ēdo gjė kishės” (Efesianėve 1:21-22). Shkenca, teoria e evolucionit, ateizmi dhe feja janė pėrpjekur qė t’ia grabitin Atij kėtė autoritet dhe fuqi. Por njė ditė, si njerėzit, ashtu edhe djajtė do ta thėrrasin Jezusin Zot: “Qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore, dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jezu Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė” (Filipianėve 2:10-11). Siē e shohim qartė edhe nga vargjet e mėsipėrme, tė gjitha gjėrat, jo vetėm qė janė nė dorėn e Tij, por gjithashtu edhe nėn kėmbėt e Tij.

Fuqi e lavdishme

“Kurse juve, tė munduarve, tė preheni bashkė me ne, kur Zoti Jezu Krisht tė shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit tė vet, nė njė zjarr flakėrues, pėr t’u hakmarrė kundėr atyre qė nuk njohin Perėndi, dhe tė atyre qė nuk i binden ungjillit tė Zotit tonė Jezu Krisht. Ata do tė ndėshkohen me shkatėrrim tė pėrjetshėm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisė sė tij” (2 Thesalonikasve 1:7-9).

Kėtu Pali e pėrshkruan fuqinė e Zotit Jezus Krisht si fuqi tė lavdishme. Ai (Jezusi) ėshtė i lavdishėm, nė fjalė, mendime dhe vepra. Kur shohim lavdinė e fuqisė sė Tij, atėherė nuk mund ta konsiderojmė dot Atė mė tė ulėt sesa Perėndia, sepse e njėjta fuqi e lavdishme u shfaq edhe prej Jehovait nė Dhiatėn e Vjetėr: “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta nė Seir; u paraqit nė madhėshtinė e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i njė morie shenjtorėsh; nga e djathta e tyre dilte pėr ta njė ligj i zjarrtė” (Ligji i Pėrtėrirė 33:2). Ėshtė pikėrisht kjo fuqi e lavdishme, qė, njė ditė, do tė mbushė tė gjithė tokėn: “Sepse dheu do tė mbushet me diturinė e lavdisė tė Zotit, ashtu si ujėrat mbushin detin” (Habakukut 2:14).

Moisiu e krahason lavdinė e Perėndisė me njė dritė tė shndritshme, qė dukej nga maja e malit. Me kėtė ne kuptojmė se fuqia e Tij e lavdishme ėshtė si njė shpėrthim gjigand drite. Nuk ėshtė pėr t’u habitur, pra, qė nė Ditėt e Fundit, njeriu mėkatar do tė mundohet t’i fshihet Atij: “Njerėzit do tė hyjnė nė shpellat e shkėmbinjve dhe nė guvat e tokės pėrpara tmerrit tė Zotit dhe shkėlqimit tė madhėrisė sė tij, kur do tė ngrihet pėr ta bėrė tokėn tė dridhet” (Isaia 2:19)… “Dhe mbretėrit e dheut, dhe tė mėdhenjtė, dhe tė pasurit, dhe komandantėt, dhe tė fuqishmit, dhe ēdo skllav e ēdo i lirė, u fshehėn nėpėr shpella dhe nėpėr krepat e maleve, dhe u thoshnin maleve dhe shkėmbinjve: “Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemėrimit sė tij; dhe kush mund tė qėndrojė?” (Zbulesa 6:15-17).

Fuqi e pėrjetshme

“Qė, nė kohėn e caktuar, do ta tregojė i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretėrve dhe Zot i zotėrve, ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm. Amen” (1 Timoteut 6:15-16).

Nėse fuqia e Jezusit ėshtė e pėrjetshme, atėherė Ai duhet tė jetė “Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės” (Isaia 40:28). Fuqia e Tij nuk ka patur kurrė fillim dhe nuk do tė njohė kurrė mbarim. Kjo do tė thotė se fuqia dhe autoriteti i Tij nuk ka kufi. Fuqia e gjakut tė derdhur prej Tij nuk iu pėrket vetėm disave, por ėshtė e mjaftueshme pėr tė gjithė ata, qė vijnė tek Ai nė pendesė dhe me besim: “Prandaj edhe mund tė shpėtojė plotėsisht ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė, sepse gjithmonė rron qė tė ndėrmjetėsojė pėr ta” (Hebrenjve 7:25). Nuk kanė fund kurrė gjėrat, qė mund tė bėjė Ai, sepse Ai ėshtė Krijuesi i tė gjitha gjėrave: “Nė fakt cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm” (Romakėve 1:20).

Fuqi pėr tė nėnshtruar

“I cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat” (Filipianėve 3:21).

Njė ditė, gjithēka do t’i nėnshtrohet Zotit Jezus Krisht. E kemi vėnė re tashmė se ēdo gju do tė pėrulet para fronit tė Tij, por Ai, gjithashtu, do ta nėnshtrojė edhe mishin (trupin) tonė qė prishet, duke e transformuar atė nė njė trup, i cili do tė jetė i pėrshtatshėm pėr tė banuar pėrjetėsisht me Tė. “Dhe sikurse mbartėm shėmbėllimin e tokėsorit, do tė mbartim edhe shėmbėllimin e qiellorit. Edhe kėtė po ju them, o vėllezėr, se mishi dhe gjaku nuk mund tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė, as prishja nuk mund tė trashėgojė paprishjen. Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprisshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky ivdekshėm tė veshė pavdekėsinė. Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar: “Vdekja u pėrpi nė fitore” (1 Korintasve 15:49-54). Vdekja nuk do tė ketė mė kontroll mbi trupat tanė, sepse Zoti do ta shkatėrrojė njėherė e pėrgjithmonė kėtė armik tė jetės: “Armiku i fundit qė do tė shkatėrrohet ėshtė vdekja. Sepse Perėndia i vuri tė gjitha nėn kėmbėt e tij. Por, kur thotė se ēdo gjė i ėshtė nėnshtruar, ėshtė e qartė se pėrjashtohet ai qė ia ka nėnshtruar ēdo gjė. Dhe kur t’i ketė nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri vetė do t’i nėnshtrohet Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė Perėndia tė jetė gjithēka nė tė gjithė” (1 Korintasve 15:26-28).

Pėrfundim

Bibla i jep Krishtit lavdinė, nderin dhe fuqinė qė i takon. Edhe pse njerėzit kanė lirinė pėr ta pėrqeshur Atė tani, do tė vijė dita, kur ata do tė qėndrojnė pėr t’u ndėshkuar pėr gjithēka qė kanė bėrė e kanė thėnė. Nėse ata nuk e lejojnė fuqinė e Tij qė t’iua pastrojė mėkatin, atėherė ajo fuqi do t’i konsumojė nė zemėrim, “sepse Perėndia ynė ėshtė njė zjarr qė konsumon” (Hebrenjve 12:29).

Page created 3 February 2007