
Parathėnie
Ata qė i qėndrojnė besnikė asaj qė thotė Bibla, besojnė se universi dhe gjithēka qė pėrmban ai, ėshtė krijuar nga Perėndia dhe nuk ka ardhur si pasojė e ndonjė proēesi tė evolucionit. Ata gjithashtu e pranojnė se Zoti Jezus Krisht, si anėtar i Hyjnisė, ėshtė vetė Krijuesi i universit. Bibla na e prezanton Jezusin edhe si Zot tė Krijimit, edhe si Shpėtimtar.
Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė Tij
Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu (Gjoni 1:1-3, 10).
Kėto vargje na mėsojnė se Jezusi ėshtė Krijuesi i tė gjitha gjėrave. Kjo botė ėshtė vepėr e duarve tė Tij, ngaqė ishte Ai qė e krijoi burrin dhe gruan e parė, kafshėt dhe bimėt. Tek Zanafilla 1, lexojmė se Perėndia foli dhe gjithēka e krijua. Kėtė e mbėshtet edhe Psalmi 33:6, Qiejtė u bėnė me anė tė fjalės sė Zotit dhe tėrė ushtria e tyre me anė tė frymės sė gojės sė tij. E shohim rolin qė pati Zoti Jezus nė Krijim: Ai ishte Fjala. Pali na e bėn tė qartė se gjithēka u krijua me anė tė Krishtit: Dhe pėr tu manifestuar tė gjithėve pjesėmarrjen e misterit, i cili nga epokat mė tė lashta qe fshehur nė Perėndinė, i cili krijoi tė gjitha gjėrat nėpėrmjet Jezu Krishtit (Efesianėve 3:9). Tek Hebrenjve 1:1-2, lexojmė gjithashtu se Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.
Kur bėhet fjalė pėr tė vėrtetuar se Jezusi krijoi gjithēka, Bibla nuk lė vend pėr dyshim. As njerėzit, as ėngjėjt nuk e kanė kėtė aftėsi krijuesi, dhe, nėse Krishti nuk ėshtė as njeri, as ėngjėll, atėherė Ai duhet tė jetė Perėndi. E nėse Ai ėshtė Perėndi, atėherė, nga kjo rrjedh se Ai duhet tė jetė Krijuesi. Sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė (Kolosianėve 1:16). Apostulli Gjon, nė hyrje tė ungjillit tė tij rreth Krishtit, me qėllim na e tėrheq vėmendjen tek Zanafilla 1:1, Nė fillim Perėndia krijoi. Gjoni thotė: Nė fillim ishte Fjala. Ai ka dėshirė qė lexuesit e tij ta kuptojnė se Jezusi ėshtė Zoti i Krijimit. Ata qė e mohojnė Atė si Krijues, konsiderohen tė marrė dhe i sjellin vetes zemėrimin e Perėndisė: Sepse zemėrimi i Perėndisė zbulohet nga qielli pėr ēdo pabesi e padrejtėsi tė njerėzve, qė mbysin tė vėrtetėn nė padrejtėsi, meqenėse ajo qė mund tė njihet prej Perėndisė ėshtė bėrė e dukshme nė ta, sepse Perėndia ua ka shfaqur atyre. Nė fakt cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm. Sepse, megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi, pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errėsua. Duke e deklaruar veten tė urtė, u bėnė tė marrė (Romakėve 1:18-22).
Tė gjitha gjėrat qėndrojnė me anė tė Tij
Zoti Jezus Krisht, jo vetėm qė ėshtė pėrgjegjės pėr krijimin e gjithēkaje, por fuqia e Tij dallohet edhe nė mbajtjen e gjithēkaje. Ai ėshtė pėrpara ēdo gjėje dhe tė gjitha gjėrat qėndrojnė nė tė (Kolosianėve 1:17). Ky varg na mėson se i gjithė krijimi mbahet (qėndron) sė bashku me anė tė fuqisė sė Tij. Pa Tė, tė gjitha gjėrat e krijuara do tė rrėzohen e prishen. Do tė vijė dita, kur Ai do ti largojė duart e Tij prej kėtij universi dhe kjo do tė shkaktojė shkatėrrimin e plotė tė tij: Dhe dita e Zotit do tė vijė si njė vjedhės natėn; atė ditė qiejt do tė shkojnė me krismė, elementėt do tė shkrihen nga tė nxehtit dhe veprat dhe toka qė janė nė tė do tė digjen krejt. Pėrderisa tė gjitha kėto gjėra duhet tė shkatėrrohen, si tė mos duhet tė keni njė sjellje tė shenjtė dhe tė perėndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditės sė Perėndisė, pėr shkak tė sė cilės qiejt marrin flakė do tė treten, dhe elementėt tė konsumuar nga nxehtėsia do tė shkrihen? (2 Pjetrit 3:10-12). Kush tjetėr, pėrveē Perėndisė, e ka kėtė fuqi dhe autoritet? Ai qė krijoi universin me duart e Tij, do ta shkatėrrojė atė, kur tė mos e mbajė mė nė dorė. Mjafton qė Ai tė thotė fjalėn dhe gjithēkaje i vjen fundi: Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta (Hebrenjve 1:3).
Zoti Jezus deklaroi se Ai kishte egzistuar mė pėrpara sesa tė egzistonte ndonjė gjė tjetėr: Tani, pra, mė pėrlėvdo, o Atė, pranė teje, me lavdinė qė unė e kisha pranė teje para se tė bėhej bota (Gjoni 17:5) dhe Jezusi u tha atyre: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam (Gjoni 8:58). Ngaqė Ai i mban tė gjitha gjėrat me anė tė fuqisė sė Tij, atėherė kėtu duhet tė shtojmė faktin se universi, qeveritė e botės, ėngjėjt dhe demonėt vazhdojnė tė egzistojnė, pėrsa kohė qė i lejon Ai tė egzistojnė. Jeta e ēdo burri, gruaje dhe fėmije ėshtė nėn autoritetin e Tij.
Pėrfundim
Page created 10 February 2007