
Ju
do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt
e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e
dheut (Veprat e Apostujve 1:8).
Parathėnie
Nė qarqet Pentakostale dhe Karizmatike, ka shumė nga ata, qė deklarojnė se veprojnė nėn vajosjen dhe fuqinė e Krishtit. E megjithatė, shumica e tė ashtu-quajturave Shėrbesa tė Mrekullive zhvillohen tamam si shfaqje spektakėl. Nga ana tjetėr, degėt e tjera tė Kishės e hedhin poshtė idenė se mrekullitė mund tė ndodhin edhe sot, duke shkaktuar, si rezultat, njė fe tė vdekur, tė thatė dhe pa jetė. Ēna mėson Bibla, lidhur me kėtė ēėshtje, sidomos nė lidhje me fuqinė e Krishtit?
Fuqia e Krishtit kundėr fuqisė sė Satanait
Pastaj Jezusi i thirri tė dymbėdhjetė dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet ti dėbojnė frymėrat e ndyra, dhe tė shėrojnė ēdo sėmundje e ēdo lėngatė (Mateu 10:1).
Jezusi iu dha dishepujve fuqi mbi frymėrat e demonėve, tė cilėt i linin sakat jetėt, trupat dhe mendjet e njerėzve. Kjo ishte fuqia e Krishtit, tek vepronte pėrmes tyre, pėr ti sjellė lavdi Perėndisė. Askund nė Dhiatėn e Re nuk thuhet se pasuesit e vėrtetė tė Jezus Krishtit nuk mund tė pajisen me tė njėjtėn fuqi, si edhe kisha e hershme. Sepse premtimi ėshtė pėr ju dhe pėr bijtė tuaj dhe pėr gjithė ata qė janė larg, pėr ata qė Zoti, Perėndia ynė, do ti thėrrasė (Veprat e Apostujve 2:39).
Shumica e feve tė botės deklarojnė se zotėrit, shenjtorėt, apo profetėt e tyre janė nė gjendje tė kryejnė mrekullira. Por, kur kėto mrekulli shqyrtohen mė me hollėsi, vihet re se ato sjanė mrekulli, por marifete e mashtrime. Tė gjithė e dimė se ēefekt kanė hipnotistat mbi turmat e njerėzve, prandaj edhe nuk duhet tė habitemi, kur marrim vesh se i njėjti aktivitet djallėzor gjendet edhe tek feja. Nuk ėshtė fuqia e Krishtit, por e Satanait ajo, qė vepron nė mitingje tė tilla. Ferri ėshtė jashtėzakonisht aktiv sot nė botė. Satanai dhe ėngjėjt e tij janė tė angazhuar nė fushėn politike, nė industri, nė argėtimin e masave dhe sidomos nė fe. Qėllimi i djallit ėshtė qė ta diskreditojė Perėndinė dhe tia grabisė Atij lavdinė. Si ėshtė e mundur, pra, qė disa thonė se, ndėrkohė qė Satanai ka fuqinė pėr ti sjellė njerėzimit ēdo lloj problemi, ditėt e mrekullive tė urdhėruara prej Perėndisė mbaruan me apostujt? A nuk ėshtė kjo ajo, qė Ferri do qė ne ta besojmė dhe Perėndisė ti vidhet kėshtu lavdia?
E vėrteta kundėr sė rremes
Dhe Jezusi duke pėrgjigjur u tha: I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse kėtė nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiej. Dhe unė po tė them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė. Dhe unė do tė tė jap ēelėsat e mbretėrisė sė qiejve; gjithēka qė tė kesh lidhur mbi tokė, do tė jetė lidhur nė qiej, dhe gjithēka qė tė kesh zgjidhur mbi tokė, do tė jetė zgjidhur nė qiej (Mateu 16:17-19).
Gjatė gjithė historisė sė Kishės, gjejmė tė regjistruara mrekulli, qė kanė ndodhur vėrtet, por, fatkeqėsisht, media ėshtė gati pėr tė publikuar veprimet e baktaēinjve dhe tė atyre, qė nisen pėr tė pėrfituar. E pėr kėtė shkak, mrekullitė e vėrteta futen nė tė njėjtėn kategori si edhe mitologjia. Kėto kohėt e fundit, Satanai ėshtė pėrpjekur pėr ta turpėruar Kishėn e pėr tia mbyllur gojėn asaj, qė tė mos veprojė fare. Ai nuk do qė tė krishterėt tė besojnė se Krishti iu ka dhėnė pasuesve tė Tij fuqi mbi forcat e Ferrit. Ska dyshim se Ēelėsat e Mbretėrisė sė Qiellit bėjnė fjalė pėr fuqinė qė na ėshtė besuar neve nėpėrmjet Krishtit, fuqi, e cila ėshtė mė se nė gjendje ti mbyllė portat e Ferrit! Kėto porta janė tė hapura fare, atėherė kur kisha nuk i pėrdor mė ēelėsat.
Lavdia e Perėndisė kundėr nderimit tė
vetvetes
Dhe tė shtatėdhjetėt u kthyen me gėzim dhe thanė: Zot, edhe demonėt na nėnshtrohen nė emrin tėnd. Dhe ai u tha atyre: Unė e shikoja Satanin qė po binte nga qielli si njė rrufe. Ja, ju dhashė pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj dhe akrepa, dhe mbi ēdo pushtet tė armikut; dhe asgjė nuk do tė mund tju dėmtojė. Megjithatė mos u gėzoni pėr faktin se po ju nėnshtrohen frymėrat, por gėzohuni mė shumė se emrat tuaj janė shkruar nė qiej (Luka 10:17-20).
Zoti Jezus Krisht na ka dhėnė vėrtet fuqi mbi tė gjithė fuqinė e Ferrit, por duhet qė lavdinė ta marrė gjithmonė vetėm Perėndia. Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do ti jap lavdinė time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė gdhendura (Isaia 42:8). Nė momentin kur kisha filloi tė lavdėrojė veten, nė vend qė tė lavdėronte Perėndinė, ajo i humbi Ēelėsat e Mbretėrisė sė Qiellit. Shumė prej predikuesve tė ditėve tė sotme gėzohen me faktin se kanė aftėsi karizmatike. I bėjnė reklamė vetes aq shumė, sa arrijnė qė ti bėjnė pasuesit e tyre tė besojnė se fuqia e Perėndisė banon aktualisht nė ta.
Ne duhet tė gėzohemi gjithmonė nė Zotin. Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni! (Filipianėve 4:4). Fuqia e Jezus Krishtit do ti kthehet me tė vėrtetė Kishės, nė momentin kur e gjithė lavdia dhe nderi ti jetė dhėnė Perėndisė.
Pėrfundim
Zoti nuk e ka lėnė Veten pa njė dėshmitar (Veprat e Apostujve 1:8), prandaj duhet tė biem dakort me Perėndinė dhe tė shkojmė nė kėtė botė me vajosjen dhe fuqinė e Tij mbi ne. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės (Mateu 28:18-20) Pastaj u tha atyre: Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese; ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar. Dhe kėto janė shenjat qė do ti pėrcjellin ata qė do tė besojnė: nė emrin tim ata do ti dėbojnė demonėt, do tė flasin gjuhė tė reja; do ti kapin me dorė gjarpėrinjtė, edhe nėse do tė pijnė diēka qė shkakton vdekjen, nuk do tu bėjė asnjė tė keqe; do ti vėnė duart mbi tė sėmurėt dhe kėta do tė shėrohen (Marku 16:15-18). Nėse e besojmė se Jezusi na ka dhėnė fuqinė pėr tė predikuar, atėherė duhet ta pranojmė se Ai na ka dhėnė edhe fuqinė pėr tė qėndruar kundėr Satanait dhe kurtheve tė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit, sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore (Efesianėve 6:11-12).
Page created 24 February 2007