
Kthimi
i Tij
Por
ju kini kujdes; ja, unė ju paralajmėrova ēdo gjė. Por nė ato ditė,
pas atij mundimi, dielli do tė erret dhe hėna nuk do tė japė shkėlqimin e
vet; yjet e qiellit do tė bien dhe fuqitė qė janė nė qiej do tė lėkunden.
Atėherė do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur nė re, me pushtet tė madh e
me lavdi. Atėherė ai do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe do ti mbledhė tė
zgjedhurit e vet nga tė katėr erėrat, nga skaji i tokės deri nė skaj tė
qiellit. Tani mėsoni nga shėmbėlltyra e fikut: kur degėt e tij njomėsohen
dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera ėshtė afėr. Kėshtu edhe ju, kur do tė
shihni se po ndodhin kėto gjėra, ta dini se ai ėshtė afėr, madje te dera. Nė
tė vėrtetė po ju them se ky brez nuk do tė kalojė, derisa e gjithė kjo tė
ketė ndodhur. Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e mia nuk do tė
kalojnė. Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė
qiell, as Biri, por vetėm Ati. Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse
nuk e dini kur do tė jetė ai moment (Marku
13:23-33).
Parathėnie
Ardhja e dytė e Zotit tonė Jezus Krisht do tė jetė me fuqi tė lavdishme e me pushtet. Nė ardhjen e Tij tė parė, Ai u lind prej Marisė dhe vuajti privim, pėrēmim dhe vdekje pėr mėkatarėt. Por nė ardhjen e Tij tė dytė, Ai do tė shihet tek kthehet me madhėshti dhe lavdi. Erdhi si shėrbėtor i vuajtur dhe si Qengji i Perėndisė, por, sė shpejti, Ai do tė kthehet si Mbret i Pėrjetshėm dhe si Luani i Judas (Isaia 52:13-14; Gjoni 1:29; Zbulesa 19:16, 5:5).
Ēdo sy do ta shohė
Ja, ai vjen me retė dhe ēdo sy do ta shohė, edhe ata qė e tejshpuan; dhe tė gjitha fiset e dheut do tė vajtojnė pėr tė. Po, amen (Zbulesa 1:7).
Kur tė vijė pėr sė dyti, Jezusi nuk do tė vijė tek njė fshat i vogėl nė Izrael. Nuk do tė presė qė ca pasues besnikė ta pėrhapin emrin e Tij nė tė gjithė globin. Pėrkundrazi, e tėrė bota do ta shohė Atė tek vjen me retė nė lavdi e fuqi. Atėherė, hebrenjtė do ta kuptojnė sesa gabim tė madh bėnė, kur e mohuan dhe e kryqėzuan Mesian e tyre: Do tė derdh mbi shtėpinė e Davidit dhe mbi banorėt e Jeruzalemit Frymėn e hirit dhe tė pėrgjėrimit; dhe ata do tė vėshtrojnė drejt meje, drejt atij qė kanė therur; do tė pikėllohen pėr tė, ashtu si pikėllohesh pėr njė bir tė vetėm, dhe do tė hidhėrohen shumė pėr tė, ashtu si hidhėrohesh fort pėr njė tė parėlindur (Zakaria 12:10). Bota ėshtė nė pritje ose tė kalifit tė fundit, ose tė Budės, ose tė ndonjė krishti tė epokės sė re. Por tėrė shpresat e njerėzimit do tė shkatėrrohen vetėm brenda njė ēasti. Ateisti dhe ai qė beson nė teorinė e evolucionit, do ta kuptojnė budallallėkun e teorive tė tyre, pikėrisht nė atė moment, kur ti ngrenė sytė lart e tė shohin Zotin Jezus nė gjithė fuqinė dhe lavdinė e Tij. Atėherė, ata qė e kanė mohuar dhe e kanė pėrqeshur Krishtin, do tė thėrrasin: Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit (Zbulesa 6:16).
Mbreti i Mbretėrve
Dhe mbi rroben e vet dhe mbi kofshėn
ishte shkruar njė emėr: MBRETI I MBRETĖRVE dhe ZOTI I ZOTĖRVE (Zbulesa
19:16).
Shumica e njerėzve janė gati ta pranojnė Zotin si fėmijė tė vogėl, tė lindur nė njė grazhd nė Bethlehem. Por tė paktė janė ata, qė e shpallin Atė si Mbret dhe Zot tė pėrjetshėm. Pilati ndoshta u pėrpoq tia zvogėlonte fuqinė Jezusit, kur shkroi: JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE (Gjoni 19:19). Por mbishkrimi i ardhshėm do ta deklarojė Atė si Mbret tė Qiellit dhe tė tokės. Pali i referohet kėtij fakti, kur i shkruan Timoteut: Po tė pėrgjėrohem pėrpara Perėndisė qė u jep jetė tė gjitha gjėrave dhe tė Krishtit Jezus, i cili, duke dėshmuar pėrpara Ponc Pilatit, dhe njė dėshmi tė mirė besimi, ta ruash kėtė urdhėrim pa njolla e te meta, derisa tė shfaqet Zoti ynė Jezu Krisht, qė, nė kohėn e caktuar, do ta tregojė i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretėrve dhe Zot i zotėrve, ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm. Amen (1 Timoteut 6:13-16). E gjithė toka do ta kuptojė se Ai ėshtė i vetmi Perėndi i vėrtetė: Dhe Mbretit tė amshuar, tė pavdekshmit, tė padukshmit, tė vetmit Perėndi tė ditur, i qoftė nder e lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen (1 Timoteut 1:17).
Fuqi, qė nuk pėrshkruhet dot me fjalė
Sepse nuk jua bėmė tė njohur fuqinė dhe ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht, duke shkuar pas pėrralla tė sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dėshmitarė okular e madhėshtisė sė tij (2 Pjetrit 1:16).
Dishepujt panė pak prej kėsaj fuqie, lavdie dhe madhėshtie tė Zotit, kur Ai u shpėrfytyrua para tyre mbi mal: Dhe u shpėrfytyrua pėrpara tyre: fytyra e tij shkėlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bėnė tė bardha si drita (Mateu 17:2) Dhe rrobat e tij u bėnė tė shndritshme dhe krejt tė bardha, si bora, mė tė bardha nga sa nuk mund ti zbardhojė asnjė rrobalarės mbi tokė (Marku 9:3). Edhe pse ky lloj manifestimi i lavdisė sė Jezusit duhet tė ketė qenė tepėr i fuqishėm nė sytė e pasuesve tė Tij, prapėseprapė ata nuk e panė Atė nė tėrė madhėshtinė e Tij, sepse sytė dhe mendjet e tyre ishin tė errėsuara prej perdes sė mishit: Tani nė fakt, ne shohim si nė pasqyrė, nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe pėr faqe (1 Korintasve 13:12). Lavdia e diellit do tė duket si qiri, atėherė kur tė krahasohet me dritėn e lavdishme, qė do tė rrezatojė prej Jezus Krishtit, kur tė kthehet. Pali e pėrshkruan kėshtu dritėn, qė pa nė Rrugėn pėr nė Damask: Nė rrugė unė pashė njė dritė nga qielli qė shkėlqente mė shumė se dielli, e cila vetėtiu rreth meje (Veprat e Apostujve 26:13). Pali duhet ti referohet tė njėjtės dritė, edhe kur shkruan rreth shkatėrrimit tė Antikrishtit: Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij (2 Thesalonilasve 2:8). E shohim, pra, se nuk gjejmė dot mėnyrė tjetėr mė tė mirė pėr ta pėrshkruar siē duhet zbulesėn e lavdisė dhe tė fuqisė sė Jezusit, kur tė kthehet. Por na ngushėllon njohuria se njė lavdi dhe fuqi e tillė do tė na e transformojė trupin tonė tė dobėt dhe do tė na bėjė tė denjė pėr nė Qiell: Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ēdo tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai (1 Gjonit 3:2).
Pėrfundim
Tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht (Titit 2:13) meriton mė shumė vend, sesa ky prezantim, qė i kemi bėrė kėsaj teme nė kėtė studim. Por ėshtė e qartė se ardhja e Tij nuk do tė jetė sekrete. Ai nuk do tė fshihet larg nė shkretėtirė, apo mbi mal. Ardhja e dytė e Zotit Jezus Krisht nuk mund tė pėrshkruhet dot plotėsisht me fjalė njeriu, por mund tė themi se ajo do tė jetė njė ardhje befasuese, e lavdishme dhe e fuqishme.
Page created 12 March 2007