Izraeli - Shembulli Ynė

Parathėnie

Apostulli Pal i shkruan kėto fjalė pėr t’i paralajmėruar tė krishterėt rreth mundėsisė sė largimit prej hirit tė Perėndisė nėpėrmjet mosbesimit, si edhe pėr t’iu treguar atyre se si tė mund ta parandalojnė njė rėnie tė tillė pėrmes bindjes besnike ndaj Zotit. Besimtarėt gjithmonė kanė rėnė nė tundim, duke kujtuar se e kanė kaluar rrezikun, ia kanė hedhur lumit, ngaqė kanė marrė plot bekime prej Perėndisė nė tė shkuarėn, e ngaqė i kanė varur shpresat tek kisha ku shkojnė, jo tek Zoti. Pali pėrdor shembullin e Izraelit nė shkretėtirė pėr tė vėnė nė dukje rrezikun dhe arsyet e rėnies sė Izraelit. Ai gjithashtu ofron sugjerime, me anė tė sė cilave besimtarėt e sotshėm mund ta parandalojnė njė fund tė tillė tė llahtarshėm si ai i Izraelit. Nuk ka arsye pse tė krishterėt tė largohen nga Perėndia. Nėse largohen, largohen gjithmonė ngaqė iu mungon besimi.

Avantazhet e mėdha tė Izraelit

“Sepse, o vėllezėr, unė nuk dua qė ju tė mos e dini se gjithė etėrit tanė ishin nėn renė, dhe tė gjithė shkuan nėpėr det, dhe tė gjithė u pagėzuan pėr Moisinė nė re dhe nė det, tė gjithė hėngrėn tė njėjtėn ushqim frymėror, dhe tė gjithė pinė tė njėjtėn pije frymėrore, sepse pinin prej shkėmbi frymėror qė i ndiqte; edhe ky shkėmb ishte Krishti. Por Perėndia nuk pėlqeu shumicėn prej tyre; sepse ranė tė vdekur nė shkretėtirė” (1 Korintasve 10:1-5).

Tė gjithė ishin pagėzuar. Ishin zhytur nėn renė dhe nė det. Kjo pėrfaqėsonte kujdesin mbrojtės tė Perėndisė ndaj tyre. Nėn udhėheqjen e Moisiut, ata ishin ēliruar prej skllavėrisė egjiptjanase. Perėndia iu kishte dhėnė privilegjin e mrekullueshėm pėr tė qenė tė lirė, jo mė skllevėr tė jetės sė vjetėr, por tė lirė pėr tė nisur njė jetė tė re plot me bekimet e Tij. Vetė fakti qė kishin kaluar nėn renė e nėpėr det, tregon se ata kishin patur ca besim tek Perėndia.

Ishin ngopur me ushqimin dhe pijen e mrekullueshme. Ēdo ditė, Perėndia i kishte bekuar me ushqim tė dėrguar vetė prej dorės sė Tij, qoftė Mana, qoftė shkurta (zogj). Gjatė gjithė udhėtimit tė tyre 40-vjeēar nėpėr shkretėtirė, Ai gjithmonė iu kishte siguruar ujė pėr tė pirė. Por, tė pėrjetuarit e tė gjitha kėtyre mrekullive tė sė kaluarės nuk i ruajti e nuk i mbrojti dot ata prej pasojave tė mosbesimit dhe tė mosbindjes: “Por Perėndia nuk pėlqeu shumicėn prej tyre; sepse ranė tė vdekur nė shkretėtirė” (1 Korintasve 10:5).

Shembulli

Duke marrė si shembull Izraelin, Pali ofron disa sugjerime, me anė tė sė cilave tė krishterėt mund ta mėnjanojnė tė paturit e tė njėjtit fat.

Dije se egziston mundėsia e largimit prej Perėndisė: “Dhe kėto u bėnė si shembuj pėr ne, qė ne tė mos dėshirojmė gjėra tė liga, ashtu si dėshiruan ata…Dhe tė gjitha kėto gjėra u ndodhėn atyre si shėmbull, dhe janė shkruar pėr paralajmėrimin tonė, pėr ne qė jemi nė mbarim tė epokėt” (1 Korintasve 10:6, 10).

Largoju mėkateve, qė e mallkojnė shpirtin pėr nė Ferr: “Dhe qė tė mos bėheni idhujtarė si disa nga ata, sikurse ėshtė shkruar: “Populli u ul qė tė hajė dhe tė pijė, dhe u ngrit pėr tė luajtur”. Dhe tė mos kurvėrojmė, ashtu si kurvėruan disa nga ata edhe ranė tė vdekur nė njė ditė njėzet e tre mijė. Dhe tė mos e tundojmė Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranė nga gjarpėrinjtė. Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranė nga shkatėrruesi” (1 Korintasve 10:7-10).

E pse duhej t’i inkurajonte apotulli Pal besimtarėt qė tė kishin kujdes, nėse me tė vėrtetė nuk egzistonte fare mundėsia e tė larguarit prej Perėndisė dhe e tė qėnit pėrjetėsisht i shkatėrruar? “Prandaj ai qė mendon se qėndron mė kėmbė, le tė shohė se mos bjerė” (1 Korintasve 10:12). Askush nuk ėshtė i pėrjashtuar nga ky rrezik, po qe se ndalon sė mbėshteturi ēdo ditė tek Perėndia.

Pėrgjegjėsia jonė

Jemi thirrur qė tė mbėshtetemi vazhdimisht tek besnikėria e Perėndisė: “Asnjė tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe nuk do tė lejojė qė t’ju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni” (1 Korintasve 10:13). Kjo do tė thotė se tundimi nė vetvete nuk ka fuqi qė tė na shkatėrrojė. Pėrkundrazi, ėshtė njeriu, me vetė vullnetin e tij ai, qė e lejon mėkatin t’ia sundojė e t’ia mallkojė shpirtin. Satanai do tė pėrdorė ēdo lloj mjeti, pėr tė na tunduar e pėr tė na larguar prej Perėndisė, por gjithmonė ka njė rrugė dalje. Djalli nuk mund ta mundė dot atė besimtar, i cili i bindet Perėndisė, e jo dėshirave tė tij mishore. Perėndia gjithmonė do tė na japė fuqinė pėr t’i rezistuar tundimit. Kur nuk i bindemi Perėndisė, atėherė marrim tė tatėpjetėn.

Si besimtarė qė jemi, duhet t’i largohemi tundimit: “Prandaj, tė dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria” (1 Korintasve 10:14). Idhujtaria nuk ėshtė vetėm tė adhuruarit e perėndive tė rreme dhe e statujave prej guri, por ajo pėrfshin gjithēka, qė na bėn ta heqim mendjen nga Krishti. “Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari; pėr kėto gjėra zemėrimi i Perėndisė vjen pėrmbi bijtė e mosbindjes” (Kolosianėve 3:5-6).

Si mund tė kemi bashkėsi tė vėrtetė me Perėndinė, nėse nė zemėr kemi mosbindje tė vullnetshme? “Po ju flas si tė mėnēur, gjykojeni ju atė qė them: kupa e bekimit, qė ne bekojmė, a nuk ėshtė vallė pjesėmarrje nė gjakun e Krishtit? Buka qė ne thyejmė, a nuk ėshtė vallė pjesėmarrje nė trupin e Krishtit? Sepse ne tė shumtit, jemi njė bukė, njė trup, sepse tė gjithė marrim pjesė nė tė vetmen bukė. Shikoni Izraelin sipas mishit: ata qė hanė flijimet a nuk janė pjesėmarrės tė altarit? Ēfarė them, pra? Se idhulli ėshtė diēka? Apo se ajo qė u ėshtė flijuar idhujve ėshtė diēka? Jo, por them se gjėrat qė flijojnė johebrenjtė, ua flijojnė demonėve dhe jo Perėndisė; tani unė nuk dua qė ju tė keni pjesė me demonėt. Ju nuk mund tė pini kupėn e Zotit dhe kupėn e demonėve; ju nuk mund tė merrni pjesė nė tryezėn e Zotit dhe nė tryezėn e demonėve. A duam ne tė provokojmė Zotin deri nė xhelozi? A jemi ne mė tė fortė se ai?” (1 Korintasve 10:15-22).  

Pėrfundim                      

Askush s’ka pse tė bjerė prej hirit tė Perėndisė. E megjithatė, shembulli i Izraelit na tregon se egziston njė mundėsi e tillė. Nėpėrmjet kėtij shembulli tė Dhiatės sė Vjetėr, Pali na jep njė paralajmėrim tė rreptė. Ai analizon arsyet e rėnies sė Izraelit dhe bėn sugjerime positive, pėr tė parandaluar tė paturit e tė njėjta rezultateve. Le t’i besojmė gjithmonė besnikėrisė sė Perėndisė, sepse pėrmes kėtij besimi do tė mund tė triumfojmė.

© Faqe e Krijuar 5 Maj 2007