Jemi krenarė apo mirėnjohės?

Parathėnie

Shumica e njerėzve pėrdorin shprehje tė tilla: “Jam krenar pėr ato qė kam arritur”, apo “Mburrem me fėmijėt e mi”, apo “Krenohem me shtėpinė qė kam”. Por, sa prej nesh i janė mirėnjohės Perėndisė pėr bekimet, qė na ka dhėnė? Me mendimet, fjalėt dhe veprat tona duhet ta tregojmė se e dimė se “ēdo gjė e mirė qė na jepet dhe ēdo dhuratė e pėrsosur vjen prej sė larti” (Jakobi 1:17). Prandaj, a nuk jemi fajtorė, ngaqė nuk e kemi lavdėruar Perėndinė, por, nė vend tė Tij, i kemi thurrur lavde vetes? Ndoshta, nė vend qė tė mburremi pėr kėtė a pėr atė gjė, mund tė themi se i jemi me tė vėrtetė mirėnjohės Perėndisė pėr bekimet qė na jep.

Krenarėt nuk janė kurrė mirėnjohės

Nė Bibėl, ka mbi 100 vargje, qė kanė lidhje drejtpėrsėdrejti me krenarinė. Nė ēdo rast, krenaria dėnohet prej Perėndisė. Nė fakt, krenaria shkakton zemėrimin e Tij! Le t’i hedhim njė sy disa vargjeve lidhur me kėtė temė, nga Libri i Fjalėve tė Urta:

“Zoti do tė shkatėrrojė shtėpinė e krenarėve” (15:25); “Ai qė ėshtė zemėrkrenar ėshtė i neveritshėm pėr Zotin” (16:5); “Pėrpara shkatėrrimit vjen kryelartėsia dhe pėrpara rrėzimit fryma krenare” (16:18); “Sytė krenarė dhe njė zemėr kryelartė, qė janė llamba e tė pabesėve, janė mėkat” (21:4); “Kryelartėsia e njeriut e ēon poshtė atė” (29:23).

Shumica e besimtarėve mundohen ta justifikojnė veten, duke thėnė se krenaria e tyre nuk ėshtė e njėjtė me atė krenari, qė dėnohet nga Zoti, por, mos vallė, po mashtrojmė veten, kur mendojmė kėshtu? A nuk ėshtė e vėrtetė se njė zemėr krenare kurrė nuk e falenderon Perėndinė pėr mirėsinė, mėshirėn dhe hirin e Tij? “Sepse ēfarė tė bėn tė ndryshėm? Ēfarė ke ti qė nuk e ke marrė? Dhe, nėse e ke marrė, pse krenohesh sikur nuk e ke marrė?” (1 Korintasve 4:7). Krenari kurrė nuk pushon sė lartėsuari vetveten. “Kush do tė lartėsojė veten, do tė poshtėrohet; dhe kush do tė pėrulė veten, do tė lartėsohet” (Mateu 23:12). S’ka dyshim se krenaria dhe mosmirėnjohja vihen re nė shumicėn e njerėzve sot nė botė: “Dhe dije kėtė: nė ditėt e fundit do tė vijnė kohė tė vėshtira, sepse njerėzit do tė jenė egoistė, lakmues parash, mburravecė, krenarė, blasfemues, tė pabindur ndaj prindėrve, mosmirėnjohės, tė paudhė, tė padhembshur, tė papajtueshėm, shpifės, tė papėrmbajtur, mizorė, qė s’e duan tė mirėn, tradhtarė, kokėshkretė, fodullė, dėfrimdashės mė fort se perėndidashės, tė perėndishėm nė dukje, por mohues tė fuqisė sė saj; edhe nga kėta largohu” (2 Timoteut 3:1-5).

Tė pėrulurit janė gjithmonė mirėnjohės

Edhe ne duhet tė lutemi ashtu si Davidi: “U miratofshin para teje fjalėt e gojės sime dhe pėrsiatjet e zemrės sime, o Zot, kėshtjella ime dhe shpėtimtari im” (Psalmi 19:14). Perėndia kurrė nuk e miraton praninė e krenarisė nė zemrėn tonė. Nuk i meritojmė qoftė as edhe bekimet mė tė vogla tė Tij. Nėse duam tė bėjmė kthesė nga tė qėnit krenar nė tė qėnit mirėnjohės, duhet tė marrim vendim e tė fillojmė tė themi: “I jam mirėnjohės Perėndisė…” nė vend qė tė themi: “Jam krenar…”. Duke vepruar kėshtu, e pranojmė se bekimi vjen prej Zotit dhe jo prej nesh. Atėherė do ta vėrtetojmė se po adhurojmė Perėndinė pėr dashurinė dhe kujdesin qė tregon ndaj nesh.

Nė fjalėn e Tij, Perėndia na ka dhėnė disa premtime tė veēanta, qė iu pėrkasin vetėm atyre, qė e pėrulin veten para Tij. Njėri prej kėtyre premtimeve thotė: “Nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij” (2 Kronikave 7:14). Si do tė mund tė bekohemi me bollėk prej Perėndisė? A fillon ky bekim atėherė, kur i japim mė shumė para kishės, apo kur bėjmė vepra bamirėsie? Jo, pėrkundrazi, pėrulja personale si me fjalė, ashtu edhe nė mendime e me vepra ėshtė kushti numėr njė. Po qe se nė zemėr kemi krenari, atėherė nuk do tė marrim dot bekimet e Perėndisė. “Perėndia i kundėrshton krenarėt, por u jep hir tė pėrulurve. Pėruluni, pra, nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė, qė ai t’ju lartėsojė ne kohėn e duhur” (1 Pjetrit 5:5-6). Janė vetėm tė pėrulurit ata, qė mund ta falenderojnė dhe adhurojnė Perėndinė pėr dhuratat e Tij tė mrekullueshme. “Hyni nė portat e tij me falenderim dhe nė oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij” (Psalmi 100:4)… “Dhe paqja e Perėndisė, pėr tė cilin ju u thirrėt nė njė trup tė vetėm, tė mbretėrojė nė zemrat tuaja; dhe jini mirėnjohės!” (Kolosianėve 3:15).  

Tek 1 Gjonit 2:16, apostulli Gjon shkruan: “Sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota”. Lidhur me pasuesit e Tij, Jezusi tha: “Nuk jeni nga bota” (Gjoni 15:19), prandaj edhe ne duhet tė sillemi me pėrulėsi, e jo me krenari.

Pėrfundim   

Krenaria nuk duhet tė zėrė vend nė jetėn tonė. Le ta zėvendėsojmė atė krenari qė na ka mbetur, me mirėnjohje ndaj Perėndisė. Nėse duam tė mburremi, le tė mburremi pėr gjėrat e mėdha qė ka bėrė Perėndia pėr ne, me anė tė Krishtit. “Ne do tė lėvdojmė ēdo ditė Perėndinė dhe do tė kremtojmė emrin tėnd pėrjetė” (Psalmi 44:8). Le tė pendohemi pėr krenarinė tonė, tė kthehemi tek Perėndia dhe tė jemi mirėnjohės pėr mirėsinė dhe besnikėrinė e Tij ndaj nesh.

© Page created 21 April 2007