Krishtėrim i Kripur

Parathėnie

Si tė krishterė qė jemi, tė folurit duhet ta kemi gjithmonė tė ndrequr me “kripė”: “Tė folurit tuaj tė jetė gjithnjė me hir, i ndrequr me kripė, qė tė dini si duhet t’i pėrgjigjeni gjithsecilit” (Kolosianėve 4:6). Kjo do tė thotė se fjalėt tona duhet tė jenė nė pėrputhje me fjalėn e Perėndisė. Nė tė folurit tonė nuk duhet tė ketė vend pėr mendjemadhėsi, thashetheme, budallallėk, mėri, apo mungesė dlirėsie. Ky varg i Palit i ka rrėnjėt tek vetė mėsimet e Jezusit.

Kripa e tokės   

“Ju jeni kripa e tokės; por nė qoftė se kripa bėhet e amėsht, me se mund ta rifitojė shijen? Nuk vlen pėr asgjė, veēse pėr t’u hedhur dhe ta shkelin njerėzit” (Mateu 5:13).

Pali e pėrdor “kripėn” nė lidhje me tė folurit tonė, kurse Jezusi i referohet natyrės dhe karakterit tė perėndishėm tė besimtarit. Hiri i Perėndisė duhet tė shihet qartė nė jetėn e besimtarit, nė gjithēka qė mendon ai, nė gjithēka qė thotė, apo nė gjithēka qė bėn. Nė kėtė mėnyrė, bota e kupton se ky njeri i pėrket Krishtit.

Kripa pėrdoret pėr ta ruajtur ushqimin, qė tė mos prishet, si edhe pėr t’i dhėnė atij shije. Por, nėse kripa bėhet e amėsht, nuk ka mė vlerė pėr asgjė, veēse tė pėrdoret nė vend tė zhavorrit nė rrugė, kur bėn ngricė e acar nė dimėr. Jezusi tha: “Ju jeni kripa e tokės”. Por, n.q.s. kishėn sot po e shkelin njerėzit me kėmbė, atėherė kjo tregon se asaj (d.m.th. kishės) i ka humbur fuqia dhe hiri i Perėndisė, qė kishte dikur. Tė krishterėt, si individė, duhet tė jenė “kripa e tokės”, por shumica nuk e portretizojnė Krishtin ashtu siē duhet nė jetėn e tyre. Pėrkundrazi, nė natyrė e nė karakter ata i ngjasojnė mė shumė botės. Ashtu siē e parandalon kripa pėrhapjen e sė keqes, ashtu edhe besimtari duhet t’i sjellė botės fuqinė ruajtėse tė drejtėsisė, duke qenė: “skamės nė frymė…zemėrbutė…i mėshirshėm…i pastėr nė zemėr…qė pėrpiqet pėr paqen” (Mateu 5:3-9).

Nuk mund t’i japim prapė shije kripės, po qe se asaj i ka ikur njėherė shija. Kjo do tė thotė se rilindja nuk vjen, duke u pėrpjekur tė pėrdorim metoda tė botės, me qėllim qė ta ndryshojmė gjendjen nė kishė e nė shoqėri. Aktivitetet dhe argėtimet shoqėrore nuk kanė vlerė para Perėndisė, por, pėrkundrazi, e shkatėrrojnė natyrėn e krishtėrimit dhe e paraqesin kishėn si tė dobėt nė sytė e jobesimtarėve. Kisha duhet tė kthehet tek Perėndia, qė tė marrė fuqi pėr tė bėrė punėn, qė i ėshtė caktuar.

Jemi thirrur pėr tė qenė jo thjesht “shkues nė kishė”, por  “kripa e tokės”. Nuk duhet shumė punė pėr t’u bėrė shkues kishe, mjafton qė tė shkosh nė kishė. Por, pėr tė qenė dishepull i Krishtit, duhet pėrkushtim dhe kėmbėngulje. Kanė qenė dishepujt e vėrtetė tė Krishtit ata, qė e kanė ndryshuar botėn nė tė kaluarėn. Kėta nuk kanė qenė njerėz tė veēantė nga tė tjerėt. Pėrkundrazi, ata e jetonin jetėn e krishterė nė mėnyrė normale. Perėndia i pėrdori kėta njerėz pėr tė spėrkatur kombe e shoqėri tė tėra me ta, sepse ata vetė donin tė jetonin sipas fjalės sė Tij. Jeta normale e krishterė nuk ėshtė thjesht tė vajturit nė kishė dhe tė ngrohurit e karriges atje, por Jezusi e pėrshkruan atė kėshtu: “Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk” (Gjoni 10:10).

Kripa ėshtė “kripė”, ngaqė ėshtė “e kripur”. Kripa, qė e pėrdorim pėr gatim, ka vlerė pikėrisht ngaqė ėshtė kripė. Mund tė ketė substanca tė tjera, qė mund tė duken nga pamja e jashtme si kripa, madje edhe mund tė bien erė si ajo, por, po nuk patėn tė njėjtėn veti si kripa, atėherė ato substanca nuk kanė vlerė fare. Kėshtu edhe me tė krishterėt. Ata mund tė bėjnė ca gjėra, qė i bėjnė edhe dishepujt e vėrtetė, por, nėse nga natyra e nga karakteri nuk janė si “kripa e Perėndisė”, atėherė nuk i hyjnė nė punė fare Atij.

Tė krishterėt duhet tė jenė tė dallueshėm e tė veēantė si kripa. Nuk mjafton vetėm qė tė jenė tė veēantė nga besimtarėt e feve tė tjera. Po qe se nuk japin njė kontribut pozitiv si “kripa”, atėherė ata nuk vlejnė fare, veēse pėr t’u hedhur poshtė e pėr t’u shkelur me kėmbė. Kripa ėshtė e dobishme, jo sepse nuk ngjason me ndonjė substancė tjetėr, por sepse jep njė kontribut pozitiv. Ashtu siē ushqimit i nevojitet kripa pėr t’i dhėnė shije, ashtu edhe botės i nevojiten fjalėt tona.

Kripa duhet tė depėrtojė thellė, qė tė japė efekt. Nuk ka vlerė, thjesht duke ndenjur nė dollap. Tė krishterėt duhet tė depėrtojnė thellė nė fushat e tyre: nė mjekėsi, nė biznes, nė arsim dhe nė sfera tė tjera shoqėrore. Nėse na duhet qė tė shėrbejmė si dishepuj “tė kripur”, atėherė duhet tė jemi gati pėr tė shėrbyer nė kėtė mėnyrė. Nuk mjafton vetėm qė tė pėrgatitėsh njė kuti tė bukur, t’i vėsh etiketėn “kripė” e pastaj tė rrish e tė presėsh se do ta bėjė punėn e vet, thjesht ngaqė ti po e tregon me gisht, duke thėnė sa e bukur ėshtė. Secili prej nesh duhet ta pėrdorė dhuratėn, qė i ėshtė dhėnė nėpėrmjet hirit tė Perėndisė, me qėllim qė kisha tė pėrfitojė prej saj e bota ta dėgjojė mesazhin e shpėtimit. Ēdo individ ka rėndėsi tė madhe nė sytė e Perėndisė. Ēdo dishepull ėshtė “kripė”. Ai ka njė rol pėr tė luajtur nė planin e Perėndisė; jeta e tij ka vlerė.

Nėse duam tė jemi “kripa e tokės”, atėherė duhet tė jemi tė bindshėm dhe tė bashkuar: “Sepse gjithkush duhet tė kripet me zjarr, dhe ēdo fli duhet tė kripet me kripė. Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhet e amėsht, me se do t’i jepni shijen? Kini kripė nė vetvete dhe jetoni nė paqe njėri me tjetrin!” (Marku 9:49-50).

Duhet ta disiplinosh vetveten, qė tė bėhesh i bindshėm. Ajo qė na mėson Jezusi nė vargun e mėsipėrm, bazohet tek Levitiku 2:13, ku kripa pėrdoret si simbol i besėlidhjes midis Perėndisė dhe popullit tė Tij. Kripa iu sillte atyre ndėrmend faktin se kėtė besėlidhje nuk duhet ta thyenin kurrė. Kėsaj i referohet edhe apostulli Pal tek Romakėve 12:1-2: “Po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė”. E si mund tė pėrdoremi fuqimisht prej Perėndisė, nėse jetojmė si bota, pa Krishtin? Si do tė mund t’i kuptojė bota bekimet e shpėtimit, nėse besimtarėt nuk mund tė jetojnė jetė tė perėndishme nė paqe me njėri-tjetrin? “Prej kėsaj do t’ju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin” (Gjoni 13:35). Kjo ėshtė dobėsia e kishės sė sotme. Shumica e besimtarėve janė mė shumė tė interesuar pėr rehatinė, lluksin dhe bėrjes sė qejfit, sesa tė qėnit “tė kripur”, tė disiplinuar e nė unitet paqėsor me njėri-tjetrin.

“Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhėt e amėsht, me se do tė mund t’i kthehet shija? Ajo nuk vlen as pėr tokė, as pėr pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė” (Luka 14:34-35). Luka e pėrdor kėtė thėnie tė Jezusit, pėr tė treguar domosdoshmėrinė e tė braktisurit tė gjithēkaje e tė shkuarit pas Tij: “Kėshtu, pra, secili nga ju qė nuk heq dorė nga tė gjitha ato qė ka, nuk mund tė jetė dishepulli im” (Luka 14:33). Por kripa e keqe nuk ka vlerė dhe duhet tė hidhet poshtė. Kėshtu janė edhe dishepujt fallco, qė e ndjekin Krishtin pėr arsye jo tė perėndishme dhe nuk e mbartin mbi supe kryqin e tė disiplinuarit tė vetvetes: “Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk mė ndjek, nuk mund tė jetė dishepulli im” (Luka 14:27). Nė ditėt, kur u shkrua Bibla, kripa shpesh kishte papastėrti nga brenda, si p.sh. rėrė, gurė dhe lėndė tė tjera, tė cilat ia merrnin e ia largonin shijen kripės. Ajo duhej tė ishte e pastėr dhe duhej tė ruhej e pastėr, me qėllim qė tė kishte vlerė nė tė ardhmen. Kryqi i tė disiplinuarit tė vetvetes na jep mundėsinė qė ta largojmė nga vetja ēdo gjė qė na ndot dhe na bėn tė denjė pėr qėllimet e Perėndisė.

Pėrfundim                      

Nga natyra, i krishteri ėshtė “kripė” nė njė botė tė humbur e mėkatare. Nėpėrmjet Krishtit, ai ėshtė nė gjendje, qė tė sjellė shpėtim dhe shije tek jobesimtarėt. Pėr kėtė, tė krishterit i nevojitet qė ta disiplinojė vetveten. Duke marrė parasysh kėto gjėra, ai duhet ta llogarisė ēmimin qė nė fillim dhe duhet ta kuptojė qartė se ē’do tė thotė me tė vėrtetė tė jesh dishepull. Fėmija e Perėndisė nuk do tė mund t’ia arrijė dot qėllimit pėr tė cilin ėshtė shpėtuar, po qe se nuk e shqyrton veten nė mėnyrė tė vazhdueshme e radikale. Ē’ėshtė kjo “kripė”? Ėshtė hiri i Perėndisė, nė mendimet, fjalėt dhe nė veprat tona. Kjo do tė thotė tė jetosh njė jetė tė ngjashme me atė tė Krishtit, nė njė botė mėkatare. Do tė thotė tė jesh i shenjtė dhe i perėndishėm nė ēdo situatė, si brenda, ashtu edhe jashtė godinės sė kishės.

© Faqe e Krijuar 19 Maj 2007