
Parathėnie
Fjala provė do tė thotė vuajtje, shqetėsim, njė akt testimi apo sprovimi. Nė Bibėl, gjenden katėr fjalė tė ndryshme, qė po tė pėrkthehen nga greqishtja, do tė thonė provė. Njėra prej tyre, greq. purosis do tė thotė rafinim, ose testim me anė tė zjarrit. Shumė tė dashur, mos ju duket ēudi pėr provėn e zjarrit qė u bė ndėr ju pėr tju provuar, se si ju ndodhi diēka e jashtėzakonshme. Por gėzohuni, duke qenė pjestarė tė mundimeve tė Krishtit, qė edhe nė zbulesėn e lavdisė sė tij tė mund tė gėzoheni dhe tė ngazėlloheni. Nė qoftė se ju fyejnė pėr emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisė dhe Fryma e Perėndisė prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai pėrlėvdohet (1 Pjetrit 4:12-14).
Qėllimi i provave
Shpesh Perėndia lejon qė tė pėrjetojmė vėshtirėsi, me qėllim qė tė na provojė besimin tonė. Provat dhe pėrndjekjet e ndryshme, qė vėnė nė provė besimin, zbulojnė nėse i besojmė apo jo vėrtet Perėndisė. Pėr kėtė gėzohuni, ndonėse, nė qoftė se duhet, pėr pak kohė, tani duhet tė trishtoheni nga prova tė ndryshme, qė prova e besimit tuaj, qė ėshtė shumė mė i ēmuar nga ari qė prishet, edhe pse provohet me zjarr, tė dalė pėr lėvdim, nder e lavdi nė zbulesėn e Jezu Krishtit (1 Pjetrit 1:6-7). Ari duhet tė kalojė pėrmes provės sė zjarrit, me qėllim qė elementet e tjera tokėsore qė gjenden nė tė, tė ndahen prej tij. Ėshtė vullneti i Perėndisė qė edhe ne tė kalojmė pėrmes provės sė zjarrit e tė dalim plot me besim, i cili ėshtė mė i ēmuar se ari. Kėshtu mund tė paraqitemi para Krishtit si njė popull i pastruar e i shenjtė. Qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė tillė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme (Efesianėve 5:27).
Provat prodhojnė pėrulėsi dhe durim brenda nesh, edhe pse ndoshta nė kohėn e provės, ne mund tė mos jemi nė dijeni tė kėtij fakti. Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, mu dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh Prandaj unė kėnaqem nė dobėsi, nė fyerje, nė nevoja, nė pėrndjekje, nė ngushtica pėr shkak tė Krishtit, sepse, kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė (2 Korintasve 12:7, 10). Dhe jo vetėm kaq, por mburremi edhe nė shtrėngimet, duke ditur qė shtrėngimi prodhon kėmbėnguljen (Romakėve 5:3).
Bibla na tregon se si duhet tė sillet njė i krishterė gjatė kohės qė ai ose ajo pėrjeton prova. Ai ose ajo duhet tė ngazėllehet, tė lutet, tė kėndojė dhe tė punojė. Ta konsideroni njė gėzim tė madh, o vėllezėr tė mi, kur ndodheni pėrballė sprovash nga mė tė ndryshmet (Jakobi 1:2) Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i kėndonin himne Perėndisė; dhe tė burgosurit i dėgjonin (Veprat e Apostujve 16:25)... Prandaj edhe ata qė vuajnė sipas vullnetit tė Perėndisė, le ti besojnė shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bėrė tė mirėn (1 Pjetrit 4:19). Prandaj edhe besimtari nuk duhet tė heqė dorė nga tė luturit, nga tė adhuruarit dhe nga tė bindurit Perėndisė, thjesht sepse po pėrjeton kohė tė vėshtira.
Premtimet e Perėndisė pėr ata qė i durojnė
provat
Palit iu thanė kėto fjalė lidhur me gjėmbin nė mish: Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi (2 Korintasve 12:9). Perėndia i premton popullit tė tij gjithashtu edhe ēlirim nė kohė prove. Engjėlli i Zotit zė vend rreth atyre qė kanė frikė prej tij dhe i ēliron (Psalmi 34:7). Fuqia e Perėndisė ėshtė e mjaftueshme pėr tė na ruajtur. E megjithatė, Ai zgjedh ėngjėjt e Tij pėr tė na mbrojtur e pėr tė na ēliruar nga shkatėrrimi. Njė premtim tjetėr ėshtė kurora e drejtėsisė. Pali tha: Luftėn e mirė e luftova, e pėrfundova vrapimin, e ruajta besimin. Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė (2 Timoteut 4:7-8).
Provat janė pjesė e jetės
Disa prej problemeve tona janė tė lidhura drejtpėrsėdrejti me vetė mėkatet tona. Gjykimi i mirė siguron favor, por veprimi i tė pabesėve ėshtė i dėmshėm (Fjalėt e Urta 13:15). Por, disa prej vėshtirėsive qė kalojmė, vijnė si rezultat i tė bėrit atė qė ėshtė e drejtė. Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen (2 Timoteut 3:12).
E megjithatė, pėr ēdo vėshtirėsi, Perėndia ka siguruar njė rrugėdalje. Asnjė tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe nuk do tė lejojė qė tju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do tju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni (1 Korintasve 10:13). Jakobi shkruan kėshtu lidhur me provat: Ta konsideroni njė gėzim tė madh, o vėllezėr tė mi, kur ndodheni pėrballė sprovash nga mė tė ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qėndrueshmėri (Jakobi 1:2-3).
Pėrfundim
© Page created 6 April 2007