
Parathėnie
Bibla e pėrdor merimangėn pėr tė ilustruar tė vėrteta tė rėndėsishme. Nė kėtė studim, do tiu hedhim njė sy ca mėsimeve, qė mund tė nxjerrim prej merimangės modeste.
Merimangat ndodhen kudo
Hardhuca (ose merimanga) qė mund ta zėsh me duart, por qė gjendet nė pallatet e mbretėrve (Fjalėt e Urta 30:28).
Thuhet se merimangat na ndodhen afėr gjatė gjithė kohės. Pėr disa njerėz, ato janė krijesa tė frikshme. Por, po tė mos ishin merimangat, bota do tė mbushej me miza e me lloj-lloj insektesh tė tjera. Nganjėherė pyes veten se sa merimanga vriten ēdo ditė prej atyre, qė kanė frikė prej kėtyre krijesave? Ka nga ata njerėz, qė kujtojnė se merimangat janė krijesa tė pista, qė jetojnė nė vende tė ndotura. E megjithatė, edhe Pallati mbretėror i Bakingamit (nė Londėr) ka me mijėra merimanga, qė jetojnė nė tė. Merimangat nuk e kanė problem se ku jetojnė, nė shtėpitė e tė pasurve apo tė tė varfėrve, sepse, nė ēdo situatė qė tė ndodhet, merimanga menjėherė thurr pėlhurėn (rrjetėn) e saj. Salomoni e pėrmendi merimangėn, pikėrisht pėr shkak tė pėlhurės sė mrekullueshme, qė thurr ajo. Kush e mėsoi atė tė bėjė njė punė tė tillė? Ėshtė Perėndia Ai, qė i dha merimangės menēurinė, qė nė momentin qė e krijoi. Nė gjuhėn hebraishte, fjala merimangė pėrkthehet akkabish, qė do tė thotė njė endės i shkathėt.
Ashtu si merimangat, edhe besimtarėt ndodhen kudo. Por sa pak ka prej tyre, qė janė tė zellshėm e punėtorė pėr Zotin! Perėndia i ka dhėnė secilit prej nesh aftėsinė pėr ti thirrur tė humburit pėr tek Krishti, por shumica prej nesh hezitojnė, nga frika se mos ofendojmė njeri. Jezusi na tha qė tė shkojmė e ti tregojmė botės lajmin e mirė: Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė Unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, Unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės (Mateu 28:19-20). Kurse apostulli Pal na inkurajon kėshtu: Prediko fjalėn, ngul kėmbė me kohė e pa kohė, kritiko dhe qorto, kėshillo me ēdo durim e doktrinė (2 Timoteut 4:2). Botės mund tė mos i pėlqejė ajo qė i themi. Mund tė na kritikojnė, ngaqė iu tregojmė pasojat qė rrjedhin, n.q.s. nuk e pranojnė Krishtin si Shpėtimtar. Por, prapėseprapė, ne duhet ta hapim gojėn e tė flasim pėr Krishtin. Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur ska kush predikon? Dhe si do tė predikojnė pa qenė dėrguar? Siē ėshtė shkruar: Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė shpallin paqen, qė shpallin lajme tė mira! (Romakėve 10:14-15).
Pėlhura e merimangės
Bibla flet gjithashtu edhe rreth aspekteve negative tė merimangės. Pėlhura e merimangės ėshtė njė gjė e mahnitshme. Ėshtė jashtėzakonisht delikate e mund tė prishet, sapo ta prekėsh. E prapėseprapė, kjo pėlhurė ėshtė aq e fortė, saqė mund tė kapė e tė mbajė edhe insekte tė mėdha nė tė. Profeti Isaia e pėrdori pėlhurėn e merimangės pėr tė ilustruar planet e liga tė njerėzve tė pabesė: Bėjnė qė tė ēelin vezėt e nepėrkės dhe tjerrin rrjeta merimangash; ai qė ha nga vezėt e tyre vdes, dhe nga veza e shtypur del jashtė njė nepėrkė (Isaia 59:5). Tė ligėt e kėsaj bote thurin lloj-lloj planesh e kurthesh pėr tė kapur ata, qė janė mė tė dobėt. Pėrdorin p.sh. televizorin, filmat, lojrat vidjo dhe internetin (i cili, me qė ra fjala, quhet rrjeta mbarėbotėrore). Mėsuesit e rremė thurin njė rrjetė (pėlhurė) gėnjeshtrash e mashtrimesh pėr ti bėrė robėr ata, qė janė analfabetė tė Biblės. E megjithatė, fjala e vėrtetė e Perėndisė mund ta shkatėrrojė ēdo fije tė rrjetės, qė thurin kėta mėsues tė rremė: Besimi i tij do tė pritet dhe sigurimi i tij ėshtė si njė pėlhurė merimange (Jobi 8:14).
Tė ligėt janė aq dinakė, sa arrijnė tė pėrdorin ēdo lloj mjeti tė mundshėm pėr tė shkatėrruar shpirtin dhe trupin e ēdo burri, gruaje dhe fėmije. E kalojnė kohėn, duke u munduar ta kryejnė sa mė mirė punėn e tyre, kurse ata, qė e njohin Shpėtimtarin, janė dembelė dhe dorėshtrėnguar, kur vjen puna pėr tė shpėrndarė ungjillin.
Kėmbėngulja e merimangės
Po qe se pėlhura e njė merimange, qė ndodhet nė njė tub uji, prishet prej shiut, ajo (d.m.th. merimanga) do tė kthehet prapė tek ai tub, sapo tė dalė dielli, e do tė thurė njė pėlhurė tjetėr nga e para. Kjo ilustron faktin se njeriu nė tė vėrtetė kurrė nuk mėson prej asaj qė e pėson. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr ata besimtarė, qė refuzojnė tė jetojnė sipas asaj qė thotė Bibla. Jeta e tyre ėshtė e mbushur me kthime mbrapsht. Duket sikur janė ēliruar, por skalon shumė kohė dhe kthehen pėrsėri tek veprat e vjetra. Vetėm njė merimangė pamend ngul kėmbė, qė ta thurė pėlhurėn nė ulluk.
Mosbesimi i merimangės
Egziston njė histori rreth njė merimange, qė nuk donte ta dėgjonte fare kėshillėn e mirė, qė iu dha:
Njėherė e njė kohė, nė njė fushė misri, jetonte njė merimangė e madhe, e cila kishte thurur njė pėlhurė tė bukur mes kallinjve tė misrit. Ishte shėndoshur, duke ngrėnė tė gjitha mizat, qė i binin nė rrjetė. Merimangės i pėlqente shumė shtėpia e vet, ndaj edhe kishte bėrė plan qė tė jetonte pėrgjithmonė nė kėtė fushė. Njė ditė, merimanga zuri njė mizė tė vogėl nė rrjetė dhe, sapo u bė gati ta hante, miza i tha: Po tė mė lėsh tė lirė, do tė tė tregoj diēka tė rėndėsishme, qė ka pėr tė tė shpėtuar jetėn. Merimanga ndaloi pėr momentin dhe, e habitur, ia vuri veshin mizės. Do tė bėsh mirė tė largohesh prej kėsaj fushe misri - tha miza, po afrojnė tė korrurat! Merimanga vuri buzėn nė gaz dhe tha: Pėr ētė korrura e ke fjalėn? Kjo qė po mė thua, ėshtė pėrrallė. Jo, ėshtė e vėrtetė tha miza e vogėl. Pronari i kėsaj fushe do tė vijė e do ta korrė kėtė fushė sė shpejti. Po tė rrish kėtu, ke pėr tu vrarė prej makinerive gjigande. Merimanga tha: Unė nuk besoj nė tė korrura e nė makineri gjigande, qė presin kallinj misri. I vėrteton dot kėto, qė po mė thua? Miza tha: Ja, hidhi njė sy misrit. E shikon se si janė mbjellė kallinjtė rradhė njėri pas tjetrit? Kjo tregon se kjo fushė ėshtė krijuar prej njė dizenjatori inteligjent. Merimanga qeshi dhe duke e vėnė nė lojė mizėn, i tha: Kjo fushė ka evoluar e nuk ka lidhje fare me krijuesin. Misri gjithmonė rritet vetė, pa ndihmėn e askujt. Por miza u mundua ta shpjegojė ēėshtjen edhe mė shumė: Jo, jo, kjo fushė i pėrket pronarit qė e ka mbjellė dhe tė korrurat po afrojnė. Merimanga qeshi dhe i tha mizės sė vogėl: Nuk tė besoj dhe pastaj e hėngri mizėn pėr drekė.
Pas ca ditėve, merimanga po qeshte me vete rreth historisė qė i kishte treguar ai insekt i vogėl: Tė korrurat! Ēide e ēmendur! Kam jetuar kėtu gjithė jetės dhe deri tani asgjė nuk ma ka prishur rehatinė. Unė kėtu kam qenė, qėkurse kėta kallinj ishin tė vegjėl e kėtu do tė jem pėr gjithė jetėn, sepse kjo fushė nuk ka pėr tė ndryshuar kurrė. Jeta ėshtė e bukur dhe unė jam si ska mė mirė.
Tė nesėrmen, dita ishte e bukur e me diell. Qielli ishte i pastėr e sfrynte erė fare. Atė pasdite, kur merimanga po bėhej gati tė vinte njė sy gjumė, asaj i zunė sytė ca re tė trasha pluhuri, qė po i afroheshin. Papritur dėgjoi ulurimėn e njė motori tė madh dhe i tha vetes: Ēmund tė jetė kjo, vallė?
Sė pari duhet tė dini kėtė, se nė ditėt e fundit do tė vijnė disa pėrqeshės, tė cilėt do tė ecin sipas dėshirave tė veta, dhe do tė thonė: Ku ėshtė premtimi i ardhjes sė tij? Sepse, qė kur etėrit fjetėn, tė gjitha gjėrat mbetėn nė po atė gjendje si nė fillim tė krijimit... Zoti nuk vonon plotėsimin e premtimit tė tij, siē disa besojnė qė ai bėn; por ėshtė i durueshėm ndaj nesh, sepse nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim (2 Pjetrit 3:3-4, 9).
Pėrfundim
Si po jetojmė ne, si merimanga e menēur, apo si ajo pamend? Ēlloj pėlhure po thurim? Merimanga na jep mėsime rreth punės dhe kėmbėnguljes. Perėndia na ka bekuar me aftėsinė pėr ta kryer punėn e Tij nė kėtė botė. Nuk na duhet tė mbarojmė shkollė biblike, nė mėnyrė qė tė mėsojmė se si tiua fitojmė zemrat tė humburve pėr Krishtin, sepse Zoti na ka dhėnė Frymėn e Tij dhe tė vėrtetėn. Ajo, qė na duhet, ėshtė gatishmėria pėr tė shkuar e pėr tiu treguar atyre rreth Tij. Ashtu si merimanga punon me mish e me shpirt pėr tia arritur qėllimit, ashtu edhe ne duhet tė jemi tė vendosur dhe kėmbėngulės pėr kauzėn e Krishtit. Po qe nevoja, merimanga mundet tė thurė njė pėlhurė ēdo ditė tė jetės sė saj. Ajo kurrė nuk del nė pension. Po ne, a jemi tė gatshėm pėr tė jetuar pėr Krishtin, cilidoqoftė ēmimi?
© 30 Qershor 2007