
Sa pėr kohėt dhe pėr stinėt, vėllezėr, nuk keni nevojė qė tju shkruaj, sepse ju vetė e dini shumė mirė se dita e Zotit do tė vijė, si njė vjedhės natėn. Sepse, kur thonė: "Paqe dhe siguri," atėherė njė shkatėrrim i papritur do tė bjerė mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes tė gruas shtatzėnė dhe nuk do tė shpėtojnė. Por ju, vėllezėr, nuk jeni nė errėsirė, qė ajo ditė tju zėrė nė befasi si njė vjedhės. Tė gjithė ju jeni bij tė dritės dhe bij tė ditės; ne nuk jemi tė natės, as tė territ. Le tė mos flemė, pra, si tė tjerėt, por tė rrimė zgjuar dhe tė jemi tė esėll. Sepse ata qė flejnė, flejnė natėn, dhe ata qė dehen, dehen natėn. Kurse ne, mbasi jemi tė ditės, jemi tė esėll, duke veshur parzmoren e besimit dhe tė dashurisė, dhe pėr pėrkrenare shpresėn e shpėtimit. Sepse Perėndia nuk na ka caktuar pėr zemėrim, por pėr tė marrė shpėtimin me anė tė Zotit tonė Jezu Krisht, i cili vdiq pėr ne kėshtu qė, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmė bashkė me tė. Prandaj ngushėlloni njeri tjetrin dhe ndėrtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bėni (1 Thesalonikasve 5:1-11).
Parathėnie
Dhiata e Re nuk na mėson agjė tjetėr mė qartė e nė mėnyrė mė urgjente sesa mundėsisė se, nė ēdo moment, mund tė dėgjojmė zėrin ėngjėllor dhe tingullin e borisė, qė deklaron kthimin e Zotit: Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin (1 Thesalonikasve 4:16-17). Asnjėri prej nesh nuk e di se kur do tė kthehet Ai, por, thellė nė shpirt, e ndjejmė se nuk do tė vonohet shumė. Tė krishterėt duhet tė jetojnė, duke patur gjithmonė parasysh kėtė fakt urgjent e duke e pritur me padurim Krishtin. Natėn e Pashkės sė parė, Izraelitėt duhet tė kenė ndjerė tė njėjtėn gjė, prandaj edhe nuk fjetėn dot gjumė. Ndėrkohė qė Ėngjėlli i Perėndisė iu afrohej dyerve tė egjiptasve, Izraelitėt ndoshta, nė ēdo ēast, qė kalonte, i bėnin pyetje vetes: Mos, vallė, tani, ky ėshtė momenti i ēlirimit tonė? Ēdo orė qė kalonte, iua shtonte padurimin. Po ne, a kemi tė tilla ndjenja lidhur me Ardhjen e Dytė tė Shpėtimtarit?
Njė urgjencė e tillė vihet re nė Dhiatėn e Re
Romakėve 13:11-12, Dhe kėtė aq mė shumė duhet tė bėjmė, duke ditur kohėn, sepse tanimė erdhi ora tė zgjohemi nga gjumi, sepse shpėtimi ynė ėshtė mė afėr, se kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le tė flakim, pra, veprat e errėsirės dhe tė veshim armėt e dritės.
1 Korintasve 7:29-31, Dhe
po ju them kėtė, o vėllezėr, se koha tanimė ėshtė shkurtuar; kėshtu tash
e tutje edhe ata qė kanė gra tė jenė si ata qė nuk kanė; dhe ata qė qajnė,
sikurse tė mos qanin; dhe ata qė gėzohen, sikurse tė mos gėzoheshin; dhe
ata qė blejnė, sikur tė mos kishin gjė nė zotėrim; dhe ata qė pėrdorin
nga kjo botė, sikur tė mos e pėrdornin, sepse forma e kėsaj bote po kalon.
Filipianėve 4:5, Zoti ėshtė afėr.
Hebrenjve 10:25, Pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet.
Jakobi 5:8, Jini tė durueshėm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit ėshtė afėr.
1 Pjetrit 4:7, Tashmė fundi i tė gjithave u afrua; jini, pra, tė pėrkorė dhe rrini zgjuar pėr tiu kushtuar lutjeve.
Nė Kohėra Tė Tilla, Na Kėrkohet Qė Mendjen Dhe Sjelljen Ta Kemi Tė
Dlirė Para Zotit
Mendja dhe zemra jonė duhet tė jetė e akorduar me atė tė Zotit, ndėrkohė qė presim ardhjen e Tij. Po afrohen kohėra tė vėshtira pėr ne si besimtarė, por, brenda nė zemėr, na mbretėron paqja e Perėndisė: Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni! Zemėrbutėsia juaj le tė njihet nga tė gjithė njerėzit; Zoti ėshtė afėr. Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim. Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus (Filipianėve 4:4-7).
As nuk mund tė mbėshtetemi, as nuk mund ti varim shpresat tek asgjė e kėsaj bote. Gjithēkaje, qė jobesimtarėt kujtojnė se ėshtė e pėrjetshme, do ti vijė fundi njė ditė: Forma e kėsaj bote po kalon (1 Korintasve 7:31) Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė (1 Gjonit 2:15-17).
Ka ardhur koha, qė besimtarėt tė jetojnė njė jetė tė drejtė e tė shenjtė: Le tė ecim me ndershmėri, si ditėn, jo nė orgji dhe nė dehje, jo nė imoralitet dhe sensualizėm, jo nė grindje e nė smirė. Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes pėr mishin, qė tia kėnaqni lakmitė (Romakėve 13:13-14) Sepse hiri shpėtues i Perėndisė iu shfaq gjithė njerėzve, dhe na mėson tė mohojmė pabesinė dhe lakmitė e botės, sepse ne rrojmė me urtėsi, me drejtėsi dhe me perėndishmėri nė kėtė jetė, duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht, i cili e dha veten pėr ne, pėr tė na shpenguar nga ēdo paudhėsi dhe pėr tė pastruar pėr vete njė popull tė veēantė, tė zellshėm nė vepra tė mira (Titit 2:11-14).
Kisha duhet tė funksionojė, ashtu siē e kishte si synim edhe Krishti
Duhet ti pėrmbushin urdhėrimet e Zotit, ngaqė Ai mund tė kthehet nė ēdo moment, ngaqė botės po i vjen fundi, ngaqė jemi krijesa tė reja nė Krishtin dhe gjymtyrė tė trupit tė Tij. Pėr njė kohė tė gjatė, Kisha ka qenė thjesht njė organizatė shoqėrore, ku gjithēka lejohet e asgjė nuk ndalohet. Por ky nuk ishte plani i Krishtit pėr Kishėn.
Apostulli Pal, pasi e thekson ardhjen e papritur tė Krishtit, na jep menjėherė udhėzime tė hollėsishme, lidhur me tė jetuarit nė bashkėsinė e krishterė: Prandaj ngushėlloni njeri tjetrin dhe ndėrtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bėni. Tashmė, vėllezėr, ju lutemi tė keni respekt pėr ata qė mundohen midis jush, qė janė nė krye ndėr ju nė Zotin dhe qė ju qortojnė, edhe ti vlerėsoni shumė nė dashuri pėr veprėn e tyre. Jetoni nė paqe midis jush. Tani, vėllezėr, ju bėjmė thirrje ti qortoni tė parregulltit, tė ngushėlloni zemėrlėshuarit, tė ndihmoni tė dobėtit dhe tė jeni tė duruar me tė gjithė. Vėshtroni se mos dikush tia kthejė dikujt tė keqen me tė keqen; po kėrkoni gjithmonė tė mirėn edhe te njeri tjetri edhe te tė gjithė. Jini gjithmonė tė gėzuar. Lutuni pa pushim. Pėr ēdo gjė falėnderoni sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jezus pėr ju. Mos e shuani Frymėn. Mos i pėrbuzni profecitė. Provoni tė gjitha, mbani tė mirėn. Hiqni dorė nga ēdo dukje e ligė. Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht. Besnik ėshtė ai qė ju thėrret, i cili edhe do ta bėjė (1 Thesalonikasve 5:11-24).
Hebrenjve 10:24-25, njė varg mjaft i abuzuar, ngaqė pėrdoret shpesh jashtė kontekstit, thekson tė njėjtin fakt. Duhet tė tregohemi vigjilentė ndaj nevojave tė njėri-tjetrit, duke e nxitur vazhdimisht njėri-tjetrin e duke u treguar besnikė nė bashkėsinė tonė tė pėrbashkėt: Dhe le tė kujdesemi pėr njeri tjetrin, pėr tu nxitur pėr dashuri dhe vepra tė mira, pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet.
Apostulli Jakob flet rreth mėnyrės se si duhet tė funksionojė kisha, duke e ditur se Krishti po vjen: Mos u ankoni nga njeri tjetri, vėllezėr, qė tė mos dėnoheni; ja, gjykatėsi ėshtė te dera (Jakobi 5:9).
Pjetri, pasi thotė se fundi i botės ėshtė afėr, shprehet kėshtu tek 1 Pjetrit 4:8-11, Dhe tė keni para sė gjithash njė dashuri tė madhe pėr njeri tjetrin, sepse dashuria do tė mbulojė njė shumicė mėkatesh. Jini mikpritės njėri pėr tjetrin, pa murmuritje. Gjithsecili le ta vėrė nė shėrbim tė tjetrit dhuntinė qė ka marrė, si kujdestarė tė mirė tė hirit tė shumėfarshėm tė Perėndisė. Nėse dikush flet, le ta bėjė si tė shpa-llė orakullit tė Perėndisė; kush bėn njė shėrbim, le tė bėjė nė forcėn qė i jep Perėndia, qė nė gjithēka tė pėrlėvdohet Perėndia nėpėrmjet Jezu Krishtit, tė cilit i takon lavdia dhe pushteti pėr shekuj tė shekujve. Amen.
Pėrfundim
Koha, nė tė cilėn jetojmė, na kėrkon qė tė shpejtojmė. Duhet tė jemi plotėsisht tė pėrgatitur pėr ardhjen e Krishtit, jo vetėm si individė, por gjithashtu edhe si kishė. Besimi qė kemi nė ardhjen e Krishtit, duhet tė na qeverisė mėnyrėn, me tė cilėn jetojmė jetėn tonė personale, si edhe mėnyrėn se si funksionojmė si besimtarė tė njė trupi. Nuk mund tė jemi gati, nėse dėshtojmė nė ndonjėrėn prej kėtyre fushave, qė pėrmendėm nė kėtė studim. Mund tė mendojmė se Zoti do tė na rrėmbejė nė Qiell, por e gėnjejmė veten, nėse refuzojmė qė ti bindemi urdhėrimeve tė Tij: E megjithatė po ju shkruaj njė urdhėrim tė ri, qė ėshtė i vėrtetė nė tė dhe nė ju, sepse errėsira po shkon dhe tashmė po ndrit drita e vėrtetė. Ai qė thotė se ėshtė nė dritė dhe urren vėllanė e vet, ėshtė ende nė errėsirė. Ai qė e do vėllanė e vet qėndron nė dritė dhe nuk ka asgjė nė tė qė e bėnė tė bjerė. Por ai qė urren vėllanė e vet ėshtė nė errėsirė, ecėn nė errėsirė dhe nuk di ku shkon, sepse errėsira ia ka verbuar sytė (1 Gjonit 2:8-11).
© 26 Maj 2007